… që të jesh i përjetshëm e plot sukses në politikën shqiptare
Nga Ilir LEVONJA/
Shënuar nxitimthi/
Çfarë është e nevojshme të kesh ose të posedosh, që të jesh i përjetshëm e plot sukses në politikën shqiptare?
-Të kesh qënë pak komunist.
-Të kesh qënë pak spiun.
-Të kesh burgosur pak nga këta të përndjekurit e sotshëm.
-Të kesh djegur pak makina.
-Të kesh vrarë pak në Holandë, Belgjikë, Itali etj…, mundësisht për drogë a prostuticion.
-Të kesh pak aktivitet me shërbimet e huaja sekrete.
-Të kesh qënë pak komisioner i manipulimit të zgjedhjeve.
-Të kesh pak emra rezervë, mundësisht shtatë emra., shtatë gjenalite, shtatë pasaporta dhe shtatë kallëpe llokume C4.
-Të dish pak të shahesh.
-Të njohësh pak funksionimin e rryshfetit.
-Të jesh pak njohës i shpërndarjes dhe përfitimit të tenderave.
-Të jesh pak patriot i kuq…
___________________
Dhe suksesi është përjetësisht me ty.


MERR FLAKE AUTOBUZI, 1 I VDEKUR, 10 TE PLAGOSUR

Raportohet se një autobus me turistë, të cilët ishin në vizitë turistike, ka shpërthyer në flakë në mes të qytetit të Krujës. Nga të dhënat e para raportohet për disa të lënduar, por dyshohet se mund të ketë edhe viktima. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se disa prej turistëve nuk kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar.
Policia ka shkuar ne vendngjarje. Zjarrfikeset po mundohen te shuajne flaket. Disa autoambulanca po shkojnë nga Tirana në Krujë.
Autobusi ishte nsur nga Vlora në një udhëtim turistik të organizuar nga Kisha Ortodokse e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, në brendësi të mjetit kanë nisur të shfaqen re tymi. Në momentin që shoferi ka zbritur, për të parë se cfarë po ndodhte menjëherë kanë shpërthyer flakët. Një pjesë e udhëtarëve kanë mundur të zbresin nga dera ndërsa të tjerë nga dritaret. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë më pas zjarrfikëset, ndërsa të plagosurit janë dërguar më pas në Spitalin e Krujës, për t’u transferuar më pas me helikopterë drejt kryeqytetit.


Rama ripërsërit ftesën për takim me Bash
Kryeministri: I gatshëm për t’u ulur që nesër, për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Pritet përgjigja e kreut të opozitës/
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot ftesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar dhe biseduar për Reformën në Drejtësi. Një ditë më parë në një intervistë për Top Channel, zoti Basha kishte shprehur gatishmërinë për të biseduar “pa kushte” me kryeministrin në çdo moment. Nisur nga kjo gatishmëri, kabineti i zotit Rama i është drejtuar sot kabinetit të zotit Basha duke theksuar se “ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur”. Në fund të marsit të shkuar zoti Rama ftoi publikisht në një takim kreun e opozitës, i cili nga ana e tij e refuzoi atë duke e kushtëzuar me zbatimin më parë nga ana e shumicës së vendimeve të Gjykatës kushtetuese për mandatet e tre deputetëve socialist.
Në letrën e sotme kabineti i zotit Rama thekson se “Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast. Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave”.
Procesi i Reformës në Drejtësi duket se ka mbetur pezull pasi opozita paraqiti një seri propozimesh lidhur me tekstin e ndryshimeve kushtetuese të rishikuar nga ekspertët e misionit amerikan të Ndihmës Ligjore OPDAT dhe ata të misionit europian EURALIUS. Dy ditë më parë zoti Basha deklaroi se opozita është dakort me pjesën që ka të bëjë me antikorrupsionin dhe se ka pranuar propozimet e ndërkombëtareve lidhur me vendimmarrjen për emërimet në institucionet e drejtësisë, ndërsa për strukturën e re të sistemit të Drejtësisë u shpreh se edhe Komisioni i Venecias, por edhe varianti i rishikuar “kanë përcaktuar se arkitektura që pamundëson kapjen e sistemit është përgjegjësi e ligjvënësve”, për këtë arsye, theksoi zoti Basha “nuk mund të ketë një formulë e në veçanti, pranueshmëri të një formule që nuk garanton moskapjen politike”. Por ndërkohë zoti Basha ngriti si një cështje urgjente edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor, pasi sipas tij pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme Shqipëria nuk mund të shpresojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, sipas kabinetit të zotit Rama “kryeministri do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, si edhe nga kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij. Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”, përfundon letra e kabinetit të kryeministrit.
Ndërsa pritet përgjigja e kryetarit të opozitës, një gjë duket se është e sigurt, takimi nuk do të mund të zhvillohet nesër, siç propozon kryeministri, pasi zoti Basha do të jetë jashtë vendit, deri të martën, pasi do të marrë pjesë në një takim të Partive Popullore europiane.(Kortezi: VOA)
Kosovë-Shqipëri, dy qeveritë pas një jave në Prishtinë
Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, këtu mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri- Kosovë/
-Përgatitje për mbledhjen e tretë të dy qeverive edhe me akreditim mediash/
-Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Maj 2016/ Qeveria e Kosovës shkon drejt përfundimit të përgatitjeve për mbledhjen e tretë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë, pas një jave – në 3 qershor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.
Në disa mbledhje të fundit qeveria e Kosovës ka diskutuar për përgatitjet dhe ka paralajmëruar të përmbyllen me përfundimin e kësaj jave, ndërsa sot ka ftuar mediat për akreditimin e gazetarëve që të kenë mundësinë të përcjellin në vendin e ngjarjes mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, nga e cila do të ketë edhe transmetime të drejtpërdrejta televizive.
Nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë për Gazetën Dielli do raportojë korrespondenti në Prishtinë.
Pas mbledhjes së parë historike në Prizren në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.
Në mbledhjen e dytë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovë, në Tiranë në 23 mars 2015, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.
Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë të premten e ardhëshme, në qeverinë kosovare kanë theksuar se, bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Kosovën, do të vazhdohet me takime të dy qeverive, do të trajtohen marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani dhe zbatimi i tyre, po ashtu do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja të interesit të përbashkët.
- « Previous Page
- 1
- …
- 294
- 295
- 296
- 297
- 298
- …
- 484
- Next Page »