REXHEP RECI 1932-2019/
Bronx-New York- 14 Qershor 2019- Sot, e Premte 14 Qershor u përcoll për në banesën e fundit profesori Rexhep Reci, i cili ndërroi jetë në Nju Jork në moshën 87 vjecare.
Komuniteti shqiptar dhe miqtë i shprehën ngushëllimet familjes të Enjten pasdite, me 13 Qershor 2019, në Shtëpinë Funerale: Farenga Brothers, në Allerton, Bronx, NY. Të Premten, 14 Qershor, në orën 9 deri në 10 paradite, ka nisë ceremonia e përcjelljes në Shtëpinë Mortore Farenga Brodhers për të marrë më pas rrugën drejt varrezave Woodlaw, në adresën: 517 E. 233rd Street
Bronx, New York, ku u krye varrimi nga ora 11 -12.00.
Pushoftë në Paqë shpirti i Rexhep Recit. Ngushëllime Familjes dhe miqëve!