• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Korpusi amerikan i Paqes në Kosovë

November 23, 2015 by dgreca

Korpusi amerikan i Paqes në Kosovë, ndihmë të gjitha komuniteteve/
-Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në takim lamtumire me drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re, Darlene Grant/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumire drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy i cili shoqërohej nga drejtoresha e re e këtij korpusi, Darlene Grant.
Presidentja Jahjaga çmoi lartë kontributin e Kutzy si drejtori i parë i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë. Ajo theksoi se angazhimi i Kutzy dhe i të gjithë vullnetarëve është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan si dhe për thellimin e miqësisë midis dy vendeve.
Në të njëjtën kohë, Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë drejtoreshës së re të Korpusit amerikan të Paqes, Darlene Grant dhe e inkurajoi atë për të vazhduar me sukses misionin e filluar nga Kutzy, që përmes angazhimit të vullnetarëve, t’i ofrohet ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.
Drejtori i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen që institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë ofruar atij personalisht por edhe vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes.
Në Kosovë, në gusht 2015 filluan shërbimin për dy vitet e ardhshme 36 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit të dytë, të cilët kanë përfunduar trajnimin parapërgatitor në komunitete kosovare.
Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët patën dhanë betimin solemn në gusht 2014, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.
Korpusi i Paqes në Kosovë ka nisur programin që nga data 9 shator 2013, kur edhe ështe nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës.
Korpusi i Paqes pret një marrëdhenie të gjatë dhe të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës, grupi i tretë i përbërë nga 40 vullnetarë është paraparë të mbërrij në vitin 2016.
Korpusi i Paqes ka rrënjët në vitin 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim.
Nga ky frymëzim u ngrit një agjenci e qeverisë federale e përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë botërore. Tre qëllimet e saja fillestare mbeten të njëjta: T’i ndihmojë popujve të shteteve që janë të interesuara për t’i plotësuar nevojat e tyre për persona të kualifikuar; të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popujve që shërbehen; të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Korpusi amerikan i Paqes, ne Kosove

Kosovë-shtypi: Presioni ndërkombëtar zmbraps opozitën

November 20, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 20 Nëntor 2015/ Presioni ndërkombëtar ka ndikuar që tri partitë opozitare të tërhiqen përkohësisht nga protestat e dhunshme, të paktën deri më 28 nëntor, shkruan sot shtypi në Prishtinë, duke shtuar se shtetet e Quintit protestat i shohin si luftë për qëllime politike, ndërsa i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Policisë së Kosovës.
Gazeta Zëri me kryetitullin “Presioni ndërkombëtar zmbraps opozitën” shkruan: Tri subjektet opozitare, që kanë formuar “frontin antiqeveritar”, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë vendosur që të mos protestojnë të enjten megjithëse një ditë më parë patën paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, dhe deri në anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin. Tërheqja e opozitës duket se ka ardhur pas një presioni të madh nga faktori ndërkombëtar, i cili doli hapur kundër protestave të dhunshme e në anën tjetër i dhanë mbështetje të fuqishme Policisë së Kosovës. Përveç ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebasitian Kurtz, ambasadores së Gjermanisë, Angelika Viets, dhe Zyrë së Bashkimit Evropian, që kanë reaguar të mërkurën, të enjten kanë reaguar të gjitha ambasadat e vendeve të Quintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), të cilat e kanë dënuar përdorimin e vazhdueshëm të dhunës, për siç e kanë quajtur ata, arritjen e qëllimeve politike dhe i kanë dhënë mbështetje Policisë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-shtypi:, Presioni ndërkombëtar, zmbraps opozitën

Ambasadat e Quintit: Dhuna politike dëmton Kosovën

November 19, 2015 by dgreca

-Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Nëntor 2015/ Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.
“Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare”, theksojnë pesë ambasadat në deklaratën e sapodërguar.
“Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt”, vijon deklarata.
“Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën”, përfundohet në deklaratën nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
November 19, 2015
Statement of the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom, and the United States
The Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom, and the United States in Pristina condemn the continued use of violence to achieve political goals. We call for respect for the rule of law, democratic procedures, and international norms. Political violence is unacceptable, and damages the interests of Kosovo citizens and Kosovo’s international standing. This benefits no one. We commend the professionalism of the Kosovo Police and stress the importance of all citizens, regardless of rank or position, abiding by the law.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadat e Quintit:, dëmton Kosovën, Dhuna politike

“JEMI TË ZGJEDHUR NGA POPULLI”

November 15, 2015 by dgreca

NGA HASAN KOSTRECI/
Kemi më tepër se shtatëdhjet vjet që e përdorim si shumë fjalën popull dhe, për fat të keq, i kemi ngarkuar atij mbi kuriz mjaft mëkata, të cilat në fakt nuk i meriton, sepse pikërisht në emër të tij u bënë gjithë ato krime gjatë periudhës komuniste dhe sa herë që diktatura do arrestonte, internonte apo pushkatonte dikë, shprehej ‘Në emër të popullit’, por një gjë e tillë faktikisht po ndodh edhe sot, kur politikanët për t’u mbrojur ndaj akuzave që u drejtohen atyre, justifikohen se na kanë zgjedhur populli, të cilin kur u duhet e vlerësojnë dhe e quajnë të pagabueshëm dhe kur jo, ato që ata thonë, i quajnë thashetheme. Pra, nuk di kë t’u marrësh për bazë, por një gjë ama dihet, se jo vetëm atëhere, por edhe sot, populli ka mbetur vetëm një simbol që e shprehur në gjuhën popullore ‘Ka hapset e Kashtës’.
Është atëhere i mposhtur, i manipuluar, apo i pa aftë për të çfrytëzuar potencialin që ai ka? Në diktaturë edhe mund të ç’fajësohet, sepse ajo qe e egër dhe nuk të linte të reagoje për asgjë. Një protestë, përshëmbull, mbahet mënd nga të burgosurit në tetëdhjet e treshin në kampin e Spaçit, të cilën regjimi diktatorial i atëhershëm, e ndëshkoi rëndë dhe u pushkatuan disa vetë; Një tjetër gjithashtu, po nga të burgosurit në “Qafën e Barit” në tetëdhjet e katrën, por rinia e sotme duhet të kuptojë, se ato qenë me pasoja jo vetëm për individin, por edhe për gjithë rrethin e tij familjar, ndërsa sot jemi në demokraci dhe protesta është e lejuar dhe e mbrojtur nga shteti me ligj, por nga që nuk kemi eksperiencë, nuk para i përdorim, bile as atëhere, kur duhet. Do ishte me vënd, përshëmbull, të kishim protestuar, për dënimin qesharak që iu bë ish bllokmenëve, të cilët patën kryer krime të rënda dhe lyer duart me gjak; S’protestuam gjithashtu as kur u vodh thesari i shtetit, ngjarje që bëri bujë, por u kalua në heshtje; Për llustracionin që aq shumë u përfol, por asnjëherë nuk u realizua; Për dekriminalizimin që vazhdon akoma edhe sot të diskutohet, për vjedhjen përsëri të bankës së shtetit; për drogën që po transportohet, bile edhe me aviona, për korrupsionin me Çesin, e të tjera raste si këto dhe për t’u justifikuar, qeveritarët shprehen, se ua kemi lënë në dorë prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa kur akuzohen si të pa përgjegjëshëm ata vetë, mbrohen, se jemi të zgjedhur nga populli. Por a mund të vazhdohet në këtë mënyrë, kur problemet dhe hallet e këtij vëndi, më shumë janë duke u diskutuar nëpër emisionet televizive si “Al Pazar”, “Fiks Fare”apo “Portokalli”, se sa në parlament, ku ka vetëm oratori, ofendime ndaj njëri tjerit dhe aspak rendiment.
Por e keqja është se edhe populli tani është pajtuar me këtë gjëndje dhe s’po i bën më përshtypje. Si duket, persekucioni i gjatë komunist, na ka ndrydhur aq shumë shpirtërisht, sa megjithëse kanë kanë kaluar njëzet e ca vjet, ende s’po e marim dot veten, por ai regjim nuk na ndrydhi vetëm shpirtin dhe shpërbëu karakterin, por mposhti tek njerëzit njëkohësisht edhe kurajon, vyrtut, i cili nëqoftëse në diktaturë, sadopak egzistonte, sot është, pothuajse shuar fare. Pesimizmi, gjithashtu, ka përfshirë gjithandej dhe sidomos rininë, e cila mëndjen e ka vetëm tek emigrimi, por ky fenomen është i gabuar, sepse, ashtu siç u provua edhe në nëntëdhjetën, demokracia që u fillua aq mirë nga ata, mbas largimit të tyre, mori drejtim tjetër dhe gjithçka u fashit. Pra, kombi pa gjakun e ri, nuk mund të egzistojë apo të bëjë progres, prandaj e përsëris, që gjenerata e re jo vetëm ta dijë e ta vlerësojë këtë gjë, por edhe të ndjejë njëkohësisht përgjigjësinë që ajo ndaj Atëdheut dhe kombit të vet, ka. Në dhjetorin që vjen mbushen plot njëzet e pesë vjet nga lëvizja studentore, e cila tronditi themelet e diktaturës dhe shëmbi komunizmin, prandaj guximi i asaj gjenerate, jo vetëm që nuk duhet të harrohet, por përkundrazi të kujtohet e të merret si shëmbull sakrifice dhe vendosmërie. E ngjajshme nga uniteti, por jo në të njëjtat kushte, ishte edhe protesta që u organizua para disa vitesh për të mos pranuar armët kimike që presupozohej të hynin në Shqipëri dhe pati sukses. Prandaj, kur populli ka unitet dhe është i bashkuar, edhe demokracia, sigurisht ecën më mirë, ndryshe, të ndarë dhe të veçuar sipas partive, siç aktualisht jemi, të kujton “luftën e klasave’ që diktatura komuniste përdorte dikur, për të na ndarë dhe bërë armiq me njëri tjetrin. Të shkëputemi, pra, njëherë e mirë nga mashtruesit, matrapazët dhe të korruptuarit, të cilët po e shkatërrojnë këtë vënd dhe t’i bashkohemi pjesës së ndershme të shoqërisë, asaj që e ka të trashëguar dhe me prova dashurinë për Kombin dhe Atëdheun e vet. Nëqoftëse lëvizja e dhjetorit, që përmëndëm më lart, s’e pati të mjaftueshme eksperiencën për ta përfunduar atë mision që nisi deri në fund, këto njëzet e pesë vjet, kemi mësuar shumë gjëra që nuk i dinim, të cilat duhet të na vlejnë, për të mos i përsëritur ato gabime edhe njëherë. Kërkesat e studentëve të universiteteve publike, nëqoftëse janë të arësyeshme, nuk ka asgjë rë keqe që protestojnë, bile edhe të përkrahen, sepse në një vënd demokratik, siç jemi ne, këto janë të zakonshme dhe krejt normale.

Filed Under: Komente Tagged With: “JEMI TË ZGJEDHUR, Hasan Kostreci, nga populli

MPJ: Nuk ka konfirmim për kosovarë plagosur

November 14, 2015 by dgreca

Paris, 14 nëntor – Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe sipas informacioneve të deritashme të zyrtarëve të MPJ-së, nuk ka konfirmime se ndonjë qytetar i Kosovës është plagosur në sulmet në Paris.
Qytetarët tonë po thërrasin në numrin e emergjencës të Ambasadës së Kosovës në Paris kryesisht për të pyetur nëse mund të udhëtojnë nga Parisi për Prishtinë apo anasjelltas dhe se a janë të hapur kufijtë për udhëtim në Francë.
Gjithashtu, një numër i qytetareve të cilët mbrëmë nuk kanë arritur të kontaktojmë me familjarët e tyre që jetojnë në Paris, po telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Paris për të pyetur për ndonjë informatë në lidhje me ta.
Ambasada në Francë i ka përcjellë me kujdes të gjitha zhvillimet në Paris dhe mbetet në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në rast nevoje.

Filed Under: Komente Tagged With: MPJ: Nuk ka konfirmim, për kosovarë plagosur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 382
  • 383
  • 384
  • 385
  • 386
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT