• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gratë e Anës së Malit u mblodhën së bashku në ditën e Nënave

May 9, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Një e dielë e bukur me diell që të lëbyrte sytë mblodhi si një tufë lulesh shumëngjyreshe gratë dhe bijat e Anës së Malit në restorantin “Grand Plaza” në Staten Island, New York.

Bukurinë, elegancën, gjatësinë qe u ka dhënë Perëndia dhe mirësinë nga tradita e tyre e mrekullueshme i bënte ato të dukeshin si shtojzovalle në mjedisin ku u mblodhën të rregulluar gjithë shije dhe aromë gruaje.

Sot të gjithë amerikanët në këtë ditë urojnë me plot dashuri nënat e tyre të mrekullueshme dhe shprehin mirënjohjen e tyre ë pakufishme për gjithcka që ato kanë dhënë dhe bërë për fëmijët e tyre.

Kjo festë e bukur e nënave u zyrtarizua për herë të parë në Amerikë në vitin 1914 me vendim të Kongresit Amerikan nën udhëheqjen e presidentit Wilson Woodrow.

Amerikanja Anna Jarvis nga West Virginia zhvilloi një ceremoni në kishë për të nderuar nënën e saj ne 1 vjetorin e vdekjes.  Ajo sensibilizoi së bashku me shumë amerikanë të tjerë publikun e gjerë për ta shpallur një ditë në Maj, ditën e nënave.

Festa e nënave këtë radhë në shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit” kishte veçanti sepse për here të parë kjo shoqatë drejtohej nga një grua, zonja Emmie Salaj.

Gratë me fëmijët dhe disa prej tyre dhe me bashkëshortët e bënë dhe më interesante këtë festë të bukur dhe nga më të dashurat për nënat.

Festa ishte përgatitur plot bukuri nga zonjat Mina Salaj, Bajaze Llolla dhe Suada Ceka.

Fjalën e rastit e mbajti kryetarja e shoqatës “Ana e Malit” zonja Emmie Salaj e cila iu uroi gjithë pjesëmarrësve mirëseardhjen dhe “Gëzuar Festën e nënave”!

Zonja Selaj tha se Dita e nënave është një ditë speciale sepse u përket gjithë nënave në botë.  Të gjitha nënat sakrifikojnë për të rritur fëmijët e tyre, por vetëm emocionet, shtatzania dhe rritja e bebeve duke ndenjur për 24 orë rresht pranë tyre është tejet e mjaftueshme për të shprehur respektin dhe mirënjohjen e pakuifshme për nënat.

Ne si kryesi nuk menduam që të vleresonim ndonje nënë të vecantë sot per ta dalluar nga të tjerat sepse ishim të sigurta që secila prej jush e meriton vlerëimin maksimal se çfarë bëni ju për rritjen e fëmijëve.  Sot u çova në mëngjes dhe bëra pak matematikë për sakrificën e nënave dhe ja disa prej tyre:

49 orë punë, 1350 orë të munguara gjumi, 7 vizita tek emergjenca, 2030 herë të ndërrosh pelenat, 4120 pjata me ushqime të përgatitura etj, vazhdoi me humor znj.Salaj…

Ajo falënderoi midis nënave dhe nënen e saj e cila ishte për të një grua e jashtëzakonshme për kurajon që i ka dhënë dhe dëshirën pozitive që ka pasur gjithmonë për fëmijët.

Fjala e znj.Salaj u mirëprit me duartrokitje dhe plot dashuri.  Pastaj u organizua dhe loja e fitimit ku gratë provuan shansin e dhuratave të bukura që ishin vendosur në sfond, si: Bulgari Bag, Bulgari scarf, Hermes His and Her, cologne dh parfum, Hermes Le Jardian Perfumes nga Emmie Salaj.  Tumi Bag nga Deshira Gjeloshi.  Brian Atwood Wristlet dhe Card Case nga Mina Salaj.  Coach IPad Case dhe Sling Bag nga Bajame Llolla.  Produkt për flokët nga Sulejman Pali.

Pjesëmarrësit kërcyen dhe kënduan së bashku nën tingujt e DJ. Fati.

Të gjithë së bashku shprehën dashurinë e tyre për nënat në forma të ndryshme më të mundshme, por urimet e tyre kishin një emërues të përbashket: “Nënat janë lulet me aromë të ëmbël dashurie”.

Aktiviteti u filmua nga z.Fatmir Sella dhe së shpejti do të transmetohet në TV “Alba Life”.

 8 Maj, 2016-Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: festuan, Grate e nga Ana e Malit, Keze Kozeta Zylo

BESIMTARËT ORTODOKSË FESTOJNË RINGJALLJEN E KRISHTIT. GËZUAR PASHKËT!

May 1, 2016 by dgreca

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët, ndërsa mesnatën e mbrëmshme kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit.

Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën mbrëmë në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. ku kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas janullatos iuroi fillimisht në gjuhën shqipe

Janullatos duke  u ndalur te  simbolika e pashkës, u kërkoi të gjithë të pranishmëve që të lënë pas mëkatin e përmes besimit të ndihmojnë veten dhe të tjerët për të përmirësuar sjelljen dhe jetën e tyre.

Me qirinj në duar, drita e të cilëve simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, besimtarët e shumtë ndoqën meshën e shenjtë.

Dashuria, shpresa dhe miresia nuk duhen lënë të vdesin është mesazhi që përcjell kjo festë.

Traditë e festes se pashkes janë vezët e kuqe. Pashkët festohen të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës bazuar në kalendarin Julian.

pashketpashket 2pashket 1

Filed Under: Komente Tagged With: Besimtaret ortodoks, festuan, Pashket

Artistët shqiptarë-amerikanë festuan së bashku në Districtin Meatpacking të Nju Jorkut

June 30, 2015 by dgreca

APEN – Rrjeti i Sipërmarrësve dhe Profesionistëve Shqiptarë Amerikanë, në partneritet me artistin Alkan Nallbani organizoi, në Nju Jork, për të katërtin vit në radhë më 27 – 28 qershor ekspozitën POP-UP – ku morën pjesë 15 piktorë me 35 piktura te ndryshme./
Nga Beqir SINA – New York City/
NEW YORK, New York (27 qershor 2015) – Një organizatë zyrtare jo-fitimprurëse në Nju Jork, e përkushtuar për të shërbyer në mynyr profesionale komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila në vazhdim është në partneritet me një artist i njohur shqiptar dhe kuratorë Alkan Nallbani për vitin e katërt me radhë, në galerin “22 Pak West “, hapi ekspozitën POP-UP! duke e kthyer atë në një festë të artistëve shqiptar dhe si një vitrinë e talenteve të komunitetit shqiptar në zonën e njohur Districti Meatpacking të Nju Jorkut.
Alkan Nallbani i cili ka kuruar të katërta ekspozitat, shprehet se ko ekspozitë punon të tregojë të gjithë botën artistike shqiptare, duke përfshirë artistë të ndryshme që vijnë nga Shqipëria, Kosova, e viset shqiptare, Italia, Kanadaja dhe diaspora në metropolin e botës qytetin e New Yorkut.
Nallbani, i cili ka qenë e njohur për punën e tij në mbarë botën, dhe për të shfaqur disa prej veprave të tij, ai gjithashtu ka përzgjedhur për çdo nga talnetet shqiptare, për ti promovuar ata para publikut amerikan.
Aktiviteti për çdo vjet mundësohet nga Rrjeti i Sipërmarrësve dhe Profesionistëve Shqiptarë Amerikanë – APEN, organizata e vetme joqeveritare ne kete fushe, që i shërben komunitetit shqiptaro-amerikan. Një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm, të saj është artisti dhe kuratori shqiptar i këtij aktiviteti, Alkan Nallbani.
Është emocionuese për mua që të punojmë me APEN – për të çel ekspozitën Pop-up! dhe të tregojmë në lagjen e artistëve njujorkez – Districtin Meatpacking, artin e kulturë shqiptare tha Nallbani. “Nuk është sigurisht një aspekt personal për mua kur punojmë me talente të mrekullueshme të komunitetit tonë shqiptar. Unë jam shumë krenar për të marrë pjesë në një ngjarje të tillë artistike që feston bukurinë artit, talentit, dhe kulturën tonë, në Nju Jork “thote ai.
Që nga viti 2007, APEN – Rrjeti i Sipërmarrësve dhe Profesionistëve Shqiptarë-Amerikanë, në një shumëllojshmëri në saj të aktiviteteve të organizuara prej saj brenda zonës së Tri-shtetshit, ka krijuar një mjedis mbështetës për të treguar dhe promovuar arritjet brenda komunitetit shqiptar dhe individët në fusha të ndryshme të jetës.
“Shqiptaro-amerikanët, kanë qenë pjesë e rrahjes së “zemrës” së qytetit të New Yorkut, për dekada të tëra”, thotë një nga udhëheqësit e APEN, Nick Nikic, duke vazhduar se “APEN është i nderuar për të shfaqur edhe një nga aspekt të komunitetit tonë në një prej lagjeve më të njohur në Manhattan.”
Në këtë ekspozitë morën pjesë 15 piktorë me 35 piktura nga stilet më të ndryshme : vaj e cila është paksa si më e përgjithëshme, mix media, teknikë e përzier, projekte, istrulacione, video , vizatime pak ashumë ekspozita ka pasur një pluralizëm stilesh dhe subjektesh duke ekspozouar për dy ditë me rradhë në një nga lagjet më të famshme të qytetit të Nju Jorkut – Manhattan.
Veprat e tyre, u përkasin piktorëve më të shquar me karrierë ndërkombëtare duke u prezantuar para një publiku, të gjërë artistësh profesionistë, shqiptar dhe amerikan, afaristë, studentë e studente të artit dhe kulturës në edicionin e katërt të këtij aktiviteti të titulluar “Pop-up”.
Artistët pjesëmarrës simbas kuratorit ishin: Alfred Mirashi Miloti; Artan Shabani; Bekim Zeqiri; Bertol Dragani; Blerti Murataj; Emil Bakalli; George Pali; Gjon Izano; Ilo Oxa; Klodian Deda; Klodiana Alia; Lorena Kalaja; Nazmi Hoxha; Pajtim Osmanaj; Yllka Gjollesha.
Nallbani i cili është një piktor i talentuar dhe veç kësaj ai deri më sot ka kuruar ekspozita të ndryshme në mbarë botën, puna e të cilit njihet edhe në skenën ndërkombëtare, në “Pop-up” ka shpalosë  edhe disa prej veprave të tij, bashkë me veprat e përzgjedhura të artistëve që u prezantuan të shtunën dhe të dielën në këtë ekspozitë.
APEN -in, ai e quan se është themelor, ndërsa shton se “pa këtë organizatë anëtarët e saj dhe donatorët, që na ndihmojnë për çdo vjet do të ishte e pa mundur të krijomë këtë hapsirë kaq fantastike, mu në zemër të Nju Jorkut – Mahattan, pra të arrijmë të bëjmë të mundur një aktivitet të tillë cilësorë dhe me vlera të larta artistike .
  Ai tha se “Është emocionuese për mua të punoj me APEN për ‘Pop-up’, ekspozitë e hapur për dy ditë në ‘Meatpacking District”, dhe vazhdon se” që nga viti 2007 APEN ka shërbyer si urë lidhëse e qindra shqiptaro-amerikanëve, në industri të ndryshme brenda hapësirës së tri shteteve, duke krijuar ambjent mbështetës për të shënuar arritjet e shqiptarëve.”
Nallbani në vitin 1996 emigroi në Itali, ku ende jeton dhe punon. Ka krijuar lidhje të mira artistike edhe në SHBA dhe jeta e tij zhvillohet midis Nju Jorkut dhe Firences.
Në intervistën përgazetën tonë, Alkan Nallbani rrëfen rolin e tij në punën me talentet shqiptare, që janë në komunitetin tonë shqiptar në Amerikë, por edhe nëpër Europë e gjetkë. Sipas tij aktiviteti i “Pop-up” promovon artin, talentin dhe kulturën e artistëve shqiptarë.
Kjo, është e katërta ekspozitë që une jam kurator, i saj, spejgon Nallbani, në metropolin botëror Nju Jorkun. “Kemi filluar në një situatë paksa të vështirë do të thoja, por me një dëshirë të madhe , tha ai duke filluar qysh nga ajo kohë ky eveniment ka radhur duke u përmisuar jashtëzakonishtë – gjithëmon e më mirë. Jo vetëm në cilësinë e artistëve por edhe në subjekte, cilësinë por edhe me prejardhjet e ndryshme jo vetëm nga Nju Jroku- por edhe nga vëndet e tjera deri nga Shqipëria, Italia dhe Kanadaja.
  Cilat janë risit në të cilat vijnë artistët nga njëra ekspozitë në tjetrën ?
 Kemi pasur gjithmonë shumë projekte, interesante që  unë i shofë si risi të veçanta! Është si për shembull ai projekti “Po jap jetë nga jeta ime”, i cili krijon nga një histori personale dhe e zhvillon atë më tepër, duke na dhën një të përgjithëshme, që si e ndien një i ri në botën e artit dhe se çfarë duhet ai të përballojë nga hera për t’u bërë i suksesshëm. Pajtimi Osmanaj ka pikërisht një pikturë të re, të cilën nuk e kisha parë më përpara, e cila është e bukura e Nju Jorkut, të afirmuar në vetvete në cilësinë e saj, kualitet dhe stil. Është, një ndihmë e madhe edhe për ne, por edhe për të gjithë artistët gjithë ky bashkëpunim për të ekspozuar në këtë ekspozitë, e cila, është e katërta në radhë. Gjithashtu, shikojë po të njëjtën gjë edhe tek artisti Blerti Murataj, shumë interesantë për nga mynyra e realizimit të saj artistik, mbasi e kam ditur qysh më përpara se Blerti ishte marrë me videon dhe fotografinë, por, kjo për mua ishtë ndoshta një freski – shtesa e motiveve shqiptare i ka dhënë diçka më personale dhe më të veçantë. Risi, do të thoja është edhe piktura e profesor Bashkimit( njëhereshit ish profesori im në Akademinë e Arteve në Tiranë) është paksa më ndryshe nga ajo që jemi mësuar me pikturat e tij, bazuar në portrete,  në veprat e Kadaresë, që normalisht, ka edhe në figura dhe pejsazhe . Secili prej artistëve në këtë ekspozitë, është i “mbyllyr” në vetvete duke na sjell të gjitha stilet dhe po të flasë për seclin prej tyre nuk mund të mbarojë kurrë…
   Po kur jemi tek suprizat cilat janë ?
Por, një suprizë ndeshim te hiperealisti Ilo Oxa, të befason me magjinë e detajeve, atje ku një sy i lirshëm e ka të pamundur të depërtojë. Emil Bakalli derdh ngjyrat plot energji e mjeshtëri mbi thasë liri e ajo ngjyra kthehet në materie për të shprehur forma të zhdervjellta. Alfred Mirashi (Milot), sjell disa piktura të ekzekutuara gjatë periudhës së rezidencës njujorkeze. Fotografia e Yllka Gjolleshës mbart një simbolikë të rallë, që më tërhoqi vëmendjen për mesazhin e thellë, e na kujton se Shqipëria është thesar subjektesh.
  Përcjellur në mesazhin e saj është që ishte “Mundësit e pafundme – realiteti ynë , artistët tanë, që jetojnë e punojnë në Nju Jork e rreth tij, japin shumë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe më gjërë – mundësinë e njohjes nëpërmjet artit tonë publikut Amerikan dhe shkëmbimin kulturorë në mes të kulturave të ndryshme në këtë botë të mrekullueshme të artit siç është Nju Jorku.”
Edhe pak  rreth krijimtarisë suaj, me çfarë përfaqësoheni ju në artin bashkëkohor nëpër botë?
Në këtë intervistë do të evitoja promocionet personale, ndoshta në ekspozitat e mia të ardhme do e kem atë mundësi, por në këtë rast, yjet janë artistët, atyre që përmenda më lart u takojnë meritat. Unë do të kem kontakte të tjera me ta. Desha të shtoja që jam duke bërë përzgjedhjen nga artistët shqiptarë për ekspozitën e inagurimit të galerisë së re të mikut tonë bujar, Gergj Pali në Stamfort, Konektikat, ku do të jem në fillim të vjeshtës.
Kurse, piktori i talentuar pjesëmarës i dis prej këtyre ekspozitave në Nju Jork, Ilo Oxa tha përgazetën tonë :” Ishte me të vërtet një esperiencë shumë interesante ekspozita “Pop-up” organizuar e realizuar me shumë profesionalizëm. Mes punëve të artistëve pjesmarrës ndihej një energji tipike shqiptare edhe në ndryshim të mënyrës dhe moshave të artistëve. Një rrugë e përbashkët në kërkim të sê bukurës ku kuptohej qartë se mundësia për të lexuar madhështinë e mistershme të New Yorkut, te çdonjeri prej artistëve pjemarrës  kishte lënë akoma shumë vështirësi përpara” thote piktori i talentuar Ilo Oxa/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Artsitet shqiptaro-amerikane, festuan, Meatpacking

KOSOVË – RRETH 1.300 – 1.500 SERBË NË GAZIMESTAN FESTUAN VIDOVDANIN

June 28, 2015 by dgreca

Policia e Kosovës: Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident/

Nga: Behlul Jashari/*

PRISHTINË,  28 Qershor/.-Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festuan Vidovdanin,  të mbledhur sot në mesditë në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 626 vjetorin e Betejës së Kosovës.Në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.Lidhur me manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së Vidovdanit Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

 Qëllimi strategjik i këtij plani operativ policor ishte:  Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend; Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të Vidovdanit; Garantimi i lirisë së lëvizjes  për të gjithë qytetarët dhe ofrimi i sigurisë;  Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale; Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta;  Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

 Policia e Kosovës më tej bën të ditur se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar rreth 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur Vidovdani.

 Fillimisht rreth orës 10:00 ka filluar manifestimi në afërsi të Manastirit në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë një numër kryesisht i vogël i pjesëmarrësve.

 Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë, duke përfshirë edhe njësitet policore të trafikut të Prishtinës, të cilat kanë mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.

 Ndërsa rreth orës 13:00, ka filluar manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.

 Njoftimi thekson se, karakteristikë që duhet veçuar me rastin e realizimit të planit policor është një planifikim me kohë i udhëhequr me vigjilencë dhe profesionalizëm nga Policia e Kosovës, e cila ka ofruar shërbimin e vet të sigurimit të pelegrinëve dhe qytetarëve në përgjithësi, duke siguruar një qarkullim të lirë sipas axhendave dhe planeve të parapara.

 Po ashtu Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

 Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident që vlen të potencohet dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur, përfundon deklarata e orës së fundit e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se tashmë ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan, ku sipas medias, i pranishëm në  ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.

Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”.

Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan, raporton media kosovare.

Para 26 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

* Falenderojme gazetarin me pervoje nga Kosova z. Behlul Jashari qe i eshte shtuar lsites se bashkepunetoreve te Diellit nga Republika e Kosoves.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, festuan, serbet, Vidovdani

SHQIPTARET NE OTTAWA FESTUAN DITEN E FLAMURIT

November 28, 2014 by dgreca

NGA AJET NURO/
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Ottawa, shkëlqesia e Saj zonja Elida Petoshati dhe një pritje me rastin e 102-vjerorit të Pavarësisë dhe 70-vjetorit të çlirimit të vendit.
Në pritjen e organizuar nga shkëlqesia e saj znj. Petoshati, ditën e martë, më 25 nëntor 2014, merrnin pjesë anëtarë të të dy dhomave të parlamentit kanadez, zyrtarë të institucioneve federale, përfaqësues të trupit diplomatik, miq kanadezë si dhe shqiptarë nga Ottawa, Toronto, Hamiltoni dhe Montreali. Ndodhej edhe Sekretari Parlamentar pranë Ministrit të Punëve të Jashtme dhe për të Drejtat e Njeriut të Kanadasë, z. Deepak Obhrai, si edhe Kryetari i Grupit të Miqësisë në Parlamentin kanadez, z. Leon Benoit. Pritja u mbajt në Hollin “Jean Pigott” të Bashkisë së Otavës në rrugën Laurier.
Pas himneve të Kanadasë dhe atij kombëtar shqiptar intepretuar nga këngëtarja shqiptare me banim në Montreal, Suela Mero, fjalën e mori ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, shkëlqesia e Saj, Elida Petoshati. Në fjalën e saj, e cila iu drejtua të pranishmëve në dy gjuhët zyrtare të Kanadasë dhe në gjuhën shqipe ajo fillimisht, pasi i falenderoi të pranishmit, theksoi rëndësinë e këtyre dy ngjarjeve kryesore në historinë e shqiptarëve siç ishte shpallja e pavarësisë dhe ajo e çlirimit të vendit nga nazi-fashizmi.
Znj. Petoshati theksoi dinamikat kryesore të zhvillimit, arritjet kryesore dhe statusin e ri ndërkombëtar që Shqipëria ka fituar e gëzon në botë në këtë 102 vjetor të Pavarësisë. Ajo u ndal në veçanti në procesin e integrimit europian të vendit, si një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe progresin e shënuar në këtë drejtim, pas marrjes së statusit të vendit kandidat, më 24 qershor. Ajo u ndal, gjithashtu, në disa nga përparësitë e politikës së jashtme, duke nënvizuar rolin kyç, stabilizues dhe aktiv të Qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Europës Juglindore.
Ambasadorja solli në vëmendje të të pranishmëve trashëgiminë e vyer dhe unike të bashkëjetesës ndërfetare, çka u përcoll me admirimin më të madh nga Papa Francesku si një shembull i shkëlqyer vëllazërie për epokën e sotme, gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, më datë 21 shtator.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Petoshati i kushtoi një vëmendje të posaçme stadit të ri që kanë njohur marrëdhëniet shqiptaro-kanadeze. Ajo veçoi vizitën e Ministrit John Baird në Tiranë, gjatë shtatorit të kaluar, si vizita e parë e një ministri të jashtëm të Kanadasë në Shqipëri dhe një tregues i vullnetit të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve, në interes të ndërsjellë. Ndërsa Kanadaja vijon të renditet në vend të parë për investime të huaja në Shqipëri, ka një interes në rritje të kompanive kanadeze për tregun shqiptar, njëherësh me rritjen e atraktivitetit të tregut kanadez për bizneset shqiptare, u shpreh znj. Petoshati.
Në fund, ajo vlerësoi rolin historik dhe atë aktual të diasporës së vjetër dhe të re të shqiptarëve të Kanadasë, që e cilësoi një pjesë të pandashme të potencialit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe urë e patjetërsueshme për miqësinë shqiptaro-kanadaze.
Pas ambasadores shqiptare, fjalën në këtë pritje solemne e mori z. Leon Benoit, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë në parlamentin e Kanadasë.
Miku i nderuar foli me respekt për Shqipërinë dhe mundësitë që ajo u ofron bizneseve kanadeze për të investuar. Ai, jo pa krenari, tha se ndoshta Kanadaja ndodhet shumë larg Shqipërisë, por ajo sot përbën vendin kryesor investues në Shqipëri. Z. Benoit vlerësoi gjithashtu rolin e Grupit të Miqësisë në nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe aktivizimin e mekanizmave për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në fund ai ftoi ambasadoren, zonjën Petoshati për të ngritur një dolli për Shqipërinë me rastin e dy festave të mëdha.
aburo@albemigrant.com
Montreal, më 27 nëntor 2014

Filed Under: Mergata Tagged With: Ajet Nuro, Diten e Flamurit, festuan, SHQIPTARET NE OTTAWA

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR
  • PJESË NGA HISTORIA TRAGJIKE E ANEKSIMIT TË ULQINIT NGA MALI I ZI
  • “ÇLIRIMI” QË PUSHKATOI KORIFEJTË E PAMVARSISË!
  • NORMALJA E ELBASANIT – IKONA E ARSIMIT SHQIPTAR
  • New York City Hall echoed Albanian in an incredible celebration of 111th Anniversary of Albanian Independence
  • 28 Nëntori, një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë
  • 111 VJETORI I PAVARËSISË, VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR
  • Kryeministri Kurti pas homazheve në Prekaz: Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare
  • NJË VËMENDJE PËR KLERIKUN E PATRIOTIN E MADH HAFIZ ALI KORÇA
  • Përkujtohet me madhështi 111 vjetori i Pavarësisë në Michigan
  • NË DITËN E PAVARËSISË KOMBËTARE, 2023
  • PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE MIRËNJOHJA PËR KLERIN FETAR SHQIPTAR
  • Gazeta Dielli uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar ditën e Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT