• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sanxhak:Kërkohet nga Këshilli i Sigurimit dërgimi i forcave ndërkombëtare

April 4, 2016 by dgreca

Këshilli Kombëtar Boshnjak (bnv), i kryesuar nga Sulejman Ugljanin, miratoi vendimin për pozitën e boshnjakëve në Serbi, me të cilin i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgoj   forcat   ndërkombëtare  për të parandaluar  konfliktin dhe  për t’i  mbrojtur boshnjakët nga  terrorit, shtypja dhe asimilimi .Për shkak të gjendjes së , BNV kërkon që Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja urgjentisht t’i  vendosin  misionet e tyre të veçanta për të vëzhguar pjesën veriore të Sanxhakut i cili ndodhet  nën administrimin e Serbisë.Këto vendime u miratuan në seancën të posaçme  të mbajtur në fundjavë, dhe arsyet për miratimin e tyre ishte se, siç thuhet në një njoftim për shtyp, boshnjakët nga viti 1990 deri në vitin 2000 ishin nënshtruar spastrimit etnik dhe terrorit të organizuar shtetëror nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë, i cili në forma të ndryshme po vazhdon e sot . KKB ( BNV) në seancën e veçantë, tç mbajtur të premten e kaluar, miratoi një vendim për nismën einiciativës për përpilimin  e Planit të ri  të ri veprimi për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, për shkak se plani i miratuar kohët e fundit nuk përmban kërkesa boshnjakëve.Ndër kërkesat e KKB (BNV) ishte miratimi i Rezolutës për Srebrenicë në Kuvendin e Serbisë, Sanxhakut dhënien e statusit të autonomisë,  ndërsa boshnjakëve statusin e  kombit.Gjithashtu, Këshilli kërkoi që në Planin e Veprimit, i cili është pjesë e Kapitullit 23 të negociatave të  Serbisë  BE-së, të futet edhe zgjidhja e krimeve kundër boshnjakëve gjatë viteve të nëntëdhjetë.Përvec tjerash në deklaratë thuhet: Refuzimi i përfshirëjes  së krimeve,  legalizohen krimet dhe pastrami etnik ndaj boshnjakëve të Sanxhakut. Në kuadër të kësaj, çetnikët e armatosur, të paraqitur kinse  si simptizues të klubit futbollistik “C. Zvezda”, të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë, me mbështetjen e xhandarmërisë dhe njësive të tjera special  të policisë më 22 mars (në ndeshjen  e futbollit ndërmjet  Novi Pazar: Crvena zvezda) ngriten lartë këto krime dhe dërguan  kërcnime  genocinde popullit boshnjak. ”

Këshillat Kombëtare në Serbi ekzistojnë, dhe janë adresa  për komunikim mes autoriteteve të huaja dhe shtetërore, nga njëra anë, dhe minoritetet nga ana tjetër. Andaj është momenti i fundit që BE-ja së bashku me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës të ushtrojnë trysni të posaçme në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Sanxhakut./Ismet Azizi/

 

Filed Under: Komente Tagged With: i forcave ndërkombëtare, Ismet Azizi, nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dërgimi, Sanxhak: Kërkohet

Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s

April 3, 2016 by dgreca

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko informoi të dielën se në Tiranë do të mblidhet në fund të muajit maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s.Përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook”, Majko shkruan se takimi do të zhvillohet në vendin tonë në datën 27 maj.

“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare,Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, citohet Majko ne “facebook”.

Filed Under: Komente Tagged With: Parlamentare të NATO-s, Tirana pret në 27 maj Asamblenë

Vuçiq: Bombën në Zubin Potok e hodhën serbët

April 3, 2016 by dgreca

Ne Foto:Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Kosovë./Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vërtetuar se bombën në palestrën sportive në Zubin Potok, në orët e para të mëngjesit të së dielës, e kanë hedhur serbët.Ai, megjithatë, i ka porositur ata që e hodhën bombën se do të luftoj edhe për ta dhe familjet e tyre.

“Përgjigjja ime këtyre serbëve tanë, të cilët në këtë mënyrë dëshirojmë të më presin, është: le t’ua falë Zoti, do të luftoj edhe për ju dhe familjet tuaja, që të jetoni në tokat tuaja dhe të jeni të lumtur dhe më të kënaqur se sot”, ka thënë Vuçiq gjatë fjalimit të tij në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresiste Serbe në Zubin Potok.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë çështje nuk do ta thotë më asnjë fjalë, raportojnë korrespondentet e Radios Evropa e Lirë.

Gjatë ditës, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në orët e hershme të mëngjesit, ishte hedhur një bombë dore në oborrin e palestrës së re sportive në Zubin Potok, ku parashihej që Vuciq të mbajë një fjalim.

Derisa zyrtari i Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, këtë incident e ka përshkruar si “akt terrorist”, zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës në pjesën veriore, Besim Hoti, tha se prokurori këtë incident e ka regjistruar si “kërcënim i përgjithshëm”.

“Janë gjetur disa gëzhoja, për të cilat besohet se janë shkrepur nga arma automatike e personit tash për tash të panjohur”, ka deklaruar Besim Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se niveli i sigurisë ishte ngritur në shkallën më të lartë dhe se vizita e Vuçiqit ka vazhduar sipas agjendës së planifikuar.

Vizitën e tij në Kosovë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka filluar në Leposaviq, ku i ka vizituar repartet e kombinatit “Trepça”.

Ai u ka thënë serbëve të tubuar aty se vetëm Serbia e fortë mund t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullin e vet në Kosovë, prandaj këtë mesazh, siç ka thënë ai, ua ka dërguar “edhe atyre, të cilët me bomba dhe të shtëna janë përpjekur për ta frikësuar”.

Vuçiqi ka theksuar se “Trepçës” do t’i ndihmojë aq sa Serbia do të ketë mundësi dhe i ka falënderuar të punësuarit për përkushtimin e tyre, siç është shprehur ai, “që gjithnjë e keni mbrojtur Trepçën dhe që gjithnjë keni dëshiruar të punoni në të”.Ai ka vizituar edhe spitalin në Veri të Mitrovicës, ku është pritur nga punëtorët shëndetësorë, ndërkaq, me tubimin parazgjedhor të Partisë Progresiste Serbe në Zubin Potok, ka përfunduar edhe vizitëna e së dielës e Vuçiqit në pjesën veriore të Kosovës. (a.z. & m.f.)

Filed Under: Komente Tagged With: e hodhën serbët, në Zubin Potok, Vuçiq: Bombën

POST SKRIPTUM VENDIMIT SKANDALOZ PËR LIRIMIN E KRIMINELIT SHESHEL

April 3, 2016 by dgreca

Shkruan: Adil FETAHU/

Fundi i marsit të këtij viti, qoftë edhe fundi i turpshëm i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi (ICTY), me aktgjykimin skandaloz për shpalljen e pajfasisë dhe lirimin e kriminelit të terbuar serb Vojisllav Sheshel, të cilin aktakuza e ngarkonte me së paku 9 vepra penale, krime të rënda: 3 krime kundër njerëzimit dhe 6 krime të luftës. Aktakuza e ngarkonte Sheshelin me veprat kriminale: përndjekje dhe krim kundër njerëzimit; shkelje e zakoneve të luftës; mundim dhe shkelje të ligjit; sjellje të vrazhdë; përzënien si krim kundër njerëimit; sjellje jonjerëzore dhe zhvendosje të dhunshme të popullsisë joserbe; shkatërrime të paskrupullta; shkatërrime të qëllimshme të institucioneve; dhe plaçkitje të pasurisë publike dhe private.

Me aktgjykimin, të cilin ai Tribunal e shpalli më 31 mars 2016, me 2/3 e votive, dhe arsyetimin që dha kryetari i kolegjit gjyqësor, francezi Jean Claude Antonetti, i kumtoi Sheshelit, i cili në stilin e tij të sjelljes arrogante ndaj Tribunalit gjatë gjithë kohës së qëndrimit në paraburgim dhe gjatë procesit të gjykimit e injoronte dhe shante Tribunalin dhe vet gjyqtarët, e që i liruar përkohëssisht nga paraburgimi gjoja për shkaqe humanitare-shëndetësore, as nuk denjoi ta dëgjojë e shikojë përms linkut shpalljen e aktgjykimit,- gjyqtari Antonetti kumtoi se Shesheli nuk është fajtor  dhe lirohet nga çdo pikë e aktakuzës, dhe ndërpritet paraburgimi kundër tij (ndonëse Shesheli nuk ishte në paraburgim dhe ishte betuar se nuk do të kthehej më në Hagë!).

Në arsyetimin e shkurtër të aktgjykimit lirues, gjyqtari Antonetti dha shpjegime të cilat shkonin përtej argumenteve juridike e provave të vërtetuara, dhe dilnin në sferën e politikës dhe shfajësimin e njëanshëm të kriminelit Sheshel dhe kriminelëve tjerë të bashkuar në ndërmarrjen e përbashkët të krimit.

Rekrutimin, organizimin, indoktrinimin, nxitjen dhe dërgimin në luftë të paramilitarëve të partive dhe grupacioneve të ndryshme, ndër të cilët edhe çetnikët e Sheshelit si grupacioni më i madh, gjyqari Antonetti e arsyetoi me faktin, se Kushtetuta e RSFJ-së, në kontekst të luftës, lejonte rekrutimin e vullnetarëve, dhe se ata vullnetarë i janë bashkangjitur mbrojtjes territoriale dhe hierarkisë ushtarake të Ushtrisë Jugosllave, ku Shesheli as nuk ka pasur rol komandues, as nuk ka qenë epror dhe as nuk ka pasur  kurrëfar ndikimi në luftimet e zhvilluara në terren. Sipas gjyqtarit Antonetti, prokurori nuk ka mund të ofrojë prova të pamëdyshje, se ka pasur sulme sistematike mbi popullsinë civile në Kroaci e Bosnje. Ka ekzistuar konflikti i armatosur midis dy palëve, ndërsa civilët kanë ikur nga rajoni i konfliktit, kurse bartja (transporti) i tyre me autobusë ka pasur karakter humanitar, konkludon kryetari i trupit gjykues (!) Sa i përket ndjekjes së Kroatëve nga Vojvodina (Hërtkovci), gjyqtari Antonetti e shfajson kriminelin Sheshel, pasi atje nuk kishte konflikt të armatosur ushtarak as që ka pasur lidhje me konfliktet e tjera,  dhe se banorët e Hërtkovcit nuk kanë qenë të përndjekur, veçse kanë kërkuar strehim për motive personale, prandaj Shesheli nuk ësht fajtor për ikjen e tyre. Duke u ndërlidhur me akuzën që i bënte prokurori dhe rolin e Sheshelit në projektin për Serbinë e Madhe, gjyqtari Antonetti thotë se ai është projekt politik, e jo projekt kriminal (!). Marrëveshja midis Millosheviqit e Sheshelit ka qenë ruajtja e Jugosllavisë, ose e territoreve tradicionalisht serbe, dhe kjo nuk ishte ndërmarrje e përbashkët kriminale, vlerëson Antonetti. Roli i Sheshelit në pastrimet etnike dhe shpalljen e autonomisë së territoreve me shumicë serbe në Kroaci e Bosnje, sipas vlerësimit të gjyqtarit Antonetti, nuk ishte me qëllime kriminale. Dërgimi i vullnetarëve atje, nuk është krim, veçse dëshirë për të mbrojtur serbët.

Nga arsyetimet e tilla, fitohet përshtypja se gjyqtari Antonetti ishte përqëndruar në mbrojtjen e krimeve dhe të kriminelit Sheshel, ma tepër se vet Shesheli dhe Serbia!

Gjyqtarja italiane Flavia Latanzi – zëri i ndërgjegjës nga trupi gjykues

Në trupin gjykues që ka zhvilluar procesin gjyqësor kundër kriminelit Sheshel, ishin tre gjyqtarë: Jean Claude Antonetti (nga Franca), Mandiaye Niang (nga Senegali), dhe Flavie Lattanzi (nga Italia). Kryetar i trupit gjykues ishte francezi Antonetti, i cili gjatë gjithë procesit dhe në fund të tij, lujati rolin skandaloz. Gjyqtari Antonetti nuk ka qenë ndonjë autoritet i njohur në fushën e drejtësisë në vendin e vet. Për gjyqtarin Niang, nga Senegali, mund të thuhet se “ai nuk përzihet në punët e veta”, vetëmse detyrën e gjyqtarit në Tribunalin e Hagës e ka si parajsë i kësaj bote. I vetmi zë i ndërgjegjës, dhe një pikë e ndritshme në errësirën e drejtësisë së këtij rasti, ishte gjyqtarja e denjë italiane, Flavia Lattanzi, gjyqtare me pedigre profesionale e profesoreshë e të drejtës ndërkombëtare në disa universitete të Italisë. Gjyqtarja Lattanzi ishte gjyqtare ad-hoc, e angazhuar në rastin konkret. Përveç një pike të aktakuzës (atë për plaçkitjen e pasurisë publike dhe private), gjyqtarja Lattanzi e kishte ndarë mendimin nga dy anëtarët e tjerë të kolegjit gjyqësor për të gjitha pikat e tjera, duke konsideruar se Shesheli për të gjitha ato ishte fajtor dhe mbanë përgjegjësi penale.

Në praktikën gjyqësore në përgjithësi, dhe në praktikën e Tribunalit të Hagës në veçanti, gjyqtari që ndanë mendimin nga kolegët e tjerë, jep opinion e vet me shkrim, për arsyet dhe argumentet e veçimit. Mendimi i tillë paraqet pjesë përbëarëse të aktgjykimit, që mbetet në shkresat e lëndës dhe u jepet palëve dhe komunikohet në mjetet e informimit kur raportojnë për rastin.  Gjyqtarja Lattanzi vetëm në një pikë, nga 9 pikat e aktakuzës, ishte pajtuar me mendimin e kolegëve sa i përket pafajsisë së Sheshelit; pikën që e akuzonte për plaçkitje, që nuk ishte argumentuar e vërtetuar me prova të sigurta. Për të gjitha pikat e tjera të aktakuzës, gjyqtarja Lattanzi kishte mendimin se janë argumentuar me prova e dëshmi, dhe se për to Shesheli duheh të gjykohej. Ja  arsyetimi i shkurtër i mendimit të ndarë të gjyqtaret Lattanzi.

Ata (fjalën e ka për dy kolegët e tjerë të trupit gjykues) nuk kishin marrë parasysh faktin, se Sheshli I kishte kërcënuar dhe frikësuar dëshmitarët brënda Gjykatës, kurse bashkëpunëtort e tij këtë e kishin bërë jashtë Gjykatës. Ato kërcënime e frikësime kanë bërë efekt, që disa dëshmitarë i kanë ndryshuar ose tëherqur krejtësisht dëshmitë e tyre. Nga ana tjetër, kolegji nuk ka dhënë arsyetimet e duhura në aktgjykim, por më tepër ka dhënë arsye të cilat shkojnë në favor të lirimit të Sheshelit nga përgjegjësia, siç ishte e drejta kushtetuese jugosllave e luftës për mbrojtjen e Jugosllavisë. Sipas mendimit të veçuar të gjyqtares Lattanzi, kishte mjaft prova, se në Kroaci dhe në BeH janë kryer sulme sistematike të hapura, në të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit dhe se ato ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale, për t’i detyruar joserbët të lëshojnë pjesë të territorit të Jugosllavisë. Kishte mjaft prova se Shesheli ka nxitë krimet përmes fjalimeve me retorikë luftënxitëse. Por, në aktgjykimin e kolegjit nuk janë shpjeguar arsyetimet për faktet dhe arsyet juridike të konkludimit të shumicës së anëtarëve të kolegjit. Nuk janë marrë parasysh të gjitha provat që ka ofruar prokuroria në tërësinë e tyre, por me vetëdije janë koncentruar në disa prova më të pakta të mbrojtjes. Kështu, kolegji gjyqësor ka zbatuar kritere të cilat nuk i parasheh praktika e Gjykatës Ndërkombëtare. Shumica e anëtarëve ka marrë si rrethanë lehtësuese për të akuzuarin konekstin e “luftës së drejtë” për për mbrojtjen e Jugosllavisë dhe mbrojtjen e interesave serbe. Por, kompetenca e Gjykatës Ndërkombëtare duhet të përkufizohej e koncentrohej në vërtetimin, se a janë kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, dhe sa ka përgjegjësi i akuzuar për ato krime. Unë jam bindur se në shkresat e lëndës ka prova e dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se në Kroaci dhe BeH janë kryer krime kundër njerëzimit dhe se ka ekzistuar ndëmarrja e përbashkët kriminale, në të cilën ka marrë pjesë aktive Vojisllav Shesheli, bahkë me forcat e tjera serbe, dhe se qëllimi i asaj ndërmarje të përbashkët kriminale ka qenë që, përmes krimeve, të detyrohet popullsia joserbe të lëshojë pjesë të caktuara të territoreve të ish-Jugosllavisë. Për rolin e Shesheli në kryerjen fizike të veprave penale, janë plotësuar kushtet që atij t’i shqiptohet aktgjykimi dënues, e jo lirues, ka shkruar në mendimin e saj të veçuar gjyqtarja Lattanzi.

Shesheli vet i ka caktuar se në cilat vende e fushëbeteja do shkojnë vullnetarët të cilët ai i ka rekrutuar, përgatitur, indoktrinuar e nxitur dhe i ka vizituar disa herë në terren, duke ua kujtuar detyrat e pastrimit etnik, duke i motivuar moralisht e materialisht ata dhe familjet e tyre. Ata Sheshelin e kanë konsideruar si udhëheqës dhe komandant suprem të tyre. Fakti se vullnetarët e Sheshelit janë përfshirë e vu nën kierarkinë dhe komandën e forcave të armatosura, është vetëm edhe një element dhe argument shtesë për përgjegjësinë e Sheshelit në kontekstin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, së bashku me të tjerët, për të arritur qëllimin e spastrimit etnik, konkludon gjyqtarja Lattanzi.

Kur e lexova aktgjykimin e shumicës së anëtarëve të Trupit Gjykues, mu bë sikur u ktheva për shumë shekuj prapa, në kohë të hershme të historisë së njerëzimit, kur Romakët, për të arsyetuar pushtimet e tyre të përgjakshme dhe vrasjet e armiqve të tyre politik në luftërat civile, thoshin: “Silen enim legel inter arma” (Në luftë, ligjet heshin), përfundon gjyqtarja Lattanzi, mendimin e vet të veçuar nga mendimi i dy kolegëve tjerë në procesin gjyqësor kundër kriminelit Sheshel.

Po të ketë njeri i interesuar dhe i përgatitur mirë profsinalisht,, duke hulumtuar tërë procesin  gjyqësor kundër kriminelit Sheshel, dhe vendimi sklandaloz i Trupit gjykues për lirimin e tij, do të mund të nxirrte një libër të mirë për anën e errët të gjykimeve të atij Tribunali, që nuk është vetëm ky rast, por edhe shumë raste tjera.

Filed Under: Komente Tagged With: Adil Fetahu, Krimineli Sheshel, lirimi

Kosovë-Serbi, takim urgjent në Vjenë ftuar nga BE

April 3, 2016 by dgreca

-Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen/

 PRISHTINË, 3 Prill 2016/ Me ftesë të Bashkimit Evropian, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog Edita Tahiri sot ka udhëtuar për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin urgjent të ftuar nga BE në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë, të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road).

Në delegacionin e kryesuar nga ministrja Tahiri është edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Njoftimi i sapodërguar thekson se, përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-në. Për këtë çështje është biseduar në Bruksel gati më shumë se shtatë muaj me kërkesën dhe insistimin e ministres për Dialog Edita Tahiri, që nga koha kur Serbia bllokoi importet nga Kosova. Mirëpo, Serbia nuk tregoi gatishmëri që përmes dialogut të Brukselit të arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikateve të ADR-së, edhe pse më parë ishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare dhe të produkteve famaceutike. Si kundër përgjigje për mosgatishmërinë e Serbisë dhe vënien e bllokadës për importin nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-në,  Qeveria e Kosovës mori vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ndaloi importin e mallrave të rrezikshme  nga Serbia, vendim ky të cilin e mori Ministria për Tregti dhe Industri.

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.

Ministria për Dialog e ka njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi.

Takimi i paraparë që të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit./b.j/ Foto:Arkiv

Filed Under: Komente Tagged With: ftuar nga BE, Kosove-Serbi, ne Vjene, takim urgjent

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 334
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT