• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDOCI E JOLANDA GURASHI IKEN PERGJITHMONË

February 24, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Melbourne/Australi/

1 Gurashi

NDOCI E JOLANDA GURASHI/

VDEKJA E MIQVE ASHT GJITHMONË TOPITËSE…/

ATA ASNJËHERË NUK KANË AS MOSHË !../

Në rrugen e bukur të Gjuhadolit per me dale tek Dugajt’ e Reja, majtas janë disa nga shtëpijat dykatëshe të viteve 1900… Të rreshtueme bukur dhe me dyer me harqe…

Në krahun e majtë asht edhe dera e Kol Gurashit. Aty deri vonë banonin tre djelmët e të Nderuemit Kolë, Zefi, Shani dhe Ndoci. Vajzen e kishte të martueme në Tiranë. Një nga shtëpijat e njohuna në Shkoder per disa virtyte të paharrueshme. Kola u plak tue kndue! Një muzikant dhe njohës i zakoneve dhe traditave Shkodrane. Kur hapej ajo derë aqsa e vjeter dhe e nderueme, njeriu kishte perpara një shprehje: “Hajde mirse të pruni Zoti!”

Mikpritja dhe buzqeshja nuk i mungonin asnjenit, tue fillue nga plaku muzikant.

Ndocin e njoha nga vllau im Alfonsi rreth vitit 1954 kur u lirue nga burgu i parë…

Ma vonë miqsia u trash dhe pa hy nder tunelet e moshave, kemi vazhdue si miq nga lidhja prej pikturës, ku Ndoci kishte shumë eksperiencë dhe pasion per atë art. Merrej me zbukurimin e ndermarrjes dhe në kohen e lirë Ndoci, vraponte me pikturue nder bukuritë natyrore të Shkodres, e cila të joshte sa në një qoshe në tjetren. Kemi vazhdue bashkë me Ndocin dhe një grup piktorësh Shkodranë, liceun artistik me korespondencë.

Aso kohe Ndoci ishte i martuem me Jolanden, vajza e argjentarit Nush Paci, që ishte Baba i shokut tim të shkollës Pedagogjike të Shkodres, piktorit njohun Ferdinand Paci.

Ferdinandi mbasi perfundoi pedagogjiken, punoi piktor në repartin e pikturës dhe, ma vonë kur ne vazhdonim liceun me korespondencë, Ferdinandi perfundoi shkollen e Arteve në Tiranë, sigurisht nder ma të talentuemit dhe të pergatitunit e asaj shkollë.

Pjesmarrja e ynë nder ekspozitat lokale në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, ku drejtonte piktori Vladimir Jani, kishte krijue edhe lidhje miqsore mes nesh, ku Ndoc Gurashi ka spikatë per miqësi, bujari, edukatë, besë e pse jo edhe si artist.

Në vitin 1966 kur në Shkoder ne komunikonim në shumë aspekte, një ditë shkova tek shtëpija e Ndocit, dhe tue u ngjitë në shkallen që të çonte nalt në katin e dytë.., ndalova një moment dhe po veshtrojshe pamjen e bukur të kompanjelit Kishës së Fretenve…

Ndoci, më ftoi dhe shkueme tek një dhomë pune, ku Ndoci kishte punue pejsazhin që më terhoqi aq shumë vemendjen per realizimin e mbrekullueshem artistik. Ma vonë ai pejsazh u ba aq problem sa rrezikoj per Ndocin edhe t’ ardhmen e Tij… Kur Ndoci ka dashtë me e paraqitë në Ekspoziten vjetore, nuk kanë mungue dashakqijtë e Ndocit…

Mbas shumë debatesh e telashesh si gjithnjë… Ndoci e terhoq vepren e Tij.

Jam i sigurtë se ai pejsazh asht edhe sot Kryevepra e Ndoc Gurashit…

Në vitin 1969, mue më larguen nga arsimi dhe shkova piktor në fabriken e Mëndafshit.

Aty ishte llogaritare Jolanda (pra Landi) zonja e Ndoc Gurashit, një trashigimtare e saktë e Nanës së vet Luçijes, që trashigonte mbi të gjitha dashamirsinë vllaznore…

Mbas vitit 1975 kur fatkeqsisht Fedrdinandi humbi jeten në aksidentin e Thethit, Ata dhe ne i shterngonim doren njenitjetrit, po në fyt lidhej një ny.., që nuk u zgjidh kurrma!

***

Kam komunikue me Ndocin dhe Landin edhe vitet e fundit…

Me moshen gjithshka sa vinte e vështirsohej, perveç dashunisë së Tyne të pakufi…

Ruej kujtime…

Po, Kolë Gurashi në sofren e Ndocit dhe Landit… Nuk këndon kurrma!

Trashigimtarëve të Kolë Gurashit prej zemret i uroj jetë të gjatë e të lumtun!

Melbourne, 24 Shkurt 2018.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fritz radovani, Ndoci dhe Jolanda Gurashi, shkuan pergjithemone

NË ZELANDËN E RE U SHËNUA 10 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 17, 2018 by dgreca

1 zelandeShkruan: Sabit Abdyli/4 xhoi
Auckland, 17 shkurt 2018/Në sallën e stolisur me flamurin kombëtar e të shtetit të Kosovës u tubuan tok së bashku shqiptaro-zelandezët për të festuar Ditën e Pavarësisë. Ditën më të rëndësishme të krejt historisë së Dardanisë, siç tha Sefedin Zeka me rastin e hapjes së manifestimit.
6 ZelandeNë ketë solemnitet ishte edhe konsulli i nderit për Republikën e  Kosovës në Zelandën e Re  prof. dr. Kenneth Jackson me  bashkëshorten e tij, zonjën Marry, i cili gjithë qejf e mori fjalën dhe me fjalët më të mira uroi të pranishmit.
2 zelandeJam i kënaqur, vazhdoi ai, që përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe  kam bindjen  se do të bëjmë më të mirën për shtetin e Kosovës dhe të Zelandës së Re.
3 xelande 1
Nën tingujt e këngës shqipe  të tubuarit kokë më kokë  evokuan kujtimet e së kaluarës, drekuan me gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare, vallëzuan e kënduan deri në orët e vona të ditës. Vlen përmendur punën e Flamur Sejdiut i cili bëri  organizimin si është më së miri për mirëvajtjen e manifestimi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 10 vjetori i Kosoves, Sabit Abdyli, Zelanda e Re

IMAM EDIN GJONI:NJOFTIM PËR TË PAME

February 9, 2018 by dgreca

1 Kasem Gjoni1Në një njoftim të shpërndarë nga Imam Edin Gjoni, njoftohet se babai i tij, Kasem Gjoni, ka ndërruar jetë dy javë më parë në vendlindje, ku iu bënë edhe nderimet e fundit. Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i percjellin ngushellime me thella Imam Edin Gjoni per humbjen e babait te tij te dashur.

Në njoftim shkruhet se pritja e pamjeve do të bëhet Ditën e Dielë, me 11 Shkurt, nga Ora 11 e paradites deri në orën 4 pasdite.

Ja njoftimi i plotë:

***

Të nderuar miq,
Përmes këtij postimi dëshiroj të ju njoftoj se të dielën, me datën 11 Shkurt, do të mbahet pritja e pamjeve dhe ngushëllimeve për babanë tim, Kasem Gjonin, i cili ndërroi jetë dy javë më parë në vendlindje.
Pritja do të mbahet në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikan në Queens, 72-24 Myrtle Ave, Glendale, NY 11385, prej orës 11 të paradites deri në orën 4 të pasdites.
Për sqarime më të hollësishme mund ta kontaktoni edhe zyrën e Qendrës, në (718) 386 4720.

Ju faleminderit

***

Dear friends,
Through this post, I would like to inform you that on Sunday, February 11, we will hold a viewing for my father, Kasem Gjoni, who passed away two weeks ago in his homeland.
The viewing will be held at the at the Albanian-American Islamic Center of Queens, 72-24 Myrtle Ave. Glendale, NY 11385, between the hours of 11:00am to 4:00pm.
For any additional information, you may contact the center (718) 386 – 4720.

Thank you,

Filed Under: Komunitet Tagged With: Imam Edin Gjoni, per humbjen e babait, te pame

Reagim ndaj Pandeli Majkos në vend të një ftese nga shqiptarë t e Çikagos

February 8, 2018 by dgreca

SHSHA në vend të reagimit:Ministri i Diasporës Pendali Majko është dashtë të vizitoj Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago/

Skender-Karaçica-autor

Nga Skënder Karaçica,/

Si shkas për reagimin e SHSHA-së në Çikago u bë vizita e Ministrit të Diasporës Pendali Majko në Amerikë,i cili sot nisi takimet e tij me diasporën shqiptare në Detroit dhe sipas agjendës ai i shoqëruar nga Ministri i Kosovës Dardan Gashi do të vizitojnë Nju Jorkun dhe Teksasin.Na habit fakti se si e kanë lënë anash Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago,që për ekonominë e të dyja vendeve Shqipëri-Kosovë ka shpreh interesim për politikat ekonomike të investimeve.Kështu thuhet në fillim të këtij reagimi të SHSHA-së dhe me këtë rast ia përkujtojnë ambasadores së Shqipërisë në Uashington Floreta Faber,ndonëse kemi qenë në dijeni për ardhjen e delegacionit të dy ministrive gjegjëse nga Tirana dhe Prishtina për vizitë zyrtare në Amerikë,që në agjendën e kësaj vizite të jetë Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago,për çka me kohë i jemi drejtuar me shkrim në e-mail zyrtar të Amabasadës së Shqipërisë në Uashington që Ministri i qeverisë shqiptare Pendali Majko të vizitoj këtë institucion
të biznesit dhe të politikave të investimeve në Amerikë dhe në botë.
Mirëpo,për habinë tonë për kërkesën e SHSHA-së në Çikago ata në zyrat e kësaj ambasade dhe ambasadorja Floreta Faber as që e pa të udhës të paktën të përgjigjet me mundësitë ose jo të kësaj vizte të mirëpritur të Ministrit Pendali Majko në këtë institucion të rëndësishëm të biznesit dhe të investimeve në Amerikë dhe në botë,thuhet me tej në reagimin e SHSHA-së.
Vlen të theksohet se Ambasadorja Floreta Faber mori pjesë në pritjen solemne që pati organizuar Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago për ish presidentin e Shqipërisë,Bujar Nishani dhe interesimi pos tjerash që të nisin projektet për investime në ekonominë shqiptare,ndonëse stafi profesional i këtij insitutucioni me kohë kishte njohuri të bollshme për resurset e pasura që disponon nëntoka e Shqipërisë dhe ato njerëzore për klimën e mirë për investime nga Amerika.
Në këtë takim të ngrohtë në Çikago,presidenti Bujar Nishani pati falur gjerësisht për marrëdhëniet shqiptaro-hebreje për praninë dhe shpëtimin e tyre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore nga orët vrastare të holokaustit të Nazi-fashizimit duke kërkuar që nga Amerika mike të vijnë në Shqipëri bizneset dhe kompanitë  kapitale për investime,kështu thotë SHSHA.
Për ardhjen e delegacionit dypalësh nga Tirana dhe Prishtina,zyrtarët e këtij institucioni të biznesit dhe të investimeve në Çikago të udhëhequr nga Daniel Shure,këshilltar i lartë dhe ,,Ambasador Nderi,,i Shqipërisë e kanë mirëpritur që të vizitojnë Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago.
Për fund po theksojmë se Ambasadorja Floreta Faber në Uashington e harroi Çikagon dhe anashkaloj SHSHA që me kohë e kishte bërë me dije për kërkesën që Ministrat Pendali Majko dhe Dardan Gashi të jenë mysafirë në institucionin e përmendur më lartë,thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së.
 
Skënder Karaçica
 Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association 

of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Filed Under: Komunitet Tagged With: Reagim ndaj Pandeli Majkos, Skender Karacica

Saranda Halsted ambasadorja e vogël e Shqipërisë

February 8, 2018 by dgreca

2 Saranda1 ok Saranda 11 Saranda

Ambasadorja Saranda Halsted flet para nxënësve dhe mësueses amerikane në Long Island për Sarandën qytetin nga ka marrë emrin si dhe tregon foto rreth Shqipërisë.

Këtë javë ajo quhet VIP i javës, dhe ekspozon nëpërmjet punës së saj me foto dhe spjegime përkatëse gjithçka që ajo ka menduar.

Në linjën e parë Saranda ndodhet midis Flamurit Shqiptar dhe Flamurit Amerikan.

Ajo vërtetë nuk është emëruar nga qeveria shqiptare si ambasadore, por emërimin më të sinqertë dhe me dashurinë nga palca e shpirtit ajo e ka marrë nga pagëzimi i prindërve të saj me emrin aq të bukur Saranda.

Saranda e përzgjedhur si VIP i javës ka qenë cicerone e vogël e qytetit të magjishëm të Sarandës, por me peshë sa kalaja e Butrintit, sepse u solli shumë nxënësve amerikan një qytet shqiptar që nuk e kishin njohur më parë.

Sa krenar u ndjemë si gjyshër me ty Saranda, e ëmbla jonë!

Long Island, New York

7 shkurt, 2018

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasadorja, Saranda Halsted

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT