ILIR META SERISH NE SHBA
Kryeparlamentari Meta pritet edhe nga Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield/
Gjatë qëndrimit në Washington DC, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori William Brownfield.
Kryetari i Kuvendit e falënderoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme, që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat dhe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me tej,Meta e njohu Ndihmës Sekretarin e Shtetit me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve të Paketës Kushtetuese, duke vlerësuar se procesi tashmë ndodhet në fazën e tij përfundimtare, atë të miratimit, pas paraqitjes së Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe interpretimit të misioneve të asistencës ligjore të SHBA dhe BE, OPDAT dhe EURALIUS.

Kryetari i Kuvendit,Meta theksoi se asistenca e ekspertëve amerikanë përmes OPDAT dhe ICITAP për projektimin, ngritjen dhe trajnimin e institucioneve të reja që parashikon paketa kushtetuese, veçanërisht njësia e Prokurorit Special Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është e një rëndësie themelore për suksesin e reformës.
- Meta kërkoi mbështetjen e SHBA për një prezencë aktive për monitorimin gjatë fazës së implementimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë.
Për këtë qëllim, theksoi Meta, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë, kontributi i të cilëve ka një rëndësi jetike për suksesin e plotë të Reformës në Drejtësi.
- Meta shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar këtë reformë sa më parë, për të rikthyer besimin e publikut te shteti ligjor, për të luftuar me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar, për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nisur sa më parë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe theksoi se SHBA mbështesin miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi, si një hap i rëndësishëm për rritjen e standardeve të sigurisë dhe shtetit ligjor të një vendi partner, anëtar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Brownfield theksoi se mbështetja e SHBA do të jetë e vazhdueshme edhe në fazën e implementimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja që ajo parashikon, përmes financimit të projekteve të trajnimit dhe përmirësimit teknologjik të strukturave të specializuara të zbatimit te ligjit.
Ndihmës Sekretari i Shtetit vlerësoi kontributin dhe rolin e Kuvendit të Shqipërisë në hartimin e draftit të Reformës në Drejtësi dhe u shpreh se SHBA presin miratimin e saj të shpejtë, për të vijuar me alokimin e burimeve të nevojshme për projektet e fazës së zbatimit të saj përmes misioneve të asistencës të OPDAT dhe ICITAP.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rreziqet që vijnë nga organizatat kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, terrorizmi, dhe kriza e refugjatëve, si dhe nevojën për një kontroll më të mirë të kufijve përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit dhe atyre partnere.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasador Brownfield u angazhua për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri për ndërtimin e kapaciteteve të monitorimit të kufijve, shkëmbimit në kohë reale të të dhënave dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Kosovë-Demarkacioni diskutohet në një komision parlamentar
Anëtarët e komisionit kërkuan që të insistohet që materiali për demarkacionin të sillet në komision për shqyrtim, për faktin se, siç u tha nga anëtarë të tij, kanë kaluar 10 muaj që kur ky material është dërguar në Komisionin për Integrime Evropiane, ndërsa nuk ka arritur në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, si komision përgjegjës për çështje të kësaj natyre.
Kryetarja e komisionit, Balje, tha se do të procedojë kërkesën që komisioni të ketë këtë material./b.j/
Në muajin e Ramazanit Hapet ekspozita “Besa” në xhaminë shqiptare në Staten Island- NY
Minisrja Tahiri në Bruksel
-Do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës/
PRISHTINË, 7 Qershor 2016/ Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar për Bruksel, me ç’rast do të ketë takim me Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.
“Këto marrëveshje janë arritur në kuadër të pakos së marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruara më 25 gusht 2015, por zbatimi i tyre ka qenë shumë i limituar. Serbia përveç që është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e KOSTT-it si anëtar i barabartë me shtetet tjera. Poashtu kah fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet ta kryej revitalizimin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë”, thekson deklarata e dërguar.Ministrja Edita Tahiri gjithashtu do të takohet edhe me ndërmjetësit e BE-së për marrëveshjet e lartpërmendura dhe poashtu do të udhëheqë delegacionin e Kosovës në kuadër të takimit trilateral për kadastrin që do të mbahet në 8 qershor 2016./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 286
- 287
- 288
- 289
- 290
- …
- 482
- Next Page »