• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori i Francës nga Berati – “Turistët Francezë të magjepsur pas Beratit”

June 21, 2016 by dgreca

Bernard FITOUSSI: ” Francezët kanë ngelur të surprizuar nga tifozeria shqiptare”./
Kryetari Bashkis – Petrit Sinaj – Të hapur dhe të mirëpritur për bashkëpunim, për çdo lloj projkti si ky për rehabilitimin e qytetit.
BERAT – Mbështetja e dhënë nga Ambasada Franceze për Kryqin e Kuq Shqiptar mundësoi zbatimin e projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës”, ku nëpërmjet degës së Beratit qindra gra dhe vajza në nevojë do të përfitojnë pregatitje profesionale në rrobaqepsi dhe qendistari, por dhe mbështetje psiko-sociale. Për të parë nga afër implementimin e këtij projekti nga Kryqi i Kuq, dega Berat në këtë qytet kanë qënë sot Ambasadori i Francës në Shqipëri Bernard Fitoussi dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar. Ambasadori i Francës gjatë takimit me gratë dhe vajzat që janë bërë përfituese të këtij projekti që synon reduktimin e varfërisë së grave dhe vajzave në gjendje të vështirë, duke luftuar dhe madje diskrimimin e tyre në zonat rurale, i cilësoi ato si heroina të vërteta të cilat po bëjnë sot diçka të vlefshme për vete dhe për familjen e tyre. Më pas Ambasadori Francez zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj ku folën për mundësi bashkëpunimi dhe të projekteve të tjera që do të ndikojn pozitivisht për qytetin e Beratit.

Bernard FITOUSSI  Ambasadori i Francëz në Shqipëri, shprehu vlerësimet e tij maksimale për vlerat e trashëgimisë kulturorë të qytetit-Pasuri Botërore e Unesco-s , duke deklatuar se Berati është pa dyshim qyteti më i famshëm në Botë dhe e meriton të jetë destinacion ndërkombëtar i turizmit. ‘’Nga të gjithë turistët Francezë të cilët vizitojnë Shqipërinë , Berati mbetet destinacioni i tyre i parapëlqyer – u shpreh Ambasadori Francez, – ata e konsiderojnë si qytetin më të bukur në botë’’. Për këtë arsye Z.Fitoussi u shpreh se Ambasada Franceze në bashkëpunim me Bashkinë Berat do të angazhohen për të zbatuar një projekt për rehabilitimin e vlerave të Beratit , krahas projekteve të tjera që janë duke e përgatitur nga partneritete me Francën. Ambasadori i Francës vlerësoi faktin se një Sipërmarje Franceze po përgatitet të hapë aktivitetin e saj në Berat, e cila do të punësojë 200 punëtorë, investim i rëndësishëm për qytete si Berati. I pyetur në lidhje me perceptimin që tashmë francezët kanë mbi popullin shqiptar Ambasadori u shpreh se francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tofozeria shqiptare:
“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozeria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pam disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozeri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekulleshëm”, keni vlera njërzore, sportdashëse ashtu si dhe keni unikale trashgimëninë që ekspozon në antyrë, si dhe është qyteti i Beratit me vlera unikale në botë, turistët Francezë të entuziazmuar pas Beratit, ka cituar në fund të fjalës së tij Ambasatori  FITOUSS.

Petrit Sinaj – Kryetari i Bashkisë Berat e siguroi Ambasadoinr Bernard FITOUSSI,  për angazhimin e Bashkisë Berat në realizimin e projektit të trajtimin e lumit Osum sipas perspektivës Europiane – Projekt i përgatitur në bashkëpunim me Shoqatën Franceze të Menaxhimit të Ujrave SICALA. Për këtë projekt është kryer studimi i fizibilitetit dhe pritet implementimi i tij nga fonde të Bashkimit Europian dhe Qeverisë Franceze. Berati është pjesë e Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historise, ku Bashkia Berat ka përfituar deri tani mbështetje për ngritje kapacitetesh në fushën e planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore. Gjithashtu qyteti i Beratit ka një marrëveshje binjakëzimi me qytetin e “Beratit”, në Francze, kryesisht në fushën e shkëmbimeve të studentëve nga dy qytetet. Bashkëpunimet ndërmjet të rinjve Shqiptarë dhe Francezë kanë dhënë frytet e tyre, falë këtyre projekteve të vogla, është zbatuar në bashkëpunim me Bashkinë Berat projekti i shtegut të Goricës, duke pajisur me sinjalistikë shpjeguese mbi historinë, florën dhe faunën e zonës së Goricës dhe Kalasë së Goricës ( shek.IV p.e.s) dhe së fundmi, gjatë muajit Korrik 2016 një grup studentësh bojksautesh nga Franca dhe të rinj nga qyteti i Beratit, do të marrin pjesë në një projekt restaurimi, duke ringjallur traditën e gurskalitjes në lagjet muzeale në Berat. Aleanca Franceze ka degën e saj në Berat, e cila në bashkëpunim me Bashkinë organizon evente të ndryshme kulturore ka cituar për presidentit francez kryetari i bashkisë Sinaj..

Filed Under: Komente Tagged With: : ” Francezët, Bernard FITOUSSI, kanë ngelur të surprizuar, nga tifozeria shqiptare”

Bashkepunim Shqiperi-SHBA: Emergjencat civile në fokus të institucioneve shtetërore

June 18, 2016 by dgreca

Zhvillohet seminari  “Defence Support to Civil Authorities”, (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), DSCA/

Nga Shefqet Kërcelli & Brisilda Zere/

 Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FA të SHBA, nga data 13-17 qershor 2016, u zhvillua në auditoriumin e MM seminarinë “Defence Support to Civil Authorities”. (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), DSCA. Në seminar morrën pjesë specialistë, ushtarakë dhe lektorë nga SHBA, Anglia, Italia, Kryqi i Kuq, Gjenevë dhe Shqipëri, përfaqsues të Ministrisë së Brendshme, nga Drejtoria e Emergjencave Civile, e Kufirit dhe Migracionit, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrfikësve, etj. Ky projekt i rëndësishëm drejtohej nga Znj.Ashley Woodson, SHBA dhe Z. Scott Moreland, Z/v menaxher i programit për stërvitjet, SHBA. Lektorë të tjerë ishin Z. Joel Hendrix,  Z. James Hardy,
Kunderadmiral® Alberto Cervone, Z. Jean Pierre Chenel, Ivan Antonic,  Znj.Zhaneta Kola. Ndërsa nga Forcat tona të Armatosura morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes dhe Drejtoria Juridike në MM, Drejtoritë J3/7, J4, J5/8, J9 në SHPFA, Qendrës së Bashkuar Operacionale, Forcat Tokësore, Forca Detare, Forca Ajrore, Komanda e Mbështetjes, Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes, Policia Ushtarake, Njësia Mjekësore Ushtarake e FA, Batalioni xhenios, Batalioni i Mbështetjes Rajonale, Batalioni i Furnizimit, Detashmenti CIMIC, Batalioni i Policisë Ushtarake, Batalioni i Mbështetjes, pra, pjesmarrës ishin kryesisht specialistë  të operacioneve e bashkëpunimit civilo-ushtarak, etj. Gjithashtu dhe Krenar Muço, shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Policia e Shtetit, Kryekomisar Saimir Boshnjaku, Specialist në Sektorin e Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, zoti Xhuvanaq Gjylameti, specialist në Drejtorinë e emergjencave civile, MB, komisar Pavli Ballo dhe Luan Shehu, etj.Aktiviteti i organizua, bashkërendua dhe drejtua nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ushtarako-Civil në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe zyra e ODS në MM.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja, familjarizimi, demostrimi i kapaciteteve ushtarake, si dhe  mbështetja e autotiteteve civile bazuar në kërkesat për menaxhimin e fatkeqësive të ndryshme. Aktiviteti u përqëndrua në aspekte të ndryshme në DSCA, (Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile), duke përfshirë, por jo kufizuar në, themelet ligjore për përdorimin e Forcave të Armatosura në mbështetje të autoritetit civil, politikat dhe doktrinat,metodologjitë e planifikimit, aftësitë ndërinstitucionale, çështjet e bashkëpunimit civilo-ushtrak, perspektivat shumëkombëshe, dhe mësimet e nxjerra. Gjatë ditëve të seminarit u prezantuan cështje e probleme në lidhje me temën kryesore nga lektorët e SHBA-së,vendeve anëtare të NATO-s, Kryqit të Kuq, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministritë e tjera të rëndësishme shqiptare për çështjet dhe mësimet e nxjerra për DSCA, duke  përfshirë çdo ndryshim të bërë për organizimin e brendshëm dhe çështjet që lidhen me DSCA dhe bashkëpunimin civil-ushtarak, ndërinstitucional. Në ditën e parë të workshop-it, datë 13 qershor, fillimisht, Kolonele Manushaqe Shehu, Drejtore e Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të FA, falenderoi ushtarakët dhe  specialistët e huaj si dhe lektorët nga institucionet tona shtetërore dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për pjesmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm. Në vijim Kolonele Shehu evidentoi punën dhe përpjekjet e strukturave të Forcave tona të Armatosura gjatë  emergjencave të ndryshme civile, rolin parësor gjatë këtyre operacioneve në nbashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, duke marrë dhe vlerësimin pozitiv të opinionit publik shqiptar. Tashmë FA ka krijuar fizionominë e saj në menaxhimin e emrgjencave të ndryshme civile në sajë dhe të ndihmës e bashkëpunimit me partnerët e huaj, si ushtrinë amerikane, Gardën Kombëtare të New Jersey-it, strukturat përkatëse të NATO-s, ODS, USAID, organizata ndërkombëtare etj. Pararendës të këtyre operacioneve kanë qenë dhe mbeten trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i kuadrove  dhe specialistëve të FA, nëpërmjet seminareve, workshopeve, takimeve e formave të ndryshme të cilat ka organizuar gjatë këtyre viteve Drejtoria e BCU në FA. Kështu aktiviteti i këtyre ditëve është vazhdim i workshopit të zhvilluar në vendin tonë vitin e kaluar, “Defence Support to Civil Authorities”, në periudhën 27-30 prill 2015, theksoi zonja Shehu. Gjithashtu Kolenele Shehu trajtoi cështje të familjarizimit të FA me aspekte të veçanta të DSCA (ligjor, politikën, doktrinën, planifikimin, aftësitë, etj), faktin se si DSCA mund të përdoret për të përmirësuar përgatitjen kombëtare ne fatkeqësi duke identifikuar rolet me agjencite ndërinstitucionale dhe përgjegjësitë specifike; mbështetur në arritjet e përvojën e deritanishme, FA mund të mbështesin autoritetet civile dhe është e aftë për të siguruar në mënyrë të përshtatshme të kërkuar mbështetje të menaxhimit të fatkeqësive autoriteteve civile). Po atë ditë zoti Joel Hendrix, përfaqsues i USACE,prezantoi menaxhimin e emergjencave civile SHBA, duke sjellë fakte dhe përgjegjsitë e strukturave ushtarake në përballimin e emergjencave të ndryshme. Ndërsa,  Major Arben Mollaj, specialist civil në drejtorinë e BCU shpjegoi problematikën e Mbështetjes Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile në Shqipëri. Në këtë kuadër, Zoti  Mollaj bëri një përshkrim të hollësishëm mbi rolin e ushtrisë sonë në mbështetje  të reagimit ndaj fatkeqësive brenda shtetit, ilustruar me shembuj konkretë. Autoritetet, organizatat, pajisjet trajnimi; mekanizmat koordinues; aftësitë kryesore; dhe kufizime ose limitet për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile në përgjigje gjatë katastrofave në vend, ishin ceshtje të tjera të leksionit të zotit Mollaj.

Natyrisht gjatë dhe mbas cdo leksioni kishte pyetje dhe diskutime të hapura, ku shkëmbehej eksperienca e cdo vendi, mënyrat, mjetet dhe pajisjet e përdorura për përballimin dhe normalizimin e situatave. Në ditën e dytë, z. James Hardy, konsulent për rregullat e ligjet e luftës,  nëpërmjet një diskutimi të hapur prezantoi Çështje studimore mbi Mbështetjen Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile, ku solli shembuj nga konflikte të ndryshme dhe menaxhimin e tyre nga faktorët ushtarakë dhe civilë dhe si është zbatuar DSCA për përgjigje gjatë katastrofave në vend gjatë  kohëve të fundit. Ai solli para auditorit një pasqyrë të përgjithshme të parimeve gjerësisht të pranuara të menaxhimit të emergjencave,  duke përfshirë fazat e menaxhimit të fatkeqësive, udhëzime të  përgjithshme për strukturat organizative (p.sh. udhëheqja civile), konsiderata juridike, dhe  një panoramë të modeleve ndërkombëtare kombëtare, rajonale (USAID, BE, OKB, etj.)

Në vijim të programit zoti Gjuvanaq Gjylameti, specialist në Drejtorinë e Emergjencave  Civile në MB, shpjegoi gjerësisht Planin Kombëtar të Emergjencave Civile, gjatë së cilit  trajtoi elementët kryesore të Planit Kombëtar Shqiptar të Reagimit. Zoti Gjylameti u fokusua në aktivitetet kyçe agjencive, funksionet, dhe mekanizmat e përdorura për planifikimin e reagimit ndaj fatkeqësive, koordinimin dhe zbatimin në Shqipëri. Ai nxori në pah shembuj të kohëve të fundit se si është zbatuar DSCA për t’ju përgjigjur emergjencave e katastrofave në vend, praktikat e përdorura, risku, bashkëpunimi ndërinstitucional, institucionet përgjegjëse, strukturat në nivel qendror e lokal, përgjegjsitë, mësimet e nxjerra dhe zonat më të rrezikuara. Gjatë prezantimit zoti Gjylameti solli shembuj në përballimin e përmbytjeve v.2009, 2010, tërmetet apo zjarret në pyje v. 2007-2008. Gjithashtu ai nënvizoi bashkëpunimin me Gardën e New Jersey-it dhe Komandën e SHBA në Evropë, ku krahas ndihmës së deritanishme ka projekte interesante për të ardhmen. Në vijim Z.Scott Moreland prezantoi Qasje nga Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile dhe modelin e FEMA për identifikimin e kërkesave thelbësore, aftësive dhe si mund të përshtatet për palët e interesuara dhe përgjegjse në vendin tonë. Ndërsa z.Ivan Antonic, përfaqesues i Organizatës Ndërkombetare të Kryqit Kuq dhe Znj.Zhaneta Kola, përfaqesuese nga Kryqi i Kuq Shqiptar, shpjeguan punën e bërë nga Kryqi i Kuq gjatë lëvizjes së refugjatëve sirianë në Ballkanin qendror. Më datën 15 qershor u bë një prezantim nga Kunderadmiral® Alberto Cervone, Profesor i Studimeve për Sigurine në Garmish, në lidhje me trafikun detar të qënieve njerzore, sidomos ai nga Libia, ku trafikantët kanë sofistikuar përpjekjet e tyre, psh. duke furnizuar mjetet detare me pak karburant, kështuqë kërkojnë ndihmë në det. Gjithashtu nga Drejtoria e Pergjithshme e Kufirit dhe Migracionit për problematikën aktuale të kufirit, parandalimin e shkeljeve ligjore, të akteve terroriste, etj. Në vijim u kalua në punën me grup, ku u dhanë situata të ndryshme për ceshtjet e referuara.

Psh, rasti i parë, Prezantimi ofroi masa paraprake dhe një përgjigje rajonale ndaj krizës bashkëkohore të refugjatëve (psh, migrimi masiv sirian). Ai më tej vlerësoi mekanizmat institucionale, aftësitë e nevojshme, autoritetet ligjore, rrethanat e sigurisë, si dhe sfidat funksionale për reagimin ndaj një fluksi masiv të refugjatëve. Situata përgatiti terrenin dhe  shërbeu si sfond i përgjithshëm për Ditën 3 dhe 4, në aktivitetet e grupeve të punës. Skenari tjetër paraqiti një krizë imagjinare të refugjatëve bazuar në objektivat e informacioneve të mësuara nga Dita 1 dhe 2. Ai përcaktoi bazat për aktivitetet e punës në grup ku zbatohen modele kombëtare për të planifikuar, vlerësuar, dhe përgatitur për një krizë refugjatësh në Shqipëri, që do të kërkojë DSCA. Gjatë punës në grup u shqyrtua se si ushtria mund të kontribuojë në vlerësimin e situatës, duke përdorur skenarin e krizës të refugjatëve në sfond. Diskutimet u përqendruan në atë se si mund të përshtatet planifikimi ushtarak për vlerësimin më të arsyeshëm të rreziqeve, mjetet në përdorim, se si ushtria mund të bashkërendojë operacionin me aktorë të tjerë, dhe për të ndërtuar një plan konkret për mbështetjen e DSCA për vlerësimin e katastrofave të krizës së refugjatëve. Më datën 16 qershor u referua tema Mbështetja e NATO-s për planizimin e emergjencave civile, ku u tregua se si NATO mbështet emergjencat civile, mekanizmat për të kërkuar ndihmën e NATO-s, dhe një shembull praktik të një emergjence civile. Pastaj u kalua në punë me grup sipas dy situatave, Roli i Kryqit të Kuq në tituatë krize, (emigrantësh) dhe identifikimi i kapaciteteve sipas kërkesave. Gjatë punës në grupë pjesmarrësit duke përdorur FEMA apo modele të tjera të aftësive të zhvillimit, përgatitën një listë apo matricë të kërkesave thelbësore, aftësive dhe identifikuan kur ushtria do të luajë një rol udhëheqës ose mbështetës në ofrimin e këtyre aftësive. Në ditën e fundit u prezantua, Zhvillimi i Mbeshtetjes Ushtarake ndaj Autoriteteve Civile, trajnimi, edukimi, stërvitjet. (Moreland, Hardy&USACE), gjithashtu u shprehën mendime e konsiderata se si mund të përmirësohet edukimi dhe trajnimi për të përgatitur më mirë për DSCA. Ceshtjet përfshijnë pjesëmarrjen ndërinstitucionale në terren, koston, rrezikun, modele trajnimi gjithëpërfshirës për personelin, trajnimin e reaguesve të parë dhe fokusimi te detyrat standardet bazë per vlerësimin e trajnimit. Prezantimi shfrytëzoi shembuj të praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra nga ngjarjet DSCA, duke u fokusuar në trajnimet bashkëkohore për angazhimin e përpjekjeve të ardhshme propozuar në këtë linjë të re. përfaqsues nga të tre grupet ofruan zgjidhjet e tyre në lidhje me situatat e dhëna më parë. Gjatë punës me grupe u praktikuan pyetje të hapura, debate, nxjerrje e të dhënave paraprake, radhitje të ngjarjeve, sondazhe dhe vlerësime të pjesmarrësve, të cilat i shërbyen direkt përvetsimit të programit. Theksojmë se niveli i lartë teoriko-pedagogjik i drejtuesve dhe lektorëve, pyetje-përgjigjet, debati i hapur, serioziteti, diskutimi dhe shkëmbimi i eksperiencës bënë të mundur arritjen e objektivave të këtij seminari. Këtë e plotësoi më së miri trajtimi i cështjeve të larmishme, ashtu sic është dhe problematika e emergjencave civile, bashkë me shkallën e pjesmarrjes nga të gjitha institucionet ushtarako-civile. Në lidhje me nivelin e seminarit, cështjet e trajtuara, shkallën e përvetsimit, cfarë mund të përmirësohet, etj, drejtuesit e seminarit ne fund tërhoqën mendime sipas një formulari të përgatitur më parë. Ushtarakët dhe specialistët tanë morën vlerësime pozitive për nivelin profesional dhe praktik të treguar në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërshtetëror. Ndërkohë u vlerësua dhe puna e Drejtorisë së BCU, J-9, për organizimin, bashkërendimin dhe zhvillimin e këtij seminari, që pasohet nga të tjerë në të ardhmen. Në mbyllje të pranishmëve ju dhanë certifikatat përkatëse. Theksojmë se gjatë ditëve të seminarit, ushtarakët miq vizituan objekte muzealë dhe historikë në qytete të ndryshme të vendit tonë, për të cilat ata shprehën mendime pozitive para largimit nga vendi ynë.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Bashkepunim Shqiperi-SHBA:, Emergjencat civile, Shefqet Kërcelli & Brisilda Zere

Një xhentëlmen i nxehur keq

June 18, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/

Një nga fitoret më të mëdha të opozitarizmit ishte dhe heqja e mandatit të Koço Kokëdhimës. E bëri këtë edhe me ministrin Beqja ca vite më parë, në mos gabojë 2011. Arsyet janë vërtetë cinike. Një person i veshur me autoritet shtetari, apo ligjëvënësi, nuk mund të përfitojë fonde. Sidomos kur këto kanë si burim, investimet qeveritare. Afërmendsh është e kuptueshme që ndikon autoriteti i personit në fjalë, pra në përfitimin e tenderave publikë. Dhe kjo ka ndodhur, po ndodh dhe do ndodhi rëndom në vendin tonë. Shumë nga këta ”xhentëlmenë” miliarderë, që sot flasin për kulturë fisnore të sojit të parelliut. Me praktikën që, leku shkon tek leku, nuk janë asgjë tjetër por një soj alarmant i shushunjave që po pijnë gjakun e një populli të budallepsur. Madje po kaq të sigurtë në lëvizjet e tyre, futën dhe atë kulturën e çuditshme midis turkoshakut, perëndimorit katolik dhe ortodoks të përmirësimit të emrave që u kanë dhënë prindërit e gjakut. Janë këta shpikësit e transformimeve emrore. Duke i cilësuar si terorira të jetës private. Ndërkohë që alarmohen me kravata të firmave nga më të shtrnjta, për ndonjë ligj që është normal me botën e perëndimit. Ashtu si ai për të drejtat e njerëzve me orintime të ndryshme seksuale etj. Janë një tërësi shushunjash që me fasadat e tyre prej manekinësh, flasin për moral dhe familje. Edhe pse teoricienë e parimorë të të privacisë. Ndofta është kjo, ajo koha e plenimit të strategjisë së xhentëlmenëve me gra të pasuara dhe burra të varfër. Që fatkeqësisht ka zënë vënd në vigjiljen e një populli të tërë. Dhe është çimentuar. Zor se do shkëputet.

Sot shqiptarët kanë zënë e diskutojnë se, si është e mundur që Koçua i doli kundër Ramës? Si është e mundur që një nga krahësit e tij. Një nga më të besuarit etj…, shkoi e bëri aleancë me nervat e prera të opozitës, në lidhje me nenin 88 të reformës në drejtësi?
Si është e mundur që iu bashkua karshillëkut të LSI-së etj?
E bëri për parimet?! Jo, jo, aspak…, eshtë taktika e vjetër e shushunjave. Kjo e nisur edhe nga koha e shushunjave. Nga diktatura. Unë e kam thënë dhe herë të tjera…, diktaturat nuk kanë për autorë një emër të vetëm. Por disa, me dhjetra, shumë. Dhe një nga arsyet e destinimit të dështimit, të mos hapjes së dosjeve, edhe sot e kësaj dite është pikërisht edhe kjo, bashkëautorësia në krim.
Në fakt është i gjithi një karshillëk që i shkon për shtat kohës sonë entuziaste. Dhe që duam apo nuk duam ne, po u jep një dorë edhe kjo pjesëmarrja e Shqipërisë në arenën e futbollit europian. Shqiptarët e botës perëndimore, nga janë e ku nuk janë…, janë aty si një luk i ëndërruar i ndjenjave të pastra të një kombi. I atij se si duhej të ishte. Jo i atij që është. Kjo është një kohë e artë për shushunjat. Pasi ne mund të falim edhe shpirtin si e si të mos na shuajnë entuziazmin. Edhe pse nga ana tjetër, është një soj vdekje e qytetarisë që në vendin amë, hanë fara luledielli dhe flasin veç për botën, se si është ajo, se si janë kulturat. Dhe që akoma nuk e kuptojnë se demokracia normale, ajo që ata mbetën vetëm duke e ëndërruar, nuk është asgjë tjetër por pjesmarrje me të drejta të plota në vendimarrje. Jo privilegj, vetëm i shushunjave.
Këtë e bëri Greqia para pak ditësh në sheshin Sintagma dhe në Selanik. Thjesht dhe pastër, dorëhiqu. Por këtë ne e kemi tmerrësisht të pakonceptueshme. Aq sa sot mund të themi se, përfundimisht se në Shqipëri nuk ka popull. Por vetëm socialistë rilindas, demokratë militantë dhe lsi-sta që fërkojnë duart.
Në horizont, sapo u shfaq një shushunjë e madhe. I shkon për shtat historisë së lsi-ste. Vendi i baba Takut ka mbetur bosh. Dhe Koços i kanë mbetur aq para sa për të blerë votat e nevojshme.
Kjo është e gjitha.

Filed Under: Komente Tagged With: i nxehur keq, Ilir Levonja, Një xhentëlmen

Kosovë-Kuvendi miraton vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vjet

June 17, 2016 by dgreca

-Ambasada Amerikane në Prishtinë: Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm/

 -Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe përfaqësitë diplomatike të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX)/

 Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 17 Qershor 2016/Vazhdimi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, edhe për dy vjet u mbështet nga Kuvendi i Republikës me miratimin në procedurë të përshejtuar edhe në leximin e dytë, sot pasdite në një seancë të veçantë, ndërkohë që gjatë ditës i miratoi në parim dy projektligje në vazhdimin e seancës së djeshme, e cila mbrëmë kishte mungesë kuorumi.

Më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me 84 vota pro, 6 kundër e asnjë abstenim.

Rreth këtij projektligji, që përfshin zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vite deri në 15 qershor 2018, të prezantuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u zhvillua një debat i gjerë, ku subjekti i vetëm opozitar që merrte pjesë në seancë, Lëvizja Vetëvendosje, u deklarua kundër.

Seanca vazhdoi me shyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës dhe u përmbyll me miratimin tij me 83 vota pro, 5 kundër e asnjë abstenim.

Këto projektligje u shqyrtuan po sot në lexim të dytë në një seancë plenare tjetër të veçantë, pasi fillimisht  në seancën paraprake u votua me dy të tretat e votave, kërkesa e partive të koalicionit qeverisës PDK-LDK për shmangie nga rregullorja e Kuvendit për shqyrtim të përshpejtuar.

Mandati i misionit të EULEX-it në Kosovë ka përfunduar në 15 qershor, sikurse është parashikuarnë letrat e shkëmbimit të Presidentes kosovare dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian në vitin 2014.

 SHBA: NJË HAP I RËNDËSISHËM NË QËLLIMIN TONË TË PËRBASHKËT/

-Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë/

 Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret lajmin se Kuvendi ka ratifikuar sot zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).“Ky është një hap i rëndësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, thekson deklarata e dërguar.Më tej vijohet se, kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake.“Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm”, përfundon  deklarata nga Ambasada amerikane në Kosovë.

 BE MIRËPRET VENDIMIN E KUVENDIT TË KOSOVËS PËR TË ZGJATUR MANDATIN E EULEX

 Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe përfaqësitë diplomatike të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) për dy vjet.Këtë e thekson Deklarata e përbashkët e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së dhe ambasadave/Zyrave të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë lidhur me përtëritjen e mandatit të EULEX-it.

“Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të zotërimit dhe përgjegjësisë nga EULEX-i në Kosovë. Meqë kjo do të merr kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani”, thekson deklarata. 

Kosova, vijon deklarata,  ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane, më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes Dialogut.

“EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me axhendën evropiane të Kosovës.BE-ja do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e saj maksimale që të ndihmojë Kosovën në adresimin e sfidave në fushën e rëndësishme të sundimit të ligjit”, përfundon deklarata.

 ***

Statement by the EU Office in Kosovo/EU Special Representative in Kosovo on the EULEX renewed mandate/

“The EU Office in Kosovo/EU Special Representative in Kosovo welcomes the decision today of the Assembly of Kosovo to extend the mandate of the EU Rule of Law Mission (EULEX) for two years.

With the new mandate, Kosovo will be in charge of the rule of law and the fight against organised crime and corruption. The Authorities should use the new mandate to continue a clear transition of ownership and responsibility from EULEX to Kosovo. Since this will still take some time, it is important that the change is gradual, so as not to endanger what has been achieved so far for the rule of law.  

Kosovo has achieved important results on its European road, most visibly with the Stabilisation and Association Agreement, the European Commission’s proposal for visa free travel and the normalisation through the Dialogue. EULEX has been and continues to be linked to these processes and the European agenda of Kosovo.

The EU will continue to do its best to assist Kosovo in addressing the challenges in the important field of the rule of law”.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Kuvendi miraton, për dy vjet, vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Ati i Shenjtë priti presidentin Thaçi, Kosova vend i tolerancës mes popujve

June 16, 2016 by dgreca

– Presidenti i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë/

–The Holy Father receives President Thaçi; Kosovo a country of tolerance between peoples/

Romë, 16 qershor 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Njoftimi i dërguar nga Roma thekson se, në takimin me Atin e Shenjtë, i cili ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, presidenti Thaçi ka thënë se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.

Presidenti Thaçi, Atin e Shenjtë e ka njoftuar edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet, që ka arritur të tejkaloj faqen e hidhur të historisë së saj dhe është i kthyer nga një e ardhme në paqe, në stabilitet, në prosperitet për qytetarët e saj dhe për tërë rajonin.

Në takim me Papa Françeskun, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike.

Gjithashtu, ai është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Tereze, e cila është mishërim i vlerave universale.

Në fund të takimit, presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen që Vatikani i ka dhënë gjithnjë popullit të Kosovës.

Presidenti i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë./b.j/

The Holy Father receives President Thaçi; Kosovo a country of tolerance between peoples/

Vatican, June 16th, 2016 – President of the Republic of Kosovo, Hashim Thaçi, was received today by the Holy Father, Pope Francis, in the Vatican, for a private audience.

During the meeting with His Holiness, which lasted more than half an hour, President Thaçi said that the values represented by the Holy See, such as reconciliation, peace, cooperation and tolerance are values which Kosovo continues to embrace.

President Thaçi briefed the Holy Father of the internal and external of Kosovo as a state, which has managed to turn the page on the bitter part of its history, and we are now on a path to towards a peaceful, stable, prosperous future for its citizens and the entire region.

During the meeting with Pope Francis, President Thaçi said that Kosovo is an example in the region and beyond for tolerance and coexistence between peoples of different religious and ethnic groups.

Also, he expressed his happiness over Mother Teresa’s canonization this September, stressing that Mother Teresa is an embodiment of universal values.

President of the Republic of Kosovo, President Thaçi thanked His Holiness Pope Francis also for the support that the Vatican has always given to the people of Kosovo.

The President has submitted to the Holy Father an invitation to visit Kosovo in the near future and expressed his wish that the Holy See will recognize the state of Kosovo at the earliest opportunity.

Filed Under: Komente Tagged With: Ati i Shenjtë, Kosova vend i tolerancës, mes popujve, priti presidentin Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 284
  • 285
  • 286
  • 287
  • 288
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT