Mediat greke bëjnë me dije se Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të takohet mesditën e sotme me kryeministrin në ikje të Greqisë.
Takimi, i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht, duket se do të ketë në fokus çështjen e kishës së Dhërmiut.
Lidhja mes Aleksis Cipras dhe Anastas Janullatos duket se bazohet në pëlqimin reciprok. Pak kohë më parë, kreu i qeverisë greke propozoi pikërisht kryepeshkoni e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për president të vendit të tij
Merkel dhe Hollande për një politikë të përbashkët azilimi
Nga Sabine Kinkartz/
Qendra evropiane regjistrimi në Itali dhe Greqi, një ndarje e drejtë e barrës dhe kthim i shpejtë i azilkërkuesve të refuzuar: në politikën e BE ndaj refugjatëve pritet të ndryshojnë disa gjëra.Në fakt Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez donin të flisnin vetëm për Ukrainën në takimin e tyre në Berlin. Por gjendja dramatike e refugjatëve hodhi hijen e saj mbi gjithçka tjetër. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme”, tha François Hollande në Berlin. “Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat”. Evropa nuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. “Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë”.
Kjo duhet të bëhet shpejt dhe boshti gjermano-francez do të krijojë presionin e nevojshëm. Dhe nuk janë vetëm pamjet e refugjatëve që kërkojnë rrugën për në Evropën Qendrore dhe Veriore përmes Mesdheut dhe vendeve të tjera, që i kanë alarmuar Angela Merkel dhe François Hollande. Është edhe frika për pasojat e eksceseve të tjera ekstremiste të djathta si ato në Heidenau të Saksonisë.
Pamje që të turpërojnë
“Unë i dënoj në mënyrën më të ashpër trazirat”, tha Kancelarja. Atmosfera agresive dhe e drejtuar kundër të huajve nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë, tha ajo. “Është e neveritshme si përpiqen ekstremistët e djathtë dhe neonazistët të shpërndajnë mesazhe të urrejtjes. Por është po kaq për të ardhur turp se si qytetarë dhe qytetare, madje familje me fëmijë, i mbështesin ato duke marshuar së bashku me ta.” Gjermania është një vend që respekton dinjitetin e secilit, tha Merkel.
Përleshjet në Heidenau vërtet “e patën përmendur”, plotësoi Presidenti francez. Asgjë nuk mund ta justifikojë një mënyrë të tillë veprimi. Por për të është e qartë që përgjegjësia për refugjatët nuk mund t’i lihet vetëm një vendi, por se atë duhet ta mbajë e gjithë Evropa.
Tërheqje vëmendjeje ndaj vendeve të BE
Të gjitha shtetet e BE duhet ta vënë plotësisht në jetë ligjin e përbashkët të azilit. “Ne i lutemi Komisionit Evropian që të kujdeset, kur shtetet anëtare nuk i plotësojnë këto marrëveshje”, kërkon Merkel.
Veç kësj, në BE duhet të ketë një përkufizim të unifikuar se cilat shtete ballkanike duhen parë si shtete të ashtuquajtura të sigurta dhe cilat jo. Para nëntë vjetësh, Komisioni i BE propozoi një listë me vende të sigurta të origjinës, por nuk e zbatoi dot vullnetin e tij. Në shtator kjo temë do të ritrajtohet.
Kanalizim i vërshimit të refugjatëve
Gjermania dhe Franca këmbëngulin që qendrat e regjistrimit të refugjatëve në Greqi dhe në Itali, për të cilat kanë rënë dakord kryetarët e shteteve, të ngrihen që këtë vit. “Kjo është e domosdoshme për t’i regjistruar refugjatët që vijnë në brigjet tona dhe duan të hyjnë në Evropë”, tha Hollande. Të gjitha shtetet e BE mund të vënë në dispozicion personel atje. “Kjo duhet të ndodhë shpejt, ne nuk mund të pranojmë zvarritje”, plotësoi Angela Merkel.
Njëkohësisht duhet të futen standarde të përbashkëta për kthimin. “Duhet bërë dallim midis njerëzve, që kanë të drejtë për azil dhe atyre që vijnë këtu për shkaqe të kuptueshme, por që nuk mund të pranohen”, tha Hollande. Për ata që marrin leje qendrimi, duhet të pasojë një shpërndarje e drejtë në vendet e qendrimit. Më tej Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez lidhin shumë shpresa me takimin e nivelit të lartë BE-Afrikë që do të mbahet në vjeshtë në Maltë. Në të ndër të tjera do të diskutohet lidhja e marrëveshjeve të ripranimit për refugjatët.
“Në Shqipëri lulëzon hashashi”
“Franffurter Allgemenie Zeitung, “Në Shqipëri lulëzon hashashi” reportazhi i të përditshmes gjermane/
E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, ka rezervuar një hapsirë të veçantë për Shqipërinë dhe problemet e saj të thella nën titullin “Shqipëria Vendi ku lulëzon Hashashi. Me gjuhë të ashpër gazeta shkruan se politika nuk bën asgjë dhe në disa raste është vetë e përzierë.
“Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve”
E perditshmja gjemane shkruan për politikë klienteliste të lidhur dhe financuar ngusht nga klanet mafioze.
“Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, ciladoqoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të”
Gazeta gjarmane shkruan dhe se kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të qershorit shpërfilli kërkesat e nderkombetarve duke kandiduar individë me rekorde kriminale.
“Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime.
E përditshmja gjermane rendit gjithë problmet e vendit dhe e konsideron Shqipërinë një vend pa të ardhme.
/Oranews.tv/
SHERRI I JANULLATOSIT PERPLAS SHQIPERINE ME GREQINE, SHEN THANASI NE MES
Kisha në Dhërmi, con ne përplasje diplomatike Shqipëri-Greqi/
Shembja e Kishës Ortodokse nga Bashkia Himarë, ka sjellë edhe reagimin e shtetit helen. Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Konstandinos Kutras, i pyetur nga gazetarët, u shpreh i shqetësuar mbi ngjarjen e ndodhur në kishën e Shën Thanasit.
“Ngjarjet në Kishën e Hirshme të Shën Thanasit në Drimades (Dhërmi) të Himarës përbëjnë një shqetësim shumë të madh. Largimi i dhunshëm dhe pengimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e besimit të tyre, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga kisha si dhe shkatërrimi që u bë me ndërhyrjen e bashkisë së Himarës janë veprime të dënueshme dhe të papranueshme, pavarësisht pretendimeve për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe nuk janë shenja të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes Europiane. Respektimi i Lirive Fetare, mbrojtja e vendeve të kultit dhe mospengimi i ushtrimit të besimit janë karatkteristika të një shteti të së drejtës dhe parimeve europiane. Presim shpjegime dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë shqiptare. Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe autoritetet tona konsullore kanë marrë udhëzime të ndjekin dhe të kujdesen për këtë çështje”-tha në deklaratën për mediat zyrtari i qeverisë greke.
Por menjëherë pas reagimit të zëdhënësit të MPJ greke, ka reaguar edhe MPJ e Shqipërisë. Zëdhënësi Glen Dervishi deklaroi se MPJ “shprehet e habitur dhe e shqetësuar nga deklaratat e zëdhënësit të MPJ greke.MPJ e Shqipërisë thekson se po ndjek nga afër çështjen dhe se këto deklarata të Greqisë janë ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thekson poashtu se marrëdhëniet shtet-fe janë të shëndosha”,- tha ai.
Sipas MPJ tonë, qëndrimi grek nuk shpreh bashkëpunim, por një insinuatë të izoluar të marrëdhënieve.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme Shqiptare
“Në vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, zëdhënësi i MPJ të Shqipërisë Glevin Dervishi shprehu habinë dhe shqetësimin ndaj këtij reagimi të nxituar.
Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private , në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon.
Në Republikën e Shqipërisë marrëdhënia midis institucioneve të shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare janë tepër të shëndosha dhe mishërojnë frymën e bashkëjetesës unikale mes besimeve të këtij vendi. Komiteti Shtetëror i Kulteve siguron në këtë kuadër dialogun e privilegjuar që, si çdo bashkësi tjetër, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka përfaqësuesit dhe zëdhënësit e saj përkatës në territorin shqiptar, gëzon me pushtetet publike. Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën e saj të vyer me Greqinë në ketë drejtim.
Konstatojmë se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane.
Ky qëndrim, është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias. Ai është larg çdo parimi dhe praktike ndërkombëtare që orientojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve sovrane si dhe normave dhe frymës së bashkëpunimit evropian dhe fqinjësisë së mirë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.
BABA MONDI NGJITET NE TOMORR, THIRRJE KUNDER TERRORIZMIT
Kryegjyshi boteror, Baba Mondi në malin e Tomorrit, Qëndroni larg të keqes dhe terrorizmit/
Mijëra besimtarë bektashinj kanë nisur pelegrinazhin drejt malit të Tomorrit, për t’u ndalur në vendin e shenjtë, në Majën e Kulmakut. Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, u lut për më shumë begati për shqiptarët dhe ata të qëndrojnë larg të keqes dhe terrorizmit. “Me frymën e mirësisë, dashurisë, për paqe bëjmë apel për mospajtim me të keqen, terrorizmin dhe çdo të keqe që ka njerëzimi. Dhe njëherë më lejoni tu uroj të gjithëve nga zemra qofshit të bekuar. Zoti ju bekoftë!”, tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Cdo vit besimtarët ngjiten në malin mbi 2400 metra mbi nivelin e detit, për të hedhur para dhe sende të tjera në varret e klerikëve Iljaz Dervishi dhe Abaz Aliu, emrin e të cilit mban kjo festë shekullore. Bektashinjtë besojnë se qëndrimi në këtë mal për tre ditë dhe lutja në vendet e shenjta, por edhe kryerja e të gjitha riteve që përfshin edhe bërjen kurban të një qingji apo deleje, sjell më shumë mbarësi në shtëpitë e tyre.
- « Previous Page
- 1
- …
- 401
- 402
- 403
- 404
- 405
- …
- 482
- Next Page »