• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEPRA E NUSRET PLLANES DHJATA E RE E DESHMISE KOMBETARE!

April 13, 2022 by s p

Shkruar nga ZEF PERGEGA/

Kam disa kujtime pёr Kosoven. Jo vetёm qё kam bёrё shkrime tё shumta, por nё konanen e librave tё mi mbi 30 -tё, tё cilat u kushtohen enciklopedisё sё shqiptarёve tё Amerikёs, ndёr ta dy libra janё pёr Kosoven. Gjithashtu nё jetёn time 24-vjet nё Amerikё kam pёrjetuar pёrpjekjet dhe ndihmat e pakursyera tё malёsorёve, si ato materiale, nё demostrata, por edhe bijtё e tyre kanё shkuar nё luftё pёr pavarёsinё e Kosovёs. Si gazetar i Agjensisё Telegrafike nё Tiranё, mё ёshtё dhёnё rasti tё punoj me Institutin Demokratik Amerikan, kur makina ushtarake serbe pёrzuri nga trojet e veta mbi njё milon kosovarё, tё cilёt u strehuan nё Shqipёri. Kam patur rastin tё  intervistoj mё shumё se pesё mijё prej tyre…kam kujtime, qё mund tё shkruhen se nё shtёpinё time kanё bujtё familje kosovare e udhёheqёs tё UCK!

        Mirёse erdhet nё kёtё takim, i cili i  kushtohet nderimit tё njёrit prej figurave mё tё veçanta tё dritёs sё kujtesёs kombёtare, siç ёshtё vepra e Dr. Nusret Pllanes! Mirёnjohje dhe respekt, shoqatёs sё Malёsia Madhe “Nderi i Kombit” si dhe Ndrek Gjolajt si kryetar i saj dhe Prof. Lukё Juncajt, si dhe shoqatёs “Kosova”, tё cilёt morёn pёrsiper promovimin e veprave dokumentare historike tё Prof. Nusret Pllanes. 

      Proçesi krijues ёshtё stёrmundim i shpirtit dhe i mendjёs, por edhe njё sfilitje, qё ngjitet lart nё prehёrin hyjnor tё mirёnjohjёs, siç ёshtё dashuria. Dashuria pёr kombin, gjuhёn dhe simbolet, dashuria e madhe pёr identitetin, si amanet i tё parёve, e nё kёtё kuptim Prof. Nusret Pllana ёshtё nusёrim i shdritshёm i veprёs sё shkruar me gёrma tё pashlyera, me shkronja gjaku tё pa tharё, se ato vadisin lulёn shqipe tё shёrbesёs sё shenjtё tё kujtesёs kombёtare. Ky za na vjen para nesh, nё botёn e lirё, si zani i zjarrit tё llogorёve tё lirisё, ndёrkohё, qё tё tjerё, hiqen si intelektualё tё mёdhёnj, tek e hedhin shallin e zi tё injorimit, qё kurrё nuk i vaditёn vllajtё e filizave tё lirisё e, pёr rrjedhojё rrёzohen lehtё…mjerё toka qё i mban!

   Ndjehem mirё, qё marr pjesё nё promovimin e veprёs se Prof. Pllanes nё mesin e shqiptarёve nё Detroit dhe veçanerisht mes malёsorёve, qё kёtu nё botёn e lirё, krijuan njё Kosovё tё vogёl, me shpirt tё madh e bujar, nё kontribute dhe me luftёtarё, qё shkuan nga Amerika nё frontin e luftёs. Krenar se origjina e Pallanes ёshtё kufitare me fshatin tim! Ne, jemi nё planet e shoviniste, pёr tё na shlyer nga harta e mё na shfaros nga faqja e dheut. Ashtё mekat me i harrue viganёt e kombit. Ai qё i shёrben kujtesёs kombёtare, siç ёshtё Nusret Pllana, jo vetёm ёshtё njё vigan i rracёs tonё, por na jepet si misionar apostolik, qё me veprёn e tij dёshmon, pёr tё mos harruar!

     Mirёse erdhe vёlla i yni kosovar, ti qё farketove kohёn e ardhjes nё syte e dritёs sё kujtesёs shqiptare, ty qё ciflat e granatave, nuk t’a pёrkulen idealin, ty qё dhimbjen kosovare deri nё qiellin e shtatё e derdhe nё pёrmendoren e lirisё dhe tё dёshmisё para botёs. Ti vёllau ynё, qё kur ndanё jep ma shumё pёr tjetrin se pёr vete. Çka duhet pёr komb e pёr atdhe ti ngrite gjallё mё shumё se njё njё muze. Tё pёrkulen sot, tё rёnёt pёr tokёn, familjen e pragun, pa çka se ndonjёrit nё pushtet nuk ia die, se ti arshivove pёr Kosovёn mё shumё se njё Akademi.

       Unё i kam çel disa herё kapakёt e librit tand tё madh, ato kanё njё dhimbje tё madhe deri nё tragjedi ekstreme shekspiriane, e vjen historia kosovare nёpёr kthetrat e genocidit serb, si njё vullkan, qё drithёron dhe tё rrёnqeth, sa thellё tё therё nё zemёr e tё pikon nё shpirt. Eshtё krimi i lig i njё populli barbarar me lёkurё ariu, qё pёr lemoshё u dhamё bukё, u dhamё tokё e u dhamё shtёpi, por kur gjarpёri u ngroh nё mirёsinё tonё na helmoi. Tash nёpёr kambё na e ka lanё helmin!

       Sot asht 10 prill 2022 nё Detroit, na ke ardh si diell i bardhё dhe si syth pranvere, mё na e kujtue se hovi i shqiptarёve nё mёrgatё nuk shuhet, se ku ka vuajtje ai truel asht i shenjtё. Ju i dashtun keni sfidue njё epokё, epokёn e krimit, qё tё mos pёrseritёt. Ti na ke sjellё nё vepren tande, dramen qё nuk i ёshtё tharё gjaku dhe ti je mishёrue nё heronjtё tuaj, qё shkuan nё luftё si nё dasёm tue kёndue, sa loti i dhimbjёve kosovare, tё ёshtё ba lypsari i syrit tand!

        Çfarё kanё bёrё serbet mbi ne, pёr njёmijё vjet, atё qё Hitleri e bёri pёr pesё vjet. Çfarё bamё ne, luftuam e qёndruam, e mbushёm tokёn me heronj, por edhe partinё e tyre brenda vetёs e themeluam. Sa mё shpejt tё çlirohemi prej saj, aq ma shpejt do t’a shijojmё lirinё dhe aq ma shpejt, do t’a festojmё bashkimin!

        Se njё komb nuk e shuan lufta, por humbja e kujtesёs kombёtare, shfytyrimi i kulturёs dhe historisё sё tij. Se njё komb pa histori ёshtё si shtylla kurrizore pa palcё. Njё komb pa libra e pa dёshmi ёshtё si toka djerr pa tapi.

      Nё kёtё kuptim vepra e Nusret Pllanes, nё çdo shpirt shqiptari ёshtё e mbetet e derdhur nё trajtёn e njё pёrmendoreje, qё ёshtё nder, pёr secilin tё pёrkulet me respekt, jo vetёm mё vu kunora, por mё zan mend!

  Tue marr nё dorё librin e Nusret Pallanes, u themi fёmijёve:

      “Shiko bir, gjakun e dёrdhun pёr liri, se liria ёshtё lule qё vaditёt…pash besёn e Zotit, mos e le mё u tha, se serbi prap mundet tё betitёt.

     E nёse librin e Nusret Pllanes, qё e kemi kёtu dhe po e promovojmё, para bujarisё sё madhe tё malёsorёve, e mbajmё nёn jestek, ka mё qenё ora e bardhё e zgjimit tё Kosovёs dhe Shqipёrisё! Ti Kosovё, udhёn e lirisё e ke shtruar me dhimbjet tona. Kёndona Nusret Pllana, kёndona, na merr edhe ne nё vallёn tande, sa faculeta e ballit tё na bahet flamur e shpirti tё na pёrflaket e, pёr armikun tё kthehet nё plumb. E shikoni burra, se heronjtё kanё veshur pertkat e saj, ata po na shohin, mos kujtoni se heshtin, me sy na qortojnё!

     Nga gjashtё cepat e hyllit hyjnor, zot nё qiell e zot nё tokё, si njё zemёr nё gjoks, do tё mbesё Shqipёria bashkё me Dardaninё. Se sa thellё i kanё rrёnjёt veç mali e din, mbjellё prej shekujsh, nga pushka e Bacёs sё tё parёve, vaditur me gjakun e Jasharёve, mbledh nё njё libёr prej njё, Nusret Pllane! Libri i xhepit, qё po na paraqitet sot, duhet mё e mbajtё si revolen e brezit. Nusret Pllana ёshtё njё magjistёr i luftёs dhe kujtesёs, qё tё mos bie nё gjumё paqja e liria, se kjo do tё ishte vorri i vetvetёs.

          Faliminderit, bac i dhimbjёve kombёtare, qё i mblodhe nё liqenin e dritёs sё ardhmes, mё e forcue shtyllёn kurizore tё idealeve. Jeta jonё fillon e mbaron, kur heshtja na kaplon, kur rendim pas defrimit e fitimit e guximi na mungon, pёr tё folur, pёr gjёra mё tё rёndёsishme, pёr njё shoqёri, qё ёshtё liria, tё drejtat njerёzore dhe fatet e kombit.

       Sot, nuk i djegin librat, si nё kohёn e Sokratit, as i vёrbojnё shkrimtarёt, si nё kohёn e Homerit, por i bёjnё tё pavlefshёm, duke shpifur dhe anatemuar idealistet, duke mos i promovuar dhe duke i nёnçmuar. A mund tё anashkalohet vepra e Nusret Pllanes, me tё cilёn duhet mekuar kombi, mё parё se me qumёshtin e nanёs?! I dogji komunizmi nё turrёn e druve, bashkё me jetёn e misionarёve dhe u ngriten idhtarёt e ideologjisё sё barit, duke ua vjedh lavdinё, pёr poste e privilegje.

       Çka bajnё Bac, 100 ambasadorё tё Kosovёs nёpёr llamburitjet e botёs, apo flasin pёr ne, do tё pyeste bac Ademi, apo e mbrojnё tokёn e mbulueme me eshtra vorrёsh?! Jo, pёr besё jo! Ate çka nuk e bajnё ato, a nga frika a nga shitja, e ka ba Nusret Pllana, sa flasin Akademitё e botёs deri nё Shtepinё e Bardhё. Pse nuk e marrin kёtё libёr me vete, nё vend tё çantёs sё dorёs, mё u shpёrnda zyrtarёve tё Europёs, se çka ka ndodhur me popullin e Kosovёs?!

          E Fishta do t’i shkruate Dom Ndoc Nikёs , shkruesit tё historisё sё Shqipnisё: A e din çka ban, merri librat e hidhi nё tavan, shkarramihu nёpёr divan e numёro mizat nalt, e kur barku tё bahet peta – peta, kanё mё ta ba tё tanё tungjtjeta, se atёherё po si shumё kuj, ka mё tё shkue kungulli mbi ujё!

         E pёr besё Nusret Pllana, sot na kumbon me zanin e  tij: “Vёlla e motёr, kurrё mos harro se ia bef pёrsёri gjarpёri nё votёr!

   Sokrati e ka lan tё shkrueme: “…me paguanin sllavet tё dёrrmoja makinёn idealiste tё shtetit!

                 A nuk ashё shenjё e kohёs tonё?!” Faliminderit!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Zef Pergega

Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht

April 10, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Burri që çuditi dhenë,

Kur me Wilson u takua,

Bisedoi për Mëmëdhenë,

Dhe e mbrojti si fajkua.

Vij pranë rrugës së Fan Nolit,

Në Bronx ku u shkruajt historia,

Në gjunjë i bie Gjergj Kastriotit,

Dhe Flamurit sa Shqipëria.

Diaspora Shqiptaro Amerikane përjetoi sot një ditë historike në Bronx të Nju Jorkut. Një rrugë në Morris Park të Bronx-it në New York iu vendos emri i burrit të ndritur të Kombit: “Fan Noli”!  Kjo rrugë me këtë emër të madh u realizua nën kujdesin e posacëm të z.Mark Gjonaj “Nder I Kombit” ish këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut ne bashkëpunim të ngushtë me Federatën Panshqiptare “Vatra” ku një ndër themeluesit e saj ka qenë vetë Fan Noli.  

Aktivitetin e moderoi Dr. Pashko Camaj aktivist i mirënjohur dhe anëtar kryesie i Vatrës.  Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë personalitete të shquara si Senatori Amerikan, Udhëheqës i shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara Chuck Shumer, Ambasadore Floreta Faber, Washington DC, Ambasadori Ferit Hoxha prane UN, z.Vedat Gashi kandidat per në Kongresin Amerikan, Ansambleisti Michael Benedetto etj.  

Në përshëndetjen e tij z.Elmi Berisha kryetar i Vatrës me plot krenari tha midis të tjerash se: “Sot për çdo shqiptar është një ditë e pa harruar, një ditë lavdie e krenarie kombëtare e shtetërore. Një ditë e madhe që do mbesë historike në memorien tonë si komb e si mërgatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi i At Fan Nolit ndaj popullit, e shtetit e kombit të tij është gjeniale”.  

Z.Mark Gjonaj politikan i palodhur për çështjen kombëtare tha se kjo ditë është e bekuar sepse i vumë emrin një rruge në Bronx, emrin e një udhëhqësi të pashoq për kombin Shqiptar si Fan Noli.  

Senatori Chuck Shumer midis të tjerash tha se: “Fan Noli nuk është vetëm heroi i shqiptarëve, por dhe i Amerikës, sepse ai punoi dhe luftoi për Lirinë e shqiptarëve.  

Ndërsa dëgjoja Chuck Shumer që fliste me aq simpati për Fan Nolin nëpërmjet vidiove live (direkt) në mendje më vinte takimi i Nolit me presidentin amerikan Wilson që ishte një fat i madh për Shqipërinë.  Noli në kujtimet e tij shkruan: 

“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”.

“Kam patur nderin në një rast historik ta takoj këtë njeri të madh që tani është bërë orakulli i njerëzve të vuajtur. Ishte Dita e Pavarësisë, kur përfaqëusesit e të gjitha grupeve nacionale në Amerikë ishin ftuar nga presidenti Wilson për ta shoqëruar si miqtë e tij të huaj në jahtin Mayflover gjatë pelegrinazhit në Malin Vernon. Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë, dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, Lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: ‘Unë do të kem një zë (votë) në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”.

Dita e sotme ishte me nje aktivtet te larmishëm me këngë e valle të traditës së mrekullueshme shqiptare.  Me plot krenari morën pjesë në këtë aktivitet dhe performuan këngën hymn: Gjuha Shqipe, Gjuha jonë dhe Vallen e Pavarësisë së Kosovës Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx nën kujdesin e mësueseve të përkushtuara dhe koordinatoreve si: Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Fatbardha Shiqerukaj, Davida Hasanaj, Alda Hoxhaj. 

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për këtë aktivitet të rëndësishëm si dhe disa interivsta të realizuara nga zonjusha simpatike Kendra Duli.   

9 prill, 2022

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo

What a beautiful day

April 3, 2022 by s p

Shoqata Kraja vazhdon projektin e të mësuarit shqip dhe vallëzim. Ketë vit për her të parë ne bashkëpunim me Shoqaten e Ulqinit dhe Anës se Malit hapem dyert e klasave ‘Mëso Shqip’ dhe ‘Vallëzim Tradicional’ ku me sukses u regjistruan rreth 120 fëmijë. Pjesëmarrja e fëmijve dhe prindërve sot tejkaloj cdo pritshmëri. Klasa ‘Mëso Shqip’ do te udhëhiqet nga mësuese Arlinda Suka, ndërsa klasa ‘Vallëzim tradicional’ do të udhehiqet nga Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri. Një falenderim i veçantë shkon për këta mësuese të mrekullueshme të cilat gjetën kohën dhe impenjimin të mësojnë fëmijet tonë. Falenderojmë të gjithë prindërit për besimin qe na dhuruan.Falenderojmë te gjithë antaret e Këshillit dhe të Kryesisë që sot ndihmuan me regjistrimin.Ju urojmë mësim te mbarë dhe argëtim fëmive.The future is bright!God bless all the kids! 🙏Thank you to everyone working today and creating a very successful registration process. @musa_ardoli @dafina.de @anda.gjenashaj @sabinakanacevic @armend_gjecbritaj Special thank you to our incredible language teachers:@lindaarjan for volunteering to teach our children and just being an incredible humanitarian.Our amazing dance teachers this year:Nadia, Hana & Lexi what beautiful young ladies to pass on the lessons they’ve learned over the years. Looking forward to a beautiful journey.

Filed Under: Komunitet

SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË FTESË KOMUNITETIT NË PROMOVIMIN E LIBRIT TË IDRIZ ÇELAJ

March 31, 2022 by s p

Filed Under: Komunitet

Dy shqiptarë të suksesshëm Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ  

March 29, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të bukur me diell dhe freski që të përkëdhelte fytyrën shkuam pranë Restorantit “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Cresskill NJ të ftuar nga pronarët Peraj dhe Zogiani si media dhe bashkatdhetarë.  Mjediset e restorantit zbukuruar si për ditë feste të shlodhnin sytë dhe të jepnin kënaqësi shpirtërore duke të larguar pak kohë nga rutina e përditshme e punës dhe shpesh e lodhshme.  

Restoranti ndodhet në një vend me natyrë shumë të bukur në Cresskill, bashki e krijuar më 8 maj 1894, nga pjesë të Palisades Township.

Që në hyrje të mirëprisnin të zotët e shtëpisë Valbona Peraj një artiste e mirënjohur në Diasporë dhe në Atdhe si dhe Toni Zogiani nje djalë po aq simpatik.  Te dy të japin përshtypjen se janë të lindur për biznes.  Ata kanë mbaruar lëndët e shkencës në inxhinieri dhe në kompjuter, por artin e punës dhe suksesin e dëshirojnë dhe ngulmojnë për ta arritur.  Bukuria e Valbonës është e një arbëroreje të vërtetë ashtu siç dhe e këndon këngen me titull “Jam Arbnore” me tekst të poetit të shquar Agim Doçi. Emocionuese ishte kur këndoi refrenin para kamerave të TV “Alba Life” si: Jam Arbnore jam Arbresha/ Jam Nora e Shote Galica/ N’djep të shpirtit gjithmonë deshta/ të rriten trimat sokolesha…

Ajo dukej madhështore tek porta e pritjes bashkë me partnerin në biznes Toni Zogiani.  Me ngazellehet shpirti kur i shikoj të rinjtë që ecin në udhën e dijes apo në udhen e suksesit të biznesit, ndër këta të rinj janë Valbona me Tonin.  Toni i lindur në Kosovë dhe Valbona arbërorja e Shkodrës i bashkoi puna, dija, biznesi dhe mbi të gjitha Gjuha Shqipe.  

Valbonën e kemi prind në Shkollën Shqipe “Alba Life” e cila ka sjellë djalin e vetëm Albon, por ajo është me kontribut të vyer në programet artistike të shkolles që ne e çmojmë shumë.  

Tingujt e muzikës ishin shumë frymëzuese, pjesëmarrës të shumtë vallëzonin, pinin nga një gotë verë dhe clironin energji pozitive në këtë ditë të veçantë për pronarët e restorantit.

Shume krenar ndihej i ati i Tonit, z.Fation Zogiani së bashku me fëmijët e tij që punojnë aty dhe studiojnë në universitete.  

Fjalën në ceremoninë e prerjes së shiritit e hapi z. Ramon M. Hache përfaqësues në Bordin e Komisionerëve të Qarkut Bergen në New Jersey i zgjedhur në vitin 2020.

Z.Hache foli fjalë miradie për dy biznesmenët shqiptarë dhe ngriti lart vlerat dhe kontributin që ata do të japin për qytetin Cresskill në New Jersey.  Ai tha se qyteti ka një traditë të mire, është mikpritës dhe mbështet njerëzit e suksesshëm.  Të tre mbanin shiritin e kuq të inagurimit. 

Në këtë ceremoni mori pjesë ish kryetari i bashkisë Cresskill dhe përfaqësues të tjerë. 

Prerja e shiritit u mirëprit me duartrokitje, përqafime dhe urime pafund për të zotët e shtëpisë.  është emocionuese kur shikon të huajtë të cilët duan të dinë sa më shumë për Shqipërinë, për bizneset dhe kulturën tonë të lashtë.  

Valbona dhe Toni kishin kohë që donin të bënin inagurimin e restorantit, por ata thanë se pandemia u bë pengesë kryesore dhe bllokoi një botë të tërë duke e izoluar.  Falënderojmë Zotin që erdhi kjo ditë e bukur dhe ne të kemi mundësi të punojmë dhe t’ju shërbejmë njerëzve me kulturë dhe plot mirësi.

Ne jemi krenarë që të ndajmë me mediat, bashkatdhetarët tanë këtë histori suksesi për pronarët shqiptarë Valbona Peraj dhe Toni Zogiani.  

Urime dhe suksese për ju!

27 Mars, 2022

Creskill, New Jersey

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT