NGA MUHARREM XHYDOLLARI-UDENISHTI-
Shqiperia ne kalimin e sistemit monarki ne vitin 1928, nga sistemi republike qe ishte shpallur me 21 Janar te vitit 1925. Sistemi monarki ishte me I pranushem per Shqipetaret sepse ajo ishte me afer tradicionales. Per kete ndryshim nje perkrahje te madhe ia dha politikes Shqipetare nje nga figurat prestigjose Shqipetare per kohen sic ishte Faik Bej Konica. Per me teper Faik Beu I vinte rendesi njeriut qe do te perfaqesonte systemin, qofte republike apo monarki dhe thoshte: ka republike te mire dhe republike te keqe po ashtu dhe per monarkine. Faiku I bente nje vlersim fare te vecante Ahmet Zogut, qe simbas tije per kohen nuk do ta zvendesonte me nje tjater. Duke patur parasysh realitetin Shqipetar ne vitin 1925 Ahmet Zogu shpalli systemin e qeverimit republike, por duke pare dhe zhvillimet nderkombetare te kohes dhe se Shqiperia sapo kishte dale nga nje revolutsion I majte. Keshtu, qe ai do te kuptoheshe se nuk ishte nje konservator me interesa personale.
Historianet duhet te vlersojne dhe nje arsye tjater, se shpallja e republikes kishte per qellim ti hiqte legjitimitetin princit Gjerman Vilhelm Vid I cili ende nuk e kishte abdikuar te drejten e fronit princor ne Shqiperi. Shpallia e republikes ishte sistem qe nuk jepte stabilitet per shtetin Shqipetar te sapo formuar. Klases politike Shqipetare per te kthyer sistemin e qeverrisjes ne monarki. I duheshin veprime shume te ngadalta dhe teper te matura. Duhet te punonin qe fuqite e medha ta miratonin kete ndryshim per arsye te forta qe do tu paraqiteshin nga Shqipetaret, se shtetet e tjera kane nje te drejte te pa mohueshme per ta njohur ose jo ndryshimin. Qe Shqiperia te kthehej ne mbreteri perkrahjen me te madhe ja dha Italia. Italia neperermjet mediave luajti nje rroj kryesor me bindjen e kancelarive Evopriane si dhe ne opinionin public Evropian per vendosjen e monarkise ne Shqiperi. Rol te rendesishem per mbretesine dhe Ahmet Zogun mbret e dha edhe media Shqipetare e cila interpretonte se mbreteria edhe mbreti do te arrinin plotesisht bashkimin kombetar dhe do te zhvillonin qyteterimin e Shqipetareve. Ne vazhdim te kesaj nisme Zogu ne detyren e presidentit u mundua te bindete diplomacine Angleze se mbreteria ishte e domosdoshme per Shqiperine mbasi republika nuk garantonte sigurine e duhur per nje shtet te ri I cili sapo kishte dale nga trazirat. Kurura e mbretit do te formonte nje autoritet te perhershem mbi konfliktet personale te klaneve politike Shqipetare . Mbeshtetjen politike qe dha Evropa do ta faktojne edhe perfaqesite e huaja ne Shqiperi. Gazetat Shqipetare shkruanin; se forma e qeverimit republike doli e pa pajtushme me nevojat esenciale te vendit dhe ka veshtirsuaj situaten e brendeshme dhe ate te jashteme.
Mbreti eshte I trashiguar shkruanin gazetat, kurse presidenti zgjidhet per nje kohe te caktuar, po nese eshte e mundur ne republikar e perparuara te cilat kane shume njerez te zote, kjo eshte e zorshme per Shqiperine. Mbreteria krijon kushte qe punen ta marin meritokratet. Anglia ishte skeptike per kete ndryshim sepse e dinte shume mire mosbindjen e barjaktareve te veriut, dhe se mund te shkaktoheshin shqetesime edhe jashte kufinjeve te Shqiperise. Ahmet Zogu I bindi diplomatet e Anglise ne Tirene se kishte mare pergjigjje dashamirese dhe nga fuqi te tjera Evopriane, si dhe nga Greqia fqinje. Londra kryesisht nen ndikimin e Italise e pranoj kete ndryshim ligjor. Qeveria Jugoslave thoshte se nuk ishte vene ne djeni te ndryshimeve ligjore ne Shqiperi por se qendrimi I saj nuk qe te ishte ndryshe nga qeverite e tjera. Nje diplomat I shtetit fqinj deklaronte: ky ndryshim ne Shqiperi nuk behet si sukses I nje personi por per zhvillimin e ketij shteti te vogel qe do te garantonte pavarsine dhe te kishte perparim ne ekonomi dhe ne kulture. Rendesi mori dhe njohja e popullit me ndryshimin e forms te regjimit. Prefekturat, nenprefekturat dhe komunat derguan telegrame urimi dhe miratimi per vendosjen e Ahmet Zogut ne fronin mbreteror, si I vetmi personalitet qe kishte dhene shumecka per kombin. Miratim te vecante I dhane dhe mitingjet qe u mbajten ne mbare vendin. E vecanta ka qene se ne keto mitingje pjesemarese ishin grate dhe vajzat Shqipetare, qe deri atehere nuk u njiheshe kjo e drejte. Parlamenti Shqipetar ligjerisht nuk mund ta bente kete ndryshim por ai u shperbe dhe vendin e tije do ta zinte nje asamble kushtetuese e cila do te kishte kompetencat per ndryshimin ligjor. Diplomatet e huaj ne Tirene do ua interpretonin vendeve te tyre entuziazmin qe kishte treguar populli Shqipetar per vendosjen e nje dinastie vendase. Asamble kerkoj te zbatohej vendimi popullor. Mitingjet, parakalimen por dhe broshura qe hidheshin nga fluturimet ajrore kerkonin vendosjen e Ahmet Zogut ne fronin mbreteror, dhe dita 1 Shtator 1928 te shpalleshe feste zyrtare. Domethenese do te ishte dhe betimi I mbretit Zogu I pare mbi Biblen dhe Kuranin, se do te ishte besnik I interesave te atdheut, ruajtesi I interesave kombetare duke u bazuar ligjeve dhe duke mbajtur parasysh vullnetin e popullit.
I pari shtet qe e njohu mbreterine Shqipetare ishte shteti Italian, pastaj Greqija dhe Hungaria. Me 14 Shtator telegrafon presidenti I Sh.B.A, ku uron mbretin dhe popullin Shqipetar qe te kishin ecuri te me tejshme ne perparimin dhe lumturine e tyre. Fill mbas njohjet te Sh.B.A u reshtuan Jugoslavia, France dhe shume vende te tjera. Mbreti Zogu I pare kuroren e vuri ne keshtjellen e Krujes. Jo vetem se u kurorezua ne Kruje por dhe vuri perkrenaren origjinale te Skenderbeut e cila ne ate kohe ndodhej ne muzeun e Vienes dhe e kishin sjelle kete symbol vetem per kete rast. Mbreti Shqipetareve Zogu I pare, beri ceshte e mundur, qe qeveria Austriake ti dorezonte qeverise Shqipetare perkrenaren e Skenderbeut, sepse ajo I perkiste vetem Shqipetareve dhe Shqiperise. Austria nuk pranoj asnje oferte te paraqitur ng apala Shqipetare. Ashtu si edhe sot.