• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kadare:Shqiptarët, të favorizuarit e fatit

April 6, 2017 by dgreca

Çmimi për shkrimtarin – Kadare takon Thaçin: Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit/

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin Kosova e nderoi edhe me titullin “Letërsia Shqipe”.

Gjatë bisedës me kreun e shtetit të Kosovës, Kadare ka thënë se “shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”.

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.

Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë fitues i Çmimit Nobel për letërsi.

Filed Under: Featured Tagged With: cmimi, Kadare, Thaci

QE SHTETI TE MOS NDAJE CMIME TE LLOJIT “VRIMA”

December 27, 2015 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.“Vrima” e poetes Rita Petro, botuar nga “Albas”, fitoi si libri me poezi më i mirë për vitin 2014.Debati ka filluar prej kësaj jave ndër rrjetet sociale ka edhe një bazë.Thuerje e tabusë nga poetet me një poezi dhe zemërimi i madh ndër poetë,krijues dhe dashamirës të poezisë. Kjo poezi e cila fitoi një çmim do të kishte shkuar në harresën e madhe, sikurse edhe botimi i librit të kësaj autore,por ai mrri kaq shumë vëmendje dhe për një shkaka të madh u shpall fitoi si libri me poezi më i mirë për vitin 201.
Ngrihen disa pyetje :
a-Është poezi erotike?
b-Nëse, jo atëherë çfarë lloji poezi është dhe ku mund ta klasifikosh.
Vetëm me një lexim të saj do të duhet të kuptosh se poezisë i mungon shumë prej elementëve të saj .Shkruar pa frymëzim. Nuk të ngjallte fare emocione pavarësisht se fjalori i përdorur aty, ishte i banalizuar deri në ekstrem. Autorja kishte zgjedhur si ide gjeniale, por si përfundim nuk kishte arritur të shprehte atë që duhej pra të ishte një poezi mërfilli. Këtë temë, që mund të quhet tabu e ka thyer deri më sot Koco Kosta me romanin ,botuar 10 vjet më parë :”Nata e Sofie Kondilit”.
Kjo vepër shqiptare mund të renditët ndër kryeveprat shqiptare, por që çuditërisht u la në harresë, ngase ajo kishte shkelur tabutë, madje s’kishte lënë më gardh e kufij ,por që sigurisht ai mbetet një ndër krijimet më të realizuar. Përse rrjetet sociale u tundën nga kjo poezi?Më së shumti arseja është çmimi që mori poezia, se sa tabuja që thyente.
Gjithë rrjetet sociale u tundën ngase bënë edhe këtë pyetje:Çdo të thoshin kolosët e letrave për këtë zhgarravinë fjalësh. Cdo të bënte Naimi,Fishta,Agolli,Kadare,Xhevahiri, një plejad krijuesish që kanë 20 vjet që po mbushin rrjetet sociale me krijimet e tyre.
2.Në numerologji ditët shprehin kuptim pavarësisht se poetët çuditërisht nuk besojnë te shpirti, ndonëse poezia në vetvete është thënë se: është bija e parë e bukurisë hyjnore dhe poezia e tyre është çliruar kryesisht prej atij shpirti mjegullnajë .Rasti i kësaj poezi nuk hynë në këtë qasje.
Është i çuditshëm fakti, që poetët e këtij lëmshi bëjnë punën e murgut, mirëpo nuk janë murgjëri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Rrallë e tek kanë qenë të atillë,por shumica ndonëse kanë qenë bredharakë ndër legjione fetare,në perëndim të jetës i gjen ateistë,
Ende shkenca nuk e shqyrtuar këtë fakt. Të shkruash për shpirtin të përkëdhelësh fjalët që burojnë nga shpirti,të qëndisësh vargje,fjalë,me një bukuri harmonike , madje të vrasësh edhe më fjalë,por çuditërisht edhe pasi ndërtojnë kështjella të mëdha e të bukura fjalësh, ata nuk i besojnë shpirtit,ndonëse çfarë lind prej atij krijimi është prej shpirtit. Edhe po ty pyesësh ata thonë nuk ekziston fare shpirti përderisa, nuk është materie. Edhe nëse ata nuk e thonë këtë. E vështirë nuk është ta gjesh në vargjet e tyre.
Poezia është një prozë e bukur dhe e kundërta. Poezia e çmimit fitues nuk kishte asgjë dhe nuk prezantonte atë poezi që jemi mësuar prej vitesh dhe nga tradita. Potë kemi qenë të vëmendshëm do të vëmë re se edhe 6 vjet më parë një poet i quajtur G.Cocoli morri një çmim të tillë për një botim me poezi dhe si ndodh në Shqipëri filluan gjykimet dhe ndëshkimet. Xhelozi ,jo deri në atë masë më tepër luftë politike për çmimin.
3.Myrteza Mara kryetar i klubit të shkrimtarëve ‘Petro Marko’ shprehet:Provokimi i poetes nis me ndjesinë e të shprehurit të ndjenjave erotike që nisin jo vetëm brenda saj, por edhe në qenien e çdo vajze apo gruaje.Ajo projekton në poezi realizimet dhe mosrealizimet e këtyre ëndrrave, duke i ndezur me dritë të kuqe llambat e Erosit.
Mendimi im:Shqetësimi qytetar dhe intelektual është mëse i ligjshëm! Vlerat e vërteta të kulturës, artit, letërsisë dhe sporteve po i nëpërkëmb politika. Nuk është hera e parë që ndodh kështu, madje edhe më keq! Kujt i intereson që antivlerat të serviren për vlera? Kujt i shërbejnë çmime të tilla? Kush i përcakton këto? Ku është zëri i vërtet i artit të vërtetë? A ka komisione serioze në dikasteret përkatëse, apo janë mbushur me diletantë poetikë? Kujt i intereson që shkrimtarët dhe artistët e këtij vendi të jenë si zogjtë e korbit, jo vetëm pa fole, por edhe që i nxjerrin sytë njeri-tjetrit? Kishte Lidhje të Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku është? Kishte kritikë profesioniste, ku është? Kishte konkurse në shkallë rajonale e kombëtare, ku janë?
Çdo art ka vlerën e tij, por poezia nuk duron dot mediokritetin, apo edhe përdhosjen e saj me orgjia seksuale, te cilat serviren si rryma të reja. Askush nuk mohon të renë, zhvillimin dhe ndryshimet ne shumë gjini të artit, por “Vrima” e Çmimit të Ministrisë së Kulturës është një turp i sponsorizuar nga paaftësia e drejtuesve të dikastereve qendrore që ushqehen me parat e popullit, të cilët ia shpërblejnë atij duke e ushqyer me antivlera të pashembullta! Poezia është kënga e shpirtit, por me këtë veprim poetëve dhe lexuesve iu është shitur për vlerë një antivlerë. Nëse Kryeministri dhe ministrja këtë veprim e kanë bërë me ndërgjegje të plotë dhe nuk do ketë qenë ndonjë pakujdesi e radhës atëhere unë si poet më duhet të klithmoj: Mjerë poezia! mjerë kultura e kombit!Mendoj se ka ardhur koha, për të mos thënë se jemi shumë të vonuar për t’u organizuar në shkallë vendi për të ringritur LSHA. Vend e fonde ka edhe tepërojnë. Kosova, shteti më i ri në Europë e ka Lidhjen e Shkrimtarëve dhe e mbanë të ndezur pishtarin e dritës së kulturës brenda e jashtë kufijëve të saj, kudo ku ka shkrimtarë dhe poetë! Vetëm kështu do i japim dritë e frymë misonit në shërbim të kulturës dhe historisë tonë!
Përsa i përket Çmimit të “Vrimës” mendoj se nuk duhet të humbasim kohë duke u mar më shumë me atë si problem, me “gurin e të marrit”, por me organizimin e shkrimtarëve për të qenë të bashkuar, jo thjeshtë për unitet fizik, por për të lartësuar dritën e Naimit, Migjenit, etj. Vetëm kështu do i bëjmë shërbimin e duhur misionit tonë qytetar e atdhetar. Kur kthejmë kokën pas shikojmë se kemi një trashëgimi të pazevendsueshme në të gjithë fushat, por ne çfarë do u lemë brezave? Nuk duhet të lejojmë boshllëk dhe hapsira që të mbushen me “Vrima” , por me magjinë e bukur të fjalës së shkruar! Vendi ka shkrimtarë dhe poetë të vërtet që dinë ta ngjyejnë penën në dritën e diellit për të ndriçuar udhën e mirësisë dhe dashurisë së vërtetë! Por nëse heshtet, nga intelektualët dhe shkrimtarët e spikatur, atëherë “Vrimat” do bëhen shpella e gremina ku do fundoset poezia dhe kultura jonë.
4.Dalan Luzja poet shqiptar në SHBA:
Vështrim tagent.Me tërhoqi çmim i pare ne poezi, dhëne një poeteje te zakonshme qe e vendos ne krye te poeteve dhe poeteshave te vendit tone, kureshtja duke rritur arriti gjer te dhurata qe ja kish dhënë artisti kryeministër.Historikisht e reja ka përplasje me te vjetrën gjersa te fitoje dhe te ndjek rrugën e saj por kjo s’është një re qe do triumfoje. Poetet janë elite,zemerzjarr me sy dhe mendje kërkues dhe zbulues te fenomeneve emocionale për ti hedhur ne poezi artin ,edhe ne proze. Ata janë autoret e poezive te mrekullishme , qe i kane kënduar Atdheut, patriotizmit dhe dashurisë. Poezia ka rregulla te shkuara dhe te pa shkruara, por kur afrohesh te femra çdo poet rrëqethet me nuret, bukuritë e saj qe e bën femrën gjallëruese te planetë, dhe s’bëjmë gabim te themi hyjnore. Nenat janë te tilla,Këtë rruge kane ndjekur edhe poetet e mrekullishme qe kemi Raca jone , nga me te mirat, ne raste shume sporadike, individ te joshur nga ëndrrat pa kontrolluar rregullat e lojës kane dale para kulturës dhe emancipimit Europjan dhe me tej Shijen qe kane lënë i kane dështuar dëshirës, shije te athet.Edhe një fillorist edi si është shumëzuar bota dhe këtë akt sublim ka te drejte ta shijoje çdo çift,por asnjëherë te tregoje aq banalitet te shprehur ne nje proze, jo poetike nen nivelin mesatare Kështu duhet te shkruajmë qe te marinë çmime??? Çmimi behet edhe me i merituar kur ja jep kryeministri dhe ministri i kulturës Lind pyetja ;Perse ju dha ky çmim, ku janë vlerat? Vlerat e fundbarkut te saj?Poezia është arti me i çmuar, me finiku, me i bukuri , me njerëzori qe shpreh ndjenjat me te bukura dhe edukon masën, ndaj poetet bëjnë Kombin. Si fitusi i konkursit?Ka një kufi te dukshëm pa dënim ligjor, por me një dënim te heshtur shoqëror qe te dënon me tepër Ky kufi ka bukurine me te lakmueshme per jetën. Asnjë s’ka te drejte te cenoje emocionet , përshkrimet shpërthimet e ndjenjave, por kete lloji te ashtuquajtur poezi bje ndesh me moralin e pastër shqiptare Guximi i kësaj zonje poete s’harrine gjer atje sa njerëzit ti japin pëlqimin, apo adhurim për ç’tregon kjo proze Poetja e di mire, bile me mire se. Une ç’ishte poezia, si ndërtohet dhe qëllimi për te ngjallur emocione te lexuesit per te fisnikëruar shpirtrat e lodhur nga fati qe ju ra Ajo është edukuese edhe pse ka lexues te pakt, me te zgjedhur, por te godet, ka efekte te forta ,sa shpesh te ben te derdhesh lot Zonja ne fjale i di te gjitha .Le te na gjykoje koha ne se duhet apo jo te jemi simpatizant te ksaj “mrekullie”

Filed Under: Opinion Tagged With: cmimi, Gezim Llojdia, shteti, vrima

ÇMIMI QE DUHET TE PAGUAJE PERENDIMI

May 5, 2014 by dgreca

Opinion Nga Ajet Delaj/ New York/
Perplasja e perendimit me Rusine eshte haraçi qe duhet te paguaje perendimi per lenjen ne mes te rruges te revolucioneve demokrate te fundit te viteve 80te si dhe ndihma e pakusyer dhe e pakushtezuar e perendimit per te rimkembur Rusine.
Miljona antikomuniste te pushkatuar per bindjet e tyre e aspiratat e tyre per liri e demokraci e deri edhe per nje fjale goje e po kaq te masakruar e shfrytezuar edhe pa buke pergjate tere sundimit te perendorise te se keqes te kaloje pa ndeshkimin me te vogel edhe pse krimet e komunizmit nuk kane qene me te vogla se te nazizimit nuk mendoj se ka gje ketu per te mos kuptuar nga lideret perendimore mbi ate qe po ndoll ne Ukrine e ne vet Rusine.
Ekonomite e lulezuara sipas komunisteve deri diten kure rane u grabiten dhe u vodhen nga komunistet dhe trashigimtaret e tyre deri ne centin e fundit qe ishte djersa dhe gjaku i miljona qytetareve te lindjes pasi ata vete per rreth gjysme shekulli kane qene vetem gjakpires e parazite e prape nuk u muar asnje veprim kunder tyre e nuk u ndeshkua askush.
Kesaj i thone pasi ta keshe plagosur ariun ta kurosh e sherosh e te ankohes se tani ariu po me ha.
E madhja Theçer ka thene se komunizmi dhe socializmi jane njelloj te rrezikshem per njerzimin. Perse perendimoret ne kohen e luftes se ftohte shoqerite e tyre mbajten ne pushtet te djathtet edhe per periulla 20 vjeçare e Presidenti Charles De Gaulle beri tre kushtetuta per te ndaluar komunistet te vinin ne pushtet ndersa ish-komunistet e pareformuar u lane te rikthehen ne pushtet me vota te vjedhura e manipuluara ne te tere Lindjen ishkomuniste e perendimi heshti.
Europianet dhe Amerikanet jo se nuk kane kuptuar por nuk kane dashur te kuptojne pasi shembujt i kane pasur te qarte e para syve.
Ish presidenti i njerit nga vendet Balltike ish emigrant ne USA kure e pyeten mbas mbarimit te mandatit si President i Lituanise rreth viteve 2000 nese nuk jam gabim se perse nuk u derdh gjak me rrezimin e komunizmit pergjigja e tije ishte e shkurter dhe e sakte “Komunizmi nuk eshte rrezuar” dhe me tej ka shtuar se kishte deshtuar ne demokratizimin e vendit pasi sa here kishte inicuar reforma domethense te dy krahet e parlamentit bashkoheshin kunder tij pasi te dy krahet ishin neokomuniste qe kishin ardhur aty me metoda jodemokratike.
Me tej akoma ne Rezoluten e Parlamentit te Europes mbas 2005 per te denuar krimet e komunizmit nga 720 parlamentare kane marre pjese ne seance 80 e kane votuar pro rezolutes diçka me shume se 50% pra 42 apo 43 parlamentare.
Çfare ka ketu per te mos kuptuar z Fyle Komisioner i Zgjerimit te BE e shume Fyle te tjere ne Europe e Amerike. Megjithate lavdi Zotit Krimea apo Ukraina nuk eshte fundi i botes apo i demokracise perendimore pasi jane thjesht kembane e forte alarmi per te perveshur krahet e rifilluar aty ku eshte lene ne 90ten. Thellesisht besoj se tashme perendimi eshte i qarte se ku ndollet ne raport me ish-komunistet qe nuk jane gje tjeter veç neokomuniste po aq antidemokrat , kriminel e antiperenimore sa the baballaret e tyre.
Zevendesimi i regjimeve kriminale komuniste me regjime kriminale te korruptua e oligarkike ne Europen e Lindjes eshte e papranueshme per popullesite e ketyre vendeve por ne te njejten kohe edhe e paqendrueshme.
Tregues me te mire te kesaj gjendje te vazhdimsise kriminale nuk mundet te kete sesa okupimi i Krimese e gjysmes se Ukraines pa shprazur nje pushke. Elitat kriminale te korruptuara te lindjes ish komuniste perveç se jane te korruptuara jane edhe filo-ruse qe ju kane hypur popujve te tyre ne qafe e natyrshem e konsiderojne demokracine e perendimin si armikun e tyre kryesor.
Demokracite perendimore perpara se te perballen me Rusine duhet te pastrojne shtepite dhe oborret e tyre pasi eshte e turpshme se si ish Kancelari Gjerman perqafohet me Putinin ne te njejten kohe qe vazhdon te derdhet gjaku i popullit ukrainas nga falangat ruse e shume qeveri kryesisht te majta te ish-lindjes komuniste heshtin e mundohen te flirtojne nen rrogoz me Putinin.
Histora ka treguar se armiku me i madh e shkaterrues per diktaturat dhe regjime kriminale eshte stuhia e lirise qe ben qe popujt e shtypur te ngrihen e ringrihen pa marre para syshe asnje rrezik.
Perendimi duhet te japi shenja te qarta per popujt e shtypur se me rrezimin e diktaturave nuk do pranojme regjime kriminale te korruptuara qe zakonisht diktaturat perpiqen qe te lene pas gje qe fatekeqesisht duhet thene ka ndollur gjer tani.
Perendimi i ka te tera mundesite njerzore , morale e financiare per te udhehequr si deri me tani nje bote paqesore e demokratike duke vendosur ne themel te rendit boteror lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ashtu siç ka bere edhe gjer tani.
Nuk kerkohet gje tjeter ne organizimin e shtetit e shoqerise ne europen e lindjes veç ajo qe eshte funksionale ne perendim, ligj, drejtesi, mbeshtetje sociale e pagim taksash nga gjithe qytetaret e natyrshem te gjitha keto menazhuar e kontrolluar nga nje pushtet qe del nga vota e lire dhe e ndershme e qytetareve te ish-lindjes komuniste.
Flitet ne konferenca antikorrupsion ne Shqiperi e gjoja behen strategji per luftimin e tije e nuk thuhet nje fjale per grabitsin me te madh te pasurise se shqiptareve Qeverine e krimit te organizuar qe sundon vendin qe 24 vjet e askush nga perendimoret nuk prononcohet .
Si eshte e mundur te lejohet Kryeministri Shqiptar Edi Rama te shperndaje tapi mbi token e pronareve shqiptar si Enver Hoxha ne 1946 ku ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e tera aktet e konventat nderkombetare ku shteti shqiptar ka firmosur duke perfshire edhe Gjtkaten e Strasburgut dhe partneret perendimore te Shqiperise heshtin.
Nese perendimi do te japi suport per lirine e demokracine e popujve te shtypur te lindjes ish komuniste energjite dhe uniteti i lindjes me perendimit do te arrije nje nivele te papara me pare e rusve do filloje t’ju bjeri çatia e shtepise se tyre.
Koha ka treguar se ngritja e popullit per liri e demokraci ka rrezuar diktatura te fuqishme kriminale e te organizuara e furis se popullit nuk i ka rezistuar askush nga regjimet diktatoriale , as Rusia.
Ajet Delaj
New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, cmimi, PERENDIMI, QE DUHET TE PAGUAJE

Agim Vinca nderohet me çmimin “Azem Shkreli”

February 20, 2014 by dgreca

Nga Jolanda LILA/

Në një ceremoni të organizuar në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sporte, ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Memli Krasniqi ka ndarë çmimet e letërsisë, ku pos Agim Vincës, me çmime janë shpërblyer edhe: Drenusha Zajmi-Hoxha, Sabit Rrrustemi ,Adem Gashi, Merxhan Avdyli, Flamur Maloku i Izet Sylaj.Agim Vinca është shpallur fitues i çmimit “Azem Shkreli”, çmim i ndarë për vepër jetësore, e ndarë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, në mesditën e së premtes. Ky çmim është ndarë me vendim të jurisë profesionale në krye me Osman Gashin, ndërkaq, çmimin për vepër jetësore e ka ndarë i pari i MKRS-së, Memli Krasniqi, i cili, sikurse Agim Vincës dhe fituesve të tjerë në kategori të ndryshme u ka uruar për shpërblimet.

Në këtë ceremoni, më të mirët në letërsi kanë dalë: në kategorinë e romanit, Drenusha Zajmi-Hoxha, për romanin “Krrokama”, në kategorinë e poezive juria ka vendosë që këtë çmim ta ndaj për dy autorë: Sabit Rrrustemi për përmbledhjen me poezi “Murale shpirti”, dhe Adem Gashi për veprën “Nuk ka kthim lejdi”. Kurse në kategorinë e kritikës poashtu juria ka ndarë këtë çmim për dy autorë: Merxhan Avdyli për “Dritësime letrare”, dhe Flamur Maloku për librin “Polisemia e Veprës”. Ndërkohë, në këtë vit është ndarë edhe çmimi për përkthimin më të mirë, çmim që i është ndarë Izet Sylaj, për romanin e përkthyer Mathias Wnard.
Fituesi për vitin 2013 në çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, Agim Vinca, u shpreh të jetë i kënaqur me marrjen e këtij çmimi që mbanë emrin e njërit nga shkrimtarët më me zë në Kosovë, Azem Shkrelit.
“Librat e Azem Shkrelit i kam lexuar qysh se isha fëmijë, nën dritën e llambës në vendlindjen time. Qysh atëherë ende më kujtohet disa nga vargjet e poezisë së tij. E them sinqerisht se Azemi është një nga shkrimtarët që më ka ngjallur dashuri për letërsinë. Veprat e tij ende vazhdojnë t’i rezistojnë kohës. Të marrësh një çmim të tillë, aq më shumë në prag të përvjetorit të gjashtë të Pavarësisë së Kosovës, idenë e të cilës e frymëzuan pikërisht njerëzit e penës, shkrimtarë dhe intelektualë është nder dhe krenari, por edhe një ndjenjë ngadhënjimi”, u shpreh Vinca.
Nga ana tjetër, Ministri i Ministrisë së Kulturës, Memli Krasniqi, duke iu uruar suksese për këto çmime laureatëve të sivjetshëm, ka deklaruar se të shkruash në këtë kohë është goxha sfiduese, sepse teknologjia është duke e sfiduar në vazhdimësi letrën.
“Ajo që neve na bën të lumtur si ministri dhe mua personalisht si ministër është fakti që në këto vite ne kemi bërë përpjekje të rëndësishme që kemi arritur të institucionalizojmë vlerësimin dhe respektin për artistët dhe krijuesit përmes çmimeve vjetore për letërsi dhe në fusha të tjera kulturore”, u shpreh ministri Krasniqi, duke shtuar më tutje se “Libri po ballafaqohet me sfida por ne viteve të fundit jemi munduar që bashkërisht, duke gjetur edhe përkrahjen e nivelit më të lartë qeveritar, që të rrisim mbështetjen për librin. Këtë vit kemi vazhduar trendin e rritjes së fondit të librit, duke e rritur në 100 mijë euro fondin për botimin e titujve të rijnë”. Kurse, Osman Gashi, udhëheqësi i jurisë profesionale, i ka propozuar Ministrisë së Kulturës që të vazhdojë të ndajë këso çmime edhe në vitet e ardhshme.
“Jam shumë i sigurte që prurjet e sivjetme kanë qenë jashtëzakonisht të mira dhe ne si juri kemi pasur kënaqësi t’i lexojmë dhe vlerësojmë ato shkrime konkurrente. Ne si juri propozojmë që të vazhdohet me ndarjen e këtyre çmimeve edhe në të ardhmen”, tha ai. Për ndarjen e çmimeve në letërsi pos Osman Gashit në juri kanë qenë të përfshirë edhe Binak Kelmendi, Sabile Keçmezi – Basha, Adem Zejnullahu dhe Bagzad Baliu.  Çmimi për vepër jetësore ka edhe vlerën monetare prej 5 mijë eurove, kurse çmimet pasuese nga 2.500 euro.

Fjala e Prof.Agim Vincës në ceremoni:

Familjarë të Azem Shkrelit,
Zoti Ministër i Kulturës,
Miq dhe kolegë!
E ndiej veten të nderuar që më jepet Çmimi “Azem Shkreli” jo vetëm pse është çmimi më i lartë letrar në Kosovë, por edhe për shkak se mban emrin e shkrimtarit ndaj veprës së të cilit kam ushqyer gjithmonë një konsideratë të veçantë, poetit, prozatorit, dramaturgut dhe publicistit Azem Shkreli.
Librat e Azem Shkrelit i kam lexuar qysh si fëmijë, nën dritën e llambës, në vendlindjen time. Isha ende nxënës i shkollës fillore kur më ranë në dorë Bulëzat (1960) dhe Karvani i bardhë (1961) e, pak më vonë, edhe Engjujt e rrugëve (1963). Qysh atëherë i mbaj mend vargjet: “Gëzimi, thonë, nuk matej kur jam le/ Nji natë fresku me hanë./ Nana n’krye tim s’ka ba kurr be – / Paç mbet pa nanë./ Me ‘i tubë delesh n’sukë heret jam rreshkë,/ Kur isha ende vocrrak./ Shtëpinë e kam atje ndër curra, n’bjeshkë,/ Dhe kangën e gurit mbi prak”. Me këto vargje hapet poemthi Këngë për vete, në të cilin subjekti lirik, malësori i ri poet, që zbret në qytet, shpalos botën dhe unin e tij pa kurrfarë kompleksi: “N’qytet kam ardhë me ‘i gjysë opinge. E dij/ N’përulje s’mundem m’u kotë./ Lavdet ua fali tjerëve. Mos me pi/ Betue jam – në gotë./ Zotnit s’i njof. As s’lodhem pse Krishti s’rruhet./ (Ferrin me mëkate kam m’e fikë!)/ E kur zgërdhihet jeta, ndojherë – duhet/ Venë Khajami, nji pikë!/”, për ta përmbyllur, pak a shumë, rrëfimin me një porosi, që peshon rëndë, sa gurët e vendlindjes: “Prej këshillës s’nji miku mbaj mend dy urti:/ N’këndove – këndo për jetën./ Poetët duhet ta kenë nji perëndi/ Dje tjetër s’ka: T’VËRTETËN”.
Sado të thjeshta, në mos edhe naive që mund të duken sot këto vargje, të shkruara në fillimet krijuese të poetit, ato shprehin frymën e artit poetik të Azem Shkrelit, por edhe thelbin e misionit të poetit: të kënduarit për jetën dhe të besuarit në një nga vlerat e saj më sublime: Të Vërtetën.
Volteri i madh thoshte se E vërteta, Liria dhe Virtyti janë tri gjëra për të cilat e vlen të jetohet dhe të luftohet, ndërsa bashkëkombësi i tij më i ri, Romen Rolani, nënvizonte se puna krijuese është “gëzimi i jetës” dhe se të krijosh do të thotë “ta vrasësh vdekjen”. (Créer, c’est tuer la mort).
E them sinqerisht se Azem Shkreli është një nga shkrimtarët tanë, të këtij krahu, që tek unë ka ngjallur dashurinë për letërsinë: dëshirën për të lexuar dhe dëshirën për të shkruar. Dhe tok me këtë dëshirë, sa të bukur, aq edhe të vështirë, edhe pasionin për fjalën, ndjenjën, mendimin, por edhe për heshtjen e bukur, heshtjen që flet, që është e kundërta e fjalamanisë dhe llomotitjes. E, Azem Shkreli, poeti i E di një fjalë prej guri dhe Nga Bibla e heshtjes, si rrallë ndonjë krijues tjetër yni, mund të shërbejë si shëmbëlltyrë nga ky aspekt. Përgjegjësia ndaj fjalës në përgjithësi dhe ndaj fjalës së shkruar në veçanti është një nga mesazhet më të fuqishme të veprës së tij.
Azem Shkrelin e kam njohur fillimisht nëpërmjet librave, por më vonë do të më lidhë me të një miqësi e gjatë dhe e frytshme ndër vite e dekada. Sa e sa ndeja e biseda, sa e sa udhëtime nëpër Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, pjesëmarrje në manifestime kulturore, në tribuna publike, në orë letrare, në promovime librash, në aksionin e madh për pajtimin e gjaqeve etj.
Dua të veçoj me këtë rast një episod, që nuk e kam evokuar në kujtimet që kam shkruar për të.
Unë jam bërë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në kohën kur Azem Shkreli ishte kryetar i saj. Sapo kisha botuar librin tim të dytë me poezi, Bregu i mallit (1975), recensentë të të cilit kishin qenë Fahredin Gunga e Azem Shkreli, kurse redaktor Anton Pashku. Asnjëri nga ata fizikisht nuk është më në mesin tonë, por vepra e tyre dhe standardet që krijuan, vazhdojnë t’i rezistojnë kohës. Në recensionin e shkurtër, me të cilin mbështeste botimin e librit, Azemi, ndër të tjera, shkruante: “Mendoj se ka në të vargje të bukura, lirikë të hollë, motive dhe ide interesante. Mund të përmenden edhe kualitete të tjera të kësaj poezie”. Kaq mjaftonte nga ai, nga pena e tij, që libri të botohej. E të botoje libër në atë kohë, aq më tepër duke qenë krijues i ri e i panjohur, nuk ishte punë e lehtë, ndërsa të anëtarësoheshe në Shoqatën e Shkrimtarëve atëbotë ishte më vështirë se të hysh sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Por edhe më nder, gjithsesi.
Dhe ja tek jemi sot, pas kaq shumë vitesh. Ai në amshim me Aliun, Dinin e të tjerë, kurse unë Laureat i Çmimit që mban emrin e tij –  për Vepër Jetësore.
Të marrësh një çmim si ky, aq më shumë në ditën e Pavarësisë së shtetit tënd, idenë e të cilit e frymëzuan para së gjithash njerëzit e penës, shkrimtarët dhe intelektualët, është nder dhe krenari, por edhe një ndjenjë ngazëllimi e rezignimi bashkë. Thuhet se çmimet letrare zakonisht kanë kuptim në moshë të re, sepse nxisin energjitë dhe vullnetin për punë krijuese. Me një fjalë janë stimuluese. Te unë dhe kolegët e mi që me këtë çmim janë nderuar para meje dhe tek ata që do të nderohen më pas, ky çmim mund të jetë stimulues në një kuptim tjetër: për rrumbullakimin e veprës dhe përfundimin e projekteve, që presin dorën dhe mendjen e krijuesit. Njeriu, pavarësisht nga mosha, gjithmonë mendon se veprën e vet më të mirë do ta krijojë në të ardhmen. Po të mos ishte kjo bindje, as që do të kishte kuptim puna krijuese.
Çmimet letrare, sikurse edhe mirënjohjet e tjera publike, as nuk e rrisin dhe as nuk e ulin vlerën e një vepre (në kuptimin e opusit krijues), por ato e kthejnë për një çast vëmendjen e publikut kah ajo; i bëjnë jehonë asaj. E kjo s’është pak dhe as e parëndësishme në kohën tonë, kur njerëzit janë tjetërsuar në masë të madhe prej vlerave shpirtërore, që janë të përhershme e tejkohore, duke i zëvendësuar shumë herë ato me vlera të përkohshme e efemere. Më kot qortimi i poetit: “Sa poshtë paskam rënë duke u ngjitur këtij Olimpi të rrejshëm” dhe besimi, qoftë edhe iluzor, se botën do ta shpëtojë bukuria: “Mësojeni kohën të mos i hajë të vetët/ Ç’u shemb shëmtie do ta ngrenë poetët”.
Dhe, krejt në fund, më lejoni që, siç është zakon në këso rastesh, të bëj edhe disa falënderime.
Falënderoj së pari nominuesin, Shoqatën e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja” nga Mitrovica, e cila më ka propozuar për Çmimin “Azem Shkreli” për Vepër Jetësore, duke e shoqëruar propozimin e saj me një arsyetim të denjë për adresën që i drejtohej;
Falënderoj Jurinë, e cila, në një konkurrencë të fortë, u përcaktua për mua, duke vlerësuar punën dhe krijimtarinë time;
Falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njeriun që është në krye të saj, ministrin Memli Krasniqi, i cili, tok me stafin e tij, kanë dëshmuar se dinë t’i çmojnë vlerat që janë krijuar në Kosovë në të kaluarën, në kushtet e robërisë e të censurës dhe që vazhdojnë të krijohen në liri e pa censurë në Republikën e Kosovës, e cila këto ditë shënon 6-vjetorin e lindjes së saj si shtet.
Njëherësh shfrytëzoj rastin t’i përgëzoj kolegët e mi fitues të çmimeve për veprat më të mira letrare nga fusha e poezisë, e prozës, e kritikës letrare dhe e përkthimit letrar të botuara gjatë vitit 2013 dhe t’u uroj suksese të reja në të ardhmen.
Ju falemnderit për durimin dhe mirupafshim në raste të tjera të ngjashme!

 

Filed Under: Featured Tagged With: agim Vinca, Azem Shkreli, cmimi, Jolanda Lila

Ismail Kadare në garë për çmimin britanik “The Independent”

April 11, 2013 by dgreca

Gazeta britanike ‘The Guardian’ botoi ditën e sotme listën e shkurtër me emrat e 6 shkrimtarëve botërorë që janë në garë për çmimin ‘The Independent Foreign Fiction Prize 2013’, ku përfshihet edhe emri i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare do të garojë për çmimin e rëndësishëm me romanin e tij ‘Darka e gabuar’ i përkthyer nga shqipja nga John Hodgson, që është vlerësuar shumë nga kritika.

‘The Independent Foreign Prize’ është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. në listën e shkurtë të kandidatëve për këtë çmim, veç e Ismail Kadare me ‘Darka e gabuar’ janë edhe: Enrique Vila-Matas, nga Spanja me ‘Dublinesque’, Gerrband Bakker nga Danimarka me ‘The Detour’, Andrés Neuman nga Spanja me ‘Traveller of the Century’, Chris Barnard nga Afrika me ‘Bundu’ dhe Dasa Drndic nga Kroacia me ‘Trieste’.

Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 20 maj në ‘Royal Institute of British Architects’, në Londër. Vlera e tij është, 10.000 paund të cilat ndahen në mënyrë të barabartë mes shkrimtarit dhe përkthyesit.

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: cmimi, Indipendent, Kadare

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT