• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PO NUK ZURI VEND PRONA NUK ZE VEND SHTETI

June 16, 2016 by dgreca

-KUVENDI I PRONARËVE SHQIPTARË U DREJTOHET AUTORITEVE SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE/

-KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. EDVIN RAMA/

-KRYETARIT TË PD Z. LULZIM BASHA/

-TRUPIT DIPLMATIK , TË  AKREDITUAR NE SHQIPËRI/

-INSTITUCIONEVE FINANCUESE FMN, B.BOTËRORE, USAID/

-PRESIDENTIT TE KOMISIONIT TË VENESIAS Z. GIANNI BUQUICCHIO/

-KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS/

-PRESIDENTIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS Z. DONALD TUSK/

 14 QERSHOR 2016/

Të nderuar zotërinj !

Kuvendi i shoqatave të pronarëve shqiptarë që përfaqëson 10 shoqata që veprojnë nga Kopliku në veri deri në Konispol në jugë të vendit, i mbledhur në nje kuvend në Dukat të Qarkut Vlorës, më datën 5 Qershor 2016, i adreson këtë apel publik drejtuesve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve.

Shoqatat tona që përfaqësojnë interesat e pronarëve të shpronësuar dhe konfiskuar me ligjet e diktaturës komuniste, kërkojmë demokracinë nëpërmjet ligjit, pronën e trashëguar, që na garanton Kushtetuta në fuqi dhe Konveta e të Drejtave të Njeriut:

 

  1. Qeveria Shqiptare, duke mos marrë në konsideratë origjinën e pronës dhe cilat janë pronat që duhet të kompensohet, në vend që të gjejë një mekanizëm që të rregullojë anarkinë 25 vjeçare të titujve të pronësisë, me ligjin 133/2015 për të cilin Gjykata Kushtetuese akoma nuk po shprehet, kërkon të na japi kompensim për pronat, që në këto vite tranzicioni i ka përfituar padrejtësisht oligarkia politike. Ne apelojmë që institucionet të analizojnë origjinën e pronës së Shtetit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, që saktëson se çfarë është prona dhe si fitohet prona si dhe cila pjesë e pronave tona të konfiskuara nuk mund të kthehet por duhet të kompensohet.

 

  1. Ne kundërshtojmë me forcë dhe guzojmë ti mbrojmë të drejtat tona pasi ligji nr 133/2015 shkel parimet bazë të të drejtës për të gëzuar pronën e trashëguar.Ne nuk biem dakord me ligjin e fundit të Qeverisë Nr 133/2015 “Për trajtimin e pronave” pavaresisht deklarimeve mediatike të qeveritarëve sikur ky ligj është më i miri dhe është në interesin e pronarëve, dhe se ligji qënka pëlqyer nga KiE. Ky ligj pronat tona të trashëguara dhe të grabititura në kohën e diktaturës i trajton sikur të ishin prona të ligjëshme të shtetit demokratik dhe me frazeologji demokratike synon të justifikojë transferimet e paligjëshme dhe përfitimet e oligarkisë.

 

  1. Ne kërkojmë që të jetë detyrim i Shtetit që të kthejë pronat tona të grabitura siç përcakton Kushtetuta në nenet, 41, 181 dhe të korigjojë trafikun e pronave të periudhës së tranzicionit. Kompensimi për pronat e grabituara të bëhet vetëm per prona që para 1991 janë tjetërsuar për nevoja publike ose vazhdojne të shfrytëzohen për nevoja publike.

 

  1. Në shërbim të propagandës së oligarkisë politike për Ligjin 133/2015, janë vënë jo vetëm zyrtarët e qeverisë por dhe redaktorë gazetash siç është rasti i tipit “Mero Baze”, që duke abuzuar me shtypin i kundërvihet Presidentit të Republikës. Ky meceranar shkruan se Presidenti i Republikës, kur mbron pronarët paska konflikt interesi pasi mbron interesat e gruas së tij. Ky putha-dorë dhe mbrojtës i përfitimeve të oligarkisë politike na konsideron ne pronarëve sikur ne jemi mafia e pronave. Mercenarizimi i shtypit mban peng demokracinë pasi ndërkohë që ky kryeredaktor abuzon me shtypin pasi ai ka në dorë të botojë në gazetën e tij dhe në gazeta të tjera, ne shpesh i kemi dyert të mbyllura për t’ju përgjigjur  servilëve të këtij tipi.

 

  1. Përputhja rastësore e interesave të familjes së gruas së Presidentit me interest tona, që kërkojmë vetëm pronën tonë ashtu siç e përcakton Kushtetuta, nuk përbën as imoralitet, as shkelje ligjore. Kjo rastësi, nuk vendos shoqatat tona në shërbim të interesave të pronave të gruas së presidentit, por fatmirësisht Presidenti i Republikës, që është institucioni që duhet të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ka kapur në detaje se si funksionon mafia e pronave. Presidenti z. Bujar Nishani dallon nga gjithë presidentët e tjerë pasi ka ankimuar ligjin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese dhe në strukturat e KE dhe BE. Ne pronarët autoktonë, sot nëpërmjet Presidentit  gjejmë sigurinë për të drejtat tona civile, gjë të cilën nuk do ta siguronim sikur në atë post të ishte një servil i tipit Mero Baze, zbatues i programit të Ramiz Alisë, për të ricikluar në politikë dhe në ekonomi një pjesë të nomenklaturës komuniste sipas platformës së Katovicës.

 

  1. Propaganda e qeverisë, e shpallur në mediat e shkruara dhe vizive çdo ditë, nuk do arrijë dot t’i mashtrojë shqiptarët se gjoja “mafia e pronave” po vepron kundër interesave të tyre dhe t’i joshi drejt pranimit të ligjit Nr.133/2015, pjellë e mafies së vërtetë shtetërore.

 

  1. Ne e kemi ofruar me kohë zgjidhjen e problemit, zgjidhje që nuk kërkon kosto buxhetore pasi secili merr pronën e tij conform nenit 181 të kushtetutës në fuqi dhe zgjidhja bëhet shumë shpejt, por pengesë mbetet mafia politike, që nëpërmjet ligjit 133/2015, kërkon të sigurojë burime korrupsioni, duke shtetëzuar gjithçka që duhet tu kthehet qytetarëve.

 

  1. Janë deputetët e qeverisë që kanë shtrirë duart e tyre mafioze deri në cepin e Karaburunit, duke nxitur e stimuluar falsifikatorët. Prokuroria ka filluar të evidentojë fallsifikatorët e pronave, por kjo është vetëm maja e ajzbergut.

 

  1. Nëpermjet ligjiit Nr 133/2015, do të shtohen dukshëm konfliktet sociale jashtë dhe brenda familjes. Mbi 8000 të vrarë për konflikte pronësie ka deklaruar në Kuvend vetë Kryeministri Edi Rama. Kemi pyetur publikisht se sa duhet të arrijë ky numur që ndërkombëtarët të sensibilizohen, por nuk kemi marrë përgjigje. Por edhe sikur të mos vazhdojë të vritet asnjë person, jemi të sigurtë se asnjë investitor i huaj nuk mund të vijë për sa kohë toka ku do të investohet nuk ka origjinë që përputhet me nenin 181 të Kushtetutës.

 

  1. Ne do jemi në mbrojtje të interesave tona legjitime, në mbrojtje të pronave tona të trashëguara, të bashkuar si një trup i vetëm nga veriu në jug, deri sa të fitojmë të drejtën tonë dhe të shporrim të gjithë kusarët, harbutët, arrogantët dhe injorantët që na kanë marrë votat, ajrin dhe shpirtin. Nëse nga faktori ndërkombëtar nuk fillohet me kushtëzimin për pronën, pavarësisht  impenjimit të madh, duke filluar prej Ambasadorit të SHBA Z. Donald Lu dhe ambasadores së BE Znj. Romana Vlahutin, reforma në drejtësi do të deformohet nga të dy krahët e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Av. Axhem Imeri

Përfaqësues i Protestuesve në Dukat, Vlorë

 

 

 

 

Adresa: Kutia Postare nr 8195 PTT

Tirana – ALBANIA

Filed Under: Komente Tagged With: Kombetare dhe nderkombetare, KUVENDI I Prtonareve, leter autorietteve

Kërcënohet jeta dhe dhunohet prona e gazetarit Sulo Gozhina

June 16, 2016 by dgreca

Kërcënimet e herë pas hershme për jetën dhe së fundmi dhunimi i pronave në fshatin e lindjes, kanë bërë që gazetari Sulo Gozhina në Berat të kërkojë ndihmën e policisë. Ditët e fundit Gozhina ka konstatuar që prona private, rrethimi i banesës në fshatin Slanicë, pjesë administrative e Bashkisë Ura Vajgurore është shkatëruar, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur vazhdon të marr dhe kërcënime. “Prona ime, rrethimi i banesës është dëmtuar disa here dhe ndonëse kam marrë masat për ta rregulluar më është dëmtuar sërisht dhe unë për këtë kërkojë ndihmën e menjëhershme të policisë, thotë ai. Nga ana tjetër Gozhina shprehet se i është zaptuar prej tre vitesh një pjesë e tokës që e ka përfituar me ligjet e kwtij shteti dhe për këtë askush nuk ka marrë asnjë masë. Më është zaptuar prona që unë e disponoj me dekumenta hipotekor, me çertifikat të rregullt me hartë dhe me kartel të pasurisë së pa luajtshme, por personin në fjalë vazhdon të mbaj të zaptuar prej tre vjetësh , dhe ende nuk e liron edhe pse unë e kam denoncuar edhe në polici dhe në organin e akuzës. Në lidhje me dyshimet për personin apo personat që kanë bërë këtë Gozhina thotë se unë nuk akuzon njeri, por edhe për situatën e krijuar nuk guxoj të shkoj tek prona qoft dhe për ti kontrolluar pasi sipas ligjit të ndarjes së tokës e kam në disa parcela. Nuk guxoj të vete në fshat në banesën time, ku dhe atje jam rritur, jam vërtet i kërcenuar edhe me jetën dhe frikën e kam se kam fëmij që dhe ata duan të venë në fshat”. Në lidhje me këtë situatë Gozhina bënë apel për ndimë që të vihet drejtësia në vend dhe të gjenden autorët e këtij dhunimi. Deri tani kam bërë tre denoncime në polici tek oficeri policisë gjyqësore Alket Cjapi si dhe tek inspektori i zonës Nesim Hasani, dhe ditë më parë i kam dërguar një letër dhe një mesazh për ndimë drejtorit të policisë të Qarkut Berat, por ende nuk kam marë përgjigje.”

Filed Under: Komente Tagged With: dhe dhunohet prona, e gazetarit Sulo Gozhina, Kërcënohet jeta

Presidenti Obama qorton retorikën e Trampit dhe ngre vlerat amerikane

June 15, 2016 by dgreca

Presidenti Barack Obama i bëri një qortim tepër të ashpër retorikës antimyslimane të Donald Trumpit, duke i quajtur propozimet për emigracionit të kandidatit republikan për president si “të rrezikshme” dhe “aspak të nevojshme për Amerikën që duam”. Duke folur për reporterët pasi dha një mesazh edhe për masakrën e Orlandos, Obama tha se thirrja e Trumpit për fjalime më të ashpra kundër terrorizmit dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në Amerikë, mund t’i bëjë myslimanët amerikanë të ndihen të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe mund të minojë vlerat amerikane.“Nëse do t’i braktisnim ndonjëherë këto vlera, jo vetëm që do ta bënim më të lehtë radikalizimin e njerëzve këtu dhe anembanë botës, por do të tradhtonim gjëra shumë të rëndësishme, të cilat ne jemi përpjekur t’i mbrojmë prej kohësh”, tha Obama. “Atëherë, terroristët do të pretendonin fitoren, por ne nuk mund ta lëmë këtë gjë të ndodhë. Unë nuk do ta lejoj këtë”. Deklaratat e presidentit ishin të parat reagime ndaj fjalimit të Trumpit gjatë së hënës, pas masakrës së ditës së diel në Orlando, si dhe ndoshta më të ashprat e tij deri më tani mbi kërcënimin që përbën – sipas tij, – kandidati biznesmen për politikën dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Obama tha se plani i Trumpit për të penguar të huajt myslimanë të futen në SHBA nuk merr parasysh historinë amerikane të të fokusuarit te grupet etnike dhe fetare mes periudhave të ankthit. “Kemi kaluar disa periudha në historinë tonë, kur kemi vepruar nga frika dhe kemi arritur të zhgënjehemi për ato veprime”, tha Obama para reporterëve. “Kemi parë qeveritë tona të keqtrajtojnë qytetarët e vet, e ajo ka qenë një pjesë e pafalshme e historisë sonë”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: ngre vlerat amerikane, Presidenti Obama, qorton retorikën e Trampit dhe

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ftohet në Uashington

June 14, 2016 by dgreca

-E ftuar në Samitin The United State of Women, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, hapjen zyrtare të të cilit do ta bëjnë Presidenti dhe Zonja e Parë të SHBA-ve, Barack dhe Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden/

Uashington, 14 Qershor 2016/ Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë si e ftuar në Samitin The United State of Women, të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, hapjen zyrtare të të cilit do ta bëjnë Presidenti dhe Zonja e Parë të SHBA-ve, Barack dhe Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Samiti ka mbledhur gra të suksesshme, aktore të mirënjohura, biznesmene e politikane, si astronauten Christina Koch, aktoren Meryl Streep; pronaren mediatike Oprah Winfrey; aktivisten e të drejtave të grave Gloria Steinem; Gina Tesla nga korporata IBM; Caryl Stern, presidente e Fondit të SHBA-ve për UNICEF-in; Reshma Saujani, krijuesja e organizatës Girls Who Code; Lakshmi Puri, zëvendës drejtoresha ekzekutive e Grave të OKB-së, dhe shumë të tjera.

Të gjitha këto gra që kanë thyer barriera me përpjekjet e tyre për t’u ngjitur nëpër majat e suksesit që njëkohesisht kanë përmirësuar pozitën e gruas.

Këto gra të jashtëzakonshme kanë ngritur zërin, kanë bërë çmos që të mos rrinë të heshtura për kauzat në të cilat ato kanë besuar dhe besojnë. Dhe mbi të gjitha, ato kanë përkrahur njëra-tjetrën.

Samiti i sivjetmë, shënon arritjet e deritashme, por synon edhe të identifikojë barrierat dhe t’i adresojë ato, në mënyrë që të bëhen ndryshime rrënjësore në ndërtimin e një të ardhmeje me barazi të plotë gjinore.

Me moton “Sot e ndryshojmë të nesërmen”, do të diskutohet për fuqizimin e grave në ekonomi, shëndetin dhe mirëqenien e tyre, mundësitë për edukim, dhunën kundër grave, ndermarrësine, lidershipin dhe angazhimin qytetar të tyre./b.j/-Foto-Dielli arkiv

Filed Under: Komente Tagged With: ftohet në Uashington, sh-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Largohet Opozita, PS-LSI VOTOJNË DRAFTIN PA OPOZITËN, NË MBLEDHJE LU DHE VLAHUTIN

June 14, 2016 by dgreca

*Opozita largohet nga Komisioni, Bylykbashi: Shumica nuk kalon dot draft të njëanshëm/

Mazhoranca vijoi normalisht me proçedurën për miratimin e draftit final të reformës në drejtësi, edhe pas largimit të opozitës nga mbledhja e Komisonit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Në mbledhjen ku ishin të pranishëm prej fillimit të saj dy Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, PS-LSI votuan nen për nen dhe në terësi draftin.

Komisioni mendohet të ketë lënë pa votuar pjesën ku opozita dhe mazhoranca ndahen në qëndrimet e tyre dhe mban pezull miratimin e reformës në drejtësi.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të katër institucioneve kushtetuese.

E sigurtë është që nuk do të votohet për këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të  Prokurorisë, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet për dy institucionet që lidhen me vetingun, Komisioni i  Posaçëm i Kualifikimit dhe  Kolegji i Apelimit.

Në draft janë reflektuar disa kërkesa të opozitës

Në draft është  reflektuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.

Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar si formulë.

Basha: Kërkojmë ‘vende të rezervuara’, kurrë s’kemi kërkuar votimin me 2/3-t

ak orë pasi kryeministri Edi Rama, hodhi një hap të ri në përpjekje për konsensus, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, parimi i rekomandimit 88 i Venecias është zgjidhja për një drejtësi të pa kapur.

Sipas kryetarit të opozitës, ky parim u pranua sot nga kryeministri vetëm për 2 institucione.

Basha: Venecia ka folur qartë. Parimi është ai i vendeve të rezervuara. Paragrafi 88 e thotë të zezë mbi të bardhë. Zt. Rama e pranon këtë parim për dy organe, por nuk e pranon për dy të tjera. i bëj thirrje të gjejë kurajën dhe përgjegjësinë, parimin ta zbatojë për të katër organet kolegjiale siç e parashikon Komisioni i Venecias.

Duke përjashtuar nga parimi i rekomandimit të Venecias, Komisionin e Pavarur të  Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Kryeministri  tha Basha, nuk ka hequr dorë nga kapja politike e sistemit.

Basha: Domosdo nuk e pranon sepse do të përjashtojë nga sistemi gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimit, të CEZ-t, të koncesioneve në shëndetësi. Do të përjashtojë prokurorët që vënë para përgjegjësisë zyrtarët e tij të korruptuar apo ndjekin lidhjet kriminale të kësaj qeverie.

Gjatë kohës kur kryetari i opozitës sqaroi qëndrimin e tij për reformën bazuar dhe mbi deklarimet e  kryeministrit  Edi Rama, ky i fundit reagoi në kohë reale në rrjetet sociale.

Por Basha tha se votimin me 2/3,  opozita nuk e ka kërkuar asnjëherë, ndryshe nga sa shprehet kryetari i mazhorancës Edi Rama.

Basha: Opozita kurrë nuk ka kërkuar 2/3-t. Edi Rama kurrë nuk do të pranonte dhe nuk do të pranojë konsensusin me opozitën në Parlament me 2/3-t dhe do të kapë mekanizmin zhbllokues dhe përmes tij do të kapë institucionet e drejtësisë. Kaq e thjeshtë është! 

Kryetari i  Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tha se opozita është investuar në një proces që pamundëson kapjen politike të drejtësisë,  ndërsa sipas tij  venecia e ka rrëzuar 38 herë mozhorancën.  Kryetari i opozitës, shpreson se vendit  do ti jepet një reformë  me konsensus mbarëkombëtar, dhe për këtë la të kuptohet se negociata vijojnë, por nuk tha në qoftë se nesër, përfaqësuesit demokrat do janë në komisionin e posaçëm parlamentar ku diskutohet zyrtarisht drafti.

Opozita largohet nga Komisioni, Bylykbashi: Shumica nuk kalon dot draft të njëanshëm/

Sikurse kishin paralajmëruar deputetët demokratë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për shkak të refuzimit të shumicës për të diskutuar paragrafin 88 të raportit final të Venecias.

Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Komisioni nuk mund të miratojë as nen për nen dhe as në terësi draftin për reformën në drejtësi.

Bylykbashi: Komisioni nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në terësi. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë. Ose mazhoranca kërkon të vazhdojë negociatën ose mazhoranca kërkon të mbajë status-quonë që ka, kapjen e proçesit nëpërmjet një drafti terësisht të njëanshëm.

Gazetarja: SHBA e mbështesin këtë draft.

Bylykbashi: Asnjë draft deri më sot nuk reflekton atë që thotë Komisioni i Venecias. Zgjidhje politike për këtë çështje të vetme të mbetur. Pa u zgjidhur kjo, çdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë para Parlamentit shqiptar.

Bylykbashi tha se topi është në oborrin e Kryeministrit dhe se shumica nuk duhet të bëjë asgjë më shumë se të pranojë rekomandimin 88 të Venecias.

Bylykbashi: Ka vetëm një çështje  që mbetet për tu zgjidhur që është vendimarrja për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë, e vetmja çështje që opozita ka propozuar pikë më pikë me paragrafin 88 të Komisonit të Venecias. Kemi bërë propozimin, jemi në negociata. Çdo tentativë tjetër e njëanshme  për të detyruar miratimin e ndonjë drafti që nuk reflekton zgjidhjen politike për këtë çështje të vetme të mbetur, vetëm dëmton proçesin e negociimit dhe arritjen e kësaj zgjidhje.

Mazhoranca duhet të bëjë vetëm një gjë, të pranojë gërmën 88 të raportit final të raportit të Venecias. Sot topi është në oborrin e  Kryeministrit, ajo që thotë Komisioni i Venecias të katër organet kolegjiale të miratohen në mënyrë të tillë që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Asgjë më pak dhe as më shumë. Nuk kërkon asgjë më shumë opozita, nuk do pranojë asgjë më pak sesa kjo. Çdo gjë tjetër çon në kapjen politike të proçesit të reformës në drejtësi dhe produktit të reformës, përfshirë Vetingun.

Filed Under: Komente Tagged With: NË MBLEDHJE LU DHE VLAHUTIN, PS-LSI VOTOJNË DRAFTIN PA OPOZITËN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 285
  • 286
  • 287
  • 288
  • 289
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT