• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U shua Fadil Hasa …e vrau shteti përmes injorimit

July 20, 2018 by dgreca

In Memoriam Fadil Hasa: Seriale turke & shtet kriminal ndaj Artit, Artistëve e Kulturës Shqiptare!/1 elida FadilNga Elida Buçpapaj/

U shua edhe një tjetër yll i humorit shqiptar i mbuluar nga heshtja dhe harrimi.

E vrau shteti përmes injorimit!

Na bënte të qeshnim e të harronim hallet e diktaturës dhe tranzicionit.

E qeshura thonë të zgjat jetën!

Edhe kur e ke barkun bosh, kur qesh e sfidon të keqen!

Fadil Hasa ishte lënë në harrim qëllimshëm nga shteti shqiptar, i cili po na shkombëtarizon, duke na kthyer në një kope bagëtish, pa identitet.

Në Shqipëri janë me dhjetra televizione, disa syresh të ashtuquajtura edhe kombëtare në të cilat ditën e natën shfaqen serialet turke, ndërsa s’ka vend as për historinë dhe as për kulturën shqiptare.

Nëpër televizionet e Tiranës shfaqen në mënyrë invaduese live oligarkët e politikës dhe serialet turke. E njëjta situatë edhe në Kosovë.

Qendrimi im nuk ka të bëjë me asnjë lloj ksenofobie apo turkofobie, por me të drejtat kushtetuese të një vendi, shteti i të cilit ka për detyrë që të përhapë dhe mbrojë kulturën, artin dhe historinë kombëtare.

Ekranet e Tiranës na japin nonstop seriale të historisë së Sulltanëve, të perandorisë turke prej ngjizjes, të haremeve, të sulltaneshave, eunukëve. Këto seriale Turqia i prodhon për turqit kryesisht, por që ka interes të bëjë invadim kulturor aty ku mund. Dhe mund në Shqipëri e Kosovë, ku qeveritë janë të kapura, dmth antishqiptare!

A do të lejonte zoti Tajip Erdogan që nëpër televizionet turke të shfaqeshin natë e ditë serialet shqiptare, ku nëpër këto seriale të vihej në epiqendër vepra heroike e Skënderbeut, se si ai i mundi dhe e shpartalloi hordhitë turke, se si e shpartalloi Sulltan Muratin e Sulltan Mehmetin duke i dhënë për çerek shekulli goditje mu në zemër Perandorisë Otomane ?!

Jo nuk e lejon.

Unë nuk them të veprojmë si Presidenti Erdogan. Unë them që vendin e kulturës shqiptare nuk duhet ta uzurpojë kultura dhe historia e një vendi të huaj.

Natyrisht që shqiptarët kanë të drejtë legjitime të shohin prodhimet më të mira të kinematografisë dhe televizioneve botërore, ku nuk përjashtohen as prodhimet turke, por jo kësisoj, një invadim të vërtetë në dëm të kulturës shqiptare, artit dhe artistëve shqiptarë.

Brezi i ri shqiptar nuk e njeh fare Fadil Hasen, nuk e njeh as historinë, nuk i njeh as krimet e diktaturës apo kulturën kombëtare, por harxhon orë të tëra duke parë seriale turke trash që shiten për dy lira ose që jepen falas!

Fadil Hasa deri sa e dha frymën e fundit kishte të drejtë që të ishte i pranishëm në skenat apo përmes ekranit në vatrat tona, por atij iu mohua kjo e drejtë.

Tri ditë përpara Fadil Hasës u shua operatori i shquar Ilia Tërpini i lënë po ashtu në harrim dhe i kujtuar veç ditën kur iku nga kjo botë! Kështu edhe me poetët, shkrimtarët. Kujtohen vetëm dy-tre të kohës së diktaturës dhe të tjerët varrosen edhe si kujtesë. Prandaj ky shtet është kriminal.

Edi Rama për shembull nuk ka harruar që t’i vejë emrin e të jatit Kristaq Rama rrugëve në Durrës dhe shkollave të Tiranës, ndërsa Poetin Kombëtar Gjergj Fishta e ka varrosur shtatë pashë përmes injorimit!

Ju lutem kërkoni emrat e Fadil Hasës në google dhe po ashtu të kryepolitikanëve shqiptarë të këtij tranzicioni kriminal. Do të gjeni miliona fajle, foto e video të kryepolitikanëve tanë që nuk vlejnë asnjë grosh ndërsa nga Fadil Hasa do të gjeni disa video krejt të një cilësie të mjerë.

Fadil Hasa ishte Mik në familjet tona, Mik i mirëpritur, por i larguar me dhunë nga shteti shqiptar. Prania nëpër shtëpitë tona e Artit, Artistëve dhe Kulturës shqiptare është e drejta jonë si spektatorë, teleshikues, qytetarë dhe shqiptarë.

Shikoni se çfarë qytetarësh na kanë katandisur! Ne na e mohojnë të drejtën e edukimit me historinë, artin dhe kulturën kombëtare, ndërsa përfaqësuesit e kulturës dhe Artistët i trajtojnë si skllevër, si lypsa ose i poshtrojnë përmes injorimit, ndërsa këtë boshllëk kombëtar e mbushin me seriale të rëndomta turke.

Turqia është vend mik i shqiptarëve. Erdogani përsërit shpesh “populli vëlla shqiptar”! Nuk e kuptoj se në çfarë konteksti, ndofta se në Turqi jeton një komunitet prej 20 milionësh shqiptarë, kryesisht mjerisht të asimiluar, apo se Qemal Ataturku, krijuesi i Turqisë moderne ishte shqiptar apo se shqiptarët kanë luajtur një rol parësor në jetën e Perandorisë, pasi në Perandorinë Otomane ka patur të paktën 28 sadrazemë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare ?

Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe padyshim ne jemi aleatë, por duke patur në themel respektin reciprok bilateral pa qene e nevojshme aspak që vendin e kulturës shqiptare ta zenë mallrat turke me shumicë.

Kultura shqiptare duhet të kthehet vendi që i takon, mohuar nga një klasë politike me banditë, si ky kryebanditi me atlete që ka 20 vjet që i ka shkrepur të shembë Teatrin Kombëtar duke i konsideruar Artistët shqiptarë askusha, kur është vetë hiçi i hiçit!

Në vend të buqetës me lule për ty i dashur Fadil Hasa, në vend të lotëve, po i shkruaj këto rradhë për t’i kujtuar shqiptarëve se ata janë stërnipat e Skënderbeut, se Skënderbeu bëri gjithçka jo që të pushtojë të tjerët, por që të mbrojë vendin e Arbërit!

Filed Under: ESSE Tagged With: Elida Buçpapaj, Fadil Hasa, shteti

Shteti nuk është facoletë…

January 29, 2017 by dgreca

Nga Skënder MULLIQI/Liria të cilën e kemi sot në Kosovë  shumë po ngjanë në lirinë e botës shtazore. Ne xhungël secila shtazë ka lirinë e vet të të sjellurit dhe të jetuarit. Por në fakt shumë lloje të shtazëve i mbizotërojnë të tjerat , se fizikun e kan më  të fuqishem . E kështu gadi të gjitha shtazët kategorizohen …Të dalim   të njerëzit e Kosovës . Liria jonë shumë po ngjanë në lirinë e shtazeve .Liria njerëzore mvarët nga vet njeriu. Ne , në Kosovë i kemi lënë një kategori njerëzish të mbizotërojnë në këtë nënqiell më të gjitha, edhe më lirinë tonë  . Sigurisht së punet i kemi llogaritur gabim. Nuk kemi llogaritur  punët mirë ,dhe tash  po mbizotërojnë karshi njerëzve të tjerë .Liria thelemore por edhe liria e plotë mvaret së sa dhe si e kërkojmë ne ate . Shumë shteteve  iu janë  dashur revolucionet e ndryshme dhe luftërat për të arritur lirinë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne, në këtë vendin tonë të varfër e kemi pranuar lirinë sipas kutit të atyre të cilët janë në pushtet , e kemi pranuar aq liri sa po na dhuron  kategoria e cila ka bërë pasuri përrallore .Çfarë shteti  është Kosova? Ne,  kemi hequr dorë nga bukuritë  dhe pasuritë natyrore të cilat na i ka falë Zoti. Kemi hequr dorë , mw atw ditw  kur e kemi pru këtë kastë të mjerë politike në pushtet. E kemi pranuar  kapitulimin, si shtet dhe si popull kur po i lejojmë një kategori bazhibuzukesh, një kategori hajnash, një kategori  kriminelësh   ta kalerojnë shtetin si pelën pa fre.Ne, po i kryejmë të gjithë obligimet karshi shtetit , kurse ata që janë ngjitur në pushtet po paguajnë  pak karshi të ardhurave shumë të larta dhe benifiteve te cilat po i gëzojnë . Nuk ka gjë më tragjike së kur shumica bëjnë përpjekje titanike  për shtet  , kurse  ata  në hierakinë  e lartë shtetërore e rrënojnë ate . Askush nuk  po e garanton shumicën për asgjë . Nuk ka  siguri në rrugë , nuk ka siguri  në lokale e gjetiu…  Pak kush nga pushtetarët  u përgjigj para ligjit për të bëmat e tyre të pista karshi shtetit .Po dënohen njerëzit e thjeshtë si mbulesë   të vjedhjeve të rnëdha  të cilat po bëhën nga sundimtarët . Nuk ka kush që i dënon së vet janë bërë ligji .Thjesht nuk po ndërtojmë dhe nuk  kemi shtet si duhet . Çfarë sistemi kemi kur gjithëqka po funksionon  më defekte të mëdha . Nuk kemi arsim në nivel dhe as  shëndetësi, nuk kemi organe të sigurisë në nivel të duhur, nuk po formojmë ushtri. Kur njerëzit vritën edhe mbrenda organeve policore dhe në burgje , për çfarë shteti mund të bëjmë fjalë ?  Dhe , nuk mund ta ndërtojmë kurrë shtetin  pa u larguar strukturat e kriminalizuara dhe të korruputara .Nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur sot, së njeriu kur krenohet më familje të mirë, nuk ka ndjenjë më të bukur së kur kemi gjithqka para   dhe rreth vetit të bukur . Sigurisht së nuk ka gjë më madhështore së sa të kesh pushtet në nivel të duhur . Nuk ka më kenaqësi në këtë botë së kur e ke sigurinë përsonale dhe sigurinë kolektive   …Shteti nuk është faculetë  …Shteti është bashkësia e cila i ruan qytetarët e vet …Shteti është i të gjithëve pa dallim …Të gjithë kan të drejtë të jetojnë lirshem , të jetojnë dha ta shijojnë  lumturinë. Kur të gjithë trajtohen  barabarësisht para ligjit,  atëherë edhe  mund të bëhët fjalë për funksionim të shtetit ligjorë dhe demokratik. Askush nuk largohet për pikë të qejfit nga  vendi i vet,  siq po ndodhë më shqiptarët rregullisht. Nuk ka gjë më tragjike për atë shtet dhe atë komb së kur populli largohet nga bashkëombasit e vet pushtetarë  …

Filed Under: Komente Tagged With: nuk është facoletë…, shteti, Skender Mulliqi

SHTETI, QË FYEN POETIN MARTIR HAVZI NELËN

August 10, 2016 by dgreca

      28 VITE MË PARE VAREJ POETI I LIRISE  HAVZI NELA/

  Nga Besim NDREGJONI/                                      

Sot mbushen 28 vite që poeti disident , martir i lirisë, ndahet tragjikisht dhe fizikishtë nga Kollovozi e Kukësi nga Shqipëria atdheu i tij i dashur që  i kushtoi jetën e tij në mbrotje të  lirise dhe dashurise njerzore.  Cdo vit   përkujtimor, përveç ritualit  të  kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh e që u a morën jetën pa të drejtë  e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.
Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashte  politikës , është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij,  janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën  çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet , duke i vënë emrin e tij nje shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve  Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me  nderimin e  poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë.  Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet,  për poetin që vargjet i shkruante qelive,  duke sfiduar xhelatët e  diktaturës , për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka fyer  kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës.

Drejtësia e shtetit tonë nuk ka  marrë mundimin për këta 25 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 10 gusht 1988, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor.  Të gjithë ata persona që ishin pjesë  e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata një e nga një ? Ekzekutorët e tij  patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e professionale                             

Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen. Ish-presidenti diktator komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe politikanët  tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi  shqiptar që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë kriminale “ që druhej mos derdhë gjak”(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative në shteti demokratik shqiptar. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e I.D.P, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë,  të gjithë ata që çuan në vrasjen e poetëve. E pakta moralisht duhej të bênte  pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e politike.  Standardi i këtij shteti demokratik  është i dyfishtë, kriminal, hipokrit fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Shteti demokratik   me  këto nderime jep  shembullin më të keq: të nderojsh  viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapësh  mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament.  Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tone.  Nderimi  nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.  Ismail Kadareja bën një sugjerim  ne 20 vjetorin e varjes poetit.. poeti është  në  botë e  amshuar, por shoqeria shqiptare  a është e qete.. Në rrugëtimin tone  drejt përparimit dhe Europës, është  shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht , politika  shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të verteten e krimit komuniste.  Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoin e Havzi Nelës,  e në  Bërzhezhdën e Vilsonit dhe Gencit,  nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist  shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me  Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashte Europes se ajo nuk na pranon me vrasesit e poeteve por me matirizimin e poeteve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët: Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi?Kështu shkruane një vit para vdekjes poeti ynë Havzi Nela.

Besim Ndregjoni

Filed Under: Editorial Tagged With: Besim Ndregjoni, HAVZI NELËN, martir, QË FYEN POETIN, shteti

Shteti merr nën mbrojtje Rezidencën e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova

April 27, 2016 by dgreca

Foto arkiv: Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova  në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë – korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli, Behlul Jashari/

-Në këtë ndërtesë, nga viti 1993 është vendosur Presidenti Rugova me familjen e tij, dhe deri në janar të vitit 2006 ka zhvilluar veprimtarinë e tij zyrtare shtet-formuese për Kosovën/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 27 Prill 2016/ Kosova shtet merr nën mbrojtje Rezidencën e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot “Rezidencën e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” dhe i ka dorëzuar familjes së Presidentit Ibrahim Rugova vendimin e MKRS-së, me të cilin kjo ndërtesë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Me ketë rast, ministri Shala u shpreh se kjo ndërtesë ka vlerë të jashtëzakonshme nacionale dhe si e tillë do ta ketë përkujdesjen dhe mbështetjen e Institucioneve të Kosovës, meqë lidhet me kujtesën dhe rrugëtimet tona drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se brenda “Rezidencës së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” ruhen vlera të shquara historike, artistike e politike, të cilat presidenti i kultivonte me shije e kulturë, ndaj ato duhet të jenë të hapura për vizitorë.

Më tej, ministri Shala tha se, vepra e Rugovës është udhërrëfyese dhe vlerë e përhershme për ndërtimin e Kosovës moderne dhe evropiane.

Fane Rugova, gruaja e Presidentit Ibrahim Rugova e falënderoi ministrin Shala për këtë akt tejet domethënës dhe u shpreh se kjo ndërtesë i duhet Kosovës, ndaj edhe duhet të jetë e hapur për publikun.

Vendimi për të përfshirë “Rezidencën e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme është marrë duke u bazuar në kërkesën e Familjes Rugova drejtuar Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës.

Në këtë ndërtesë, nga viti 1993 është vendosur Presidenti Rugova me familjen e tij, dhe deri në janar të vitit 2006 ka zhvilluar veprimtarinë e tij zyrtare shtet-formuese për Kosovën.

Grupi punues, i cili ka vlerësuar kërkesën e familjes dhe hapjen e ndërtesës për publikun, kësisoj ka mundësuar që të bëhen vizita dhe të njihet nga afër jeta dhe vepra e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit janë konstatuar 5 hapësira që do të hyjnë nën mbrojtje: në përdhese, është Salla e Pritjes, Salloni kryesor, me hapësirat përcjellëse, Kabineti i punës së Presidentit, Dhoma e Kristaleve dhe Salla solemne. Kjo e fundit e njohur si salla në të cilën janë mbajtur takimet e “Grupit të Unitetit”, të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, takimet me Presidentin Marti Ahtisaari, që shënon dhe fillimin e dialogut për statusin final të Kosovës e që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, në 17 shkurt 2016.

Brenda “Rezidencës së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” ka piktura, fotografi të shumta të takimeve të Presidentit Rugova me personalitete të vendit dhe të huaj. Guri në oxhakun e Kabinetit të punës së Presidentit është punuar nga gjyshi i Presidentit Rugova. Ky gur është punuar në vitin 1910, si pjesë e kullës së ndërtuar në fillim të viteve 1900. Enterieri i Sallonit të pritjes është i trajtuar me nivel të lartë artistik. Tavanet e sallonit janë të punuara me drugdhendje në frymën tradicionale të shtëpive qytetare të Kosovës. Grupi konstaton se këto hapësira posedojnë vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë së luajtshme me interes për vendin.

Hapësirat dhe vetë ndërtesa “Rezidenca e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” karakterizohen me vlerat historike, shoqërore dhe të raritetit.

Vlerat historike: Në këtë shtëpi nga viti 1993 deri më 21 janar 2006, kur ndërroi jetë, ka jetuar dhe vepruar Presidenti dr. Ibrahim Rugova.

Gjatë viteve 1996 deri 1999 në këtë Rezidencë Presidenti Rugova zhvilloi takime intensive me ambasadorët amerikanë Richard Holbrooke, Christopher Hill, senatorin amerikan Bob Dole, ambasadorin britanik Brian Donnelly, ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger, ambasadorët austriak Wolfgang Petritsch e Albert Rohan, që realizuan organizimin e Konferencës së Rambujesë, e cila rezultoi me fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, më 24 mars 1999 dhe përfundimisht me lirinë e Kosovës, më 12 qershor 1999.

Në nëntor të vitit 2005 në këtë Rezidencë u mbajt takimi i parë i Ekipit të Unitetit të Kosovës, i udhëhequr nga Presidenti Rugova, me Presidentin Marti Ahtisaari, që shënon fillimin e dialogut për statusin final të Kosovës e që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Vlerat shoqërore: Nga viti 1993 deri më 21 janar 2006, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në këtë Rezidencë zhvilloi takime me strukturat politike të Kosovës dhe me diplomatë e burrështetas ndërkombëtarë, me qëllim të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Vlerat e raritetit: Ndërtesa e parë Presidenciale para dhe pas luftës në Kosovë.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, ne mbrojtje, Rezidenca e dr. Ibrahim Rugova, shteti

QE SHTETI TE MOS NDAJE CMIME TE LLOJIT “VRIMA”

December 27, 2015 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.“Vrima” e poetes Rita Petro, botuar nga “Albas”, fitoi si libri me poezi më i mirë për vitin 2014.Debati ka filluar prej kësaj jave ndër rrjetet sociale ka edhe një bazë.Thuerje e tabusë nga poetet me një poezi dhe zemërimi i madh ndër poetë,krijues dhe dashamirës të poezisë. Kjo poezi e cila fitoi një çmim do të kishte shkuar në harresën e madhe, sikurse edhe botimi i librit të kësaj autore,por ai mrri kaq shumë vëmendje dhe për një shkaka të madh u shpall fitoi si libri me poezi më i mirë për vitin 201.
Ngrihen disa pyetje :
a-Është poezi erotike?
b-Nëse, jo atëherë çfarë lloji poezi është dhe ku mund ta klasifikosh.
Vetëm me një lexim të saj do të duhet të kuptosh se poezisë i mungon shumë prej elementëve të saj .Shkruar pa frymëzim. Nuk të ngjallte fare emocione pavarësisht se fjalori i përdorur aty, ishte i banalizuar deri në ekstrem. Autorja kishte zgjedhur si ide gjeniale, por si përfundim nuk kishte arritur të shprehte atë që duhej pra të ishte një poezi mërfilli. Këtë temë, që mund të quhet tabu e ka thyer deri më sot Koco Kosta me romanin ,botuar 10 vjet më parë :”Nata e Sofie Kondilit”.
Kjo vepër shqiptare mund të renditët ndër kryeveprat shqiptare, por që çuditërisht u la në harresë, ngase ajo kishte shkelur tabutë, madje s’kishte lënë më gardh e kufij ,por që sigurisht ai mbetet një ndër krijimet më të realizuar. Përse rrjetet sociale u tundën nga kjo poezi?Më së shumti arseja është çmimi që mori poezia, se sa tabuja që thyente.
Gjithë rrjetet sociale u tundën ngase bënë edhe këtë pyetje:Çdo të thoshin kolosët e letrave për këtë zhgarravinë fjalësh. Cdo të bënte Naimi,Fishta,Agolli,Kadare,Xhevahiri, një plejad krijuesish që kanë 20 vjet që po mbushin rrjetet sociale me krijimet e tyre.
2.Në numerologji ditët shprehin kuptim pavarësisht se poetët çuditërisht nuk besojnë te shpirti, ndonëse poezia në vetvete është thënë se: është bija e parë e bukurisë hyjnore dhe poezia e tyre është çliruar kryesisht prej atij shpirti mjegullnajë .Rasti i kësaj poezi nuk hynë në këtë qasje.
Është i çuditshëm fakti, që poetët e këtij lëmshi bëjnë punën e murgut, mirëpo nuk janë murgjëri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Rrallë e tek kanë qenë të atillë,por shumica ndonëse kanë qenë bredharakë ndër legjione fetare,në perëndim të jetës i gjen ateistë,
Ende shkenca nuk e shqyrtuar këtë fakt. Të shkruash për shpirtin të përkëdhelësh fjalët që burojnë nga shpirti,të qëndisësh vargje,fjalë,me një bukuri harmonike , madje të vrasësh edhe më fjalë,por çuditërisht edhe pasi ndërtojnë kështjella të mëdha e të bukura fjalësh, ata nuk i besojnë shpirtit,ndonëse çfarë lind prej atij krijimi është prej shpirtit. Edhe po ty pyesësh ata thonë nuk ekziston fare shpirti përderisa, nuk është materie. Edhe nëse ata nuk e thonë këtë. E vështirë nuk është ta gjesh në vargjet e tyre.
Poezia është një prozë e bukur dhe e kundërta. Poezia e çmimit fitues nuk kishte asgjë dhe nuk prezantonte atë poezi që jemi mësuar prej vitesh dhe nga tradita. Potë kemi qenë të vëmendshëm do të vëmë re se edhe 6 vjet më parë një poet i quajtur G.Cocoli morri një çmim të tillë për një botim me poezi dhe si ndodh në Shqipëri filluan gjykimet dhe ndëshkimet. Xhelozi ,jo deri në atë masë më tepër luftë politike për çmimin.
3.Myrteza Mara kryetar i klubit të shkrimtarëve ‘Petro Marko’ shprehet:Provokimi i poetes nis me ndjesinë e të shprehurit të ndjenjave erotike që nisin jo vetëm brenda saj, por edhe në qenien e çdo vajze apo gruaje.Ajo projekton në poezi realizimet dhe mosrealizimet e këtyre ëndrrave, duke i ndezur me dritë të kuqe llambat e Erosit.
Mendimi im:Shqetësimi qytetar dhe intelektual është mëse i ligjshëm! Vlerat e vërteta të kulturës, artit, letërsisë dhe sporteve po i nëpërkëmb politika. Nuk është hera e parë që ndodh kështu, madje edhe më keq! Kujt i intereson që antivlerat të serviren për vlera? Kujt i shërbejnë çmime të tilla? Kush i përcakton këto? Ku është zëri i vërtet i artit të vërtetë? A ka komisione serioze në dikasteret përkatëse, apo janë mbushur me diletantë poetikë? Kujt i intereson që shkrimtarët dhe artistët e këtij vendi të jenë si zogjtë e korbit, jo vetëm pa fole, por edhe që i nxjerrin sytë njeri-tjetrit? Kishte Lidhje të Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku është? Kishte kritikë profesioniste, ku është? Kishte konkurse në shkallë rajonale e kombëtare, ku janë?
Çdo art ka vlerën e tij, por poezia nuk duron dot mediokritetin, apo edhe përdhosjen e saj me orgjia seksuale, te cilat serviren si rryma të reja. Askush nuk mohon të renë, zhvillimin dhe ndryshimet ne shumë gjini të artit, por “Vrima” e Çmimit të Ministrisë së Kulturës është një turp i sponsorizuar nga paaftësia e drejtuesve të dikastereve qendrore që ushqehen me parat e popullit, të cilët ia shpërblejnë atij duke e ushqyer me antivlera të pashembullta! Poezia është kënga e shpirtit, por me këtë veprim poetëve dhe lexuesve iu është shitur për vlerë një antivlerë. Nëse Kryeministri dhe ministrja këtë veprim e kanë bërë me ndërgjegje të plotë dhe nuk do ketë qenë ndonjë pakujdesi e radhës atëhere unë si poet më duhet të klithmoj: Mjerë poezia! mjerë kultura e kombit!Mendoj se ka ardhur koha, për të mos thënë se jemi shumë të vonuar për t’u organizuar në shkallë vendi për të ringritur LSHA. Vend e fonde ka edhe tepërojnë. Kosova, shteti më i ri në Europë e ka Lidhjen e Shkrimtarëve dhe e mbanë të ndezur pishtarin e dritës së kulturës brenda e jashtë kufijëve të saj, kudo ku ka shkrimtarë dhe poetë! Vetëm kështu do i japim dritë e frymë misonit në shërbim të kulturës dhe historisë tonë!
Përsa i përket Çmimit të “Vrimës” mendoj se nuk duhet të humbasim kohë duke u mar më shumë me atë si problem, me “gurin e të marrit”, por me organizimin e shkrimtarëve për të qenë të bashkuar, jo thjeshtë për unitet fizik, por për të lartësuar dritën e Naimit, Migjenit, etj. Vetëm kështu do i bëjmë shërbimin e duhur misionit tonë qytetar e atdhetar. Kur kthejmë kokën pas shikojmë se kemi një trashëgimi të pazevendsueshme në të gjithë fushat, por ne çfarë do u lemë brezave? Nuk duhet të lejojmë boshllëk dhe hapsira që të mbushen me “Vrima” , por me magjinë e bukur të fjalës së shkruar! Vendi ka shkrimtarë dhe poetë të vërtet që dinë ta ngjyejnë penën në dritën e diellit për të ndriçuar udhën e mirësisë dhe dashurisë së vërtetë! Por nëse heshtet, nga intelektualët dhe shkrimtarët e spikatur, atëherë “Vrimat” do bëhen shpella e gremina ku do fundoset poezia dhe kultura jonë.
4.Dalan Luzja poet shqiptar në SHBA:
Vështrim tagent.Me tërhoqi çmim i pare ne poezi, dhëne një poeteje te zakonshme qe e vendos ne krye te poeteve dhe poeteshave te vendit tone, kureshtja duke rritur arriti gjer te dhurata qe ja kish dhënë artisti kryeministër.Historikisht e reja ka përplasje me te vjetrën gjersa te fitoje dhe te ndjek rrugën e saj por kjo s’është një re qe do triumfoje. Poetet janë elite,zemerzjarr me sy dhe mendje kërkues dhe zbulues te fenomeneve emocionale për ti hedhur ne poezi artin ,edhe ne proze. Ata janë autoret e poezive te mrekullishme , qe i kane kënduar Atdheut, patriotizmit dhe dashurisë. Poezia ka rregulla te shkuara dhe te pa shkruara, por kur afrohesh te femra çdo poet rrëqethet me nuret, bukuritë e saj qe e bën femrën gjallëruese te planetë, dhe s’bëjmë gabim te themi hyjnore. Nenat janë te tilla,Këtë rruge kane ndjekur edhe poetet e mrekullishme qe kemi Raca jone , nga me te mirat, ne raste shume sporadike, individ te joshur nga ëndrrat pa kontrolluar rregullat e lojës kane dale para kulturës dhe emancipimit Europjan dhe me tej Shijen qe kane lënë i kane dështuar dëshirës, shije te athet.Edhe një fillorist edi si është shumëzuar bota dhe këtë akt sublim ka te drejte ta shijoje çdo çift,por asnjëherë te tregoje aq banalitet te shprehur ne nje proze, jo poetike nen nivelin mesatare Kështu duhet te shkruajmë qe te marinë çmime??? Çmimi behet edhe me i merituar kur ja jep kryeministri dhe ministri i kulturës Lind pyetja ;Perse ju dha ky çmim, ku janë vlerat? Vlerat e fundbarkut te saj?Poezia është arti me i çmuar, me finiku, me i bukuri , me njerëzori qe shpreh ndjenjat me te bukura dhe edukon masën, ndaj poetet bëjnë Kombin. Si fitusi i konkursit?Ka një kufi te dukshëm pa dënim ligjor, por me një dënim te heshtur shoqëror qe te dënon me tepër Ky kufi ka bukurine me te lakmueshme per jetën. Asnjë s’ka te drejte te cenoje emocionet , përshkrimet shpërthimet e ndjenjave, por kete lloji te ashtuquajtur poezi bje ndesh me moralin e pastër shqiptare Guximi i kësaj zonje poete s’harrine gjer atje sa njerëzit ti japin pëlqimin, apo adhurim për ç’tregon kjo proze Poetja e di mire, bile me mire se. Une ç’ishte poezia, si ndërtohet dhe qëllimi për te ngjallur emocione te lexuesit per te fisnikëruar shpirtrat e lodhur nga fati qe ju ra Ajo është edukuese edhe pse ka lexues te pakt, me te zgjedhur, por te godet, ka efekte te forta ,sa shpesh te ben te derdhesh lot Zonja ne fjale i di te gjitha .Le te na gjykoje koha ne se duhet apo jo te jemi simpatizant te ksaj “mrekullie”

Filed Under: Opinion Tagged With: cmimi, Gezim Llojdia, shteti, vrima

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT