• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËR PUBLIKE DREJTUAR KRYEMINISTRIT EDI RAMA

April 19, 2016 by dgreca

Zoti kyreministër!/

Ne pronarët e ligjshëm kemi një hall të përbashkët, hallin e pronave. Ne duam kthimin e pronës konform kushtetutës, ndërsa ju për ti thenë Evropës dhe SHBA se Qeveria e zgjidhi problemin e pronave. Në fakt, ju jetësuat ligjin 7501, një ligj  vëllavrasës, antizakonor e antishqipëtar, por mbi të gjitha edhe antikushtetues e tërësisht në kundërshtim me konventen Europiane të të Drejtave dhe Lirive të njeriut. Me këtë akt ju i dhunuat e i shpërfillët këto të drejta, megjithëse e dini mirë se kështu nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet ish socialiste që ndyshuan sistemin në vitet 1990.

Demokracia dhe liria në thelb kanë mbrojtjen e të drejtës e pronës dhe prona nuk mund të fitohet me grabitje nga ana e shtetit. Pas vitit 1991 zytrarisht shteti u shpall demokratik dhe pluralist, por kjo vetëm në letër. Me ligjet që miratonte Kuvendi i Shqipërisë dhe vendimet korruptive që janë dhënë nga komisionet e pronave dhe AKKP si dhe me pushtimet dhe ndërtimet pa leje të personave të tretë në pronat e pronarëve, ju hap rruga  vjedhjes së pronave. Me këtë pseudodemokraci u grabit prona pronarit dhe prona e shtetit dhe korrupsioni lulëzoi deri në krye të shtetit. Zullumet më të mëdha për pronat shihen aty ku janë mpleksur interesat e pushtetarëve, në zonën turistike sidomos të qarkut Vlorë nga Kalaja e Ujit të Ftohtë dhe në jugë, duke përfshirë Dukatin, Himarën, Sarandën.

Zoti kryeministër! Në fushatën elektorale ju premtuat zgjidhjen e pronës, ne shpresuam por ju na zhgënjyhet, nuk e mbajtët premtimin. Me legalizimet e ndëtimeve paleje të bëra nga persona të tretë në tokat që kanë pronarë dhe me ligjin e fundit 133/2015 nga ju po merret në mbrojtje ligjore dhe po kultivohet pjesa e pa qytetëruar, ajo që nuk ka turp të përvetësoje pronën e tjetrit. Kjo rrugë është qartësisht antikombëtare. Ligji i ri u përgatit pa u konsultuar me grupet e interesit dhe nga specialistet që punuan për atë ligj u prezantuan vetëm drejtoresha e AKKP dhe të tjerët mbahen sekret. Ata që kanë përgatitur këtë ligj kanë shpërdoruar detyrën sepse kanë shkelur Kushtetuën me urdhërin tuaj. Gjatë muajve Gusht-Shtator 2015, janë bërë takime të shoqatave të pronarëve me Avokatin e Popullit e Presidentin. Këto institucione u shprehën haptas kundër ligjit tuaj. Ju me forcën e kartonit e miratuat ligjin në Komisionin e Ligjeve dhe në Parlament. Ky ligj është edhe më i zi se neni 8 në ligjin 7501, që thotë « Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit”. Pra ju nuk ktheni pronën e grabitur tek i zoti, por jepni pronë, sepse pronën e grabitur e trajtoni si pronë të grabitësit.

Zoti Edi Rama! A e konsideroni normal veprimin tuaj kur ligji 133/2015 pritet të shqyrtohet në Gjykaten Kushtetuese, ju po shpejtoni shpërndarjen e tapive në zbatim të këtij ligji, të cilat janë fiktive. Zoti kryeministër, pse nuk ballafaqoheni një herë të vetme me grupet e interesit dhe na dëgjoni, sepse ky ligj nuk garanton zgjidhje kushtetuese, të drejte edhe të qëndrueshme. Ju po insistoni që problemi i pronës të mbetet një plagë kombëtare e pambyllur ashtu si dhe problemi i cameve në Çamëri, ndërsa ky i yni nga qeveritë që dalin nga votat e popullit dhe sabotojnë vendin e tyre.  Në ligjin 133/2015 ju arrini të kërkoni që pronarët të mos ankohen më në Gjykatën e Strasburgut mbasi dënimet dhjetra milionëshe për gjygjet e humbura nga ankimimet e pronarëve do të çojnë në falimentimin e shtetit. Por a mendoni se  Strasburgu do ti ndryshojë standardet e gjykimit ?

Unë kam shkruar edhe herë të tjera në gazetë se nuk kam mundësi tjetër si të komunikoj me ju. Unë jam 16 breza autokton në Dukat të rrethit të Vlorës dhe historikisht familjes time dhe gjithë të tjerëve ndër breza nuk ua grabiti njeri pronën. Diktatura i shtetëzoi pronat e mëdha dhe i vuri në dispozicion të shoqërisë, por nuk jua shpërndau ministrave. Ne fshatarëve në Dukat diktatura nuk na konfiskoi prona por na detyruan ta pranonim  kolektivizimin dhe për këtë qëllim u bë dhe ligji për kooperativat bujqesore. Sali Berisha do të ishte në regull nëse do zbatonte parashikimet e ligjit të Enverit për kooperativat kur ato shkriheshin. Berisha e instaloi vjedhjen e pronës dhe këtë e pranoi publikishtsi  gabim në 2013. Ju  premtuat drejtësi por e stampuat më të zi qëndrimin antipronar të Sali Berishës.

Sot unë me vëllezërit e fëmijët e mi nuk kemi pronë në Dukat dhe kemi 25 vjet qe nuk mund të themi se jemi nga Dukati. Ky është gabimi fatal i shtetit me popullin e tij. Atdheu im i parë dhe i kujtdo nga ne, është toka që na la babai që ne nuk e posedojmë dot,  është prona e grabitur. Prona e trashëguar është e patjetësushme, është e shenjtë dhe ne pa pronën e babait jemi pa atdhe. Jo, zoti kryeministër, as ju dhe kërkush nuk e ka tagrin ligjor, kushtetues e kanunor që të më heqë mua identitetin e fshatit tim, askush në botë! Pronat nuk mund të ndryshohen sa here që ndrohen qeveritë. Si unë janë dhe mijra të tjerë prandaj anulloje këtë ligj të zi.

Moskthimi i pronës ka krijuar edhe shumë probleme sociale. Ata që kanë marrë pronat tona falas me këtë ligj na përçmojnë, na provokojnë, na ofendojnë e bëjnë karshillëk, por nga ne është ruajtur gjakftohtësia. Por deri kur duhet të vazhdojmë kështu ? Mos vallë qeveritë e majta e të djathta nuk e vlerësojnë jetën e mbi 8000 të vrarëve për pronën. Politikanët cilëtdo rangu qofshin  që na mashtrojnë e na grabisin pronën tonë të trashëguar, ne nuk na hynë në punë, ose të vije dhe ti arrestojë FBI.

Me këtë qendrim armiqësor ndaj pronarëve autoktonë, ju dhe deputetët e tjerë na keni kthyer muhaxhir në fshatrat tona, jemi më keq se çamët, por çamët i perzuri Zerva me hekur e zjarr ndersa ne na perzunë liderët e politikës postkomuniste.

Ne nuk kerkojmë lëmoshë, jemi pronarët autokton që kërkojmë konform Kushtetutës pronën e prindërve tanë të trashëguar ndër breza. Për këtë të drejtë do të luftojmë sa të kemi frymëm sepse është prona jonë. Shoqata Krahina Jonë i drejtoi 20 pyetje në shtyp Avokates së Shtetit, znj. Alma Hicka kur deklaroi se jeni konsultuar me grupet e interesit por nuk u dha asnjë përgjigje! Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese nuk do të mashtrohet me këtë ligj, por sido qe të vijë puna secili do të dijë ti dali zot pronës së tij dhe mënyra më e mirë për mua është duke vajtur në Strasburg.  

Zoti kryeministër! Prona e trashëguar në zonën turistike bregdetare vërteton identitetin e fiseve dhe familjeve tona, por pse na e mohoni?! Ne nuk duam të kompesohemi, përjashto rastet kur prona  shfrytëzohet për nevoja publike. Këtë besoj se e dëgjuat edhe nga protesta e transmetuar  dt. 18 prill nga emisioni i Zerit te Amerikës, që besoj se edhe ju që sot jeni kryeministër, ashtu si  të gjithë shqiptarët e vlerësoni një zë të fuqishëm që ndimon të drejtat e shkelura të shqiptarëve . Ku qendron nevoja publike që kullotat e Karaburunit të mos i marrin pronarët e vërtetë, por pronarët fallco që do sajohen sipas interesave të pushtetarëve ? Çfarë ju pengon që  nuk merrni në shqyrtim zgjidhjen që ju ka propozuar shoqata e pronarëve në 2013 , zgjidhje që përputhet me Kushtetutën, nuk ka faturë financiare, shuan konfliktet dhe vendoset stabiliteti social sepse secili shkon në pronën e tij, ashtu siç është bërë në gjithë Shqipërinë e veriut.

Shpresoj mirkuptimin dhe në reflektimin tuaj.

Me respekt:

Merko Bozhani,

Anëtar i Shoqatës “Krahina Jonë”

18.04.2016

Filed Under: Komente Tagged With: KRYEMINISTRIT TE SHQIPËRISË, leter, LETËR PUBLIKE DREJTUAR, ZOTIT EDI RAMA

SHBA shton praninë ushtarake në Irak, për të luftuar ISIS

April 19, 2016 by dgreca

Burime zyrtare amerikane njoftuan se, Pentagoni do të dërgojë në Irak edhe 200 trupa të tjera, si edhe helikopterë të tipit “Apache” për të luftuar kundër ISIS. “Trupat dhe helikopterët do të përdoren kryesisht në formën e asistencës për ushtrinë irakiane, që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër ISIS”, deklaroi shefi i Pentagonit, Ash Carter. Njoftimi vjen në një kohë kur trupat irakiane po luftojnë ashpër për marrjen e Mosulit, qyteti i dytë i vendit për nga rëndësia, që është ende nën kontrollin e xhihadistëve. Po kështu, ky njoftim vjen pasi vizitës së papritur të Carterit në Irak disa javë pas negociatash të vazhdueshme mes komandantëve amerikanë dhe liderëve irakianë. Vendimi i Pentagonit është edhe një përgjigje ndaj këshillave të presidentit Barack Obama për rritjen e numrit të ushtarakëve amerikanë në Irak nga 3 870 në 4 087. {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Isis, SHBA, Shefqet Kercelli, shton pranine, ushtarake

Shullazi u arrestua se kërcënoi shtetasin amerikan

April 19, 2016 by dgreca

Që prej të shtunës emri i Emiljano Shullazit, është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ai u shoqërua për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni, por pak më vonë ju njoftua arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda për gjobëvënie. Cila është e vërteta dhe a ka sfond politik e gjithë kjo ngjarje? Sipas kryeredaktorit të Top Channel, Mentor Kikia, në Top Story me Sokol Ballën, ai tha se, Shullazi gaboi në një moment të vetëm; atëherë kur kërcënoi një shtetas amerikan. “Gabimi i Shullazit ishte që i vuri pistoletën një biznesmeni që mbante pasaportën amerikane. Po të mos e kish bërë këtë do të ishte duke shijuar frutet e biznesit të tij”, thotë ai. Kikia thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale të fillimvitit në Durrës, i lidhte ato me përplasje bandash për trafiqe droge, duke nënkuptuar Shullazin, ndërsa sa i takon mbështetjes politike… “Ka patur apo jo mbështetje politike? Unë them që ka patur dhe ka qenë ky faktori kryesor që prodhoi Shullazin. Gjobëvënia ekziston kudo, por në Shqipëri u shndërrua në formë biznesi nga Shullazi, sepse ka qenë mik me të gjitha palët. Shullazi ka qenë njeriu që organizonte gjërat me porosi. Është kapur nga të gjitha palët e policisë dhe herë ka dalë i palagur dhe herë për të shuar zhurmën e momentit”, theksoi z.Mentor Kikia

Filed Under: Komente Tagged With: kërcënoi, ndaj u arrestua, shtetasin amerikan, Shullazi

Marrëveshja e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë

April 19, 2016 by dgreca

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në ‘facebook’/

Tre vite më parë nisëm një kapitull të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Pas një shekulli konflikt, arritëm marrëveshjen e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund pajtimin mes dy popujve dhe dy shteteve, me udhëheqjen e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së.

Nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë për shtetin tonë dhe popujt e rajonit.

Por, ndonëse i kemi kthyer sytë nga e ardhmja më e mirë për popullin dhe shtetin, ne asnjëherë s’do të harrojmë sakrificën nëpër të cilën kemi kaluar. Për t’u siguruar që e ardhmja jonë nuk do të kërcënohet nga e kaluara, duhet që normalizimi dhe pajtimi të ndërtohen mbi drejtësi për të gjitha viktimat dhe të zbardhet fati i të pagjeturve.

Më e rëndësishmja është se jemi në rrugën e drejtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për gjeneratat e ardhshme, çfarë të gjithë ne kemi ëndërruar.

Është koha që dialogu të bëhet më dinamik, të rritet efikasiteti në implementim dhe të kalojmë nga procesi i normalizimit të raporteve në pajtim mes shteteve dhe popujve.

Dialogu, normalizimi dhe pajtimi mes shteteve dhe popujve nuk ka alternativë. HTH

Filed Under: Komente Tagged With: 3 vjet nga marreveshja, e pare paqesore, Hashim Thaci, me Serbinë

Tiranë: Parlamenti feston përvjetorin e pluralizmit

April 18, 2016 by dgreca

Tiranë, 18 prill 2016/ Parlamenti i Shqipërisë përkujtoi sot 25 vjetorin e rinisjes së pluralist demokratik, në prill 1991, pas pas 45 vjet diktaturë komuniste njëpartiake, të ushtruar me dhunë të pashembullt nga Partia e Punës së Shqipërisë. Parlamenti dhe Akademia e Shkencave zhvilluan një veprimtari përkujtimore në këtë çerek shekulli, kur rinia shqiptare zgjodhi vlerat e demokracisë perëndimore për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, tha se në fillim të viteve 90 etja e rinisë për këtë ndryshim me rëndësi kulmoi me lëvizjen studentore, që kërkoi me këmbëngulje një rrugë të re, atë të vlerave demokratike, lirive dhe qyterërimit perëndimor.

Zoti Meta tha se parlamenti i parë pluralist pati një jetë të shkurër dhe u përballë me sfidën për të shndërruar ligjet e trashëguara në ligje demokratike dhe këtë u përpoq ta arrinte me mjete të ndryshme; me debate, me mirëkuptime dhe me bojkote, në mënyrë që shoqëria shqiptare të hidhte hapat e parë në rrugën e demokracisë.

Ai shprehu besimin se reforma në sistemin e drejtësisë do të përmbyllet me sukses sa më parë, edhe pse parlamenti është institucioni kritikohet, megjithë rritjen e transparencës dhe vëllimit të punës.

Shqipëria në këto 25 vjet ka ndryshuar shumë, duke u bërë anëtarë e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian.Të gjithë shpresojnë që reforma në drejtësi do të përmirësojë cilësinë e gjykimit, do të ulë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, dhe do të shtojë besimin e qytetarëve tek gjykatat.Megjithatë sot parlamenti është edhe para sfidës së dekriminalizimit të vet, për të zbatuar një ligj për pastrimin e institucioneve nga zyrtarë me të dhëna kriminale.Kjo çështje ka kushtëzuar prej disa muajsh qëndrimin e opozitës ndaj institucionit më të lartë ligjvënës të Shqipërisë.(Ilirian Agolli/VOA/)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e pluralizmit, feston përvjetorin, Tiranë: Parlamenti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 318
  • 319
  • 320
  • 321
  • 322
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT