Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu në Tryezën e Diskutimit “Reforma në Drejtësi dhe të Drejtat e Grave” (22 dhjetor, 2015)/
Të dobëtit dhe ata pa pushtet politik janë viktima të korrupsionit/
Zonja Bregu, Zonja Hysi, Zonja Doda, Profesore Anastasi, zonja dhe zotërinj,
Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë reforma në drejtësi është historia e një nëne shqiptare që një gjyqtar e privoi nga fëmijët e saj. Ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite. Ai ishte dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh vuajtjeje, ajo më në fund gjeti guximin ta linte bashkëshortin në emër të sigurisë së fëmijëve të saj. Kur ajo shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje. Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj. Kjo i theu zemrën. E pse do të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë? Vetëm një arsye e thjeshtë — korrupsioni. Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve normalë të ndershëm. Dhe në një sistem të korruptuar, viktimat janë shpesh gratë. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat. Sa nga ne kanë dëgjuar histori të tilla? Sa herë iu vidhen të drejtat grave të pafajshme në Shqipëri nga gjyqtarë të korruptuar e të paaftë? Sa kohë duhet të presim që të pasurit e të fuqishmit të thonë se nuk janë ende të kënaqur me këtë reformë në drejtësi? Propozimi aktual për reformën në drejtësi po u jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ekspertët tanë, nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, u përfshinë aktivisht në hartimin e secilit prej 58 [pesëdhjetë e tetë] ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme, ky propozim ofron një mekanizëm për të vlerësuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen. Dhe ristrukturon funksionet e prokurorit të përgjithshëm për të nxitur më pak politizim. Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe e përkrahim atë fuqimisht. Por, puna e vështirë, nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë dhe udhëheqësit e tyre të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme. Dhe këtë javë kemi parë një vlerësim paraprak të propozimit nga Komisioni i Venecias. E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të pasqyruar idetë më të mira nga Komisioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe publiku i përgjithshëm. Ky proces ka filluar tashmë. Së fundi, kjo reformë në drejtësi i jep Shqipërisë një mundësi — mundësinë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga ky kancer i korrupsionit dhe për të rivendosur besimin e burrave dhe të grave të zakonshme – besimin se ata do të marrin drejtësi. Ndërsa shqiptarët shqyrtojnë nëse do ta mbështesin ose jo këtë reformë, u kërkoj atyre të konsiderojnë gruan e ndershme që humbi fëmijët e saj, shtëpinë e saj dhe jetën e saj sepse një gjyqtar i korruptuar vendosi se i duheshin më shumë para për të financuar stilin e tij luksoz të jetesës.
Zoti ambasador i SHBA ne SHqiperi, amerika ne shqipteret kemi pare dhe shohim driten e shpreses, ne mote te shkuara edhe sot. Ka jave e dite te tera qe kini lene punet tuaja te perditeshme si kryediplomat dhee mereni me koorupsjonin, dhe dretsine e kooruptuar qe jane bere kancer per qytetaret tane. Me shume te drejte ju pak dite me pare deklaruat se gjukatat e koruptuara denojne te varferit qe skane para e mbeshtetje. Deri me sot edhe se pushtetare te ndryshem te majte e te djathte kane vjedhur me miliona dollare skane denuar as edhe nje. Edhe ish kryeministeri Fatos Nano qe u denua qe u denua ne vitin 1993 doli nga burgu ne 1997 dhe mori pafajsine duke mare nga arka e shtetit miliona lek drejtesia shqipare i dha pafajesine dhe ai rikethye prap kryeminister, tjeter erson seshte denuar edhe pse jane vjedhur me miliona dollare e Ero. DHenja e pafajsise ish guvernatorit TE BANKES TE SHTET SHQIPTAR Adrian Fullanit eshte nje deshmi e dites te sotme qe nen hunden e tije per kater vjet rrjesht punonjesit e tiije vithnin me miliona lek deri sa hariten ne 7.2 milion dollare, ndesa Fullani merte nje roge mbi 10 milon lek ne muaj vec djetave qe me shume rinte jasht vendit dhe djali i tije fyente shqiptaret duke fshire ballin me 500 Ero, mer pafajesi nga kjo drejtesi e felliqur e poshter dhe e kooruptuar, Ato miliona ne vend ti paguante fullani me koleget e punes, krahas burgut , mbyllen si bilanc dhe i mbeten ti paguaj arka e shtetit, se ciles nuke doti derdhen asnje qindarke deri sa te clyen te 7. 2 milion dollaret, Per jave te tera vazhduan protestat per denimin e Fullanit, pore as parat i kethehen ati populli dhe Fullani dote shetise i krekosur para qytetareve. SHpresojme i ndruar zoti ambasador Lu, qe te mose tehiqeni deri sa ta coni ne fund luften e nisur per dekriminalizimin, rreformen ne drejtsi dhe korupsjonin. Faleminderit, faleminderit zoti Donalt LU.