• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOALICIONI I ORGANIZATAVE TE KOMUNITETIT SHQIPTAR NE SHBA,THIRRJE PARTIVE SHQIPTARE PER ZGJEDHJET E 30 GUSHTIT: UNIFIKOHUNI!

July 21, 2020 by dgreca

Alternativa Shqiptare- ASH
Forca E Re Demokratike- Forca
Levizja Qytetare Perspektiva- LQP
Lidhja Demokratike ne Mal te Zi- LDMZ
Lidhja Demokratike Shqiptare- LDSH
Partia Demokratike- PD
Partia Qendrore Shqiptare per Integrime- PQSHI Unioni Demokratik i Shqiptar- UDSH
Unioni i Tuzit- UT /

Te Nderuar Udheheqes te Partive Politike Shqiptare ne Mal te Zi,
Ne përfaqësuesit e Koalicionit te Organizatave te Komunitetit Shqiptar ne Amerike me prejardhje nga Mali i Zi, jemi të vetëdijshëm për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të shqiptareve në Mal të Zi, me përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen, me vendosmëri për të bashkuar të gjitha forcat intelektuale, akademike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit për të avancuar pozitën e shqiptarëve; ne frymën e respektit dhe bashkëjetesës fetare dhe zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor; duke besuar se bashkimi i faktorit politik shqiptar do të kontriboje në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këto treva; me e bindjen e thellë se përgjegjësia kombëtare dhe bashkëpunimi jane vlera të paçmueshme për avancimin e të drejtave tona si popull autokton ne keto troje:
I bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë dhe një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit.
Ne po percjellim me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit politike dhe sjelljen e disa subjekteve politike shqiptare, të cilat edhe njëherë po dëshmojnë se interesat e ngushta personale qëndrojnë mbi vullnetin e popullit shqiptar. Keto subjekte politike po abuzojnë sërish me mbështetjen e sinqertë të elektoratit shqiptar, duke zhvlerësuar interesat
kombëtare, duke kompromentuar vullnetin e këtij elektorati dhe duke i mohuar zgjedhësit shqiptar votimim e nje liste të unifikuar zgjedhore, e cila do të maksimizoje votën shqiptare dhe do të forcoje zërin e shqiptarëve në Kuvendin e Malit te Zi.
Sidoqoftë, kësaj radhe, përgjegjësi të veçantë do të mbajnë partitë politike dhe udheheqesia e tyre që do të pengojnë procesin e bashkimit të shqiptarëve në një listë të vetme. Tani është koha për t’u sjellë si një faktor i vetëm politik sepse rezultati i ketyre zgjedhjeve do të kete rendesi themelore dhe historike për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi ne planin afatgjatë.
Ndaj ne u bëjme thirrje të gjitha partive politike shqiptare dhe udheheqesive te tyre për të garuar me një listë dhe program të vetëm në zgjedhjet e ardhshme, duke lënë mënjanë çdo interes partiak, ose përfitim personal.
Ne vlerësojmë përpjekjet e deritanishme te shtetit shqiptar për bashkimin e faktoreve politike dhe inkurajojme vazhdimin e ndermjetesimit te tyre per nje liste te vetme.
Ne do të reagojme fuqishëm kundër çdo pengese për lidhjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të subjekteve politike shqiptare që do te zgjedhin një rrugë tjetër, ndërkaq, ata do të mbajnë përgjegjësi kombëtare, ashtu sikurse edhe publike.
Këto zgjedhje kanë një peshë historike ndaj secila parti politike dhe udheheqesia e tyre duhet të shfaqë gatishmërinë për bashkëpunim, vetëdije kombëtare dhe përgjegjësinë e nevojshme para shqiptareve. Çdo alternativë tjetër do të tregojë qartazi se kushdo që nuk i bashkohet listës së përbashkët, nuk ka asnjë lidhje as me shqetësimet e përditshme të shqiptarëve në Mal të Zi, as me mbrojtjen e interesave kombetare.
Nese ju beni detyren tuaj si te zgjedhur te popullit, atehere ne do te bejme detyren tone me ndikimin qe kemi, t’ju mbeshtesim si Nje Liste të Vetme!
Ju falenderojme sinqerisht per konsideraten.
E derguar me respekt nga,
Mark Gjonaj, NYC Councilmember
Albanian American Association Ulqini Albanian American Community Association Albanian American Cultural Foundation
Don Gjon Buzuku Association- Chicago
Don Gjon Buzuku Association- New York Fondacioni Don Simon Filipaj
Fondacioni Lukaj
Fondacioni Plave Guci
Illyrian Business Organization- IBO
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe- Michigan Shoqata Koja Association
Shoqata Kraja
Shoqata Malesia e Madhe- New York
Trieshi Humanitarian Fund

Filed Under: Komunitet Tagged With: Koalicioni I organizatave, ne Mal te zi, Thirrje Partive

Koronavirusi i merr jetën zyrtarit të Policisë së Kosovës… Ilir Gjoka(djalë i dajës i Kryetarit të Vatrës)

July 16, 2020 by dgreca

Ka humbur betejën me koronavirusin, Ilir Gjoka, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë.

Informacionin e kanë konfirmuar për median burime brenda Klinikës Infektive në QKUK.

Gjoka po luftonte me koronavirusin, por së fundmi iu përkeqësua gjendja shëndetësore ku edhe pak më parë ndërroi jetë.

Ilir Gjoka është djali i dajës i kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha. Redaksia e gazetës Dielli I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gjoka, si dhe kryetarit të Vatrës. I pushoftë shpirti në Paqe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ilir Gjoka, nderroi jete

Artan Lame i hipotekes PSSH

July 16, 2020 by dgreca

Shkruan: Muharrem Xhydollari-Udenishti-

 -Nuk bente Enver hoxha diktature, diktatura beri Enver Hoxhen- Visar Zhiti 

Ne dyzeteshtaten vitet e diktatures komuniste ne Shqiperi u gjeten jo pak burime njerezore, qe do te ishin adap per ti sherbyer diktatorit qe duke bere padrejtesi dhe krime, ushqenin dhe forconin per cdo dite fuxhutine ati sistemi kriminal. Ata ishin vrases me pagese dhe shume te ndergjegjshem per veprimet qe kryenin si shumesit e Aranit Celajve dhe Nevzat Aznedareve. Ata me keto veprime siguronin nje jete me te mire se te tjeret (simpas tyre). Krimet I tejkalonin masen e urdherave qe merrnin, keshtu beheshin me te besuar tek diktatori dhe shperbleheshin me tituj dhe grada.

Vikrimat e tyre ishin ata qe, nuk thane dot “Bijte e Stalinit jemi ne” por edhe ne buzen e asaj grope te zeze kenduan, “Jemi bijte e Skenderbeut”.

Po sot mbas 30 vjet post-diktature? Klasa e sotme politike si trashegimtare te para ardhesve te tyre prodhjojne njerez qe me vete dije vene ne zbatim padrejtesite, qe me anen e pushtetit kerkojne te bejne cdo perpjekje djallezore qe te normalizojne te keqen. Ketu ben pjese si shume te tjere edhe shoku Artan Lame me detyre, Drejtor i Kadastrave te PSSH-se, i cili edhe pse vete e pranon (baterdine) mbi pronat qe eshte bere per keto 30 vjet. Kete baterdi kerkon ta ligjeroje, dhe duke u vete deklaruar se na qenka babai I ligjit 20-20.

Shoku Lame, nuk ka qef debatin ne studio televizive se nuk deshironte flitet mbi trashegemine e prones edhe pse thote se une merrem me trashegemine. Ai deshiron qe ne studio te false vete, vetem qe te sqaroje ate ligj katraure qe ka ndertuar vete. Shoku Lame, thote prona ne shqiperi fillon me ligjin 7501, me perpara jo, se ajo ka qene e grumbulluar ne koop bujq dhe kur nuk funksjonon koop, neve ndame token ne menyre te barabarte.

Por nuk e di ose nuk do ta thote se toka kur u bashkua ne kooperative, ajo nuku dorezua apo ju mor fshatareve me siperfaqe te barabarta dhe lind pyetja: “Si do te ndaheshe e barabarte?” Shoku Lame thote, ashtu si tha diktatori se shqiperia fillon nga 8 Nendori I 1941 ashtu u njohka dhe sot prona e trasheguar me ligjin 7501, sipas shokut lame.

Aq I bindur tregohet Lamja sa thote: “ une mbaj pergjegjesi nese nuk zbatohet ligji 20-20”. Ky eshte nje vrases me pagese I prones se ligjshme por cudia eshte se tregohet I ndergjegjsuar per ate qe ben. Ky njeri a nuk I ngjan Celajve dhe Aznedareve te Enver Hoxhes?. Ligji 7501 eshte ndarja e barabarte e mizorive te klases politike post-komuniste.

Ligji i pronave u ndertua si varjanti shqipetar I planit “Katovica”.

   “ Njeriut kur I vritet prona si dhe e verteta, ai perjeton vdekjen shpirterore”

Thanas Gjika.

                   Shoku Artan Lame duhet ta dije, sepse perfaqeson nje kod moral te deformuar, kodin e mercenarit dhe nuk do ta kete te lehte te jetoje me turpin dhe me krimin sepse ku nuk drejtesi nuk ka as meshire.

                                                           Muharrem Xhydollari-Udenishti.

                                                                     New Jersey, 16 Korrik 2020.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Muharrem Xhydellari Udenishti

Trojet e Arberit:” Masakrat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999″

July 13, 2020 by dgreca

NJOFTIM/

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar”Trojet e Arbrit”organizon sesionin e XVI shkencor online me temën: ” Masakrat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999″/

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë studiueset dhe studiuesit shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare shqiptare se këtë vit pra,në vitin 2020 do të organizojmë sesionin e XVI të rregullt shkencor më temën boshtë: “Masakarat dhe krimet serbe në trojet shqiptare 1912-1999.”Ftojmë të gjithë ligjeruesit që të paraqesin temat e tyre lidhur me masakrat dhe krimet serbe prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.Këtu hynë të gjithë masakrat dhe krimet që ka kryer Serbia në trojet shqiptare.Një vend të rëndesishëm do ti kushtohet edhe krimeve komuniste në trojet shqiptare që janë kryer si fryt i ardhur nga politika serbe,në bashkëpunim me politikën ruse.
Gjatë shekullit XX ne shqiptarët u ballafaquam me shumë sfida të mëdha historike.Është fatkeqësi se ende nuk kemi arritur ti shkruajmë me emra dhe mbiemra të vraret dhe të masakruarit shqiptar.Studiuesit të cilët do të paraqesin temat e tyre ata duhet të gjurmojnë masakrat dhe krimet serbe që kanë ndodhur nëpër komunat, fshatrat dhe lagjet e qyteteve.Perveç lëndës arkivore studiuesit duhet shfrytëzuar edhe historinë gojore që është përcjellur nëpër breza si kujtim i familjeve që humbën të afërmit e tyre, nëpër periudha historike.Për shkak të Pandemisë ky sesion do të ketë një karakter tjetër të organizimit.Organizimi bëhet në formë të konsultave me studiuesit.Programi komplet do të paraqitet Online në internet më, 28 nëntor 2020, kurse temat do të pranohen deri më 31 dhjetor 2020.Është detyrë atdhetare shqiptare ti bëjmë evidentimin e çdo shqiptari të vrarë dhe të masakruar në çfardo forme nga Serbia.Po njashtu një fakt i rëndësishem që duhet të shënohet patjetër në këto shenime është çështja se sa nga këta të masakruar dhe të vrarë në forma të ndryshme patën fatin që t´iu gjinden kufomat e tyre dhe sa prej të cilëve u masakruan dhe u lanë pa varre.Të gjitha punimet e ardhura deri më, datën 31 dhjetor 2020, do të botohen në librin apo librat e radhës varësisht nga sasia e materialeve dhe pas botimit në gjuhën shqipe do të gjejmë forma dhe mundësi të përkthimit në gjuhën angleze dhe gjermane në mënyrë që të njoftohet bota lidhur me maskrat serbe në trojet shqiptare në shekullin XX.
Të gjithë studiusitë për te qenë pjesë e programit duhet që ta paraqesin një abstrakt të shkurter se bashku me pikat kryesore të punimit në mënyrë që mos të kemi punime të njëjta dhe të dërgohen në email adresën: nue_oroshi@yahoo.de

Ne emër të Shoqatës se Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit” Nue Oroshi Kryetar

Filed Under: Komunitet Tagged With: Njoftim, trojet e Arberit

DR. BIBERAJ, DREJTOR NE DETYRE I ZERIT TE AMERIKES- Arritje historike

July 2, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Astrit Lulushi

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Global Media ka emëruar gazetarin veteran të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, si drejtorin në detyrë të Zërit të Amerikës që transmeton lajme në rreth 60 gjuhë të botës.

Emërimi i tij u njoftua në një e-mail për stafin të martën nga shefi ekzekutiv i USAGM, Michael Pack.

Elez Biberaj ka qenë drejtor i Zërit të Amerikës në Divizionin Eurasia që nga viti 2006, duke e bërë atë përgjegjës për programimet e Zërit të Amerikës për audiencat në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Ballkan. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i shërbimit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës.

Në një email për stafin të martën, z. Biberaj rrëfeu se si historia e tij personale si refugjat, emigrant dhe karriera gati 40-vjeçare si gazetar i Zërit të Amerikës kanë formuar perspektivën e tij.

Që nga dita kur është krijuar, VOA ka pasur 29 drejtorë duke filluar me aktorin dhe regjisorin e njohur të Hollivudit, John Houseman më 1942, dhe së fundi me fituesen e çmimit Pulitzer për gazetari, Amanda Bennett në qershor 2020. Dr. Elez Biberaj bëhet drejtori i 30-të i Zërit të Amerikës.

Urime, Elez Biberaj, për këtë pozitë historike – Sa kohë, mundime e sakrifica, brezash shqiptarë emograntë për të arritur në postin e drejtorit të VOA-s, posti më i lartë i një shqiptari të emëruar deri më sot në qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Astrit Lulushi, Drejtor i zerit te Amerikes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 141
  • 142
  • 143
  • 144
  • 145
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT