• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AACL DELEGATION TO THE AMERICAN CONGRESS

May 27, 2024 by s p

– The Serbian association as a precondition before the final agreement is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and its disappearance as a state.

From Agim Aliçkaj

An AACL delegation, led by national legends Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi stayed last week in Washington to lobby for Kosova and the national cause.

The meeting with Congressman Jerry Nadler, ranking member of the Judiciary Committee was cordial and meaningful. Special attention was paid to the violation of the rights of the Albanian people in south Serbia (Presheva Valley and Sanxhak) by dictatorial chauvinist Serbia and the possibility of holding a hearing in Congress dedicated to this problem.

In Senator Chris Van Hollen’s office, conversation with advisers Francesca Eremeeva and Jonathan Nellis.

Annual meeting of the FMC- in Washington, where current Senators and Congressmen meet with former Congressmen and exchange opinions on the development and strengthening of democracy and the American state as well as American foreign policy. There was a lot of advice, finding a common ground, civility and respect, leadership, and building democracy around the world.

Brief conversations with Democratic and Republican senators and congressmen, who received the “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) and Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).

At the Capitol Hill Club, cordial meeting with Congressmen Dan Bishop (R-NC) and Pete Stauber (R-MN).

In all the meetings, the achievements and successes of Kosova in the development and building of the state, democracy, legality and respect for human rights were highly appreciated. It was concluded that Kosova has met all the conditions for membership in the CoE. The Ohrid Agreement, proposed by President Macron and Chancellor Scholz, negotiated with the participation of both parties, represents the last compromise made by Kosova for the sake of peace in Europe.

Pressure on Kosova by Western mediators and diplomats for additional concessions to satisfy Serbian hegemonic appetites is unfair and only exacerbates the problem. Serbian association as a precondition before the final agreement and recognition of Kosova by Serbia, is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and in the longer term its disappearance as a state. Serbia, which has not signed and openly refuses to implement the Agreement, should be put under diplomatic and economic pressure.

The Albanian-American Civic League strongly supports the positions and constructive actions of the Kurti government in cooperation with President Vjosa Osmani and Speaker Glauk Konjufca towards the international community and opposition to Serbian aggression, which is openly endangering peace and security in the Balkans and Europe.

DELEGACIONI I LQSHA NË KONGRESIN AMERIKAN

Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare, është përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe zhdukjen e saj si shtet.

Nga Agim Aliçkaj

Një delegacion i LQSHA i udhëhequr nga legjendat kombëtare Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi qëndroi javën e kaluar në Washington për të lobuar për Kosovën dhe çështjen kombëtare.

Takimi me kongresmenin Jerry Nadler, nënkryetar i Komitetit për Drejtësi ishte i përzemërt dhe kuptimplotë. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkeljes së të drejtave të popullit shqiptar në Serbinë jugore (Lugina e Preshevës dhe Sanxhak) nga Serbia diktatoriale shoviniste dhe mundësia e mbajtjes së një seance dëgjimore në Kongres kushtuar këtij problemi.

Në kabinetin e senatorit ChrisVan Hollen, bisedë me këshilltarët Francesca Eremeeva dhe Jonathan Nellis.

Takimi vjetor i FMC- shoqatës së ish kongresmenëve të Kongresit Amerikan në Washington, ku senatorët dhe kongresmenët aktualë takohen me ish-kongresmenë dhe shkëmbejnë mendime mbi zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit amerikan si dhe politikës së jashtme amerikane kishte shumë porosi, gjetja e një gjuhe të përbashkët, civilizimi dhe respekti, lidershipi, dhe ndërtimi i demokracisë në mbarë botën.

Biseda të shkurtra me senatorët dhe kongresmenë demokratë dhe republikanë, të cilët morën çmimin “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) dhe Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).

Në Capitol Hill Club, takim i përzemërt me kongresmenët Dan Bishop (R-NC) dhe Pete Stauber (R-MN).

Në të gjitha takimet u vlerësuan lartë arritjet dhe sukseset e Kosovës në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit, demokracisë, ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Është konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KeE. Marrëveshja e Ohrit, e propozuar nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz, e negociuar me pjesëmarrjen e të dyja palëve, paraqet kompromisin e fundit të bërë nga Kosova për hir të paqes në Evropë.

Presioni ndaj Kosovës nga ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë për lëshime shtesë për të kënaqur orekset hegjemoniste serbe është i padrejtë dhe vetëm sa e përkeqëson problemin. Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së Kosovës nga Serbia, është një përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe në një afat më të gjatë zhdukjen e saj si shtet. Serbia, e cila nuk e ka nënshkruar dhe refuzon haptazi zbatimin e Marrëveshjes, duhet të vihet nën presion diplomatik dhe ekonomik.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqishëm qëndrimet dhe veprimet konstruktive të qeverisë Kurti në bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimit ndaj agresionit serb, i cili po rrezikon hapur paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe Evropë.

Filed Under: Komente

LIDERSHIPI I ISMAIL QEMALIT, MODELI I MUNGUAR I LIDERSHIPIT TË SOTËM

May 25, 2024 by s p

Dr. Edlira Çerkezi
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë/

“Pothuajse të gjithë njerëzit mund ta përballojnë fatkeqësinë, por nëse do ta testosh karakterin e një njeriu, jepi atij pushtet.”. Abraham Linkoln (Citim i shkëputur nga libri “Themeluesi”)
Biografia e munguar e Ismail Qemalit, parë nga një vështrim tridimensional i Evarist Beqirit na ndihmon ta shohim ndryshe themeluesin e shtetit shqiptar. Autori i nxjerr tiparet e tij si lidership në dritën e kohës. Sipas autorit në historinë tonë figura e Ismail Qemalit është trajtuar shpesh e cunguar, madje me ftohtësi. Libri i përket zhanrit biznes lidership dhe ofron një qasje që nuk është sjellë më parë në Shqipëri.
“Lidershipi është një kombinim midis fuqisë së karakterit dhe strategjisë. Karakteri është thelbi i lidershipit. Edhe zgjuarsia, edhe strategjia luajnë rolin e tyre, por pa karakterin e fortë ato nuk shërbejnë shumë” – shkruan autori. Në librin “Lidershipi i Ismail Qemalit” autori jo thjesht e lartëson figurën e Ismail Qemalit, por e analizon gjatë përmes një strukture që nxit mendimin kritik. Përmes një analize të thellë autori e përshkruan Ismail Qemalin si një lider që “udhëheq me shembullin e vet”, lider vizionar, i përulur, i vendosur dhe me integritet të fortë. Modeli i lidershipit të Ismail Qemalit është modeli i liderit që udhëheq me shembullin e vetë. Siç shprehet edhe vetë autori që në kreun e parë ku flitet për karakterin e Ismail Qemalit: “Disa nga cilësitë e lidershipit të tij i shohim natyrale, disa ai i zhvillon me vetëdije përgjatë jetës së tij. Studimet mbi lidershipin evidentojnë si element thelbësor të këtij procesi liderin dhe kontekstin ku ai bashkëvepron me ndjekësit. Rrethanat shoqërore, historike, politike dhe mjedisi ku lideri vepron kanë rëndësi dhe nxjerrin në pah cilësitë e veçanta të tij.”.
Evarist Beqiri na sjell modelin më të mirë të lidershipit, atë të Ismail Qemalit. Në studimet tona jemi mësuar ta shohim ndryshe të trajtuar figurën e Ismail Qemalit. Bie në sy marrja në konsideratë e të dhënave të shumta, të rralla e shumë të vyera që studiuesi ka vendosur në fokus të punimit të tij. Një punë tejet e mundimshme , kur bëhet fjalë për analizimin e një figure të jashtëzakonshme si Ismail Qemali, e cila këndvështrohet në disa drejtime.
Sipas autorit, lidershipi, më tepër se një disiplinë shkencore është arti i udhëheqjes së njerëzve nga vetë njerëzit. Kthimi pas në kohë për të ravijëzuar dhe karakterin e personazheve që kanë bërë historinë tonë, si Ismail Qemali, është një mënyrë jo vetëm për t’i kujtuar, por edhe për të ndërtuar veti dhe elemente që posedon një lider i vërtetë. Ky libër na sjell modelin më të lartë të një lidershipi. Duket sikur historia grupoi te figura e Ismail Qemalit cilësitë më të mira të liderit, si domosdoshmëri për ta shpënë përpara shtetin shqiptar të pavarur.
Po përse historia nuk na rezervoi liderë të tjerë të ngjashëm me Ismail Qemal Vlorën? Edhe në faqet e këtij punimi duket se kjo pyetje e bren së brendshmi autorin, që jo vetëm kërkon ta ligjësojë modelin e lidershipit të Ismail Qemalit, por edhe të marrë përsipër një analizë tridimensionale e cila e ndihmon autorin ta shohë figurën e tij në një hapësirë më të gjerë, jo vetëm brenda kohës që ai jetoi e punoi, por edhe në këndvështrimin e sotëm.
“Ismail Qemali është lideri transformues, i cili afron diçka për t’u përvetësuar nga brezat e rinj të liderëve dhe te biznesit. Stili i lidershipit dhe filozofia e udhëheqjes së Ismail Qemalit paraqet interes për liderët e tanishëm. Historia e tregon se nuk ekziston asnjëfarë lloj krahasimi midis tij dhe liderëve shqiptarë që pasuan. Ismail Qemal Vlora ishte në radhë të parë një mbrojtës i flaktë i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Ishte njeriu që me maturi e mençuri arriti të kryejë aktin sublim të themelimit të shtetit shqiptar”, – thotë Evarist Beqiri.
Duke u fokusuar më shumë tek akti i themelimit, sesa tek qëndresa permanente dhe veprimet koherente të një lideri të vërtetë siç Ismail Qemali ishte. Duke kërkuar nëpër anale të historisë studiuesi hedh dritëhije mbi momente kyçe që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë e që lidhen padiskutim edhe me figurën e lidershipit të Ismail Qemalit.
Sipas autorit modeli i lidershipit të Ismail Qemalit nuk është kuptuar sa dhe si duhet. Arti i lidershipit është i vështirë për t’u përvetësuar dhe për t’u mësuar, prandaj studimi i modeleve të udhëheqësve të mëparshëm shërbejnë veçanërisht sot, kur ky model mungon. Ky studim sjell në vëmendje të studiuesve të tjerë modelin e lidershipit historik shqiptar. Ofron mundësi të tjera studimi dhe diskutimi për ta këndvështruar historinë parë nga modeli i lidershipit progresiv siç Ismail Qemali ishte.
Historia e kombeve është shkruar krahasimisht me historinë e liderëve të saj. “Historia e botës nuk është gjë tjetër veçse biografia e njerëzve të mëdhenj”, prandaj për ta ilustruar historinë tonë, rruga më e mirë është për të studiuar njerëzit e mëdhenj që kanë shkruar faqet më të ndritura të histories” – thotë autori.
Studiuesi Evarist Beqiraj besoj se e ka përmbushur qëllimin e studimit të tij. Përmes modelit të lidershipit të Ismail Qemalitna ofron modelin që duhet ndjekur, një model që nuk formohet kurrsesi menjëherë, por që kalon në një rrugë të gjatë të shkollimit, formimit të karakterit të tij, trashëgimisë, vizionit, komunikimit.
Për autorin, lidershipi është një rrugëtim e jo një destinacion. Duke besuar fort se modeli i lidershipit të Ismail Qemalit është modeli i madh që frymëzon sot në më të voglin model të lidershipit të sotëm, mendoj se ky model do të rrugëtojë gjatë në kohë për aq kohë sa të kuptohet. Ismail Qemali është lideri që udhëhoqi me shembullin e vetë në një rrugëtim të gjatë e të vështire duke u lënë brezave modelin e lartë të një lideri që frymëzon drejt lirisë e progresit.
foto: wikipedia.org

Filed Under: Komente

Serbia shpallet shtet gjenocidial nga OKB: Një hap vendimtar drejt drejtësisë për shqiptarët

May 24, 2024 by s p

Prof. ass. Dr. Haxhi Ademi

Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë/

Serbia është shpallur shtet gjenocidial nga OKB-ja për krimet e kryera në Sarajevë dhe për shqiptarët është një akt që shënon një fitore të rëndësishme dhe mundësi për drejtësi për viktimat e krimeve të kryera përgjatë një shekulli të tërë nga shteti serb.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votojë për një rezolutë që propozon shpalljen e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”. Pjesëmarrës në këtë gjenocid ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, para masakrës, kishte deklaruar: “Për një serb, do të vrasim 1000 myslimanë të Bosnjës.”

Historia e popullit shqiptar ka qenë një përpjekje e vazhdueshme për mbijetesë në trojet e veta etnike dhe është bërë objektivi kryesor i politikës hegjemoniste serbe. Programi i parë kombëtar serb, “Naçertanija” i Ilija Garashaninit, nga viti 1843 deri më 1852, përpunoi idenë e Serbisë së Madhe dhe u realizua përmes masakrave dhe dëbimeve të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore në Nishi, Vranja, Toplica, Prokupla dhe Leskovci në vitet 1876-1878. Territori i sotëm i Kosovës është rezultat i ndryshimeve politike dhe historike. Lufta Ballkanike e vitit 1912, që shënoi fundin e Perandorisë Osmane në Ballkan, solli ndryshime të mëdha politike, ekonomike, sociale dhe demografike. Konferenca e Ambasadorëve në Londër në dhjetor të vitit 1912 përcaktoi kufijtë e rinj politik në Ballkan, duke krijuar një Shqipëri autonome, por jashtë saj mbetën më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare, nën sundimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Vetëm në Serbi dhe Mal të Zi mbetën të paktën 900,000 shqiptarë në një territor prej 22,000 km², i cili përfshinte pjesën më të madhe të ish-vilajetit të Kosovës dhe iu nënshtrua riorganizimit administrativ sipas dispozitave administrative serbe dhe malazeze. Shqiptarët nën sundimin serb-malazez u përballën me dhunë fizike dhe psikologjike, shkatërrim të vendbanimeve, konvertim në ortodoksinë sllave dhe përpjekje për shkombëtarizim. Vetëm me ardhjen e trupave austro-hungareze dhe bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore represioni ndaloi. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Kosova ra nën Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene (më vonë Jugosllavia), ku politika antishqiptare rifilloi. Nga viti 1918 deri më 1921, ushtria jugosllave vrau mbi 12,000 shqiptarë dhe shkatërroi mbi 6000 shtëpi.

Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, shqiptarët nuk u njohën si pakicë kombëtare dhe iu mohuan të drejtat politike, kombëtare dhe kulturore. Nga viti 1918 deri më 1941, mbi 250,000 shqiptarë u shpërngulën nga hapësirat shqiptare në Jugosllavi.

Pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1966, shqiptarët u përballën me persekutime dhe shpërngulje në Turqi, ku mbi 250,000 shqiptarë u dëbuan.

Gjenocidi i viteve 1998-1999 ishte kulmi i një shekulli pushtim, dhunë dhe agresion ndaj shqiptarëve. Masakrat dhe krimet ndaj shqiptarëve përfshinin përdhunime masive dhe dhunë seksuale si pjesë e një fushate të spastrimit etnik. Gjatë kësaj periudhe, mbi 20,000 gra dhe vajza shqiptare, përfshirë fëmijë, iu nënshtruan përdhunimeve të organizuara nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Krimet e kryera në Kosovë nuk ishin veprime të izoluara, por pjesë e një plani për të shkatërruar popullin shqiptar dhe për të ndryshuar strukturën etnike të Kosovës. Strukturat e Sigurisë së Serbisë, përfshirë ushtrinë, policinë dhe shërbimin sekret, janë përgjegjëse për këto krime. Doktrina e gjenocidit ishte mbështetur dhe proklamuar nga qeveria serbe, Akademia e Shkencave dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Krimet ndaj shqiptarëve përfshinin vrasje, keqtrajtime, përdhunime, dhe spastrime etnike, që synonin shkatërrimin e popullsisë shqiptare për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Vetëm 26 serbë janë dënuar për krimet e kryera në Kosovë, një numër i vogël krahasuar me mbi 12,000 të vrarë dhe mbi 20,000 të përdhunuar shqiptarë.

Dënimi i krimeve serbe është një hap drejt drejtësisë për viktimat dhe një njohje e vuajtjeve të tyre të pafundme gjatë shekullit të fundit. Krimet e kryera gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë përfshinin masakra të tmerrshme, ku mijëra civilë të pafajshëm, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, u vranë brutalisht. Përdhunimet ishin gjithashtu një mjet i përdorur për të realizuar spastrimin etnik, me qëllim që të terrorizojnë dhe poshtërojnë popullsinë shqiptare dhe t’i detyrojnë ata të largohen nga trojet e tyre.

Në përpjekjet për të kërkuar drejtësi, është thelbësore që krimet të dokumentohen dhe dëshmitarët të mbrohen për të siguruar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Ndërkombëtarizimi i këtyre krimeve është një hap i rëndësishëm për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer mizori dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Historia e përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje duhet të njihet dhe të respektohet. Përballja me të kaluarën dhe njohja e krimeve të kryera është e domosdoshme për të ndërtuar një të ardhme të paqes dhe bashkëjetesës në rajon.

Në fund, njohja e krimeve të kryera dhe dënimi i përgjegjësve janë të rëndësishme jo vetëm për të sjellë drejtësi për viktimat, por edhe për të siguruar që e ardhmja të ndërtohet mbi themele të drejtësisë dhe respektit për të drejtat e njeriut. Historia e përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje duhet të njihet dhe të respektohet, duke siguruar që krimet e së kaluarës të mos harrohen kurrë dhe të mos përsëriten.

May be an image of 1 person

See insights and ads

Create Ad

All reactions:

33

Filed Under: Komente

REZOLUTA PËR SREBRENICËN, NJË SHUPLAKË PËR POLITIKAT GJENOCIDALE SERBE DHE NJË MIRËNJOHJE PËR VIKTIMAT

May 24, 2024 by s p

Të gjitha përpjekjet e deritanishme të Serbisë për t’i paraqitur betejat e saj si çlirimtare dhe nacionale, tani me këtë rezolutë marrin vulën e betejave të përgjakshme, pushtuese dhe gjenocidale

Prof.dr. Skender ASANI

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e miratoi të enjten (23 maj) Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë. Betejat diplomatike që i paraprinë miratimit të kësaj rezolute ishin mjaft të ashpra, sidomos ato që udhëhiqeshin nga Federata Ruse, Serbia dhe satelitët e tyre. Dëshmi e kësaj ashpërsie diplomatike është vet rezultati i votimit, ku 84 shtete votuan për miratimin e rezolutës, 19 shtete votuan kundër kurse 68 shtete abstenuan nga votimi. Të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Serbisë, votuan për miratimin e rezolutës.

Për miratimin e rezolutës votuan edhe SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, e cila votoi kundër, dhe Sllovakisë e Qipros, të cilat abstenuan nga votimi.

Kundër miratimit të rezolutës, përveç Serbisë, votuan dy vendet e mëdha aleate të saj, Kina dhe Rusia, si edhe Bjellorusia, Koreja Veriore, Kuba, Siria dhe disa shtete të vogla, ku ka ndikim Rusia.

Nëpërmjet kësaj rezolute, 11 korriku është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, datë kjo që përkon me 11 korrikun e vitit 1995, atëherë kur forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djemë myslimanë në Bosnjë-Hercegovinë. Me këtë rezolutë, dënohet çdo mohim i gjenocidit të Srebrenicës dhe u bëhet thirrje shteteve që të ruajnë të vërtetën. Gjithashtu, me këtë rezolutë bëhet thirrje për dënimin e atyre që glorifikojnë të dënuarit për krime lufte në rastin e Srebrenicës, praktikë kjo që ka qenë prezente në Serbi dhe Republika Srpska, ku autorët e krimeve monstruoze, Mladiq, Karaxhiq etj. janë shpallur heroj, madje disa rrugë dhe sheshe mbajnë emrat e tyre (!).

Me miratimin e kësaj rezolutë të rëndësishme, janë arritur disa efekte, por tre prej tyre janë më të qenësishme.

E para, të gjitha përpjekjet e deritanishme të Serbisë për t’i paraqitur betejat e saj si çlirimtare dhe nacionale, tani me këtë rezolutë marrin vulën e betejave të përgjakshme pushtuese dhe gjenocidale;

E dyta, edhe pse rezoluta askund nuk e përmend Serbinë në kontekstin e asaj çka kishte ndodhur në BeH, vet sjellja tragji-komike e Vuçiqit në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së konfirmoi se shteti i tij është i involvuar drejtpërdrejt në masakrën e Srebrenicës;

E treta, bota e qytetëruar tani e tutje do ta sheh me një dipotri tjetër Serbinë dhe nga ajo do të kërkojë më tepër llogari për veprimet destruktive që mund t’i bëjë në të ardhmen në BeH, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi. Sjellja si viktimë e Vuçiqit, duke u mbështjellë me flamurin serb, është një alarm për botën e qytetëruar e cila duhet ta pengojë atë në çfarëdo lloj aventure mlitariste që mund të ndërmarrë në BeH (duke bërë përpjekje për ndarjen e Republika Srpska), por edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Historia nacionale e Serbisë është e ngritur mbi premisa koloniale e pushtuese , që burimin e kishte në shndërimin e së kaluarës në mjegulla mitike dhe paraqitjen e humbjeve si fitore. Mbi këto premisa regjimet serbe e ndërtuan edhe narrativin e tyre triumfalist mbi Betejën e Kosovës (1389) dhe të gjitha betejat tjera të humbura ku ata e shpallnin veten fitues.

Tani me kalimin e Rezolutës mbi Srebrenicën në OKB, bota e qytetëruar do të ketë mundësi t’i rikthehet edhe njëherë rrënjëve të nacionalizmit serb, që nga Naçertanija e Garashaninit (1844), i cili në kontinuitet kishte prodhuar fatkeqësi për popujt fqij të Ballkanit, sidomos në BeH, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu. Kjo edhe për faktin se Serbia çdo epërsi të Rusisë në planin ushtarak e diplomatik e kishte kthyer në favor të saj, siç kishte ndodhur edhe me triumfin e saj në luftën Ruso-Turke (1877-1878), pas së cilës kishte ndodhur një fushatë e egër dhune, me pasojë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Për rrjedhojë, Serbia e kishte përgatitur situatën që në prag të Kongresit të Berlinit (1878) gjendjen në terren ta paraqes në favor të strukturës së saj demografike, pas një spastrimi etnik të popullatës shqiptare, me çka ajo edhe u shpërblye duke ia njohur si “trofe lufte” gjithë atë hapësirë pa shqiptarë (Sanxhaku i Nishit).

Beogradi zyrtar, edhe përmes qëndrimit të Vuçiqit në seancën e Asamblesë së KB, mundohet të hedh poshtë kualifikimin “gjenocid”, duke dashur që ta heq fajin kolektiv nga populli serb. Por, me këtë rezolutë, populli serb e ka shansin të kalojë nëpër një proces denacifikimi, duke vendosur vija të kuqe në mes të ardhmes evropiane të Serbisë dhe politikave të egra gjenocidale të saj.

Populli serb, përmes kësaj rezolute e ka rrugën e hapur të bëjë zgjedhje në mes të strukturave të vjetra politike nga koha e Millosheviqit, ku bën pjesë edhe Vuçiqi dhe elitave të reja politike, me pikëpmaje dhe orientime perendimore.

Rezoluta për Srebrenicën apostrofon nevojën që të drejtohet gishti nga bartësit e përgjegjësisë për gjenocid, me çka lidershipit serb i ngushtohet hapësira e manovrimit dhe manipulimit me ndjenjat nacionale të serbëve qoftë në Serbi, qoftë në Republika Srpska, dhe në anën tjetër popullit serb i mundësohet për here të pare të fillojë procesin e pajtimit dhe mirëkuptimit me popujt tjerë në Ballkan, proces ky që deri më tani ka qenë i pamundur. Kjo do të ndikonte që populli serb, ashtu siç ndodhi edhe me popullin gjerman, të lirohet nga hipotekat e së kaluarës, por vetëm me kusht nëse ndodhë një katarsis i brendshëm nacional i serbëve, që fillon me kërkim faljen, reparacionin dhe përfundon me denacifikimin e institucioneve.

Njerëzit në Srebrenicë këtë rezolute duhet kuptuar si një kandil që iu bën dritë të afërmve të tyre të vrarë nga soldateska serbe, por edhe si një shpresë që hijet e së kaluarës të mos errësojnë të ardhmen.

Pas kësaj rezolute, asnjë kriminel serb që ka kryer krime monstruoze, nuk duhet të ndjehet i qetë. Kjo vlen edhe për ata që vranë mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës, që dhunuan mbi 20 mijë gra e vajza dhe që vranë mbi 1400 fëmijë të Kosovës. Me fjalë të tjera, Rezoluta për Srebrenicën duhet të jetë uvertyrë e një ndërmarrjeje të madhe diplomatike e politike të Kosovës, që edhe ajo përmes faktografisë dhe ekspertizës juridike të bëjë Serbinë përgjegjëse për gjenocidin e kryer në Kosovë në 100 vitet e fundit. Një Rezolutë për Kosovën në OKB do të ishte përgjigja më e merituar ndaj politikave gjenocidale serbe dhe rikthimin e besimit dhe miëkuptimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Pa këtë rezolutë, të gjitha përpjekjet për një amortizim të raporteve të ngrira në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përfundojnë pa sukses, kurse përfitues më të mëdhej do të jenë faktorët destabilizues në Ballkan.

Pas Rezolutës për Srebrenicën, do të çjerret maska e nacionalizmit serb i cili ishte i bazuar mbi manipulime dhe gënjeshtra, siç kishte ndodhur edhe me deformimimin e së vërtetës për Luftën e Dytë Botërore nga ana e propagandës serbe. Produkt i kësaj propagande ishte paraqitja e shqiptarëve si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe për pasojë arsyetimin e dhunës dhe masakrave mbi ta nga ana e çetnikëve serbë, të cilët brenda natës u transformuan në partizan.

Por, kulla prej kartoni e kësaj propaganda u rrëzua në vitin 1999 me intrevenimin e NATO-s mbi caqet militariste serbe. Kjo ishte edhe një kthesë në politikën ndërkombëtare, sepse ky intrevenim ishte një alarm në formë paralajmëri që në Kosovë të mos ndodhë ajo çka kishte ndodhur në BeH.

Prandaj Rezoluta për Srebrenicën dhe intervenimi i NATOs në vitin 1999 duhet shikuar brenda një kohezioni të brendshëm kuptimor, për arsye se që të dyja këto momente ndërlidhen me të njejtin faktor destabiliteti në Ballkan: me Serbinë dhe frymëzuesen e saj shpirtërore – Kremlinin. Këto dy momente i hapin rrugë shkatërrimit të projekteve gjenocidale serbe dhe vendosjen e parametrave të rij në raportet në mes të fqinjëve, ku e ardhmja e përbashkët evropiane dhe mendësia perendimore do t’ia zinin vendin urrejtjes, paragjykimeve dhe konflikteve. Kjo, mbase, do ta detyroj Serbinë, edhe si shtet, edhe si shoqëri, që të reflektojë, duke i parapërgatitur rrethanat për një lidership të ri evropian, i cili marrëdhëniet me fqinjët do t’i përcaktonte sipas kritereve euroatlantike, e jo sipas recetave luftënxitëse të Moskës.

Zagreb, 24 maj 2024

Filed Under: Komente

Kjo është BE-ja e vërtetë!

May 23, 2024 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Kjo është BE-ja e vërtetë! Në njërën anë, ajo kërkon koncesione nga Kosova, si dikur të famshmet “Standardet para Statusit”, në anën tjetër, pesë vendet e BE-së poziciohen pro qëndrimit të Rusisë, Kroresë, Kubës Iranit, Venezullës e vendeve të tjera kundër shtetësisë së Kosovës!

Nëse Kosova është shtet evropian, nëse Kosova njihet si shtet edhe nga shtetet afrikane dhe aziatike, por jo nga të gjitha vendet e BE-së, madje as pas vendimit të GJND-së, si ka mundësi që Spanja ta njoh Palestinën, por jo edhe Kosovën.

Kjo nuk është Politikë e Përbashkët e Jashtme e Bashkimit Evropian dhe as nuk paraqet vlerë evropiane, kjo qasje minon vetë kohezionin e BE-së dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe i jep shtytje Rusisë për ta minuar etablimin e Perëndimit në Ballkan.

Prandaj, ka ardhur koha që bisedimet e Brukselit ose duhet të udhëhiqen nga vendet e QUINT-it, si procesi politik gjatë bombardimeve të NATO-s, ose fillimisht 5 vendet e BE-së ta njohin shtetësinë Kosovës dhe më pas BE- ja të vazhdoj me rolin fasilitues në dialogun e Brukselit.

Në të kundërtën, Procesi i Brukselit po i shdërrohet në një instrument shërben për ruajtjen e status quo-së dhe intencës serbe për realizimit të parimit të përkohshmërisë.

Duhet të thuhet qartë, çelësi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi nuk ndodhet në Beograd, kjo ëshzë gabim, por në Bruksel dhe Washington! Vetëm duke pranuar pa kushte Kosovën në KiE, në NATO dhe BE do të detyrohet Serbia të bëjë marrëveshje me Kosovën. Rruga tjetërr është humbje kohe!

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT