• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CORONAVIRUSI RREMBEN MESUESIN JANI DEPO NE ÇIKAGO..

April 8, 2020 by dgreca

NJË BUQEDË LAMTUMIRE PËR MËSUESIN  JANI DEPO/

     Nga Fuat Memelli-Boston/

 Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit, por që prej 20 vjetësh jetonte në Çikago, ishte një nga viktimat e fundit të virusit të rezikshëm që ka pushtuar botën. Mes dhimbjesh, njoftuan këtë lajm të trishtë bashkëshortja e tij, Arthimija si dhe tre vajzat: Mirela, Albana dhe Edlira. I shtruar prej prej 12 ditësh në spital,  nuk mundi ta përballojë sëmundjen 86 vjeçari, Jani Depo. Kishte patur edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen. Ndarja e tij nga jeta, pikëlloi jo vetëm familjen por edhe plot miq  e shokë.  Trishtoi gjthë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, të cilët i shprehën ngushëllimet familjes. Trishtim të veçantë ndien ish nxënësit e tij të shumtë, të cilëve ai u kishte dhënë mësim, pasi mësuesi është prindëri i dytë për nxënësin.

Jani ishte i pari ndër pesë fëmijët që kishin prindërit . Babai i tij, Llambi, i la jetim kur Jani ishte 16 vjet dhe iu desh të mbajë peshën e gjithë familjes. Pasi studjoi për mësuesi Tiranë, filloi rrugën e gjatë e tij si mësues e cila vazhdoi  37 vjet. Ajo ze fill  në fshatrat Dunicë dhe Slabinjë të Pogradecit. Më pas në Bradvicë, duke vazhduar në Menkulas e Miras të rrethit të Devollit, ku në këto dy shkolla ka qënë drejtor. Rruga e mësuesisë mbyllet në vendlindje, në Sinicë, ku dha mësim 19 vjet, deri sa doli në pension në vitin 1989. Në Sinicë ka dhënë mësim edhe bashkëshortja e tij, Arthimija. Të dy e lidhën jetën me arsimin. Janë me qindra nxënësit që mësues Jani i ka dhënë mësim. Ata e kujtojnë për përkushtimin e tij, për dashurinë që kishte për ta, për dijet që u dha. I janë mirënjohës mësuesit të tyre, pasi dija është “pashaportë” në rrugën e jetës. Në atë “pashaportë” diturie, krahas mësuesve të tjerë, është edhe emri i mësues Janit.

Në vitin 2000, ai vjen në Çikago bashkë me familjen. Në këtë qytet kishte plot familje me origjinë nga Sinica e Qyteza, pasi ka qënë qendra kryesore e emigracionit të këtyre dy fshtarve të Devollit. Edhe këtu ai nuk ndenji mbyllur në shtëpi. Takohej me miq e shkokë  ku flisnin për vëndlindjet e tyre e për Shqipërinë, pasi atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti. Librin e lapsin nuk e hiqte nga dora. Vajza e tij Edlira, tregon se ai lexonte, shkruante dhe bënte reçenca për librat e shokëve. U mësonte mbesave e nipit të shkruanin e të lexonin gjuhën e bukur shqipe, i mësonte këngë e valle shqiptare. Bashkëfshatari i tij në Çikago, Perikli Sulari, tregon se  për disa vjet me radhë Jani ishte në kryesinë e Shoqatës Sinicare “Përparimi”, e cila si mision kryesor ka patur dhe ka ndihmën për vendlindjen. Jani qe një nga veprimtarët kryesorë të saj. Kjo shoqatë ishte krijuar para 90 vjetësh nga emigrantët sinicarë të Amerikës dhe e kishte qendrën në Çikago. Veprimtaria e saj u përtëri pas viteve ’90, kur aty erdhën edhe disa familje sinicare. Mitropoliti Ilia Ketri me origjinë nga Sinica por i lindur e ritur në Amerikë e që ka shërbyer disa vjet në kishën e Shën Kollit në Çikago, thotë se Jani ishte një nga besimtarët më të regullt të kishës. Më bënin përshtypje njohuritë dhe kultura e tij. Këto i kam vënë re në bisedat me të si dhe në fjalën e mbajtur prej tij në 65 vjetorin e shkollës fillore dhe 40 vjetorin e shkollës 7 vjeçare së Sinicës, fjalë e cila është pasqyruar e plotë ne librin e Perikli Sularit për Sinicën, thekson Hirësi Ilia. Ish nxënësi dhe e pastaj kolegu i tij në shkollën e Sinicës, Stavri Dimashi, thotë se Jani ishte një mësues e koleg shëmbullor dhe i kudondhur për fshatarët, në gëzime e hidhërime.

Ai ishte edhe një bashkëshort e prind shëmbullor. Tok me bashkëshorten, ritën dhe edukuan tre vajzat e tyre, të cillët vazhduan studimet dhe u bënë njëra më e mirë se tjetra. Për Jani Depon, mund të flitet shumë. Por, më tepër se unë, kanë folur bashkëfshatarët e miqtë e tij si dhe ish nxënësit në mesazhet e shumta të ngushëllimit e vlerësimit për figurën e tij. Në këto kohë virusi, kur njerzit janë të ngujuuar, nuk do t’i jepet dot lamtumira e fundit, ashtu siç e ka zakoni shqiptar. Le të jenë këto rradhë një buqedë lamtumire për mësues Jani Depon. Ngushëllime bashkëshortes Arthimi dhe tre vajzave: Mirela, Albana e Edlira, vëllait Koci, nipit e mbesave! U prehtë në paqe mësues Jani!.

Filed Under: Komunitet Tagged With: COVID-19, Fuat Memelli

COVID-19 RRËMBEU PIKTORIN RAMIZ LLAPATINCA

April 8, 2020 by dgreca

Një lajm tjetër i dhimshëm për komunitetin shqiptar në Amerikë ka qarkulluar sot në rrjetet sociale. Koronavirusi ka rrëmbyer piktorin dhe aktivistin e njohur shqiptar Ramiz Llapashtica. Nazmiu ishte një ndër piktorët e talentuar dhe aktivistët e palodhur të çështjes sonë kombëtare. Ai njihet edhe si bashhkthemelues i Shoqatës”Jusuf Gërvalla” në New York.
Në galerinë e tij personale ai kishte krijuar profile të spikatura të figurave dhe simboleve tona Kombëtare si:Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, Heronjtë Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Adem Jashari apo dhe figura gandiste e presidentit Ibrahim Rugova.
Vatra ka nderin që të ketë si kujtim dy nga portretet e punuar bukur artistikisht prej penelit të Ramiz Llapatincës, Portretin e heroit Adem Jashari dhe Presidentit Historik të Kosovës. Sa herë vijnë festat e Kosovës, veçanërisht ajo e shpalljes së Pavarësisë, portretet do afishohen në mjedise festive dhe do të na kujtojnë edhe autorin e tyre, Nazmi Llapatinca. 
Ramiz nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, por ai do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, ashtu si dhe në Kujtesën tonë Kombëtare, si një artist dhe patriot përkushtuar! 
Pusho në Paqë piktori ynë dashur, RamizLlapatinca!(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete

Lamtumirë Rexhë Xhakli!

April 6, 2020 by dgreca

Ndahet nga jeta patrioti dhe adhetari i Kombit Rexhë Xhakli, New Jersey/

Nga Keze Kozeta Zylo/ Dielli/

Me hidhërim të thellë e mora lajmin e ikjes nga kjo botë të patriotit dhe atdhetarit të flaktë /

Rexhë Xhakli.  Ne ishim kreanar si Diasporë të kishim në gjirin tonë një burrë zemërmadh dhe një atdhetar që i rahu zemra  fort për Kombin deri sa iku.  Ne fakt zemra e tij do të jetë në përjetësi pasi ai la pas vepra që vihen në shërbim të njerëzve në nevojë, si në edukim ashtu dhe në fusha të tjera.  

I ndjeri Rexhë Xhakli së bashku me bashkëshorten e tij Dr.Xhaklin hapën qendra për fëmijë me Autizëm dhe Down Syndrom në Kosovë.  Ata kanë ndihmuar në fushata të ndryshme në ngritjen e fondeve për Kosovën dhe Kombin. Ishte e pamundur të mos e shikoje 

Rexh Xhaklin në aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe kulturore ku merrte pjesë gjallërisht dhe jepte opinione para kamerave. 

Të dy me Qemalin kemi pasur fat ta intervistojmë dhe ta kemi në arshivën e TV “Alba Life”, New York.  Elekuenca e Tij në të folur, dashuria dhe pasioni për punë kombëtare e rreshtojnë ate në njerëzit e njohur me kontribute të Diasporës Shqiptaro Amerikane.

Rexh Xhakli ndihmoi jo vetëm duke shkuar me Flamur në dorë në aktivitetet kombëtare, por dhe kontribuoi financiarisht.  Ai diti me plot kulturë dhe atdhetarizëm të bënte bamirësi atje ku duhej dhe kur duhej.  Altruizmi dhe patriotizmi i tij ishin dy nga cilësitë që dalloheshin lehtë kudo që shkonte.  Perkrahja qe iu ka bere fëmijëve me Autizëm dhe Down Syndrome, kishin dhe një arsye të madhe shpirtërore, ngaqë ia kushtoi djalit të tij Arbenit i diagnostikuar me Autizëm.  

Ai u dallua si nje biznesmen i suksesshëm dhe që diti jo vetem ta menaxhonte me profesionalizëm, por ndërkohe ndihmonte dhe Kombin.

Këto veprime kaq humane dhe tejet shpirtërore doemos që do të ngelen gjatë në kujtesën tone, jo vetëm ne që e njohëm nga afër, por dhe ne të gjithë Diasporën që i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit.

Është e dhimbshme kur dëgjon që njerëzit largohen nga kjo botë para kohe, por akoma dhimbja dyfishohet kur ikën në këtë kohë të pazakontë në kohë lufte.  

Ngushëllimet tona për ju Dr.Xhakli, Adrianës dhe Arbenit për këtë humbje të madhe në familjen tuaj!  

Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë fatkeqësi familjare.

Dritë të pastë shpirti Rexhë Xhakli!

Lamtumirë!

6 Prill, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

Rexhë Xhakli ndërroi jetë, Kryetari i Vatrës ngushëllon familjen

April 6, 2020 by dgreca

Veprimtari i komuniteti shqiptar në Neë York, Rexhë Xhakli ka ndërruar jetë më moshën 81 vjeçare. Ai ishte një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar dhe një kontributor në vendlindje, Shqipëri e Kosovë. Gjithë jetën e vet ia kushtoi çështjes kombëtare me një përkushtim të veçantë ndaj Kosovës.

U lind në Fier në një familje kosovare në vitin 1939. Mësimet e para i mori në shkollën fillore  të Ferizajt, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet e larta i filloi në Zagreb në fakultetin teknik, por i ndërpreu për shkak të përndjekjeve të Rankoviçit, i njohur për politikën e tij antishqiptare.

Rexhë Xhakli emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim u përfshi në veprimtaritë në ndihmë të Kosovës dhe çlirimit të saj prej okupatorit serb.Ai u dallua për donacione në ndihmë të organizatave dhe individëve në komunitet e në Kosovë.

 Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, në emër të Vatrës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Xhakli dhe miqëve.

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, Rexhe Xhakli

POLICIA E NEW YORKUT NË BETEJËN KUNDËR COVID-19 DHE AKTI I SHQIPTARIT ZIKRI META

April 2, 2020 by dgreca

– Strugani Zikri Meta gjeti një mënyrë origjinale për të ndihmuar policinë per t’u ardhur në ndihmë policëve shqiptarë dhe amerikanë që flinin nëpër makina nëpër rruget e New York-ut./

Nga Dalip Greca/

Dihet se ata që janë në ballin e betejës me armikun e padukshëm-COVID-19, janë bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët, dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Ata janë heronjët dhe aleatët e jetës kundër vdekjes. Të gjithë duhet t’i kurajojmë dhe t’i mbështesim ata. Por ka dhe heronj të padukshëm, të cilët nuk e kanë braktisur frontin e luftës kundër krimit, por edhe në betejën e pandemisë. Për ata flitet pak ose aspak. Flitet pak në media për rolin e policisë në frontin e dyfishtë; kundër krimit dhe në betejën kundër epidemisë botërore. Duke qenë të ekspozuar dhe në kontakt me qytetarët, fatkeqsisht në radhët e policisë së New York-ut ka shumë të infektuar. 

Sipas WABC, në raportet e 31 Marsit, NYPD raportoi  se afërsisht 15% e oficerëve me uniformë ishin të sëmurë nga Coronavirusi.Deri në mbrëmjen e së martës, 1,048 pjestarë me uniformën e policisë dhe 145 civilë nga radhët e saj ishin të testuar pozitivë për koronavirus. 

Është fakt i njohur se tashmë numri i policëve nga radhët e komunitetit shqiptar në policinë e New York-ut dhe të New Jersey-t, është i konsiderushëm, madje ata kanë krijuar edhe organizatat e tyre të komunitetit të policëve shqiptaro-amerikanë.

Ne kontaktuam online me disa prej tyre dhe na treguan se po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, edhe pse një pjesë e kolegëve janë të infektuar, dhe disa jashtë shërbimi. Pa pranuar të identifikohen me emra një grup oficerash të policisë së New Yorkut, na treguan edhe për një rast të vecantë, që e përcollën për gazetën Dielli.

Ndërsa po patrullonin në lagjet e Manhattanit natën vonë, një burr që shëtiste qenin iu afrua atyre, pasi dëgjoi që flisnin shqip dhe i pyeti se cfarë do të bënim pas shërbimit, ata thanë se do të flinim nëpër makina nga që s’mund të shkonim në shtëpi, edhe nga frika se mund të çonin nëpër shtëpitë e tyre virusin e tmerrshëm.

Ai ua dha celsat e apartamentëve të tij dhe u tha: -Përdorini derisa t’ju duhet, unë po shkoj në shtëpinë tjetër.

Kush ishte shqiptari që ua bëri këtë nderë policëve shqiptarë dhe amerikanë? Është një aktivist i njohur, një prej veprimtarëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe anëtar i degës së Vatrës në Queens, ZIKRI META, nga Struga. Strugani Zikri Meta gjeti një mënyrë origjinale për të ndihmuar policinë, per t’u ardhur në ndihmë policëve shqiptarë dhe amerikanë që flinin nëpër makina nëpër rruget e New York-ut, duke mos shkuar në shtepitë e tyre për të mos infektuar familjet e tyre.

Oficeri shqiptar i policisë që i telefonoi Diellit tha: Z. Zikri Meta hapi dyert e apartamenteve te tij në New York per t’na ardhur në ndihmë ne policëve në këto çaste të vështira. Secili bën aq sa mundet. Ai gjeti një mënyrë origjinale për t’na ndihmuar. E falenderojmë me zemër.

Atdhetari Zikri Meta me këtë gjest human ka shpetuar oficerat Americano shqiptar dhe familjet e tyre nga infektimi i këtij virusi vdekjeprures, që ka marrë disa jetë policësh dhe ka infektuar shumë nga radhët e policisë së New York-ut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: COVID-19

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 148
  • 149
  • 150
  • 151
  • 152
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT