“Nga Elba në Nju Jork” titullohet shkrimi i gazetes italiane ELBA NEWS, e cila ia ka dedikuar Giulia Muçës, 14-vjeçares shqiptare, prindërit e së cilës Sonila Bejkollari dhe Fatos Muça emigruan nga Tirana në Itali kur ishin tepër të rinj, për një jetë më të mire.
Giulia është protagoniste e një eksperience unike në Times Square në Broadway Dance Center, një nga shkollat e para të trajnimit të kërcimit në botë, me kurset e saj në xhaz, tap, balet bashkëkohor, hip hop dhe teatër. Giulia Muça, vetëm 14 vjeçe ”fluturoi” drejt NY nga dashuria e saj për kërcimin. Në të vërtetë, për hip hopin, të cilin kercimtarja shumë e re nga Elba e ushtron me sukses prej disa vitesh. Për Giulian, eksperienca në Shtetet e Bashkuara përfundoi pak ditë më parë me Çmimin Ndërkombëtar të Kërcimit Italian, Gala e Madhe që hapi dyert e Teatrit të Vallëzimit Alvin Ailey së bashku me pesë kërcimtarë të tjerë nga e gjithë Italia.
Një eksperiencë unike dhe jashtëzakonisht formuese për të talentuaren Muça, e cila falë një burse studimi pati mundësinë të marrë pjesë në shkollën intensive verore që Antonio Fini Dance ofron në zemër të Manhatan-it dhe që këtë verë prezantoi për herë të parë një modul të dedikuar. në hip hop në kuadër të MC Urban Project, projekti që shkolla po realizon prej dymbëdhjetë vitesh për të festuar kërcimin klasik dhe bashkëkohor. Për dy javë, Giulia kaloi pragun e Qendrës së Vallëzimit Brodadway dhe mori mësime nga mësuesit dhe drejtorët më të mirë të shkollave dhe kompanive të kërcimit në Nju Jork.
Një mundësi e rëndësishme dhe selektive mësimi dhe përmirësimi. Shumë pak e aksesojnë atë në Itali.
Këtë vit ishin vetëm gjashtë, tre djem dhe tre vajza. Giulia më e reja, ndër të gjithë kërcimtarët e pranishëm në BDC në Nju Jork. Kjo nuk e pengoi atë të vazhdonte me kolegët më me përvojë, pavarësisht nga dy deri në tre orë mësim çdo ditë.
“Unë fillova me vendosmërinë për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegon Giulia “duke perfituar përvoja të rëndësishme si shokët e mi të klasës nga New York. Ky aspekt më nxiti të jap më të mirën nga vetja dhe të vlerësoj çdo sekondë të mësimit, me respekt dhe mirënjohje”.
Shumë kohë kushtuar provave të përditshme të koreografive të zhvilluara për gjashtë kërcimtarët italianë nga Carlos Matrone dhe Mario Nocera në pritje të Gala-s në Teatrin Alvin Ailey. Ritmi i shpejtë e emocionoi dhe ndezi Giulian, e cila u kthye në Elba më e pasur dhe më e vendosur se më parë. “Kam sjellë me vete shumë këshilla të dobishme për të tashmen dhe të ardhmen – thotë ajo me sytë që ende shkëlqejnë nga gëzimi.
E para: “Asnjehere mos u dorëzo kurrë, sepse pikërisht atehere kur je i lodhur, duhet ti japesh më shumë forca ”.
E dyta: “Të bësh diçka mirë, nënkupton ta bësh atë mirë nga fillimi në fund”.
E treta: “Të jesh modest është po aq e rëndësishme në rrugën e suksesit tënd”.
Një përvojë e atyre që nuk harrohen dhe shënojnë rrugën, Allyne Veraz, mësuesja e hip hopit që njeh jo vetem talentin e Giulia Muçës, pasi e ka shoqëruar në rrugën e saj të studimit në Elba Danza (shkolla e Maria Paola Gorit ku ajo u trajnua vitet e fundit dhe eksperimentoi me gjuhët e reja te hip hopit), por edhe cilësitë dhe karakterin, që bëjnë diferencën në një projekt të këtyre përmasave. Ishte Veraz ajo që i prezantoi Giulia-s rrugën për në Shtetet e Bashkuara.
E para, në të vërtetë, që pikasi talentin e Gulias ishte Cristina Parrini, në shkollën e Jazzercise të së cilës u trajnua Giulia. Në atë kohë, kërcimtarja jonë hip hop ishte vetëm 3 vjeç, një dëshirë e madhe për të mësuar dhe me te njëjten ëndërr ne sirtar ende edhe sot : kërcimi në skenë me JLO, Jennifer Lopez.
Ndërkohë në fund të tetorit Giulia Muça do të jetë në Belgjikë për finalen e CND Italia. Ajo do të përfaqësojë Italinë qendrore-jugore dhe do të duhet të përballet me kërcimtarë nga Europa. Me “I CAN DO IT” një solo e frymëzuar nga manifesti i famshëm amerikan i J. Howard Miller, ajo do ta provoje edhe një herë veten.
Do ta bëjë si gjithmonë, falë kembenguljes dhe shembullit të jetës së prindërve të saj, të cilët në vitin 1995 u larguan nga Tirana për të mbërritur në Elba. Historia e familjes Muça është historia e dy të rinjve mërgimtarë të detyruar të largohen nga vendlindja dhe njerëzit e tyre të dashur për të ndërtuar një jetë diku tjetër me kurajo dhe dinjitet. Një vend tjetër sot shumë i dashur për ta: në Portoferraio, ata rritën dy fëmijët e tyre (Giulia ka një vëlla më të madh, Marco, i cili studion në Universitetin e Cumberlands në Kentaky USA),
Megjithese kane lindur e arsimuar ne Itali, dashurine per Shqiperine dhe per Tiranen e ruajne thelle ne zemer. Gjuhen shqipe ata e zoterojne mjaft mire dhe nuk ngurrojne asnjehere te deshmojne me krenari origjinen e tyre.
Nje yll tjeter shqiptar do te ndricoje ne skenat nderkombetare.
Përgatiti për Diellin: M. Dako