• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian-American Association of Law Enforcement (AALEA) Raises Funds for Fallen Officer Nevruz Cenalia’s Family

July 16, 2024 by s p

The Albanian-American Association of Law Enforcement (AALEA) has organized a fundraising campaign to support the family of Officer Nevruz Cenalia, who was killed in Albania on May 13, 2024.

The fundraising effort drew support from the Albanian community in the United States. The campaign intended to provide financial assistance to Officer Cenalia’s family, helping them cope with the sudden loss of a husband and father, and raise awareness to the wider community about this tragic loss.

At a ceremony held in New Jersey on July 11, 2024 the funds were handed over to representatives of Officer Cenalia’s family.

AALEA representatives expressed their gratitude for the overwhelming response and generosity shown during the campaign. “The support that we’ve received from our community has been incredibly touching. It’s a testament to our collective spirit and commitment to helping one another in times of need,” said Elton Shametaj, founder and chairman of AALEA. He added: “We are extremely grateful for the generosity shown by all those who contributed to this campaign. It’s a small help for Officer Cenalia’s family, but a reminder that we are always there to support each other. ”

The successful campaign underscores the strength and unity of the Albanian community in the United States to unite in support of the family of a fallen officer in the motherland.

This is not the first time the Albanian-American Law Enforcement Association has organized a successful fundraising campaign. The organization has previously raised considerable funds for similar purposes, including a campaign that raised $60,000 for the family of Officer Afrim Bunjaku, who was unbelievably killed in Kosovo during the Banjska terrorist attack. These initiatives highlight AALEA’s ongoing commitment to supporting police officers who have made the ultimate sacrifice and above all their families.

Filed Under: Komente

SHBA në atmosferë politike më të keqe se ajo e viteve 1960-të

July 14, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti

(Profesor i Politikës Amerikane dhe Alumni i Departamentit Amerikan të Shtetit)/

Atentani me armë ndaj ish Presidentit Trump, njëherazi dhe kandidat për President në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, tronditi jo vetëm amerikanët por mbarë botën. E megjithatë, ishte një kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar.

Në politikë nuk ka rastësi. Asgjë nuk ndodh rëndomë. Ky nuk është konstatim njerëzor e as opinion individual por një paradigmë dhe një e vërtetë historike. Ata që merren me politikë, ose më saktë, ata që bëjnë politika, e dinë shumë mirë.

Ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi gjatë dekadës së fundit, SHBA ka qenë e zhytur thellë në një konflikt politik e social të paprecedentë. Gjatë kësaj dekade ndasitë politike nuk kanë qenë thjesht bindje apo qëndrime, por njëra palë e ka demonizuar palën tjetër deri në esktrem.

Urrejtja, sulmi dhe mallkimi që masat e gjera popullore të njërës palë kanë ndërmarrë ndaj tjetrës zor se krahasohet me fanatizmin politik të ndonjë vendi tjetër.

Në shtetet liberale të SHBA, si Nju Jork, Kaliforni, etj, të shprehësh bindje konservatore apo republikane damkosesh si një qenie e padenjë për shoqërinë, shoqëruar me një diskriminim të pashoqë. Kjo ndasi politike dhe sociale është amplifikuar ekstremisht edhe nga media, e shkruar, vizive dhe “online.” Hollivudi, si institucion opinion-diktues, me përmasa globale, ka qenë i angazhuar maksimalisht për t’i thelluar edhe më shumë ndasitë politike.

Intelektualët dhe autorët e librave, edhe pse me ekspertizë në një fushë tjetër nga ajo politike, në çdo kapitull libri, në mënyrë tërësisht artificiale, kanë shprehur deklarata politike të njëanshme, e jo rastësisht librat e tyre renditeshin te New York Times Bestsellers. Universitetet janë tjetërsuar prej kohësh në mision e filozofi, duke mbajtur qëndrime të njëanshme politike, duke krijuar përçarje sociale te brezi i ri.

Ky koordinim përçarës ndaj një shoqërie të lirë si ajo amerikane është dëshmuar në të gjitha fushat e jetës, në sport, muzikë, te dramat e performuara në Broadway, besimet fetare, e deri te historianët të cilët arritën të guxonin e të zhbënin figurat e vetë etërve dhe themeluesve të kombit dhe shtetit amerikan si George Washington, Thomas Jefferson, etj, statujat e të cilëve u lyen me bojë të kuqe e u tërhoqën zvarrë me litarë në qafë.

Për ta përligjur të gjithë këtë konflikt të rreptë idealesh hyri në skenë edhe drejtësia. Gjykatat dhe prokuroria, në shumë raste, u kthyen në një krah të ekzekutivit duke e zhbërë parimin e ndarjes së pushteteve.

E gjithë kjo situatë dhe ky konflikt social që ka përjetuar SHBA gjatë viteve të fundit çoi edhe në aktin radikal të atentatit me armë ndaj Donald Trump. Një atentat i kryer jo vetëm nga dora e një individi por pasojë e një krize mbarë shoqërore dhe politike e cila është në një gjendje edhe më të keqe se ajo e viteve 1960-të, kur ndodhën katër vrasje të bujshme që tronditën Amerikën dhe mbarë opinionin publik: vrasjet e Presidentit John F. Kennedy (1963), Malcolm X (1965), Martin Luther King (1968), kandidatit për President, Robert Kennedy (1968).

Çfarë po ndodh në Amerikë nuk është aspak lajm i mirë për SHBA dhe botën. Ndërkohë që është i vetmi shtet që ka armatimet e gjeneratës së tretë, 80% të arit botëror, themeluese dhe sponsorizuese e organizmave kryesore në botë, po vetë-shkatërrohet nga ndasitë e brendshme. Dhe në një situatë gjeopolitike delikate, me konflikte të rënda në botë, një situatë e tillë vulos fatin në drejtimin e gabuar të shumë shteteve të tjera.

SHBA ka përgjegjësinë të jetë shembull edhe përtej kufijve dhe oqeaneve të saj sepse kur Amerika teshtin e gjithë bota ftohet. Dhe sot ajo po teshtin më fort se asnjëherë tjetër. Por, nëse shoqëria amerikane mbahet fort pas asaj që e karakterizon si shtet, lirisë dhe vlerave njerëzore epokale, ky do jetë vetëm një makth që do shuhet me një zgjim të ri.

Filed Under: Komente

A KA SHANSE QË IRANI TË REFORMOHET?

July 11, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Irani shtrihet në Azinë perendimore në një sipërfaqe prej 1,648.195 kilometrash katrore dhe me një popullsi prej 90 milion banorësh. Ai kufizohet me: Turqinë, Azerbajxhanin, Armeninë, Detin Kaspik, Turkmenistanin, Afganistanin, Pakistanin, Gjiun e Omanit e Gjiun Persik. Është vend multifetar, multietnik dhe multikulturor, ku 51% e popullatës është persiane, 24% azerbajxhanase, 7% kurde, 7% lurset, 7% mazandaranët dhe gilaket, 3% arabët, dhe 2% boloshët. Irani është një vend me një histori mijra vjecare, me kulturë e identitet të vecantë, i ballafaquar me shumë luftra që nga koha e Aleksandrit të Maqedonisë e deri tek ato ruse, turke, britanike etj. Për një kohë të gjatë këtë vend e sundoi Dinastia Pahlavi (i fundit Shahin Shahu- Pahlavi u përmbys në 1979 nga revolucioni Islamik i Iranit drejtuar nga Ajetollah Khomeini).

Që nga kjo kohë u aplikuan forcërisht ligjet fetare, ku liritë e të drejtat themelore të njeriut (vecanërisht ato për femrat) pësuan goditjen më të rëndë. Po ashtu vendi u militarizu e u bë prodhuesi më i madh i terrorizmit ndërkombëtar. Veprimtaria e tij terroriste, me të gjitha format e mënyrat u përcollë kundër Europës Perendimore, SHBA-së dhe fuqishëm në Irak, Siri, Liban, Rripin e Gazës, Jemen edhe ISIS. Kohët e fundit u bë mbështetësi kryesor i Rusisë me armatim, municion dhe vecanërisht drone të cilat duke u përdorur në Ukrahinë kanë vrarë një masë të madhe civilësh e vecanërisht gra e fëmijë. Po ashtu duke qenë se Shqipëria pranoi një sasi të opozitarve të kohës së Pahlevit në teritorin e saj, Irani ndërmori sulmet kibernitike duke dëmtuar shumë sektorë, gjë e cila coi në ndërprerjen e mardhënive diplomatike.

Veprimtari shumë të rrezikëshme për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë Lindjes Mesme Irani bëri me mbështetjen e armatosjen e Hamasit dhe Hezbullahut duke krijuar një situatë të rëndë e një dëm kolosal për popullin palestinëz.

Irani ka formën presidenciale të ushtrimit të pushtetit i cili bëhet me zgjedhje, por presidenti është autoriteti numër dy në vend, sepse autoriteti numër një është Lideri Suprem (aktualisht Ali Khamenei).

Me qenë se Presidenti Republikës Islamike të Iranit Ebrahim Raisi, humbi jetën pas një aksidenti me helikopter në maji 2024, më 28 qershor u zhvillu raundi parë dhe më 5 korrik raundi i dytë zgjedhor. Pas përfundimit të raundit të dytë reformatori Masoud Pezeshkian u zgjodh President i Republik Islamike të Iranit me 53,6% të votive të elektoratit. Po kush është Masoud Pezeshkain? Ai ka lindur në Kurdish të Mahabadit një rajon azerbaxhano Iranian. Ai flet gjuhët persisht, azerbajxhane, kurde, arabe dhe anglisht. Është 69 vjec me profesion kirurg kardiak dhe ka shërbyer si Ministër i Shëndetsisë në vitet 2001-2005. Po ashtu ka qenë kandidat për president edhe dy herë të tjera në 2013 dhe 2021.

Pezeshkian ka qenë një opozitar i fortë edhe kundër ish Presidentit thellësisht konservator Mahmoud Ahmedinaxhad. Që në 2009 kur shërbente si parlamentar ai ishte i orientuar qartë nga procesi i reformimit të shtetit Iranian. Shpesh kritikonte ashpër praktikat e pamoralshme e anti ligjore të shtetit e vecanërisht të patrullave të policisë sidomos në veprimet kundër grave. Ai bënte thirrje për:”përgjegjesi të lartë në sjelljen ndaj grave, besimtarve, minoriteteve” etj.

Publikimet e kohëve të fundit bëjnë me dije se ai u bë zëri më i fuqishëm në politikën iraniane brenda vendit, (2022) kur e reja Mahsa Amini u arrest për mos respektim (refuzim) të kodit të veshjes iraniane dhe tragjikisht humbi jetën nën tortura e policisë në burg.

Në fushatën elektorale të këtij viti, Pezeshkain duke e njohur mirë situatën e brendëshme të Iranit, u suall si përfaqësuesi i njerëzve të demostratave, i klasës mesme, studentëve, të rinjëve dhe vecanërisht grave. Nga ana tjetër, ai u zotu të gjente gjuhën e përbashkët me konservatorët, të kooperonte e të kordinonte me to, për të evituar ndonjë konflikt të thellë brenda shtetit dhe vecanërisht me Liderin Suprem Ali Khamenei. Pra ai parashtroi dhe u zotu se do të ndërmerrte reforma të qënësishme politike pa e theksuar këtë të fundit “politike”.

Vizioni ekonomik i tij fokusohet tek një drejtësi sociale e bazuar në ligj, zhvillimi i balancuar rajonal, reforma strukturore të thella, themelimi i një sistemi transparent ekonomik, luftë të hapur kundër korrupsionit dhe stimuli i rritjes përgjithëshme të ekonomisë. Premtoi ngritjen e një klime të favorëshme për investimet e huaja për të ulur nivelin e papunësisë dhe reduktimin e inflacionit në 40%. Ai nënvizoi se Iranit i duhen të paktën 200 miliard nga investuesit perendimor duke i dhënë fund nivelin shumë të ulët të mardhënieve të sotme me perendimin. Irani, tha ai është ekonomia e 19 në botë nga përmasat e GDP-së e cila është e barabartë me 1,081 trilion. Pra premtoi reforma të thella ekonomike duke u hapur ndaj vendeve perendimore, gjë e cila nuk është dëgjuar në vendin e tij që nga koha e Pahlevit.

Duke qenë se me Kushtetutën e Iranit, Pezeshkani, është udhëheqësi numër dy, ka kakufizime në vendimmarrjet për problemet madhore vecanërisht ato të politikës jashtme, sigurisë dhe Gardës Revolucionare. Prandaj ai ka hedhur insinuatën për mos përplasje me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Por nga ana tjetër edhe për ti thënë atij se jam i vendosur në zbatimin e premtimet të marra para elektoratit të vendit.

Irani është vend i rëndësishëm në botë, e fuqi e madhe rajonale. Interesat e vendeve perendimore janë që ai të mbetet fuqi jo bërthamore. Të dhënat e deri tanishme të Institutit Ndërkombëtar Atomik të Vienës (dhe shërbimeve sekrete) bëjnë me dije se një sasi e madhe uranium është pasuruar në kufijt e 60%. Aktualisht ky nuk është në formatin e municionit bërthamor i cili kërkon pasurimin mbi 90%, por nuk është larg kufirit të kërkuar për një municion të tillë.

Sido që të jetë, zgjedhja e Mosaud Pezeshkain në postin e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në perendim ka prirjen të shihet si një shpresë, që në ate vend,do të kryhen reforma të thella e të gjithanëshme. Reforma që do të cojnë në vendosjen e lirive e të drejtave njerzore, ngritjen e mirqenies dhe uljen e tensioneve të brendëshme e të jashtme.

Pyetjes së kryetitullit se: a ka shanse që Irani të reformohet ? mund ti përgjigjemi me një “po” në se lufta që po gatitet nuk është afër shpërthimit.

Filed Under: Komente

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË IRAN DHE NDIKIMI I TYRE

July 10, 2024 by s p

Dr. Evarist Beqiri

Në Iran, të premten e shkuar u zhvillua ruandi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Fitues u shpall kandidati reformist Masoud Pezeshkian me 30.5 milion vota. Pezeshkian fitoi 53.6% të votave duke mundur kandidatin  ultra-konservator Saeed Jalili, i cili mori 44.3% të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 49.8% e zgjedhësve. Ndërkohë që raundi i parë i votimeve shënoi pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve në votime qysh prej vendosjes në Iran të Republikës Islamike në vitin 1979…

Fillimisht duhet qartësuar se çfarë nënkupohet me termin “reformist” në Iran. Në një vend ku nuk lejohen partitë politike, sistemi teokratik përdor element të sistemit demokratik siç janë zgjedhjet. Dhe në zgjedhje lejohen që të marrin pjesë fraksionet ideologjike të elitës qeverisëse të Republikës Islamike. Pra, me termin “reformist” nuk kuptohet një politikan, i cili përkrah vlerat e sistemit të demokracisë liberale. Si reformistët ashtu edhe konservatorët iranian janë Islamist, por reformistët besojnë se moderimi i ideologjisë së regjimit mund të jetë më i dobishëm për klasën sunduese dhe shoqërinë iraniane.

Presidenti i ri është një kardiokirug 69 vjeçar me prejardhje nga pakica azero-kurde. Ai do të jetë edhe presidenti më i moshuar që zgjidhet në këtë post në Iran. Këshilli Gardianëve, të cilët shqyrtojnë paraprakisht kandidaturat presidenciale, e pranoi kandidaturën e tij në këto zgjedhje, pas refuzimit që ata i bënë kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale të viti 2021. 

Pas protestave masive që shpërthyen në Iran në shtator 2022, menjëherë pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini, në duart e policisë së moralitetit, fitorja e Pezeshkian duket si një shenjë që regjimi po dëgjon zërin e protestës masive popullore. Njëkohësisht, zgjedhja e tij shpërfaq edhe ndasitë që ekzistojnë brenda së plotëfuqishmes Gardë Revolucionare Islamike, ku një pjesë e saj e ka përkrahur kandidaturën e Pezashkian dhe jo atë të rivalit të tij konservator. 

Masoud Pezeshkian pas humbjes së bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël, në një aksident automobilistik në vitin 1994, vendosi të mos rimartohej duke i rritur i vetëm  të tre fëmijët e tij. Dhe përgjatë fushatës elektorale presidenciale ai është shfaqur në publik përkrah vajzës së tij, Zahra. Pezashkian ka shërbyer si ministër i shëndetësisë në vitet 2001-2005, përgjatë mandatit të dytë të presidentit reformist Mohammad Khatami. Përgjatë fushatës elektorale presidenciale ai e ka shfaqur veten si një njeri i popullit, i cili do to jetë zëri atyre që nuk kanë zë…

Pezashkian është anëtar i parlamentit iraninan që prej vitit 2008. Ai u shfaq si një zë kritik ndaj dhunës së ushtruar nga organet shtetërore përgjatë protestave popullore të vitit 2009, 2018 dhe 2022. Zgjedhja e tij ka ngjallur disi shpresën në shoqërinë iraniane, të rraskapitur nga sanksionet e gjata ekonomike perëndimore. Asnjë ekonomi në historinë botërore nuk ka arritur që rritet, duke qëndruar e izoluar në një kafaz… 

Prandaj, Pezashkian synon që të ringjall Marrëveshjen Bërthamore Iraniane të arritur në vitin 2015, dhe të heq sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Ai ka premtuar ndjekjen e një politike miqësore me të gjitha vendet e huaja, duke përjashtuar Izrealin. Kjo nënkupton se Irani do të vijojë të mbështes Aksin e Rezistencës. Dhe pikërisht një nga telefonatat e para të urimeve për zgjedhjen e tij ai e mori nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili syonon garantimin e ndihmës iraniane për Luftën në Ukrainë. Nëse Irani do të vijojë forcimin e aleancës me Rusinë dhe mbështetjen e proksive të tij në Liban, Palestinë dhe Jemen, pak gjasa ka që dialogu me vendet perëndimore të ketë sukses.

Gjithsesi, zgjedhja e Pezashkian është pritur mirë veçanërisht nga të rinjtë, femrat, si edhe nga minoritet etnike në Iran, të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Se sa do të jetë në gjendje presidenti Pezashkian që të sjell ndryshime sociale në Iran, kjo ngelet për t’u parë. Duke pasur parasysh që fjalën e fundit në politikën e jashtme dhe atë të brendshme në Iran e ka lideri suprem Ali Khamenei, hapësirat e manovrimit të tij janë të kufizuara. 

Megjithatë, si një njohës i mirë i sistemit politik iranian, Pezashkian do të përpiqet që të ringjall ekonominë dhe të krijojë një mjedis më pak shtypës. Dhe patjetër që zgjedhja e një fytyre më të moderuar mund t’a lehtësojë dialogun me vendet perëndimore, por kjo do të varet sidomos edhe nga fakti se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA…

Filed Under: Komente

Profesor Vehbi Hoti, intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave

July 5, 2024 by s p

Fran Gjoka/

(Në kujtim të jetës dhe veprës së pavdekshme të Prof. Vehbi Hotit)

Një vit më parë u nda nga jeta profesori ynë i paharruar, Vehbi Hoti, që për 50-vjet me radhë ja kushtoi dijes dhe edukimit, edukatori i një qyteti të tërë, që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri ai për të dhe për njerëzit. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të, e ndoshta ky është shkaku i një miredukimi e shkollimi, me sakrificë, të cilët ai ka ditur t’i mundë shumë mirë. Shkollimi ishte pika më e ndjeshme e tij dhe që i hapi rrugë të reja për të njohur më mirë jetën. Që në rininë e hershme ai njihej si një djalë fjalëpakë, pa zhurmë dhe me energji të pashtershme, punëtor i palodhur në shërbim të arsimit të lartë, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël dhe  me kurajë, që mbronte me dinjitet pikëpamjet e tij. Një burrë që nuk e nisi dhe as e përfundoi karrierën e tij me bujë e reklama, por ua la të tjerëve të gjykonin për shërbimin perfekt dhe me sinqeritet që u bënte studentëve, por që vlerësoi me profesionalizëm, sinqeritet e dashamirësi, punën e mirë që bënin kolegët e tij. Shumë shpejt, profesor Vehbi Hoti u shndërrua një ndër figurat e dashura publike dhe i admiruar jo vetëm nga shkodranët, por nga e gjithë Shqipëria. Duke qenë një burrë me tradita të mrekullueshme fisnike dhe një familje intelektuale, të gjithë të shkolluar në universitetet tona shqiptare, ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm, human e tepër miqësor, po kaq ishte dinjitar e konsekuent në gjërat themelore të bindjeve dhe ekzigjencave që të përbëjnë të plotë personalitetin e tij.

                                     Energjitë e tij ai i vuri 

  në shërbim të studimeve, didaktikës, pedagogjisë dhe edukimit

         Tek profesor Vehbi Hoti, mendimi dhe preokupimi i vazhdueshëm rrinte përherë zgjuar, ashtu si rri ndezur zjarri në një vatër të ngrohtë familjare, ëndërronte aspiratën e shpejtë dhe rrugën për demokraci të vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe evropian. Them këtë, jo aq nga mosha, por nga energjia dhe vitalitetit që shfaqte në studime dhe kërkime në fushën e didaktikës, pedagogjisë dhe të edukimit në tërësi, nga ndihma dhe mbështetja që profesori ynë vazhdonte t’u jepte studentëve dhe kolegëve të tij pedagog dhe gjithë atyre që dëshironin t’i futeshin punës së bukur dhe të vështirë shkencore dhe pedagogjike. Profesor Vehbi Hotin kam  pasur fatin ta njoh që në rininë time të hershme. Ai ishte shembulli më i shkëlqyer i njeriut të formuar me një personalitet dhe kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera që më nxit të hedh në letër këto radhë për jetën, punën dhe veprën e pavdekshme të këtij njeriu me shumë vlera në fushën e dijes dhe të prosperitetit tonë kombëtar. Ishte sa e lehtë, edhe aq e vështirë dhe, sipas kujtimeve që unë kam ruajtur për figurën e tij, ishte njeriu me vlera të përkushtueshme, me kulturë e vizion perëndimor, i talentuar, i përgatitur, emocional, i dhembshur, me vizion të gjerë për jetën, për familjen e shoqërinë. Ishte “i vështirë”, sepse profesor Vehbiu kishte lindur i talentuar, donte të punonte megjithëse në kushte të vështira në momente të tilla, kur vështirësitë familjare nuk e favorizonin sa duhet dëshirën edhe pasionin e tij. Megjithatë ai punonte e punonte dhe krijonte pa u lodhur njëkohësisht. Si qytetar aktiv i Shkodrës, Vehbiu po ngjiste shkallët e karrierës me shpejtësi marramendëse. S’kishte si të ndodhte ndryshe për një talent dhe shkencëtar që kishte hedhur me kohë ide, kishte botuar shkrimet e para shkencore pedagogjike e didaktike që në vitin e largët 1965, për të mos u ndalur për asnjë çast deri më 5 korrik 2023, ku zemra e profesorit pushoi së rrahuri. 

                      Universiteti i Shkodrës ishte jeta e tij 

Profesori i madh na la një pasuri të jashtëzakonshme shkrimore 

     Prof. Vehbiu thoshte: “Po të ishte e mundur të bëhesha edhe njëherë i ri, veç për Universitetin e Shkodrës do të dëshiroja të punoja e të kontribuoja me dëshirë e pa hezitim”. Janë me dhjetëra veprat e tij, me qindra kumtesa e referate të botuara në revista shkencore dhe të mbajtura në shumë simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, me qindra artikuj pedagogjik e didaktik të botuara në organet e ndryshme të shtypit apo në revistat shkencore më prestigjioze të vendit dhe jashtë tij. Pra, gjithë jeta dhe veprimtaria 50-vjeçare e profesor Vehbiut iu kushtua zhvillimit të arsimit të lartë tonë kombëtar. Kështu, u bë shumë shpejt figurë e njohur, falë punës dhe djersës së tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prof. Vehbiu është autor dhe bashkautor i shtatë botimeve monografike, të katër teksteve mësimore për shkollën e lartë dhe dy për shkollën e mesme. Ka botuar rreth 60 punime në shtypin shkencor dhe ka referuar mbi 50 sesione e konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është kënaqësi të thuhet në ceremoninë solemne në korrik të vitit 2022, me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër profesor Vehbi Hoti iu dha titulli: “Profesor Emeritus”, nderimi më i lartë dhe i vetmi për një pedagog të këtij institucioni të lartë arsimor. 

Në foto Prof. dr. Vehbi Hoti, gjatë marrjës së titullit “Profesor Emeritus”, korrik 2022

        Në nder të profesorit të madh, Universiteti i Shkodrës organizoi konferencën me titull: “Jehonë auditorësh”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 15 vjet ai ka qenë Sekretar i Këshillit Shkencor të Universitetit, kryeredaktor i serisë të revistës shkencore të edukimit dhe për 13 vjet dekani i parë i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Shkodrës. Pasioni për auditorin e bën që më shumë se gjysmë shekulli, profesori ynë i paharruar të edukonte breza të tërë studentësh me përkushtim dhe pasion, ndaj dhe kujtimet, përshtypjet, mbresat e miqve dhe të shokëve të shumtë të tij janë të pashlyeshme, sepse ashtu siç thekson Prof. Dr. Tomor Osmani për figurën e ndritur dhe të pavdekshme të Prof. Dr. Vehbi Hotit: “Është dhe mbetët një nga figurat e shquara të shkencës pedagogjike shqiptare, autor i shumë veprave dhe studimeve shkencore nga fusha e pedagogjisë, mësimdhënies dhe didaktikës të botuara brenda dhe jashtë vendit”. Do të thosha me plot gojën se Vehbi Hoti mbetët integrali i vlerave gjurmëlënëse i dritësimit pedagogjik të brezave. Një jetë plot gjurmë, një jetë plot përkushtim, kjo ishte dhe mbeti deviza e jetës së Vehbi Hotit.

                         I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta

        Një intelektual i fisnikërisë, i mendjes së ndritur. Ai dinte të mësojë të nderojë të tjerët. Për profesorin e paharruar mund të shkruhen plot kujtime, shkrime apo studime. Ai ishte dhe mbeti një thesar, një vlerë e shtuar e pedagogjisë shkodrane kohore e mbarëkombëtare. I thjeshtë, i ditur dhe i urtë si e vërteta. Fjala dhe shembulli i tij rrezatonin kudo mirësi, thjeshtësi e dituri. “Kam pasur  fatin ta njoh nga afër kur unë botoja në organin shkencor të Universitetit apo në gazetën “Jeta e re” e Shkodrës, në kohën e tërmetit, asokohe unë shkoja në Bushat, Berdicë, Trush e Velipojë, Vehbi Hoti ishte sa i thellë e filozof i pedagogjisë, aq edhe i thjeshtë e gjurmëlënës, i dashur, e dashamir për botuesit. Me çiltërsinë e zemrës dhe bazuar në studimet e tij, me të drejtë do ta quaja Hasan Tahsini i Shkodrës e më gjerë. Botimet e tij janë të çmuara e me plot vlera. Ndihmesa e tij në arsimin e lartë, urtësia prej një intelektuali zemër drite nuk harrohen kurrë, -kështu e mbyll bisedën e tij poeti dhe shkrimtari dibran, Mevlud Buci. Veprën e tij e pasojnë tre djemtë e mrekullueshëm e të zgjuar në punën e tyre si: Dritani, me profesion jurist, Arbeni, pedagog për lëndën  e Psikologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Bledari, me profesion gazetar, aktualisht redaktor lajmesh në televizionin kombëtar Klan. Këta tre pasardhës shikojnë sot modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur dhe të paharruar, të nënës së tyre, Fitnetit, që personifikon sot modelin njerëzor të nënës së dhembshur, që sa punoi, mbeti një profesioniste e rrallë në arsim, që rrezaton mirësi, një qytetare e denjë shkodrane e me emancipim bashkëkohor. 

                              Njeri i vlerave të mëdha njerëzore

          E takoja shpesh profesor Vehbiun në Shkodër e Lezhë, bisedonim për çështje të arsimit dhe shkollës dhe vija re se herë pas here shfaqte interesa të larta intelektuale për frymën e re perëndimore që po hynte në shkollat tona, veçanërisht kur biseda binte për temat e ndryshimeve të tranzicionit, gjithnjë ishte i hapur me atë vështrimin e ëmbël e të respektueshëm, fliste me pasion e logjikë dhe me argument për vlera e alternativa, për ide dhe mendime të dobishme për demokracinë në Shqipëri. Ky njeri i vlerave të mëdha ishte një shembull i shkëlqyer dhe i vlerave njerëzore, nga duhet të marrin shembull ideatorët e sotëm të fushës së pedagogjisë dhe didaktikës si dhe shoqëria njerëzore e ditëve të sotme. Ishte një pedagog me emër të madh, si Vehbi Hoti, vlen jo vetëm të kujtohet, por dhe të përgjithësohet dhe të kapësh dhe detajet më të vogla të aktivitetit të tij studimor 50-vjeçar, pasi dhe ato do të ishin dukuri pozitive për brezat e rinj pedagogë. Dhe, siç duket, do kalojnë plot vite e dekada të tjera dhe emri i ndritur Vehbi Hoti do të mbetet në kujtesën e brezave, ku sot është bërë shpirt e zemra e kujtdo. Kur bisedon me njerëz të profesioneve të ndryshme, e kujtojnë shpesh profesorin ku mbart një shtrirje të gjerë miqësie e shoqërie nga trevat shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në fushë veprimtarie leksionesh, duke u skalitur në kujtesën e brezave studentë me atë portretin e një embleme të veçantë, që rrezatonte dashuri e respekt të ndërsjellë. Asnjëherë nuk i uli vlerat e tij, por qëndroi besnik i figurës morale e profesionale. Asnjëherë nuk dinte të diferencojë studentët sipas shoqërisë, miqësisë që kishte, por gjithmonë ishte pranë tyre, me pasionin që i jepte profesioni, edukimi, kultura e lartë shkodrane. Sa jetoi e punoi, Vehbiu kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij edhe kur ishte përfitimeve e famës shoqërore e miqësore. Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërtetën dhe i rreptë ndaj padrejtësive. 

                                       Një personalitet 

               si prof. dr. Vehbi Hoti mbetet i pavdekshëm

         Sot u mbush plot një vit që është ndarë nga jeta, por trashëgimia e tij në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor do t’i rezistojë kohërave, kontributi i tij do të jetë vazhdimisht i dukshëm dhe me vlera të papërsëritshme. Pas shumë vitesh, mësuesit dhe studiuesit e ardhshëm do ta kujtojnë edhe më mirë thellësinë e mendimit të tij, aftësinë për të vëzhguar dhe eksperimentuar, për të bërë përgjithësime e nxjerrë konkluzione që do të ndihmojnë shkollën e shoqërinë në demokratizimin dhe emancipimin e tyre të mëtejshëm. Këtu më vjen ndërmend një thënie e Hygoit: “Njerëzit e mëdhenj bëjnë piedestalin, e ardhmja u ngre statujën”. 

        Ndërsa shkruaj këto radhë për ketë njeri që sakrifikoi shumë nga vetja për t’u dhënë dije e kulturë brezave, më vjen keq për harresën e organeve qendrore dhe atyre vendore në Shkodër. Kurrë s’ka punuar për lavdi, ndonëse lavdinë me punë e sakrifica e emrin e mirë la kudo, e meriton plotësisht, pas vdekjes, që t’i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”. Për njerëz të tillë të ditur, të emancipuar, tolerant në shërbim të dijes dhe për 50 vjet me radhë mbajti titullin e lartë dhe të denjë “Njeri”, si Vehbi Hoti, sa shumë ka nevojë shoqëria e sotme shqiptare. Sa i thjeshtë në dukje, aq edhe i lartë e njerëzor ishte. Cilido që ka njohur apo ka lexuar për Vehbi Hotin, krenohet dhe frymëzohet dhe pyet veten: “Jeta vlen kur vihet në shërbim të mirësisë e diturisë”. Profesor Vehbi Hoti mbetet intelektuali i vlerave të mëdha të dritësimit pedagogjik të brezave. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të një njeriu, humbja e të cilit një vit më parë preku thellë jo vetëm familjen Hoti, por dhe gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Ishte një humbje e madhe për shkencën pedagogjike dhe arsimin tonë kombëtar. Njerëz të tillë lindin rrallë, por mbetën përgjithmonë të pavdekshëm në mendjen e zemrat e popullit. 

I paharruar qoftë vepra dhe kujtimi i tij!

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT