Hillary Clinton në ngjitjen drejt fitores, Po skenari i “revolucionarit” Sanders?
Me fitoren e qartë në votimet paraprake në Nju Jork Clinton mund të jetë e sigurtë për mominimin nga demokratët. Tek republikanët ende gjithçka mbetet e mundshme – pavarësisht fitores së Trump-it. Ines Pohl komenton.
Ka vetëm një suprizë në këtë mbrëmje elektorale në shtetin e Nju Jorkut: Eshtë ndjenja e çlirimit tek ekipi i Hillary Clinton-it. Në fillim të zgjedhjeve paraprake askush nuk e kishte menduar, se do t’i duhej ndonjëherë të vihej në pikëpyetje, nëse senatorja për shumë vite e “shtetit të tyre” do të fitojë bindshëm ose jo. Por këtë vit askush nuk mund të jetë i sigurtë. Madje as një ish-First Lady.
Nëse në fitoren ndaj Bernie Sanders diferenca do të ishte dukshëm nën dhjetë përqind, atëherë do të dëmtohej rëndë imazhi i fitimtares gjithsesi i cënuar i ish-ministres së Jashtme. Asaj i duhej të fitonte me difernecë bindëse votash në shtetin, që ajo e quan atdheun e saj. Në radhë të parë kjo është e rëndësishme për atmosferën në radhët e përkrahësve të saj. Ndonëse edhe në zgjedhjet që kanë paraprirë më shumë kanë votuar për Clinton se sa për konkurentin e saj, fitoret e shumta të vogla të të vetëshpallurit socialist Bernie kanë pasur efekt. Shumë përkrahës të Clinton-it dukeshin të lodhur dhe të zhgënjyer. Në biseda të drejtpërdrejta ata thonin, se po u kujtohen zgjedhjet e vitit 2008, kur papritur i panjohuri Barack Obama arriti atë që dukej e pamundur dhe tek e fundit fitoi kundrejt perandorisë Clinton. Nëse Sanders me imazhin e tij të revolucionarit dhe me shumë përkrahës të rinj do t’ia dalë të përsëritet i njëjti skenar?
Shumë energji
Në hotelin Sheraton, ku simpatizantët e Clinton-it brohorisnin kandidaten e tyre, ishte e prekshme ndjenja e çlirimit qysh në publikimin e prognozave të para bindëse. Në këtë mjedis u çlirua energji si asnjëherë tjetër. Sepse të gjithë e dinin, që Nju Jorku do të shërbejë si provë lakmusi. Nëse Clinton nuk do t’ia dilte këtu me një fitore bindëse, për të do të vështirësohej situata në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Pavarësisht se cili do të ishte sfidanti i saj.
Konform kësaj Clinton u shrpehu personalisht mirënjohjen simpatizantëve të saj dhe në dukje e çliruar ajo u bë një me masën. Shumë, shumë gra iu hodhën në qafë asaj gjatë fjalës së falenderimit e po aq shumë ishin që fshinin lotët e gëzimit. Hillary Clinton jo vetëm që është kthyer në skenë, por ajo është e pranishme. Me këtë impuls nga Nju Jorku asgjë nuk do të mund ta ndalë atë në rrugën për nominimin si kandidate e demokratëve për garën presidenciale.
Republikanët në krizë ekszitenciale
Tek republikanët analiza rezulton e paqartë. Ndonëse Donald Trump fitoi bindshëm, edhe pas këtyre zgjedhjeve paraprake nuk është e qartë, se si do të veprojë partia e tij me kandidatët në kongresin e partisë. Ashtu si edhe gjatë javëve të mëparshme sërish vlen motoja: pas zgjedhjeve ndodhemi para zgjedhjeve. Vetëm një gjë dihet saktë: nga 18 deri më 21 korrik në Cleveland/Ohio zhvillohet kongresi i republikanëve. Të deleguarit aty duhet të pozicionohen qartë, nëse do të pranojnë vendimin e shumicës së zgjedhësve – apo me prezantimin e një kandidati të ri do ta çojnë partinë drejt një krize ekzistenciale.
Hillary Clinton e di këtë dilemë. Pas fitores në Nju Jork asaj nuk i duhet më që të fokusohet tek kundërshtari brenda radhëve të veta, por mund të nisë fushatën kundër republikanëve. E diskutueshme siç është ajo, tani ka ardhur koha edhe për këtë.(Ines Pohl)
Hillary Clinton dhe Donald Trump, fitojnë në New York
*Hillary Clinton fitoi 57, 9 Perqind te votave, Sanders 42, 1 %, Donald Trump 60,1 %, John Kasich 25,1 %, Ted Cruz 15 %/
* Clinton dhe Trump u duhen ende secilit nga 400 delegatë për të marrë emërimin e partisë së tyre/
Kandidatët po përpiqen të sigurojnë numrin e nevojshëm të delegatëve për të marrë emërimin e partisë së tyre.
Zoti Trump fitoi pothuajse në total të 95 delegatët që dërgon për kuvend shteti i Nju Jorkut. Deri tani ai ka 845 delegatë, ndërsa Senatori Cruz ka 559 delegatë, pasuar nga Kasich me 147. Në garën republikane, pretendentëve i duhen 1237 delegatë për të marrë emësimin e partisë në kuvend. Me fitoren e djeshme, zoti Trump e ka të mundur ta arrijë këtë numër. Ai falenderoi përkrahësit dhe vazhdoi ta paraqesë vetein si i vetmi kandidat me mbështetjen e mjaftueshme për të siguruar emërimin.
Rivalët e tij Cruz dhe Kasich shpresojnë që të zhvillohet një kuvend i hapur, ku asnjë kandidat nuk ka marrë numrin e nevojshëm të delegatëve në hapje të kuvendit dhe zgjedhja hidhet në votë gjatë punimeve të kuvendit, ku pas votës së parë delegatët mund të votojnë për kë të duan.
Në kampin demokrat, pretendenti Bernie Sanders është përballë një realiteti të vështirë. Aktualisht zonja Clinton ka 1930 delegatë, ndërsa zoti Sanders ka 1223 delegatë. Në zgjedhjet demokrate kandidatit i duhen 2383 delegatë për të siguruar emërimin e partisë.
Por zoti Sanders mbetet pozitiv dhe tha para një turme entuziaste se fushata e tij do të mobilizojë një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje dhe do të gjallërojë Partinë Demokrate.
Zonja Clinton e shfrytëzoi fjalimin pas fitores mbrëmë për t’iu drejtuar përkrahësve të zotit Sanders, duke thënë se mes saj dhe këtij grupimi ka më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i përçajnë.
Hillary Klinton dhe Donald Trump, votuan në “shtëpinë e tyre”, në New York
Nga Beqir SINA – New York City/
Tek Presidencialet 2016, votat paraprake , dy njujorkozët kandidatë për President, Donald Trump dhe Hillary Clinton, kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet paraprake New York, sot në mëngjes. Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka votuar me ish-presidentin Bill Clinton në një qender votimi që ishte ngritur të një shkollë të mesme – gjimnaz në shkollën Douglas G. Grafflin pranë shtëpisë së tyre në Chappaqua, New York, ku si njoftohet pas tyre kan votuar edhe shumë shqiptarë, banorët e kësaj zone elektorale që kan shtëpitë e tyre, komshi me çiftin Clinton.Kurse, kandidati republikan Donald Trump, i cili ka lindur dhe banon në New York, së bashku me bashkëshorten e tij, u pa të hedhë votën e tij në Sinagogën Qendrore në Manhattan, duke shtuar se ndihet mirë në lidhje me shanset e tij në këtë shtet që eshtë edhe vendlindja e tij.Trump nëse merr të gjithë delegatët e GOP, ka shanse dhe ai mund të fitojë edhe përkrahjen e shumicës në GOP në të gjitha shtetet, në këto zgjedhje presidenciale, thonë analistët e këtyre zgjedhjeve, mbasi ai sot në New York, ka shumë mundësi të marr të gjithë 95 delegatët.”Duke hedhur votën e tij në kutinë e votimit , ai tha se ishte me të vërtetë diçka e frikshëme”, duke qëndruar prane qendres së votimit tek një gradaciele gjigande, e cila mban emrin e tij dhe eshte prone e tij, Trump Tower.
Në kampin e Partise Demokratike, Clinton, ka për rival një Senator, socilalist amerikan, i cili megjithëse është i pavarur, Bernie Sanders, por voton gjithmonë si Demokrat. Clinton kyeson New Yorku në sondazhe sipas shifrave në sondazhet e kohëve të fundit, me 249 pikë .Clinton, duke ecur në dhomën e fshehtë, me shaka tah për shtypin :”Ky është një votim im privat!””Ky ka qenë një gëzim i gjatë i dy javëve të fundit, të jem këtu në të gjithë shtetin e NY dhe unë shpresoj se gjithkush ka për të më votuar”, tha Clinton. “Unë kisha një kohë të madhe duke shkuar nëpër qytet në ditët e fundit si çift. Vetëm duke parë shumë prej miqve të vjetër, por kam takuar edhe njerëz të rinj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve: Ju lutem, dilni dhe votoni para se të mbyllen kutite e votimit në oren 9 të darkës sonte. “!
LETËR PUBLIKE DREJTUAR KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Zoti kyreministër!/
Ne pronarët e ligjshëm kemi një hall të përbashkët, hallin e pronave. Ne duam kthimin e pronës konform kushtetutës, ndërsa ju për ti thenë Evropës dhe SHBA se Qeveria e zgjidhi problemin e pronave. Në fakt, ju jetësuat ligjin 7501, një ligj vëllavrasës, antizakonor e antishqipëtar, por mbi të gjitha edhe antikushtetues e tërësisht në kundërshtim me konventen Europiane të të Drejtave dhe Lirive të njeriut. Me këtë akt ju i dhunuat e i shpërfillët këto të drejta, megjithëse e dini mirë se kështu nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet ish socialiste që ndyshuan sistemin në vitet 1990.
Demokracia dhe liria në thelb kanë mbrojtjen e të drejtës e pronës dhe prona nuk mund të fitohet me grabitje nga ana e shtetit. Pas vitit 1991 zytrarisht shteti u shpall demokratik dhe pluralist, por kjo vetëm në letër. Me ligjet që miratonte Kuvendi i Shqipërisë dhe vendimet korruptive që janë dhënë nga komisionet e pronave dhe AKKP si dhe me pushtimet dhe ndërtimet pa leje të personave të tretë në pronat e pronarëve, ju hap rruga vjedhjes së pronave. Me këtë pseudodemokraci u grabit prona pronarit dhe prona e shtetit dhe korrupsioni lulëzoi deri në krye të shtetit. Zullumet më të mëdha për pronat shihen aty ku janë mpleksur interesat e pushtetarëve, në zonën turistike sidomos të qarkut Vlorë nga Kalaja e Ujit të Ftohtë dhe në jugë, duke përfshirë Dukatin, Himarën, Sarandën.
Zoti kryeministër! Në fushatën elektorale ju premtuat zgjidhjen e pronës, ne shpresuam por ju na zhgënjyhet, nuk e mbajtët premtimin. Me legalizimet e ndëtimeve paleje të bëra nga persona të tretë në tokat që kanë pronarë dhe me ligjin e fundit 133/2015 nga ju po merret në mbrojtje ligjore dhe po kultivohet pjesa e pa qytetëruar, ajo që nuk ka turp të përvetësoje pronën e tjetrit. Kjo rrugë është qartësisht antikombëtare. Ligji i ri u përgatit pa u konsultuar me grupet e interesit dhe nga specialistet që punuan për atë ligj u prezantuan vetëm drejtoresha e AKKP dhe të tjerët mbahen sekret. Ata që kanë përgatitur këtë ligj kanë shpërdoruar detyrën sepse kanë shkelur Kushtetuën me urdhërin tuaj. Gjatë muajve Gusht-Shtator 2015, janë bërë takime të shoqatave të pronarëve me Avokatin e Popullit e Presidentin. Këto institucione u shprehën haptas kundër ligjit tuaj. Ju me forcën e kartonit e miratuat ligjin në Komisionin e Ligjeve dhe në Parlament. Ky ligj është edhe më i zi se neni 8 në ligjin 7501, që thotë « Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit”. Pra ju nuk ktheni pronën e grabitur tek i zoti, por jepni pronë, sepse pronën e grabitur e trajtoni si pronë të grabitësit.
Zoti Edi Rama! A e konsideroni normal veprimin tuaj kur ligji 133/2015 pritet të shqyrtohet në Gjykaten Kushtetuese, ju po shpejtoni shpërndarjen e tapive në zbatim të këtij ligji, të cilat janë fiktive. Zoti kryeministër, pse nuk ballafaqoheni një herë të vetme me grupet e interesit dhe na dëgjoni, sepse ky ligj nuk garanton zgjidhje kushtetuese, të drejte edhe të qëndrueshme. Ju po insistoni që problemi i pronës të mbetet një plagë kombëtare e pambyllur ashtu si dhe problemi i cameve në Çamëri, ndërsa ky i yni nga qeveritë që dalin nga votat e popullit dhe sabotojnë vendin e tyre. Në ligjin 133/2015 ju arrini të kërkoni që pronarët të mos ankohen më në Gjykatën e Strasburgut mbasi dënimet dhjetra milionëshe për gjygjet e humbura nga ankimimet e pronarëve do të çojnë në falimentimin e shtetit. Por a mendoni se Strasburgu do ti ndryshojë standardet e gjykimit ?
Unë kam shkruar edhe herë të tjera në gazetë se nuk kam mundësi tjetër si të komunikoj me ju. Unë jam 16 breza autokton në Dukat të rrethit të Vlorës dhe historikisht familjes time dhe gjithë të tjerëve ndër breza nuk ua grabiti njeri pronën. Diktatura i shtetëzoi pronat e mëdha dhe i vuri në dispozicion të shoqërisë, por nuk jua shpërndau ministrave. Ne fshatarëve në Dukat diktatura nuk na konfiskoi prona por na detyruan ta pranonim kolektivizimin dhe për këtë qëllim u bë dhe ligji për kooperativat bujqesore. Sali Berisha do të ishte në regull nëse do zbatonte parashikimet e ligjit të Enverit për kooperativat kur ato shkriheshin. Berisha e instaloi vjedhjen e pronës dhe këtë e pranoi publikishtsi gabim në 2013. Ju premtuat drejtësi por e stampuat më të zi qëndrimin antipronar të Sali Berishës.
Sot unë me vëllezërit e fëmijët e mi nuk kemi pronë në Dukat dhe kemi 25 vjet qe nuk mund të themi se jemi nga Dukati. Ky është gabimi fatal i shtetit me popullin e tij. Atdheu im i parë dhe i kujtdo nga ne, është toka që na la babai që ne nuk e posedojmë dot, është prona e grabitur. Prona e trashëguar është e patjetësushme, është e shenjtë dhe ne pa pronën e babait jemi pa atdhe. Jo, zoti kryeministër, as ju dhe kërkush nuk e ka tagrin ligjor, kushtetues e kanunor që të më heqë mua identitetin e fshatit tim, askush në botë! Pronat nuk mund të ndryshohen sa here që ndrohen qeveritë. Si unë janë dhe mijra të tjerë prandaj anulloje këtë ligj të zi.
Moskthimi i pronës ka krijuar edhe shumë probleme sociale. Ata që kanë marrë pronat tona falas me këtë ligj na përçmojnë, na provokojnë, na ofendojnë e bëjnë karshillëk, por nga ne është ruajtur gjakftohtësia. Por deri kur duhet të vazhdojmë kështu ? Mos vallë qeveritë e majta e të djathta nuk e vlerësojnë jetën e mbi 8000 të vrarëve për pronën. Politikanët cilëtdo rangu qofshin që na mashtrojnë e na grabisin pronën tonë të trashëguar, ne nuk na hynë në punë, ose të vije dhe ti arrestojë FBI.
Me këtë qendrim armiqësor ndaj pronarëve autoktonë, ju dhe deputetët e tjerë na keni kthyer muhaxhir në fshatrat tona, jemi më keq se çamët, por çamët i perzuri Zerva me hekur e zjarr ndersa ne na perzunë liderët e politikës postkomuniste.
Ne nuk kerkojmë lëmoshë, jemi pronarët autokton që kërkojmë konform Kushtetutës pronën e prindërve tanë të trashëguar ndër breza. Për këtë të drejtë do të luftojmë sa të kemi frymëm sepse është prona jonë. Shoqata Krahina Jonë i drejtoi 20 pyetje në shtyp Avokates së Shtetit, znj. Alma Hicka kur deklaroi se jeni konsultuar me grupet e interesit por nuk u dha asnjë përgjigje! Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese nuk do të mashtrohet me këtë ligj, por sido qe të vijë puna secili do të dijë ti dali zot pronës së tij dhe mënyra më e mirë për mua është duke vajtur në Strasburg.
Zoti kryeministër! Prona e trashëguar në zonën turistike bregdetare vërteton identitetin e fiseve dhe familjeve tona, por pse na e mohoni?! Ne nuk duam të kompesohemi, përjashto rastet kur prona shfrytëzohet për nevoja publike. Këtë besoj se e dëgjuat edhe nga protesta e transmetuar dt. 18 prill nga emisioni i Zerit te Amerikës, që besoj se edhe ju që sot jeni kryeministër, ashtu si të gjithë shqiptarët e vlerësoni një zë të fuqishëm që ndimon të drejtat e shkelura të shqiptarëve . Ku qendron nevoja publike që kullotat e Karaburunit të mos i marrin pronarët e vërtetë, por pronarët fallco që do sajohen sipas interesave të pushtetarëve ? Çfarë ju pengon që nuk merrni në shqyrtim zgjidhjen që ju ka propozuar shoqata e pronarëve në 2013 , zgjidhje që përputhet me Kushtetutën, nuk ka faturë financiare, shuan konfliktet dhe vendoset stabiliteti social sepse secili shkon në pronën e tij, ashtu siç është bërë në gjithë Shqipërinë e veriut.
Shpresoj mirkuptimin dhe në reflektimin tuaj.
Me respekt:
Merko Bozhani,
Anëtar i Shoqatës “Krahina Jonë”
18.04.2016
- « Previous Page
- 1
- …
- 315
- 316
- 317
- 318
- 319
- …
- 482
- Next Page »