• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deputetja Mesila Doda në OKB kërkon rritjen e lidërshipit të gruas në politikë

March 18, 2016 by dgreca

New York – Doda: Shqipëria të rrisë me 50% pjesëmarrjen e gruas në parlament/Deputetja e Kuvendit, Mesila Doda, ka marrë pjesë në takimin me temë “Barazimi i fuqisë, fuqia e barazisë, rritja e lidërshipit të gruas në politikë” organizuar në New York në seline e Kombeve të Bashkuara.Në një postim në statusin e saj ne Facebook, deputetja Doda shprehet: “Në New York, në selinë e Kombeve të Bashkuara u zhvillua takimi me teme “Barazimi i fuqisë, fuqia e barazisë, rritja e lidershipit të gruas në politike”. Shqipëria ka një rrugë të sajën për të treguar dhe ka padyshim tregues cilësore e në rritje të pranisë së gruas në politike. Propozimi im i adhshëm do ishte rritja e fuqisë së gruas në politikë, pjesëmarrje 50% ne parlament dhe pse jo, kreu i ardhshëm i shtetit shqiptar te ishte grua”.

“Kjo seancë u bë e mundur nga rrjeti i grave parlamentare WIP, me pjesmarrjen e kreut të UNDP, ish- kryeministre e Zelandes, Helen Clarc, sekretares së ceshtjeve sociale gjermane, Elke Ferner dhe personaliteteve te tjera te pranishem nga gjithe kontinentet”, shkruan Doda

 

Filed Under: Komente Tagged With: Deputetja Mesila Doda, Lidershipi i gruas, takim ne OKB

Shkencëtarët dhe misteri i Trekëndëshit të Bermudës?

March 18, 2016 by dgreca

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një nga misteret më të mëdha: atë të Trekëndëshit të Bermudës.
Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, ndryshe i njohur si “Trekëndëshi i djallit” pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi sipërfaqen e saj detare apo avionët që fluturonin mbi këtë hapësirë ajror, papritmas zhdukeshin. Një grup studiuesish të Universitetit Arktik të Norvegjisë kanë hedhur hipotezën lidhur mbi rastin e çuditshëm. “Ekzistojnë disa zgavra gjigande në shtratin e detit, në një zonë në pjesën qendrore-perëndimore të detit Barenc, ndoshta të shkaktuara nga shpërthime masive të gazit”, kanë thënë për ‘Sunday Times’ shkencëtarët, të bindur se pikërisht me këto gropa të thella deri në 45 metra e të gjera deri në 800, lidhen zhdukjet e ndodhura përgjatë oqeanit mes Bermudës, Porto Rikos dhe Floridës. “Zona e kratereve përbën ndoshta pikën më të nxehtë të çlirimit të metanit nënujor në Arktik dhe shpërthimet, që më tej formojnë zgavra të thella, përbëjnë rrezik potencial për anijet që lundrojnë në detin Barenc”, shpjegojë autorët e studimit, të bindur se anije dhe avionët që kalojnë në këtë Trekëndësh, mijëra kilometra nga ujërat në veri të Norvegjisë dhe Rusisë mund të jenë gjendur në situata të ngjashme rreziku, të karakterizuara nga vorbulla të fuqishme, të afta për të tërhequr në thellësi gjithçka e gjithkënd.

Filed Under: Komente Tagged With: i Trekëndëshit të Bermudës?, Shkencëtarët dhe misteri

Kosovë-Qeveria: Nuk është duke biseduar me askënd për “komunën e Prilluzhës”

March 18, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari: Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves/

-“Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi qeveria/

 -Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”/

 PRISHTINË, 18 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me protestën e thirrur për sot nga tre partitë opozitare në Vushtrri, njofton opinionin publik se arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte. “Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi pak më parë qeveria. Qeveria e Kosovës konsideron se, “thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një ‘komune’ të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend”.

 Në deklaratën e qeverisë kosovare më tej theksohet se, pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritashme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet.“Qeveria e Republikës së Kosovës fton partitë opozitare që të heqin dorë nga manipulimet dhe kauzat fiktive dhe që të jenë pjesë e dialogut institucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik e social dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, përfundon deklarata e dërguar.Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”.“Nëse do të themelohej kjo komunë, fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Themelimi i një komune të tillë prek bazenin e thëngjillit dhe termocentralin. Fshati Plemetin kufizohet me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të thëngjillit në Kosovë. Themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit. Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në ‘Zajednicë’, Serbia merr kompetenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës”, ka deklaruar VV.Më tej ka shtuar, mes tjerash, se, në territorin e këtyre fshatrave kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Komuna e Prilluzhes, Opozita, qeveria

10 milionë euro- Strasburgu dënon sërish Shqipërinë për pronarët

March 17, 2016 by dgreca

Pronarët e pronave në Shqipëri gjejnë të drejtën e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Në një vendim të publikuar sot nga kjo Gjykatë, shteti shqiptar është i dënuar të paguaj 10 milionë e 700 mijë euro në çështjen e ngritur “Rista kundër Shqipërisë”, raporton Ora News.

Në fakt, Gjykata ka shqyrtuar gjithsej 7 çështje që kanë të bëjnë me pronarë të ndryshëm nga Shqipëria. Në bazë të vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaj shumën brenda tre muajve, ndërsa parashikohen penalitete nëse nuk zbatohet vendimi.

Ky nuk është vendimi i parë i kësaj Gjykate kundër Shqipërisë për çështjen e ish-pronarëve.

Në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Strasburgut vendosi të penalizonte shtetin shqiptar me një shumë prej 5 milionë eurosh, por vendimi i tanishëm është shifra më e lartë kundër Shqipërisë, çka vë në vështirësi financat e vendit.

Padia e parë është bërë më 29 shtator të vitit 2014 nga trashëgimtarët e Kurtesh Gjikolli, i ndjekur më pas edhe nga paditës së tjerë.

Në vendim thuhet se qeveria shqiptare e përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit nuk arriti të dorëzonte dhe të provonte me shkrim se pronat ishin kompensuar në mënyrë të drejtë.

Gjykata e Strasburgut konstaton se autoritetet shqiptare kanë dështuar gjatë shumë vitesh për të zbatuar vendimet e gjykatave në vend për të kompensuar pronarët, duke shkelur të drejtat e tyre.

vendim

vendim2

Filed Under: Komente Tagged With: denon Shqiperine, pronaret, Strasburgu

Turizmi kosovar promovohet në Paris

March 17, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 17 Mars/.- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të promovimit të turizmit dhe vlerave turistike që ofron Kosova, së bashku me operatorë turistikë vendor janë duke marrë pjesë në panairin e turizmit “Destination Nature”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Në komunikatën për media të MTI-së, thuhet se prezantimi i bukurive natyrore, vlerave kulturore si dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë zgjuar vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët kanë ndaluar te stenda e Kosovës në panair.

“Interesimi për vendin tonë gjatë këtij panairi është i konsiderueshëm edhe nga ana e operatorëve turistikë të cilët po shfaqin një interes të veçantë për Kosovën si destinacion turistik”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Panairi “Destination Nature”, është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit, në veçanti udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me Ambasadën e Francës në Kosovë, USAID-Empower Project dhe Swisscontact-PPSE”, thuhet më tej në komunikatë.

Në kuadër të panairit do të bëhet edhe promovimi i guidës turistike për Kosovën të Petit Fute, në gjuhën frënge. Panairi i Turizmit “Destination Nature” mbahet në Paris të Francës nga data 17 – 20 Mars 2016./KosovaPress

Filed Under: Komente Tagged With: promovohet në Paris, Turizmi kosovar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 349
  • 350
  • 351
  • 352
  • 353
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT