• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti takuan përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

July 8, 2021 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Washington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.

Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Presidentja Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

        ***.  

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka.

Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kongresi-Panamerikan, Kryeministri Kurti, President Osmani

Mbi veprimtarine botuese te kolonel Hys Xhemali Hasa -FILADELFIA

June 28, 2021 by dgreca

Nga  Tajar Domi/Shkrimi i meposhtëm ka për qëllim që të njohë lexuesit me punën e madhe të bërë nga studiuesi ushtarak Hys Hasa me qendrim në Filadelfia të SHBA, në volumet e njëpasnjëshme të botuara dekaden  e fundit. Ky shkrim  nuk është marrje përsipër e një vështrimi professional , kritik apo udhëzues i veprave të këtij autori , të cilit i njoh shumë nga cilësitë e vlerat e tij gjatë këtyre viteve që po kalojmë në emigracion.

Ushtaraku  HYS HASA u lind në Vilë të Kukësit, me 11 gusht 1948. Pasi mbaron mes vështërsive të kohës shkollën e mesme në gjimnazin e qytetit Kukës, vazhdon studimet e larta dhe diplomohet oficer artilerie, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në Tiranë. Më vonë përfundon studimet e Akademisë së Lartë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Punoi në sektorin e ushtrisë, për rreth 35 vite, në detyra të ndryshme si specialist artilerie e drejtues i suksesshem, dhe del në lirim në vitin 2001 me graden kolonel. Nga viti 2006, banon në qytetin e Filadelfias të SHBA-së. Këtu është veprimtar i palodhur dhe kordinues i takimeve të shumta shoqërore të bashkatdhetarëve tanë, evidentues i vlerave të gjithëkujt dhe dashamirës i arritjeve të tyre, protagonist i bashkimit, mbështetës i shkollës shqipe dhe i punës së madhe që bëhet nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, për trashëgiminë e saj dhe të historise e kulturës sonë kombëtare. Filloi të shkruaj pas ardhjes në Amerikë dhe, ndoshta nostalgjia për vendlindjen, duke qenë tashmë shumë larg saj, i dha atij forcë krijuese e kthjelltësi mendimi, duke i dhënë lexuesit shqiptar mbi 20 libra ndërsa ka në dorëshkrim edhe 2 të tjera me tituj ”Vlera intelektuale kuksiane” vëllimi i 5-të dhe “Gjurmë vlerash kuksiane “vëllimi i 2-të.

Intelektualit Hys Hasa vazhdimisht i pëlqente historia e letërsia. Në bisedë me të ai thekson:

“Historia dhe letërsia nuk janë pronë e vetem atyre që kane kryer një shkollë të lartë në keto specialitete Po të lexosh dhe të jesh dashamirës i vlerave pozitive të njerzëve, sigurisht do të jepet mundësia të hulumtosh, të studiosh, krijosh, të shkruash dhe të botosh”.

Falë këtyre cilësive dhe vullnetit të tij të pa konkurueshem, që nga viti 2008  deri në vitin 2021, dmth për 13 vite ai ka dhënë për lexuesin njëzet libra me një volum prej 9961 faqesh , që autori i ka prezantuar me titujt e meposhtëm :

-Vila pjesë e krenarisë kuksiane- viti 2008, 648 faqe.

-Mes emigrantëve shqiptar në Amerikë- viti 2009 ,550 faqe.

-Nga Filadelfia në Tiranë- viti 2011, 347 faqe.

-Vështrime atdhetare e njerëzore-  viti 2011, 177 faqe.

-Mes shokësh në shërbim të atdheut-  viti 2013, 580 faqe.

-Dritare kohe në mençurinë kuksiane-  viti 2015,547 faqe.

-Kontribute Atdhetarie (portrete ushtarakësh kuksian të fushave të

ndryshme)- viti 2015 ,484 faqe.

-Kontribute atdhetare e njerëzore-  viti 2015 faqe 174.

-Vlera intelektuale kuksiane .vëllimi i pare-  viti 2016,714 faqe.

-Gurmë ushtarake kuksiane nga Perandoria Osmane deri në vitin 1944 –      viti 2016, 374 faqe.

-Lavdi dhe Përjetësi – viti 2016 ,457 faqe.

-Vlera intelektuale kuksiane ,vëllimi 2-të – viti 2018, 440 faqe.

-Të jetosh me dashamirësinë e vlerave njerzore – viti 2018, 478 faqe.

-Vlera intelektuale kuksiane vëll.3-të- viti 2019, 320 faqe.

Gjurmë vlerash kuksiane vëll.parë -viti 2019, 392 faqe.

-Vlerësime e mesazhe mirnjohëse – viti 2019 faqe 238.

-Gjurmë vlerash jetësore në Vilë,vëllimi 1- viti 2020,faqe 654 

-Gjurmë vlerash jetësore në Vilë,vëllimi  2 – viti 2020,faqe 645 

– Vlera intelektuale kuksiane,Vëllimi  4 -viti 2020, faqe 482 faqe.

-Gjurmë vlerash kuksiane ,vëllimi  2, faqe 650 

*Ka në dorëshkrim :

-Vlera intelektuale kuksiane,vëllimi i 5-të faqe 450,viti 2021.

-Gjurmë vlerash kuksiane vëllimi i 3-të ,viti 2021 faqe 550. 

Në brendësi të këtyre librave  është një punë e jashtëzakonshme e bërë vecanërisht për grumbullimin e informacioneve e pasqyrimin e tyre qe u përkasin portreteve dhe eksperiencave jetësore të disa qindra intelektualeve kuksian ( por jo vetëm ) që të ndarë sipas  profesioneve, numri i tyre renditet  si më poshtë  : mësues gjithsej për të cilët është shkruar në këto libra 255 veta, mjekë 48, juristë 45, inxhinier gjeolog 38 , inxhinier miniere 40, inxhinier mekanikë 22, inxhinier elektrik 20 veta ,inxhinier kimist 14, inxhinier elektronik 8 ,Inxhinier pyjesh 22 ,inxhinier mjedisi 10 ,agronom42 ,veteriner 25, zooteknik 15 veta, ekonomist 62 ,ushtarak të luftës 35, ushtarak të forcave tokësore 63 , ushtarak të forcave ajrore (pilot e teknik avionësh) 25 veta, ushtarak të kufirit 18 , ushtarak tëministrise se brendëshme (para dhe pas vitit 1992)  48 veta, drejtues të qeverisjes vendore 87 veta , mesues të merituar 27 veta, mesues të popullit 2 veta, doktor shkencash 23 veta, prof.doktor 18 veta, intelektualë të artit e kulturës 32 veta , përsonalitete nga te persekutuarit politik që kane ndrruar jetë 38 veta , intelektual te fushave te ndryshme në diasporën e Amerikës ( anetar te shoqates atdhetare – kulturore “Bijte e Shqipes”- Filadelfia ) 40 veta dhe mbi 375 familje kuksianësh në shtete të ndryshme në SHBA, kryesisht në shtetet e Nju Jorkut, Nju-Xhersi, Filadelfia, Bostoni e Michigan.

* Kane dhënë mendime , sugjerime e vlersime për librat e Hases gjithësej 272 veta, kryesisht intelektualë të fushave të ndryshme si poet, shkrimtar, autor librash, intelektualë me grada shkencore, ushtarak të rangjeve të ndryshme e te tjere. Të gjitha librat janë promovuar në sallën e muzeut historik shqiptar ne Tiranë me një pjesëmarrje të gjërë mbi 300-400 veta, ndërkohë që disa prej këtyre botimeve janë promovuar edhe në ambjentet e shoqatës ”Bijte e Shqipes” në Filadelfia. Këto libra sot janë në fondin e bibliotekave të Tiranës, Kukësit, Hasit, Peshkopisë, Prizrenit dhe Durrësit. Autori Hys Hasa shkruan dhe gdhend me mjeshtri portretin e çdo intelektuali apo drejtuesi, që ai paraqet në librat e tij , duke dhenë një informacion të gjërë për secilin prej tyre , me një stil të thjeshtë e të vecantë.  E fillon me trungun familjar që e lindi, e rriti, e edukoi dhe arsimoi për ti bërë ballë jetës, qoftë në luftën për çlirimin kombëtar edhe në atë për zhvillimin e vendit në tërësi e të rrethit të Kukësit në veçanti. Vazhdon me shkollat që ka kryer ,trajnimet brenda e jashtë vendit, detyrat që ka kryer mundësisht me vite, studimet shkencore që ata kane bërë në detyrat funksionale, dekorata, çertifikata që mund të ketë nga organizmat shtetërore të kohës dhe motivacionin e tyre, me kë është martuar dhe origjina e bashkshortes(bashkëshortit) ,duke dhënë mesazhe pozitive për familjen nga vijnë bashkshortet, arsimimi i tyre, fëmijtë që kane, punesimi i tyre dhe ku banojnë sot, foto të ndryshme për shumicën e personazheve, e për një pjesë prej tyre foto familjare. Me këtë informacion dhe me  mesazhet plot dashuri e vlerësim që autori i zgjeron për secilin personazh , z. Hys Hasa i ben ata krenar me jetën ndërsa i përjetëson të gjithë ata që nuk jetojnë më. Për autorin , krenaria lidhet vecanërisht me të qënin i arsimuar, intelektual : “ Kur njeri nga bashkëshortet eshte intelektual, kjo është krenari për familjen. Por kur të dy janë intelektual , është dy herë krenari. Ndërsa kur një trung familjar ka 3-4 breza intelektualësh, ai vlerësohet si oxhak intelektualizmi dhe krenari kuksiane e shqiptare”. Ne librat e tij autori përgjithëson disa familje intelektuale të tilla me mbi 3-4 breza , duke i marrë shembull dhe burim frymëzimi për cdo familje tjetër në trevat e Lumës, Kukësit , Hasit ,  Gores, Kalasë së Dodës.

Autori shkruan si për puntorin e blegtorin,per mullixhiun, minatorin, brigadjerin, përgjegjësin e sektorit, kryetarin e këshillit, kryetarin e kooperativës, kryetarin e Komunës, kryetarin e njësisë administrative, shefa seksionesh ,për të gjithë kryetarët,n/kryetarët e komiteteve ekzekutive, sekretarët e tyre, të gjithë sekretarët e komiteteve të Partisë Punësnë vite,për  kryetaret e bashkive e te komunave, prefektët e Kukësit dhe sekretarët e tyre, kryetarët e Qarqeve etj. Në radhë të parë e një vend të veçantë zënë mësuesit e çdo kategorie, drejtorët e shkollave,mësuesit e popullit, figurat kuksiane “Nderi I Kombit“, heronjtë e punës, heronjtë e popullit, mjekët, juristët, inxhinjerët, ekonomistët, agronomët, veterinerët, njerzit e artit e kulturës. Në librat e tij ka pasqyruar edhe ese të ndryshme për botimet e shumë nga autorët kuksian e shqiptar dhe ka gati për botim një libër të vecantë që u kushtohet shkrimtarëve e letrarëve të Kukësit.  Ai ka shkruar për ushtarin dhe për gjeneralin, për puntorin, por edhe për drejtorin, ministrin, zv/ministrin, kryetarin e kuvendit, zv/kryeministër, prokuror e k/prokurorë, kryetar gjykatash të shkallëve të ndryshme etj. Veprat e Hysës  janë enciklopedia më e gjërë e Kukësit , e familjeve dhe banorëve të kësaj zone si dhe e disa momenteve më të vecanta të historisë e kulturës të tyre. Autori Hys Hasa në shkrimet e botimet e tij, sipas kënd vështrimit tim ka eleminuar  pasqyrimin me anësi apo gjykimin e ngjarjeve e personazheve politikisht, c’ka përbën që lexuesi të ketë interes për këto botime. Në të gjitha librat dhe për të gjithë  personazhet  pasqyrohen vetëm vlera pozitive, ndërsa të metat ja lë historisë të gjykoj. Ai thekson se:“Mua më bëjnë shumë krenar sukseset e bashkfshatarëve të mi, bashkrahinarve dhe bashkatdhetarëve shqiptarë kudo që janë”. Ky autor, intelektualët i ka vendosur në 5 vëllimet e tij me titull 

“Vlera intelektuale kuksiane“. Një vend të rëndësishëm i ka kushtuar atij grup njerëzish që ndonëse nuk patën  shkollë të posacme në vitet para 1990-ës, kanë kryer detyra të ndryshme drejtuese si kryetar këshilli, kryetar kooperative, drejtues ndërmarrje  etj , të cilët janë përfshirë në botimin me 3 vëllime “ Gjurme vlerash kuksiane”. Megjithëse të gjitha botimet kanë si objekt njerëz konkret , histori e tradita të zonave të ndryshme kryesisht të Kukësit , prapë se prapë cdonjëri prej tyre ka të vecanta në mënyrën e shpalosjes të informacionit dhe emocionet që krijon. 

Kështu në librin e parë të tij ,“Vila pjesë e krenarisë lumjane” dhe në dy volumet “Gjurme vlerash jetesore ne Vile” , autori i është përkushtuar Vilës, vendlindjes të tij , duke shpalosur historinë ,zakonet , traditën , mënyrën e jetesës , zhvillimin e arsimit , zhvillimin ekonomik e kulturor, kontributi i vilasve në luftën për clirim e ndërtimin e vendit, pra vilasit në histori, duke iu dhënë parësi vlerave e shembujve pozitiv. Për cdo trung familjar të Vilës , është shkruar duke gërmuar në 3, 4, 5 apo më shumë breza , si dhe për shumë figura që kanë bërë emër në shërbim të komunitetit. Për autorin është një dhimbje e madhe që Vila e tij nga 12.000 familje që ka pasur në vitin 1538 , ra në 250 familje ne 1990-ën , ndërsa sot janë vetëm 23 të tilla pasi banorët u shpërngulen në zonat fushore apo emigruan nëpër botë , fenomen që ndodhi me të gjitha fshatrat e qytetet shqiptare. Une jam bir i nje fisi fisnik sic është fisi Hasa i Vilës – thotë Hysa – , i një fshati që ka bërë histori , pastaj jam lumjan, kuksian e shqiptar , prandaj edhe botimin e parë ja dedikova vendlindjes time.  Në librin “Dritare kohe në mençurinë kuksiane”, të organizuar në 4 kapituj , jepet informacion në lidhje me njerëz konkret që janë shkolluar e kanë punuar me nder e respekt. Fillimisht teologet , nga më të hershmit kuksian si Sheh Salihi , Sheh Murati I Kolesjanit, Molla Osman Hasa I Bushtrices, Sheh Mahmuti I Cerenit, Molla Vehbi Ferati I Radomires, Hoxhe Islam Basha I Novosejt, Haxhi Selim Tota, Haxhi Tahir Shehu e shumë të tjerë,  deri tek kryetari aktual i komunitetit mysliman shqiptar, Bujar Spahiu.  Pas tyre në libër njihemi me plejadën e njerëzve të arsimit, që I shërbyen zonave të Kukësit , për sjelljen e dritës të mësimit të gjuhës e historisë shqipe, vecanërisht ata të periudhës pas 1930-ës e deri në ditët tona. Emrat e portretet e tyre janë të shumtë , sa nuk mund ti përcjellim në këtë shkrim modest, por midis tyre mund të përmendim :Miftar Spahiu, Shefqet Hoxha, Ali Domi, Abdurrahman Tota, Selim Palushi, Isa Halili, Fejzulla Gjabri, Xhavit Lashi, Isuf Spahiu, Mustaf Brahaj, Hamit Bajraktari, Nazif Dokle, Rufat Domi, Vehap Muja, Xhemal Domi etj. 

Me shumë mjeshtri e krenari, autori Hys Hasa diku në brendësi të këtij libri thekson : “ Në kuksianët nuk jemi vetëm trima e të besës, por ne kemi edhe inteligjencën që mëshirohet në gradat shkencore apo aftësinë drejtuese deri në qeverisjen qëndrore të shtetit shqiptar, në pozicione të tilla si kryetar I Kuvendit të Shqipërisë (z. Namik Dokle), ministra e zv. ministra , prokuror të përgjithshëm, kryetar të gjykatës së Lartë, gjeneral të ushtrisë shqiptare , si dhe drejtues vendor . Listës së tij , mund ti vecojmë emrat : Abedin Shehu, Rrahman Parllaku, Mehmet Caka, Osman Shehu,  Ilir Zela, Alush Dragoshi, Ekrem Spahiu, Jemin Gjana, Kudusi Lama, Shpresa Beqo etj , për të cilët mund të gjeni informacion jo të pakët në këtë libër.    Në ketë libër një kapitulli veçantë ju kushtohet portreteve dhe punimeve shkencore të intelektualëve kuksian me grada shkencore si Prof.Dr, Mjeshtër I Madh”, Mësues i Popullit, Nderi i Kombit. Këtu mund të veçojmë Profesorët Bajram Avdiu, Afërdita Onuzi, Avni Meshi, Enver Bytyçi, Fatmira Sokoli, Luan Përzhita, Lutfi Hoxha, Lefter Daku,Hamit Noka,Kudusi Lame,Fadil Spahiu, Dritan Spahiu, Milaim Dokle, Shpëtim Abedin Shehu,Mësuesi i Popullit e ”Mjeshtri i madh” Prof.as.dr.Shefqet Hoxha, Tahir Çiçi, Muhamed Naziroviçi, Miftar Spahiu, Safet Dogjani, Beqir Spahiu, Ymer Shallaku, Xhafer Dobrushi, EsatBilali, Enver Spahiu, Agim Shehu, Enver Bytyçi, Muhamet Bela, Fejzullla Gjabri,Laureta Xhelal Mema, Hafuz Miftar Domi, Luan Sadik Rama, Idriz Baftjar Jata, Hydajet Hasan Shehu, Mehmet Hasanlami, Mexhit Veiz Hajdari, Muharrem Mehmet Çaka, Namik Dokle, Nuri Shefqet Domi, Naim Ismen Basha, kolonel Naim Shefqet Domi, Sabri Hajdar Sinamati, Safet Hoxha, Visha Bahri Lika, Zenun Hajriz Murati, Haziz Ali Bulica, Naim Baftjar Tota, Hajredin Ali Jata , Gëzim Onuzi, Mitat Haxhi Gashi, Naim e Safet Hazir Sula, Tahir Kolgjini, Arben Çejku, bashkpuntorët e vjetër shkencor Beqir Osmani e Beqir Shehu e shumë e shumë të tjerë.

Libri ”Lavdi ne Përjetësi” ,  nga vetë titulli, u kushtohet atyre që dhanë jetën për pavaresine e clirimin kombëtar. Une gjykoj se aty duket qe  janë shkrire ne menyre harmonike  elementë historikë, publicistikë e arkivorë, te gërshetuar me të dhënat gojore, folklorin dhe me stilin vetjak të autorit, dhe vihen në dobi të paraqitjes të një realiteti që ai mendon se është më I pranueshëm. Me një pa anshmëri në gjykim, këtu lartësohen figura, që luftuan në pozicione dhe krahë të ndryshëm, gjatë luftës së dytë Botërore. Autori vendos në libër ngjarje, episode e luftëra, duke e lenë në dorë të lexuesit të gjykojë dhe të vlerësojë, përfundimisht, për to. Ai ka skalitur figura, jo si listë emrash, por u ka dhënë jetë atyre, duke i parë problemet me qartësinë e gjykimin e tij, pa u ndrojtur nga këndvështrimet e deri tashme të këtyre personazheve. Sigurisht që ka vend për lexuesin që të debatoje , të kundërshtojë ose të pajtohet me shumë prej atyre që shkruhen këtu. Por shumë e rëndësishme është që  lexuesit i është dhënë një informacion i gjërë dhe në këtë mënyrë autori i ka nxjerrë disi gjërat në sipërfaqe , për ta lehtësuar debatin në mënyrë që të shkohet tek më e drejta në gjykim e vlerësim të cdo figure, apo ngjarjeje e ndodhur në kohëra të ndryshme.  Në këtë libër gjejmë të përshkruar portrete të drejtuesve të njohur ushtarakë, si: Ndreko Rino, Abedin Shehu, Muharrem Bajraktari, Rrahman Parllaku, Muhedin Kërxhalliu, Tasim Spahiu,Hamëz e Destan Bilali e shumë të tjerëve. Këtu është dhënë një informacion më i gjërë e i detajuar, për emrat drejtues të atyre që nga Ceta partizane, Batalioni partizan, e Brigada e 24 sulmuese, si dhe të krahut tjetër, atë të Qëndresës Nacionaliste që drejtohej nga kolonel Muharrem Bajraktari. 

Intelektuali dhe shkrimtari Izet Duraku, duke folur për punën e madhe, që autori Hys Hasa ka bërë, u shpreh se me këtë libër, ai “…shkon në rrugën e rrëzimit të tabuve dhe të ndriçimit të të vërtetave të ndaluara”. Ndërsa mësusesi i merituar, shkrimtari Isa Halilaj, do t’i cilësonte librat e autorit, si vepra që të zgjojnë kujtesën e të rrisin krenarinë kombëtare. Prandaj, thotë ai, me të drejtë e kanë quajtur Hysë Hasen “Gjenerali i letrave”. Prof. as.dr. Muhamet Belaj shkruan :”Të gjithë ne,kush më shumë e kush më pak,duamtë japim gjithçka të mirë nga vendlindja,nga mjedisi ku jetojmë.Por, në rastin konkret, pena dhe mendja e Hysë Hasës,kanë gdhendur thekshëm në veprat e tij, jo vetëm personazhet e këtyre veprave,por në një farë mënyre edhe historinë e Kukësit, në etapa të ndryshme historike”.

* Në librin“Mes shokësh ne shërbim të atdheut”, autori na jep detaje për jetën e tij që nga lindja e deri në ditët e sotme. Punën e fillon si mësues në Vilë pas shkolles se mesme ,por si kuadër ushtarak ai thekson se vitet më të bukura të jetës së tij janë ata gjatë shërbimit në garnizonin e Korçës,mes popullit të mrekullueshëm korçar,mes kulturës e dashamirësisë së ketij populli dhe mes asaj inteligjence bashkohore të cilët i dhanë forcë e krenari në radhë të parë si ushtarak kariere, por edhe në krijimin e një familje intelektuale në të ardhmen. Libri “Mes shokësh në shërbim të Atdheut” konsiderohet si vepra më e arrirë  pas asaj të Vilës, dhe është vlerësuar si kontribut i rëndësishëm dhe një libër monument i historisë të ushtrisë shqiptare. Vlerësime të tilla i janë përcjellë publikut në organizimet masive përuruese, nga Heroi i popullit e Nderi i Kombit Gjeneral Lejtnant Rrahman Parllaku, ish shefi i shtabit përgjithshëm të ushtrisë prof.dr.Gjeneral major Kostaq Karoli, prof.dr.Gjeneral major Rruzhdi Ramadani, dhe prof.as.dr.Shefqet Hoxha. Ai ka shkruar me dashamirësinë shpirtërore për sejcilin përsonazh që janë shokët e kolegët mes të cilëve ai ka punuar,drejtuar e komanduar. Jeta e autorit Hys Hasa është një jetë e gjallë në gjithë dinamikën e veprimtarisë tij si ushtarak, duke pasqyruar me shumë realizëm punën e madhe që bëhej në vitet e para 1990-ës  për pregatitjen e popullit ushtar në mbrojtjen e vendit (pavarësisht se kurrë nuk u vu në provë reale nevoja e të gjithë popullit ushtar ), duke nxjerrë në evidencë kontributin e gjithë kolegëve, vartësit dhe eprorët e tij ku prioritet janë vlerat e sejcilit ushtarak që ka punuar, organizuar, drejtuar e komanduar. Janë me qindra ushtarak që janë evidentuar në ketë libër, sidomos Gjeneralët, kuadrot komandues kryesor të ushtrisë shqiptare. Autori thekson: “Filozofi popull na e ka qartësue se fjala e mirë është një pasaportë për arritje në çdo zemër“, prandaj këtij parimi i është përmbajtur ai , gjë e cila dukshëm përbën  boshtin kryesor të 20 librave të botuar nga autori, koloneli i nderuar Hys Xhemali Hasa.

*Në librin”Përsonalitete ushtarake lumjane nga Perandoria Osmane deri nëvitin 1944”, autori shkruan me plotë dashamirësi e krenari duke paraqitur disa përsonalitete civile dhe ushtarake shqiptare (lumjane) që kane shërbyer në Perandorinë Osmane si drejtues ne sektoret civil e ushtarak me detyra si k/ministër, zv/kryeministër dhe gjeneral ushtarak me gradën më të lartë në ketë perandori. Me te drejte , ai mburret me emrin e bashkqytetarit te tij ne kohen e Viles qytet, Gjeneral Sinan Pashë Viles ( Sofi Sinan Pasha).

Në kapitullin e 2-të autori shkruan për Gjeneralët popullor që kishin kryer Akademinë e maleve per te mos u nenshtruar pushtimit turk,  duke filluar nga Mahmut Dac Kalisi,Mustafë Lita,Islam Basha,MerëSufa,Tafil Stafa,Daut Hoxha,Qazim Lika,Maliq Koka, Bajram Gjana, Shaban Agë Luma, Ramadan Zaskoci,Islam Spahiu,Zenel Hasa, Ramadan Çejku, Alush Agë Luma, Osman Lita, Cen Daci, Hoxhë Mehmeti,Ibrahim Haxhizeqiri,Osman Tafë Hasa,Halit Osman Vata,Sulë Elezi,Vehap Bici,Latif Jata,Ahmet Çehaja,Jup Topojani,Avdyl Myrto e të tjerë. Në kapitullin e 3-të flet për artin ushtarak të kohës së Zogut dhe oficerët

kuksianë në shërbim të ushtrisë e xhandarmërisë.Disa nga portretet janë:Muharrem Bajraktari,Rexhep Radomira, Gjeneral Selaudin Shkoza,Tasim Spahiu,Bajram Hoxha,Sami Bajraktari,Femi Spahiu,Njazi Spahiu, Avdyrrahman Guri,Enver Spahiu,Elez Braha,Osman Halit Vata,Xhafer Mahmut Halilaj,Mehdi Daci,Ali Hajredin Jata,Gafur Alush Agë Luma,Sami vehap Korbi e të tjerë.

* Në librin ”Kontribute Atdhetarie” (ushtarakë të fushave të ndryshme). Në ketë libër autori përshkruan me mjeshtri portretet dhe kontributin e disa ushtarakëve kuksian të fushave të ndryshme, ata që kane qenë në luftë dhe që kane shërbyer disa vite në ushtri, officer të forcave tokësore, officer të rendit publik (ndoshta është ndër të parët që merr guximin të shkruaj edhe për kategori të tilla ish ushtarakësh  që i kane shërbyer popullit për vendosjen e rendit e të qetësisë publike),për kuadrot që kanë shërbyer me devoshmëri në forcat e kufirit dhe në fund ai me plot  plotë krenari jep portretet e 25 aviatorëve ushtarak kuksianë duke filluar që nga aviator i klasit parë, kolonel Hamza Koçit, major Cen Cena të shkolluar në ish Bashkimin Sovjetik dhe të tjerët gjatë kohës në vazhdim.

* Autori Hys Hasa në librat e tij të botuar ka sjellë për lexuesin edhe mjaft informacione e figura intelektuale për zona të vecanta të Lumës e të qarkut të sotëm të Kukësit , për të cilat shkurtimisht po i përmbledhim më poshtë:

   Krahina e Kalase se Dodes  (Bajrak i Lumës, por që nga viti 1952 është pjese administrative e Dibres ). Kanë shkruar për këtë krahinë mjaft historian e shkrimtar të kësaj zone e jashtë saj, si Dr. Shefqet Domi, Xhemal Domi , Beqir Shehu , Fatos Daci , Ismen Brika, Hasan Domi etj vecanërisht mbi historikun , njerëzit , ngjarjet , luftërat etj. Por për intelektualët e saj , apo trungjet e familjeve që kanë ndikuar apo kanë drejtuar rrjedhën e jetës në këtë zonë , në mënyrën më konkrete të pasuruar me shumë emra , autori Hasa e ka bërë më gjërësisht.  Në librat e botuar bëhen të njohura mjaft të dhëna për aktivitetin jetësor të  mjaft personave që kanë kontribuar apo evoluar jetën e kësaj zone, të tillë  si Hafuz Hysen Dika(Gjoniku), Hafuz Tasim Ahmati, Mulla Misim Hoxha, Sheh Mahmuti, Mulla Vehbi Ferati, Zeqir Hoxha(Hoxhë Cereni),Sheh Hajra, Sheh Murati, Gjeneralët popullor Mahmut Daci, Mustafë Lita, Qazim Lika, si dhe mësuesit e drejtuesit Harun Jakup Domi, Xhemal Domi, Beqir Shehu, Ahmet Gafur Brika, Malik Gania, Xhemal Cala, Rifat Selmani, Iljaz Palushi, Fadil Daku, Shasivar Koka, Jahe Selmani Delia, Dëfrim Xhemal Domi, kuadrot partizan Selim Daku, Ahmet Lamallari, Sami Koka, Osman Lita, Mahmut Hasan Përzhilla, Mexhit Visha, mësuesit e drejtuesit Destan Visha, Tajar Domi, Shaban Përzhilla, Metush Skeja, Prof. dr.Lefter Daku, kuadrot ushtarak Gjeneral Halil Agë Madana, Gjeneral Cen Daci, general Agim Shehu, kolonelët Rexhep Rodamira, Destan Shira, Ismail Skeja, kolonel Haxhi Selmani, Ismen Brika, piloti Florjan Delia, dr.kolonel Naim Domi, prof.dr. Nuri Domi, ekonomistët e larte Përparim Domi, Safet Visha,Kalosh Ferati, Jakup Domi, mjekët Dr.Shefqet Domi e Resul Domi, Hafiz Visha, Dr.shk. Hafuz Domi, Dashnor Visha, për emigrantët e zonës së Kalasë së Dodës ne SHBA si Mina e Ismet Ajvazi, Tajar e Jakup Domi, Ferit Beshi, Isa Kovaçi, Sadik Lamallari(Xhepa), Qazim Kupa, Kalosh Kupa, Haxhi Kupa,Hamit Kupa, Destan Kupa, Shpëtim Daku, Jashar e Hekuran Daku, Ramazan e Xhevdet Hima, Xhelal, Nuri, Gëzim e Sadik Kupa, Bujar e Gani Daku, Jetmir e Gafur Hima, Zyber Lita, Sherif Lita, Dali Lita, Ymer Lita, Abaz Lita, Halil Lita, Faik Lita, Ajaz Lita, Halim Lita, Bedri Lita, Korab Lita, Gazmend Lita e të tjerë.

 Eshtë një kontribut i madh që z. Hys Hasa i bën kësaj zone me evidentimin e gjërë të shumicës të  intelektualëve të saj, e njerëzve në emigracion (vecanërisht në Amerikë) duke theksuar se ai ka edhe marrëdhënie miqësore me disa prej këtyre familjeve. Do të ishte në nderin e drejtuesve të kësaj Qendre Administrative, që ta vlerësonte këtë autor me mirënjohje për këtë punë të tij të madhe e të rëndësishme në evidentimin e vlerave. Kjo do të vlente edhe për zonën e Hasit e të Gorës, për të cilat ky autor sic do ti shohim më poshtë ka përshkruar me dhjetra e ndoshta qindra intelektual e kontribues të këtyre zonave.

* Për zonën e HASIT:

Për ketë zonë kalojnë në memorjen e lexuesit kuksian e shqiptar portretet me emrat e intelektualëve, duke filluar nga mësuesit, juristët, drejtuesit e qeverisjes vendore, ushtarak, inxhinier, mjekë, agronom, ekonomist, diplomat, ushtarak etj. Ne keto botime , lexuesi do te gjeje mjaft te dhena per emra te tille si : ”Diplomati Ambasador Maxhun Peka, Prof.As.Dr. Enver Bytyçi, prof.as.dr.Meshi Avni Meshi, Prof.As.Dr. Maxhun Dida, prof.as.dr.Muhamet Bela, drejtues të qeverisjes qëndrore e vendore si Avinir Peka, Hajdar

Kastrati, Kadri Nanada, Mehmet Karakushi, Nazmije Poga, Rexhep Ballmi, Gafur Mazreku, Elez Maçi, Nexhip kastrati, Judovnik Poga, Qamil Cenalia, Esat Kastrati, Ismet Jaku, Mësuesit e drejtuesit si Jahe Peka, Azem Jeminaj, Sejdi Dida, Isuf Cahani, Alia, Skënder Hasan Ahmeti, Afërdita e Ylli Ahmeti, Ali Hasani, Mësuesi i merituar Sami Ferizi, Violeta e Hamëz Sokoli, Mësuesja e merituar Qybrije Bytyçi, mjekët Azem Brasha e Agron Lencka, Dashnor Lisha, Gjyle Cahani, ekonomistët e lartë Hysni Brasha, Kamber Bytyçi, inxhinieri Isa Brasha, juristët Shaqir Gradica, Skënder Poga e Agim Kraja, ushtarakët kolonelë Ukë Hoxha, Rustem Rada, Agim Rada, Vesel Kastrati, Drita e Rustem Xhebexhia, Ilir e Shkurte Bytyci, Dan Jeminaj, Burim Ferizi, Sejdi Mazreku, Ethem Daut Kraja, Gjeneral Nazmi Cahani, mësuesi Halit Cahani, poeti Pajazit Cahani, ushtarakët e rendit Dan e Isa Lisha,  aviator kolonel  Hamza Koci e shumë të tjere.

* Për zonën e MALZIUT( Shëmria ) 

Edhe për këtë zonë janë eksploruar e pasqyruar në librat e këtij autori për lexuesin mjaft nga emrat e intelektualeve duke filluar nga mësuesit, juristët, ushtarak , inxhinier, mjek, economist, diplomat, drejtues vendor etj. Ndër to përmendim:mësuesit Mustafë Hoxha,Jup Hoxha, Farije Hoxha,Rexhep Tahiri,Sylë Ahmet,Mehmet Avdullai, Shpëtim Braha, Ramadan Braha,Skënder Ahmeti,Ukë Hoxha,Skënder Hasan Ahmeti,Afërdita e Ylli Ahmeti,Ali Hasani,Skënder Hasan Ahmeti,Afërdita e Ylli Ahmeti,Ali Hasani,Bashkim Muça, Avdi Zhupi, Selim Dreni,Lume Braha, Fiqirete Ahmeti, Fitore Braha,Hajrie Bulica, Ingjinierët Sinan Zhupi,Rrahman Velia,Binak Hoxha etj ; drejtues të pushtetit lokal Prof.as.dr.Xhafer Dobrushi,Arif Hila,Mustafë Ali Ahmeti,Riza BrahimYmeraj,Musa Gojani,Mira Braha,Brah Mat Brahaj,Ismail Brahaj,Arif Hila,Brah Brahaj, Qamil Picari ( Hero i Punës ), Hasan Ali Ahmeti, ekonomisti Halil Ahmeti,Astrit Hasan Ahmeti, Skënder Dreni,RamazanMuço,Halil Dreni, Ali Braha; Juristët Halil Sinani, Ramadan Pepkola,Avdi Gashi,Ferit Muça,Hatiqe Gojani; drejtues të ndermarrjeve si Ahmet Dreni e Faik Gashi,Mustafa Hoxha,Hasan Ali Ahmeti; ushtarakët e rendit publik Hamit e Agim Sinani, Sali Gera,Asllan Brahaj Gazetaria Enklementina e Ingj.Sokol Hamit Sinani,mjekët Gani Gashi,Daut Ahmeti,ingjnier i ndërtimit Shaban Hasani,oficerët e rendit publik z.Hamdi Muça,Sali Gera ,Shkëlzen Picari aviatori pilot ushtarak Halil Gashi, ushtarakët Hazir Muslia,Hamit Gojani, Halit Pepkola, Bashkim Gashi, Bashkim Dobrushi, Adem Komunova, Adem Muça, Ramë Muça, agronomët Selman Braha, Jonuz Muçaj, e të tjerë. I lumtë shoqatës atdhetare –kulturore“ MALZIU“ e cila i ka akorduar autorit Hys Hasa një Certirfikatë Mirënjohje“me motivacion:“ Për kontributin e dhënë në pasqyrimin dhe promovimin e vlerave intelektuale, atdhetare e patriotike të përsonaliteteve të shquara të krahinës sonë “MALZIU”, duke skalitur gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj krahine”.

Zona e GORES:

Edhe për këtë zonë autori ka siguruar informacione të shumta për inteligjencën e kësaj zone me tradita e histori te hershme kulturore, arsimore e jetësore. Nga lista e gjatë e emrave që përfshihen këtu, mund të veçojmë: mësuesit Xhavit Biçaku, Qemal Mata, Hermigan Miftarallari, Enver Shallaku, Safet Hoxha, Lavdrim Mata, Qybrije Mata(Bytyçi),Murhan Dolaçi, Hamdi Shllaku, Përparim Shllaku, Nazif Dokle;kuadro të qeverisjes vendore e qëndrore si Mehmet Çako, Enver

Haxhiu, Avdulla Hoxha, Hatem Dervishi, Mehmet Mata, Vehap Mata, Tefide Haxhiu, Shine Haxhiu, Omer Hajdini, Bajram Kingji, Ymer Shllaku, Bajram Doçi, Baudin Murati, Dylejman Haxhiu, Kapllan Haxhiu, Safet Dokle,Jeshar Haxhiu, Mirdash Hoxha, Kimete Murati; dr.i shkencave historike Namik Dokle, prof.dr. Milaim Dokle, Prof.dr.Zenun Murati, prof.dr.Mexhit Hajdari, prof.dr.Mohamed Nazaroviçi, dr.Muharrem Çaka, mjekët Mustafa Hoxha, Selfo Mataj, Edmond Çeliku, Rrauf Krasniqi, Beqir Kallabaku, Xhevahir Haxhiu, ushtarakët Dervish Haxhiu, Kabash Sokoli, Ymer Kallabaku, Fatmir

Kallabaku, Fatri Bala, Shkëlqim Haxhiu, Ramiz Haxhiu, Sali Kingji ,Hazir Kingji, Maksut Koliqi, Gazmend Hajdini, Ymer Veseli, Batush Veseli, Ramadan Ramadani, Çelik Çeliku, Tosun Haxhiu, Kujtim Çeliku, Shaban Haxhiu, Ylli Haxhiu, Jemin Selmani, Sytki Hajdari, Hysen Kamberi, Gafur Çorapi, Kadri Ybaj, Nuredin Kërpaçi, Sabri Çaka; inxhinierët Myzafer Hoxhiu, Sabaudin Dokle, Rosland Kallabaku, Nazer Haxhiu, Muhamet Gashi, Muhamet Dolaçi, Sehat Murati, piloti ushtarak Flamur Shllaku etj.

Pra, veprat e Hys Hasës , kanë në brendësi të tyre jetëshkrime njerëzish, histori e letërsi, në to përshkruhen ngjarje, luftëra, kulturë, zakone e tradita të zonës së Lumës e Kukësit në përgjithësi. Ato do të përbëjnë një vlerë të madhe dhe një kontribut të pazëvëndësueshëm në arkivin historik të qytetit dhe atij kombetar, por edhe një pasurim të bibliotekave përsonale të secilit ( pavarësisht nga kriza e përkohshme e sotme e mos leximit të librit). Ndërsa botimet e llojit enciklopedik në të cilët janë përshkruar jetët e njerëzve intelektual të Kukësit të të gjitha fushave dhe të një numri të konsiderueshëm emigrantesh me banim në Amerikë,kam bindjen se do të mbeten të vetmet edhe për shumë kohë, për arësye të vështërsive të shumta për të botuar një vepër të tillë , por mbi të gjitha se ato kërkojnë dashuri e dashamirësi, të cilën jo të gjithë e kemi. 

Mësuesi i Popullit dhe Mjeshtri i Madh , prof. dr. Shefqet Hoxha , në vlerësimin e veprave të Hys Hasës, me një gjuhë të thjeshtë thotë : “Të shkruash për njerëz konkret, që i takon për ditë, për vlera intelektuale positive të bashkë fshatarëve e bashkë krahinarëve tuaj, është shërbimi më i madh njerëzor që i bën shoqërisë”.  

Autori Hys Hasa sot është shtetas shqiptaro –amerikan. Duke qënë explorues e përgjithësues i vlerave positive të komunitetit shqiptar jo vetëm në Filadelfia ku ai banon, ai është vlerësuar me certifikatën “Nderi i Komunitetit të Filadelfias” , anëtar i këshillit “Ambasadori i Paqes” si dhe është pranuar anëtar I Akademisë shqiptare-amerikane te Shkencave ne Nju Jork. 

Por vlerësimet për një angazhim e realizim kaq voluminoz punë, të një intelektuali e veprimtari të vecantë për bashkimin e atdhetarinë në emigracion, duhet të jenë shumë më tepër se këto. Vecanërisht ato duhet të vijnë nga vendi ynë i lindjes , Bashkia e Qarku i Kukësit , për të cilët u ka kushtuar mbi 90 përqind të veprës të botuar në njëzet volume me 9961 faqe deri tani. Fjala e mirë është e tillë jo vetëm për atë që e merr , por edhe për atë që e jep, prandaj nuk ka pse të hezitohet vlerësimi i një punë të tillë si kjo e kolonelit shkrimtar z. Hys Xhemali Hasa , i cili i ka bërë një pasurim të cmuar të kujtesës kuksiane kryesisht , në gjithanshmërine e saj.

Filadelfia, 28 Qershor 2021

Filed Under: Komunitet Tagged With: Hys Xhemali Hasa, Tahir Domi, veprimtaria krijuse

NJË QENDRESTAR DHE LUFTËTAR I LIRISË SË KOSOVËS VIZITOI VATRËN

May 17, 2021 by dgreca

Sot, e Hënë 17 Maj 2021, së bashku me anëtarin e  Kryesisë dhe arkëtarin e Vatrës Marjan Cubi dhe anëtarin e këshillit të Vatrës, poetin Ramiz Mujaj, pritëm në selinë e Vatrë një nga qendrestarët dhe luftëtarët e Lirisë së Kosovës, i dënuar në burgjet e represionit sllav, i mërguar më pas në Zvicër, një nga drejtuesit e Fondit Vendlindja Thërret për Zvicrën, zotin Gani Vlahna.

Mysafiri tregoi për qëndresën gjatë kohës së represionit në kohën e Ish Jugosllavisë dhe organizimin e shqiptarëve të Zvicrës për clirimin e Kosovës.

Editori i Diellit e informoi z. Vlana për historinë e Diellit dhe të Vatrës, për veprimtaritë e djeshme dhe të sotme të Vatrës. Ai përshkroi rrugëtimin historik të Vatrës dhe Gazetës që i priu themelimit të Vatrës. Po ashtu mysafiri vizitoi arkivin dhe bibliotekën e  Vatrës.

Ai shkroi mbresat në librin e vizitorëve:” Sot vizitova selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe ndjehem i mbushur me emocione. Preka historinë më shumë se 100 vjecare të Shqiptarëve të Amerikës dhe u njoha me kontributet e mëdha të VATRËS dhe gazetës së saj DIELLI. Shumë gjëra i dëgjova për herë të parë, më mbeti në mendje Fushata e madhe e Vatrës me 3 Qershor 1917, takimi i Nolit me 4 korrik 1918 me presidentin Wilson, organizimi i shërbimit diplomatik në SHBA dhe Europë prej Vatrës në kohën mungesën e shtetit, Huaja Kombëtare, dërgimi në Shqipëri i Trupave Vullnetare të Vatrës dhe i bandës Muzikore VATRA, shtypja dhe dërgimi i mijëra librave në Shqipëri, lidhjet me arbëreshët dhe qëndresa e Vatërs nën presionet e shtetve komuniste të ish Jugosllavisë dhe të Tiranës, pushkatimet dhe denimet e vatraneve qe lane Ameriken per Shqiperine… etj. Faleminderit Vatër Kombëtare! Faleminderit z. Greca, z. Cubi dhe Muaj per pritjen e ngrohte!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gani Vlahna, vizitoi Vatren

Shoqata“Skënderbej” Inc. si një buqetë lulesh Maji në ditën e Nënave

May 11, 2021 by dgreca

Nderohet Bir i Lirisë, ushtar i UÇK-së z.Blerim Gjocaj në 45 vjetorin e ditëlindjes së tij/

 Nga Keze Kozeta Zylo/

Në ditën e nënave në Amerikë, më 9 Maj, anëtarë dhe dashamirës të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. u mblodhën së bashku në restorantin “Pine” në Bronx.  Aktiviteti u organizua nën drejtimin e kryetarit të saj z.Mark Qehaja dhe anëtarëve të kryesisë.  Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij Z.David Tubiolo, Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve, Gjeneral Asllan Bushati, ish n/kryetar i Vatrës si dhe Qerim Gjocaj ushtar i UÇK-së.  Që në hyrje të sallës ndrinte Flamuri Kombëtar kuq e zi, përballë tavolinës një kornizë e artë që mbante brenda fytyrën e ushtarit të UCK-së Blerim Gjocaj si dhe lulet shumëngjyrëshe të Majit për zonjat që morën pjesë në këtë mbrëmje të bukur.  

Programin e moderoi me plot përkushtim znj.Alketa Ktona njëkohësisht dhe sekretare e shoqatës.  Znj.Ktona ftoi pjesëmarrësit të këndonim së bashku Hymnet e Flamurit Kombëtar dhe Amerikan, që u drejtuan nga z.Bujar Sadikaj DJ.  Ajo tha se së pari një urim të veçante i çojmë të gjitha nënave, që me mund dhe sakrifica të pashembullta nxjerrin fëmijët në jetë!

Fjalen e hapjes e mbajti z.Mark Qehaja kryetari i shoqatës i cili tha:  

U bënë tre vjet qe nga krijimi i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”, kjo ka qenë kohë e mjaftueshme për të shpalosur gjithë veprimtarinë tonë.

Mirënjohja jonë sot shkon për ata që e bën të mundur themelimin e kësaj shoqate e në veçanti 

z Bashkim Shehu, avokatin e njohur z.James Mandeli  që përgatiti dokumentacionin e gjithashtu Departamentin e Shtetit të New York-ut që e njohu  ligjërisht.

Po t’i hedhim një vështrim në harkun kohor të tre viteve kemi shumë arsye për të qenë entuziastë për atë çfarë kemi bërë e realizuar së bashku me mirëkuptim e bashkëpunim të vazhdushëm qoftë dhe në kushte të vështira të pandemisë duke mos ndërprerë për asnjë moment veprimtarinë tonë.  Le të ndalemi konkretisht në disa nga aktivitetet kryesore të zhvilluara, të cilat për cilësinë e realizimit dhe rëndësinë e tyre, frymën atdhetare e patriotike dhe mezazhin që kanë transmetuar te publiku kanë lartësuar emrin e prestigjin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej në hapësirën mbarë Shqiptare, duke i dhënë shtysë dhe që aktiviteti yne të shtrihet edhe në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.  Shoqata jonë mban emrin e Heroit Kombëtar “Skenderbej” dhe natyrisht fokusi i aktivitetit kryesor është përqendruar në çdo ngjarje që lidhet me emrin e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbej.

Aktivitete të mire organizuara kanë qenë si: festimi i 550 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Festimi i Pavarësisë së Amerikës, Atdheut tonë të dytë, përfaqësimi dinjitoz në një nga seancat e Kongresit Amerikan për krimet në Kosovë etj.

Me shumë interes është pritur simpoziumi shkencore i organizuar për gjeniun e Kombit tonë At Gjergj Fishta, Homerin Shqiptar.  Shqipëria ka qenë dhe mbetet malli dhe dashuria jonë e përhereshme, ndjeshmëria jonë për zhvillimet në Shqipëri si e gjithë komunitetit Shqiptaro Amerikan mbetet parësore dhe e vazhdueshme.

Solidariteti njerëzor e human u pa qartë pas tërmetit shkaterrimtar të 26 Nëntorit 2019.  Kontributi ynë modest në ndihmë të popullsisë së dëmtuar rëndë në zonën e Thumanës, në fshatin Bubq dhe prezenca jonë në mbështetje të banorëve të dëmtuar është shprehje e qartë e vlerave njerëzore e humane që karakterizon Shoqatën tonë.  Organizimi për kremtimin e ngjarjeve dhe datave historike, njerëzve të shquar që kanë kontribuar për Kombin, Festimi i Shpalljes së Pavaresise, Ditës së Flamurit etj kanë qenë dhe mbeten në të ardhmen një angazhim konstant yni. .

Perveç bashkëpunimit tonë me shoqatat dhe aktorëve të tjerë në Komunitetin Shqiptar në Amerike, rëndësi të vecantë i kemi kushtuar shtrirjes së aktivitetit tonë në Shqipëri e Kosovë bashkëpunimin dhe njohjen e veprimtarisë së Shoqatës sonë tashmë shumë e vlerësuar për paraqitjen e saj dhe qëndrimin korrekt e koherent, atdhetar e patriotik.

Vizita dhe vleresimi i lartë i autoriteteve të Ministrisë Mbrojtjes së Kosovës nder dhe inkurajim për shoqaten tonë.  

E pa harrueshme do mbetet vizita në Prekaz, në shtëpinë e Jasharajve dhe biseda me djalin e heroit legjendar Adem Jashari, z.Lulzim Jashari.

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdimisht ka qenë në mbështetje të luftes së drejte clirimtare të Kosovës kundër pushtuesve serb.  Thirrja nga gjykata e Hagës të drejtuesve të UÇK-së ishte djallëzore e i padrejtë dhe se nuk e zbehin aspak rolin dhe luftën clirimtare të Kosovës.  Ndërkohë që në bankën e të akuzuarve duhej të ishin drejtusit e organizatarët e genocidit serb. Në aktivitetet tona të përditshme me përparësi kemi parë bashkëpunimin me Federatën Pan Shqiptare “Vatra” duke e cilesuar këtë si vatra e madhe e Shqiptarëve.

U nderuan me çmimin e mirënjohjes z.David Tubiolo, Blerim Gjocaj dhe dy artistët e mirënjohur Shaban Lajci dhe Tom Gjergji 

Z. David Tubiolo, është Ligjvënës në Westchester County dhe mik i madh i shqiptarëve

N ë emer të kryesisë pllakën e mirënjohjes ia dha Kozeta Zylo autore e këtij shkrimi. 

Çertifikata e mirënjohjes kishte këtë motivacion si: I jepet çertifikata e mirënjohjes 

z. David Tubiolo personalitet i lartë dhe mik i madhe i shqiptarëve, nënshkruar nga z.Mark Qehaja kryetar dhe z.Imer Lacaj n/kryetar.

Ndërkohë bashkë me çeritifikatën iu dhanë dhe tre librat voluminozë studimorë të shkruar nga Rrustem Berisha me temë: “Genocidi serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”.

David Tubiolo përfaqëson me krenari qytetet e Yonkers dhe Mount Vernon.

Ligjvënësi David Tubiolo është një banor i gjeneratës së katërt të Yonkers i cili po punon për ta bërë komunitetin atje një vend më të mirë çdo ditë.

Z. Tubiolo ndihmon bizneset dhe organizatat qeveritare të përmirësojnë performancën e tyre.

Z.Tubiolo falënderoi kryetarin dhe gjithë kryesinë për vlerësimin dhe tha se do të vazhdoje të ketë lidhje gjithmonë me shoqatën dhe anëtarët e saj pasi shoqata juaj mban nje një emër të madh: Gjergj Kastrioti Skënderbeu.   

Çmimin e mirënjohjes për dy artistët e mirënjohur si Shaban Lajci dhe Tom Gjergji e dhanë z.Qehaja dhe z.Lacaj.  Znj.Arta Xhaferrri anëtare e kryesisë së shoqatës shprehu vlerësimin për të dy artistët dhe shfaqjet e tyre plot vlerë në shoqatë.  Në çertifikatën e mirënjohjes shkruhej motivacioni për kontributin e tyre të palodhur në Diasporë nëpërjmjet artit të tyre të vyer.

Njëmbëdhjetë anëtarë të rinj në shoqatë

Znj.Ktona vazhdoi programin duke prezantuar 10 anëtarë të rinj të shoqatës.  Ata janë me plot edukim dhe të devotshëm për të dhënë kontribut në çështjen kombëtare.  Ata u mirëpritën me duartrokitje dhe emocion në fjalët e tyre përshëndetëse.  Emrat e tyre janë: Gela Bulku, Edit Dautaj,  Endri Daci, Luljeta Xhediku, Doris Berjolli, Sagita Berjolli, Edmond Doda, Binak Sadikaj, Agron Lifa, Edmond Nikolla, Arber Tabaku, Besnik Marku.  Fjalën përshëndetëse e mbajti z.Edmond Doda kolonel në rezervë me një karrierë të pasur ushtarake.  Emociounese ishte dhe pranimi i ushtarit trim të UÇK -së z.Qerim Gjocaj i cili e deklaroi publikisht dëshirën e tij për t’u bërë anëtar i shoqatës.

Krijohet Klubi i çiklistëve brenda shoqatës

Fjalën e përshëndetjes për krijimin e grupit të çiklistëve e mbajti z.Imer Laçaj I cili ndër të tjera tha se: Me vendim të kryesisë së Shoqatës Shqipetaro-Amerikane “Skenderbej” Inc., sot deklaroj formimin e klubit të çiklistëve të shoqatës.  Theksoj se klubi nuk do të jetë për gara çiklistike, por do të jetë familje çiklistësh që do të bëjnë shetitje familjare me biçiklete nëpër 5 lagjet e NY-ut, por në të ardhmen edhe më gjerë.  Aktiviteti më i rëndësishëm, do të jetë marrja pjesë në maratonën me biçikletë në 5 lagjet e NY-ut, që është 40 mile (60 KM) ku do të lëvizim me biçikletë me uniformën me logon e shoqatës dhe të sponsirizuar me fondet e saj. Do të bëjmë dhe aktivitete të tjera, në formën e një pikniku, në Brooklyn, Bronx, Staten Island etj.  Qëllimi është që të shtojmë aktivitetet sportive të shoqatës edhe në shërbim të shëndetit të anëarëve të saj. Ju prezantoj me anëtaret e klubit, dhe ju lutem të vijnë dhe të marrin uniformën me numrat përkatës sipas porosisë: Ata janë: Imer Laçaj, Genti Veshi, Klaus Veshi, Agim Hasanaj, Elton Xhaferri, Arelt Xhaferri, Glen Nutaj, Bujar Sadikaj, Valon Gërbeshi, Gela Bulku, Doris Berjolli, Sagita Berjolli, Virxhinia Daci, Majlinda Tafaj, Alketa Veshi.

Nderohet dhe festohet me madhështi 45-vjetori i Ushtarit të UÇK-së Blerim Gjocaj

Nga fjala përshëndetëse e Gjeneral Asllan Bushatit ish n/kryetar i Vatrës

Është një kënaqësi dhe ndjesi e bukur shpirtërore takimi i sotëm i Shoqatës “Skënderbej”, për të festuar ditëlindjen e 45-të të Zotit Blerim Gjocaj, një pjestari shumë aktiv i kësaj shoqate dhe ish anëtar i UÇK -së.

Por më shumë se kaq, kjo drekë është edhe një forcim i lidhjeve shpirtërore brenda shoqatës, komunitetit e më gjërë dhe një mundësi për të risjellë në kujtesën tonë, veprën madhore te UÇK-së. Çdo njeri prej nesh ka një copëz të jetës së tij të lidhur me të.  Pra ka diçka domethënëse për të treguar.

Duke lënë mënjanë modestinë, si fillim më lejoni të tregoj edhe unë disa copëza nga jeta ime të lidhura me luftën për çlirimin e Kosovës.  Gjëja e parë ka qenë një dokument tepër sekret, rëndësi e veçantë firmosur nga ish Presidenti (para vitit 1990) për përgatitjen e programeve për stervitjen ushtarake të disa të rinjve kosovarë.  Në zbatim të këtij urdhëri, unë kam përgatitur pjesën që kishte të bënte me mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë (ADM). Qendra stërvitore për këtë veprimtari, ishte caktuar prapa malit të Dajtit në Feken të Tiranës.

Pas shembjes së diktaturës komuniste, për problemet ushtarake në përgjithesi dhe specifikisht për mbrojtjen nga ADM, (me porosi të Presidentit), jam takuar zyrtarisht gjashtë herë me ish Presidentin Ibrahim Rugova, pastaj me Dr. Dukoshin, Prof. Aganin, Prof. Ali Aliun dhe me Kolonel Ahmet Krasniqin. 

Pas ardhjes në SHBA, me një herë jam lidhur në NY me drejtuesit e shoqatës “Vendlindja thërret”, ku kemi bërë një aktivitet të gjërë në NY, NJ e Kenerika për grumbullimin e fondeve monetare për UCK-në.  Më lejoni të shpreh mirënjohjen për disa veprimtarë të spikatur të asaj kohe si: Florim Krasniqi, Adem Sinanaj, Gjekë Gjonleka, Ismet Berisha, Muhamet Mjeku, Gani Perolli, Shefki Mexhuani, Dashamir Marku, Izet Tafili, Gani Blaka etj.

Në Bronx, në Artur Avenue në zyrën e Lidhjes së Prizrenit, me grupin e “Vendlindja Thërret” dhe me një grup intelektualësh e veprimtarësh nga NY, kemi bërë projektin dhe platformën e Batalionit “Atllantiku”, duke e nisur me formulën e betimit ushtarak organizimin dhe stërvitjen e tij në Royal Regensi në Yonkers. 

Pjesë e këtij formacioni ka qenë edhe Blerim Gjocaj të cilit sot po i festojmë 45-vjetorin, por kanë qenë edhe tre vllezërit Bytyçi të cilën dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës e që meritojnë t’i përkujtojmë sot me shumë nderim e respekt. 

Sic dihet, makineria e propagandës serbe që nga koha e luftës, nuk ka lënë rast pa përmendur e hedhur baltë mbi veprimtarinë ushtarake të UÇK -së dhe drejtuesve të saj. Kjo praktikë vazhdon pa ndërprerje edhe sot, kur disa lider të saj që janë të mbyllur prapa hekurave në Hagë.

Por lufta e UCK-së në të vërtetë, është pjesë integrale e veprimtarisë ushtarake të NATO-s me në krye SHBA-në, për clirimin e Kosovës nga pushtimi e genocidi serb. Ajo është një luftë e drejtë për Liri e Pavaresi e njohur edhe me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare. 

Çdo tentativë për baltosjen e saj, më së pari është sulm mbi veprimtarinë e NATO-s dhe pastaj mbi UÇK-në.

Në të njejtën kohë, askush (shqiptar apo i huaj) nuk ka të drejtë të përvetësojë merita e atribute të kësaj lufte për interesa personale.  Lufta e UÇK së nuk është pronë personale e askujt, por është një kontribut i gjithë popullit të Kosovës dhe Diasporës shqiptare. Por mbi të gjitha është vepër madhore e atyre që dhanë gjënë më të cmuar jetën për clirimin e Kosovës.  E atyre që u plagosën e lanë pjesë të trupit të tyre në fushbetejë. E atyre që me zjarrin e armëve në bashkëpunim me NATO-n, mundësuan fitoren mbi pushtuesit serb dhe çlirimin e Kosovës. Po ashtu lypset të theksojmë kontributin financiar të komuntitetit tonë dhe koordinimin e përsosur të punëve me administratën amerikane.

Historia e luftrave dhe e artit ushtarak shqiptar, medoemos që në të ardhmen do të merret veçmas me luftën për çlirimin e Kosovës (më pëlqen ta them Dardanisë) dhe veprimtarinë ushtarake për çlirimin e saj.  Aty do dalin në pah specifikat për bashkpunimin me partnerët, raportin e forcave, luftën në pritë, në qendra të banuara, në pyll, në mal etj, të cilat do ta pasurojnë më tej me element të rinj historinë dhe mendimin tonë ushtarak.

Lufta për çlirimin e Dardanisë, është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, krahas luftrave të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, luftrave për pavarësinë e Shqipërisë e luftës për çlirimin nga pushtuesit nazifashistë.

Z.Qehaja rreth figures së Blerim Gjocaj tha: Ky takim i sotëm ka një arsye më shumë për të qenë së bashku. Kjo është një ditë e veçantë për Blerimin.  Blerimi sot ka ditëlindjen!  Uroj  që çdo ditë për Blerimin të jetë e gëzuar dhe e  lumtur.  Blerimi meriton shumë, ai ka sakrifikuar gjithçka, ka sakrifikuar për gjënë më të shtrenjtë Lirinë.  Ka venë në rrezik jetën e tij, është plagosur në luftë kundër pushtuesit barbar e serb si luftëtar trim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po jo vetëm Blerimi, por e gjithë Familja e tij, babai Avdyli, vëllezërit, Shpendi, Qerimi dhe Astriti u rreshtuan në ushtrinë clirimtare të Kosovës, luftuan me armë në dorë  si luftetarë të Lirisë.  Qerimi gjithashtu u plagos në lufte bile u gjymtua.  E kur themi për Familjen këtu nuk bëjnë përjashtim nga më të vegjëlit motrat e grate burrnesha që i kishin gjithmonë përkrah.

Epopeja e Familjes Gjocaj për Liri e dinjitet është e njohur në mbarë Kosovën e Shqiptarinë.

Juniku vendlindja e tyre e dashur, Juniku i kuvendit të burrave nga u nis Flamuri për Liri   ishte amaneti i të parëve që nuk do të dorëzohej kurrë përballë pushtuesit gjakatar serb, asaj do t’i prinin në ballë luftëtarët e Lirisë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mes të cilëve familja Gjocaj me trimërinë dhe heroizmin e tyre.

Nuk e di sa kam qenë i saktë dhe se nuk mund të shkruhen të gjitha në këto pak rreshta, por për një gjë jam i sigurtë se në themelet e Lirisë së Kosovës është dhe kontributi i luftëtarëve të Lirisë të Familjes Gjocaj.

Trimëria e familjes Gjocaj do të niste nga vendlindja e dashur e tyre, Juniku e në betejet më legjendare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës beteja e Dukagjinit dhe beteja e Koshares.

Në emër të shoqatës çertifikatën e mirënjohjes ia dha plot krenari z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës, shtoj se Blerimi është bashkëpunëor në Shkollën Shqipe “Alba Life”, si koordinator në Bronx.  

Në këtë ceremoni Blerimi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali Fatjoni dhe vëllai Qerim Gjocaj një Bir tjeter i Lirisë i cili i ka dhënë krahun Luftës së Kosovës.  Blerimi dhe familja e tij shprehën mirënjohjen dhe respektin për shoqatën që e vlerësuan dhe respektuan punën e tij dhe të familjes së shenjte në Luftën për Liri të Kosovës.

Në këtë drekë festive argëtuan me DJ Bujar Sadikaj si dhe intepretuan plot profesionalizëm artistët e shquar Shaban Lajci dhe Tom Gjergji. 

Të gjitha nënave iu dhurua nga një trëndafil.  Ishte aktivitet si një buqetë lulesh Maji në ditën e Nënave, ku u nderua Bir i Lirisë, ushtar i UÇK-së, z.Blerim Gjocaj në 45-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Filmuan dhe fotografuan aktivitetin për TV “Alba Life” Qemal Zylo themelues dhe producent si dhe Valon Gërbeshi gazetar, anëtar i stafit. 

10 Maj, 2021

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Mark Qehaja, Skenderbej INC.

Obituary of Albert Foundos

April 26, 2021 by dgreca

ALBERT P. FOUNDOS May 23, 1935 – April 23, 2021/

Albert Periklis Foundos emigrated from Albania via Greece to the US with his family in 1948 at the young age of 13. Here, he grew up with his family in the Bronx. He was often working in some part-time capacity in his father’s dry cleaners, or the local vegetable store, grocery or the ice cream shop. He went on to study Chemical Engineering, earned his MBA from the City College of New York, and served as a Captain in the US Army. Al was a notorious serial entrepreneur. He was a partner in George Birchall Associates, he founded Fluid Data, Inc. in 1972 serving as Chairman and CEO across operations in New York, London, and Houston, and in his retirement, he was involved in the startup of Humicon which sold the first electronic humidor system. He then founded Cigar Oasis, Inc. which has been passed down to his family and is still operating to this day. Among his other ventures were working with Bendix Corp. and Lamsia.Lamsia Corp was founded with his brother Lou to give back to Albania as communism fell. With unemployment rampant, the brothers felt any investments they made would be vital to their home community. By investing in a clothing factory, building a hotel on family property, opening the first Cinema in Korca and other smaller ventures they honored the place of their birth.Over the years, Al was a dedicated member of a myriad of organizations. Among the places he dedicated his time, energy, and money were: St. Vladimir’s Orthodox Theological Seminary, International Orthodox Christian Charities, National Albanian American Council, Albanian American National Organization, St. Catherine’s Greek Orthodox Church of Naples, FL, and St. Nicholas Albanian Orthodox Church in Jamaica Estates, NY where he has been a devoted lifelong member.During Al’s retirement in Naples, FL he was involved in numerous clubs and the rest of his time was spent on the golf course. Al had a kind and generous spirit which touched countless lives. He went out of his way to help anyone in his community, foremost as an advisor and role model. Even in his final days, Al didn’t let an email go without a response. The kindness he showed others will echo for generations to come. In 1959, Al married Joan Malasko and they were blessed with a beautiful marriage. He is survived by his brother Louis Ilia Foundos (m. Linda); his son, Phillip Foundos (m. Johanna), and his four kids Matthew, Christina, Andrew, and Nicholas; his daughter Donna Oswald (m. James), and her three kids Kimberly, Daniel, and Alex; his daughter Christine Beno (m. Thoma), and her two kids James and Daniela, among countless other loved nieces, nephews, godchildren, and lives he touched around the globe.He now joins his wife Joan, who passed in 2007; his sister Viola, who passed in 2019; and his parents Llambi & Orthodoxia. May their memories be eternal.All those who knew Al were truly blessed by his loving spirit and selflessness.Visitation at Funeral Home3:00 pm – 8:00 pmMonday, April 26, 2021Park Funeral Chapel2175 Jericho TurnpikeGarden City Park, New York, United States
Mass10:00 amTuesday, April 27, 2021St. Nicholas Albanian Orthodox Church181-14 Midland ParkwayJamaica, New York

Final Resting Place

Cypress Hills Cemetery

833 Jamaica AvenueBrooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Obituary of Albert Foundos

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT