– Dhuruesit kanë bërë dorëzimin e arkivave në vendlindje si gjest bujarie dhe humane pa asnjë interes dhe përfitim financiarë, kurse shteti i Kosovës i “vlerëson” dhuruesit patriot bujarë me copa letre pa asnjë vlerë patriotike./
– Lidhja e Prizrenit në New York (1962-2014) i dhuron arkvin e vet Kosovës)/
– Një reportazh që nuk u botua asnjëherë në mediat në Kosovë/
Nga Klajd Kapinova/
Dorëzimi apo dhurimi me bujari i Arkivave të organizatave panshqiptare në drejtim te shtetit amë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj., ështe një nismë që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime.
Shumë personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro amerikanë tashmë kanë dorëzuar arkivat personale të tyre në Shqipëri. Rasti më klasik janë profesor dr. Arshi Pipa dhe prof. Zef Nekaj, të cilët vullnetarisht, me shpenzimet e tyre i kanë derguar thesaret e tyre kulturore dhe shkencore, dokumentet, dorëshkrimet dhe librat në Shkodër (gjithsej 45 pako të mëdha në Muzeun Hisorik të Shkodrës) dhe Mirditë pranë familjes së tij.
Media poskomuniste dhe socialiste sot në Shqipëri e kaloi me heshtje këtë gjest fisnik të dy profesorëve tanë shqiptaro amerikanë Pipa dhe Nekaj, sepse ata ishin opozitarë me regjimin komunist dhe “demokratik” socialist sot…
Dje në New York, një grup shqiptaro amerikanë u mblodhën në një lokal për të bërë ndarjen formale të disa fletushkave pa vlerë, për aktivistët dhe nacionalistët e komunitetit tonë zotërinjtë Ismet Ukë Sadiku Berisha aktualisht Kryetar i organizatës Panshqiptare Lidhja e Tretë Shqiptare e Prizrenit dhe Sekretari i Prgjithshëm studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj.
Shteti i Kosovës dorëzimin e dokumenteve historike të arkivit original të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj në New York e “vlerësoi” me dy copa pusulla ose letra bakalli pa vlerë.
Dihet se arkivat janë pasuri kombëtare, pavarësisht sa larg ndodhen ato sot. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1990, shteti komunist i vodhi dhe mori me forcë të gjithë arkivat, dokumentet, antikuaret, dorëshkrimet dhe sendet me vlerë historike nga kuvendet Franceskane dhe Jezuite në Shkodër e i nisi me makina speciale në drejtim të Arkivit Qendror të Shtetit.
Edhe sot e kësaj dite, këto pasuri dhe prona personale të kuvendeve të Kishës Katolike në Shkodër nuk i janë rikthyer këtyre kuvendeve, por përkundrazi shteti komunist (socialist) sot vazhdon të ketë përfitime të mëdha financiare nga shfrytëzimi i tyre. Ata kanë vënë tarifa financiare, duke i detyruar studiuesit dhe personat e interesuar për ato që të paguajnë për të marrë kopjet e tyre.
Këtë gjë do të bëj shumë shpejt edhe shteti apo Republika pa arkiva i Koosvës, me dokumentet e organizatave panshqiptare në SHBA etj.
Dhuruesit i kanë bërë këto gjeste bujarie dhe humane pa asnjë interes dhe përfitim financiarë, kurse shteti i Kosovës i “vlerëson” dhuruesit patriot bujarë me copa letre pa asnjë vlerë patriotike.
Për të larë gojën përfaqsuesit e shtetit të Kosovës sjellin në SHBA letra me zhgarravina e motivacione boshe me boj dhe ftojnë disa mediat për të bërë zhurmë…
A është e drejtë që drejtuesit e organzatës panshqiptare të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Priztrenit zotërinjtë Ismet Berisha dhe Tomë Mrijaj të ftohen nga miqët nga Kosova për të marrë pusulla bagalli pa asnjë vlerë, kur vlerësimi për gjestin e tyre patriotik dhe bujar duhet të ishte bërë direkt nga Presidenca e Kosovës!?
YONKERS, New York
Mikpritja, një traditë e hershme e popullit shqiptar, është transmetuar brez pas brezi edhe në komunitetin e madh shqiptar në SHBA dhe posaçërisht në shtetin e madh metropolitan të New York-ut.
Në vazhdën e traditës së tij bujare, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, studiuesi, publicisti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes se Prizrenit Tomë Mrijaj, me makinën e tij, niset drejt aeroportit ndërkombëtar “JFK” (John F. Kennedy International Airport), për të pritur delegacionin e Arkivave të Republikës së Kosovës, miqët: Ramë Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisë Shtetërore të Arkivave, prof. dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i Shoqatës Mbarëshqiptare Trojet e Arbërit, Hamdi Bërbatovci, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i Drejtorisë për Veprimtari Arkivore të Republikës së Kosovës.
Idea dhe realizimi i nismës
Historia e nismës së dorëzimit të materialeve të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim të shtetit të ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, një pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut, nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LShP) dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj, studiuesit dhe publicistit bashkohorë Tomë Mrijaj.
Gjatë kontakteve të vijueshme të studiuesit Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani Shatri i kishte kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh shqiptaro-amerikanë tek shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore historike, me vlera për pasurimin e Arkivit të Kosovës.
Duke ndjekur me kujdes historinë e veprimeve të vijueshme patriotike të zotërinjve Berisha dhe Mrijaj, mësojmë, se Lidhja e Prizrenit (1878, 1943, 1962), me kohë e ka menduar, që t’i dhuroj Kosovës, vendlindjes së Lidhjes së Prizrenit, të gjithë arkivin e pasur të aktivitetit të madh patriotik të organizatës së tyre, për çështjen shqiptare në SHBA dhe shtetet e ndryshme të botës, ku ajo ka pasur degët e saj.
Për më shumë, mësojmë nga deklarata e dhurimit të arkivit të organizatës së vjetër shqiptare (me qendër në New York të SHBA-së), të nëshkruar nga aktivistët veteranë të komunitetit shqiptaro-amerikanë, zotërinjtë Ismet Berisha dhe Tomë Mrijaj.
Ndër të tjera, në deklaratën, që për herë të parë behet publike, thuhet, se:
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët e saj në shumë shtete të botës, i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave (AShAK) të Kosovës të gjithë dokumentacionin nga viti 1962-2014.
Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbas një aktiviteti të pareshtur patriotik, nga viti 1962-2014, Vendosi, që Arkivin e saj të pasur shumëvjeçar t’ia dhurojë AShAK, në mënyrë që dokumentet historike, të jenë pronë e popullit.
Ne besojmë, se shkencëtarët e rinj të historisë, do të ruajnë dhe ofrojnë në të ardhmen muzeve të shtetit të Kosovës ngjarje, data dhe përsonalitete, që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në tërësi dhe të popullit martir të vendlindjes në veçanti. Ne shpresojmë dhe besojmë, se muzetë e ardhshëm, do të jenë institucioni i ruajtjes së kujtesës, i ngjarjeve dhe dëshmive të shkruara materiale të emigrantëve në diasporën e Amerikës, duke i ofruar materiale për kërkime historike, dhe qëllime studimore, edukuese, në shërbim dhe i hapur ndaj publikut.”
Çfarë përmbajnë arkivat e Lidhjes së Prizrenit në SHBA!?
Delegacioni i ekspertëve të Kosovës, gjatë kohës së qëndrimit në New York, ka mundur të seleksionoj 18 kutia të mëdha me materiale arkivore historike. LShP e themeluar në New York (1962) nga një grup shqiptarësh të emigruar nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ka një histori të pasur plot luftra dhe përpjekje, prej shumë dekadash e shoqëruar me fitore dhe humbje.
Në arkivin e saj, përfshihen letërkëmbime të personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në SHBA dhe shtete të ndryshme të botës.
Këto letra, foto, dorëshkrime, etj., janë ruajtur prej shumë dekadash në zyrat e Lidhjes.
Në fondet e arkivave bëjnë pjesë letërkëmbimet e Kryetari të parë ing. Xhafer Devës, me Kyetarin e mëvonshëm Ismet Berisha dhe personalitete të tjera të diasporës në Amerikë dhe shtete të tjera të botës.
Aty gjenden disa nga dokumentet e rëndësishme, sikurse janë: “Lidhja e Dytë e Prizrenit” (16-20 shtator 1943), letërkëmbime të antarëve të Lidhjes, kongreset, që janë mbajtur për Kosovën; Kushtetuta e LSHP, dokumente të degës së LSHP në Canada; Kongresi II-të i LSHP 26-27 nëntor 1971 Manhattan New York; letra origjinale e Prof. Ernest Koliqit dërguar LSHP në New York; letrat e Mbretit të Shqiptarëve Leka I Madrid (Spanjë, 1966); Tajar Zavalanit; Hasan Dostit ish Kryetar i Komitetit “Shqipnia e Lirë” (California, 1966); Kapiten Ahmet Sata, Përgjegjës i Rezistencës në Belgjikë (Bruxelles, 1966); Kolë Bibë Mirakaj S. Biagio, 1966); Muharrem Bajraktari (Bruxelles, 1966); letrat e Tahir Zajmit, Hamëz Devedaku, Miftar Gashi, Qerim Berisha, Muharem Maralusha, Father Andreë Nargaj O.F.M.; letra të ndryshme nga Grupi i LSHP në Malbourne (Australi, 1966); Spiro Theodhosi (Massachusetts, USA); Beqir Maloki, Jak Shahini (Montreal, Canada); Faik Zaqi (Toronto); Agim Kosova (Detroit, MI); Abdul Latifi (Damask, Siri); Xhelal Mitrovica (London), Jusuf Sahiti dhe vëllai Sait Gashi (Izmir, Turqi), Mehdi Hasan Mati (London), Skënder Ukë Sadiku, Reiz Ali Hoxha (Marselle, Francë); Kalosh Hamdia, kumtesa dhe manifestime në përvjetore të ndryshme të LSHP në New York dhe shtete të ndryshme të botës; Memorandumi drejtuar Kombeve të Bashkuara me Seli në New York City SHBA (Sekretarit të Përgjithshëm Mr. Uthant, drejtues i Asamblesë së OKB-së) dhe delegatëve të shtetëve”; dokumente origjinale mbi shpërndarjen gjeografike të LSHP dhe degët e shpallura nëpër botë: Dega New York themeluar (1962); dega “Hasan Prishtina” (1963), Toronto, Canada; dega At Shtjefen Gjecovi O.F.M., (1963), Bruxelles, Belgjikë; dega “Azem Bejta” (1964), Paris, Francë; dega Melbourne (1964), Australi; dega “Haki Taha” (1964), Racine–Milëaukee, USA; dega “Haxhi Zeka” (1964), Stamboll, Turqi; dega “Isa Biletini”, (1964), Ëaldraiburg, Gjermani; dega “Haxhi Zeka”, (1964), Chicago, USA; dega “Sadik Rama” (1964), Ankara, Turqi; dega Gjermani Perëndimore, (1965) Kaiserslautern (RFGj); dega Ontranto (1966), Canada; dega “Abdyl Frashëri”, (1971), Brooklyn, NY, USA; dega Greeëich, (1971), CT., USA; dega “Ali Pashë Gucia”, (1971), Bronx, NY, USA; dega Philadelphia, (1999), Pennsylvania, USA; dega Fort Laudaerdale, (1998), Florida, USA; dega Stamford, (1997), Conneticut, USA etj., letra nga dom Anton Kcira, famullitar i kishës Katolike Shqiptare të shën Palit në Detroit, (MI); Dom Pjetër Popaj famullitar i kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës Hartsdale, New York; Kongresi I i LShP faqe 1-36; Veprimtaria e LSHP në mërgim, Kongresi II, III, 1982, (dorëshkrim); “Libri ynë i bardhë”, LSHP 1878-1943-1962 (dorëshkrime); letra origjinale dërguar Shtëpisë së Bardhë në kohë të ndryshme, si: zj. Hillary Rodham Clinton, Presidentit Bill Clinton, Anthony Lake (ndihmës i Presidentit Bill Clinton për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së), Hanry Kelley (bashkëpunëtor i stafit për cështje të Ballkanit); Zv/Presidentit Al Gore; Christopher Marcich (ndihmës për Marrëdhëniet Tregtare për Europën dhe Mesdheun); Thomas E. Donilon, senator Mike DeËine, Jesse Helms, senator Christopher J. Dodd, Mark Sobel, senator Bill Bradley, David E. Grogan, senator Benjamin A. Gilman, Hans Meesman (Ambasador i Hollandës në Ëashington D.C.), Christine Mattheës (editor, Cambridge University Press), kongresisti Floud H. Flake, Presidenti George Ë. Bush, senator Alfonse D’Amato, Anne Massagee (Drejtuese e Programit të të Drejtave të Njeriut, në Qendren “Carter” në Emory University), senator Joseph L. Liberman, senator Claiborne Pell, Profesor David Crystal (Cambridge Encyclopedia), kongresist Christopher Shays, Joseph DioGuardi, etj., etj.
Takimi në Federatën Panshqiptare Vatra
Delegacioni i ekspertëve të Arkivave Qendore të shtetit të Kosovës, u shoqërua gjatë gjithë kohës së qëndrimit nga aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, studiuesi Tomë Mrijaj, njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i LShP.
Publicisti dhe autori i disa libra për komunitetin tonë z. Mrijaj, u dhuroi nga arkivi i tij përsonal Arkivit të Kosovës, dokumente të rëndësishme, që kanë lidhje më historinë e aktiviteteve patriotik të LShP, për cështjen shqiptare dhe të Dardanisë në vecanti.
Në zyrat e Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) në Bronx, delegacioni i miqve nga Kosova, u prit në ambientet e Vatrës nga ish kryetari i saj dr. Gjon Bucaj dhe stafi i tij si dhe editori i gazetës “Dielli” gazetari Dalip Greca.
Në shtëpinë e rinovuar të Vatrës, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të Federatës Vatra dhe përfaqësuesëve të Arkivave të Kosovës.
Ish Kryetari i Vatrës dr. Bucaj, u uroi mirëseardhjen dhe bëri një përshkrim të historisë së arkivit të Vatrës nga vendlindja (Boston) deri në New York, dhe mundësitë, që ka organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, për të dërguar kopje të dokumentacionit të saj arkivor.
Në takimin me vatranët, diskutuan miqtë: Ramë Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisë Shtetërore të Arkivave, prof. dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe njëherazi president i Shoqatës Mbarëshqiptare Trojet e Arbërit, dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i Drejtorisë për Veprimtari Arkivore të Republikës së Kosovës.
Ata në mënyrë profesionale bënë një përshkrim të arkivave të Kosovës, gjendjen e tyre dhe mënyrën se si personeli i saj i kualifikuar i admnistron materialet dokumentare, që dhurohen (origjinale ose fotokopje) nga organizata, klube, individe, parti politike dhe shoqata të tjera në emigracion.
Editori i gazetës “Dielli” (1909) Dalip Greca, ekspozoi disa nga dokumentet origjinale, ndersa ish Kryetari dr. Gjon Bucaj, dhuroi një dokument origjinal të vitit 1920, e njohur asokohe si “Huaja Kombëtare”, organizuar nga Federata Vatra, për t’i ardhur në ndihmë Qeverisë së Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimit të kualifikuar, miqtë e ardhur nga vendlindja, u bënë thirrje individëve, grupeve, organizatave atdhetare, kulturore, politike etj., të cilët, kanë dokumentacion arkivor, shkresor apo fotografik, t’ia dhurojnë Kosovës, me qëllim që të vihen në dispozicion të studiuesve në mënyrë profesionale e institucionale. Ajo që ishte e rëndësishme në mesazhin final të miqve ekspertë të arkivave dhe historisë ishte se ata garantuan ruajtjen dhe privatësinë e dokumentacionit të dhuruar nga grupe dhe individë nga emigracioni.
Thesari i Arkivit të Komitetit “Shqipnia e Lirë”
Ajo që suprizoi të gjithë të pranishmit, ishte një fond origjinal e i pasur arkivor, që kishte sjellë me vete studiuesi veteran i komunitetit ish gazetari i “Zërit të Amerikës” Idriz Lamaj.
Publicist Lamaj, kishte sjellë me vete dhe ekspozoi në zyrat e Vatrës mbi 15.000 dokumente origjinale të Komitetit “Shqipnia e Lirë”.
Ai tha, se kishte sjellë për të parë ekspertët e arkivave të Kosovës, dokumente origjinale dhe se ata nuk janë i gjithë materiali i pasur, që ai disponon prej shumë dekadash nga ish zyrat e Komitetit, ku ai bënte pjesë.
Vatristi veteran Lamaj, u shpreh i gatshëm të bashkëpunoi me Arkivat Qendore të vendlindjes në Kosovë dhe Shqipëri.
Për lexuesit, është mirë të dijnë se cfarë përmbajnë një pjesë e dokumenteve: “Masakrat malaziase në Plavë-Gusi-Rugovë”, raporte origjinale nga Komiteti i Kosovës 1919-1921; “A chronology of events in Albania 1944-1952” (Free Euro Press); correspondence: letrat e Prof. Ernest Koliqit, Athanas Gegaj, Tahir Zajmi, Ing. Xhaver Deva, Raif Maliqi, Dervish Bajram Currit, Prof. Rexhep Krasniqit, Prof. Martin Camaj, prof. Zef Nekaj, Imam Vehbi Ismaili (autobiografi); deklarata e mbylljes së KShL; Prof. Rexhep Krasniqi: “Qendresa e Kosovës kurrë nuk asht trajtue në historinë e Shqipnisë” (dorëshkrim); Xhevat Kallajxhiu “Zëri i Amerikës”; Vasil Germenji 1960 (raport); KShL Zyra e Kryesisë për vitet 1960, 1970, 1971 etj.; Letra të ndryshme dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan gjatë viteve: 1960, 1969, 1970, 1971 etj.; KShL “Dita e Flamurit”, 1977, 1975, 1978, 1980, 1983 etj.; KShL Zyra e Kryesisë–korrespondencë 1957-1967, 1964-1965, 1984-1985 etj.; korrespondenca të ndryshme në gjuhën angleze; letërkëmbimet e Dr. Mons Zef Oroshit me juristin Kapidanin e Mirditës Ndue Gjomarkaj; Kolë Mirakaj, Njazi Sulca, Ëelfgang Tucks, Prof. Rexhep Krasniqi, Miss Melanie M. Sever, Shemshedin Kryeziu, Lec Shllaku (editor), Jonuz Ndreu, Ragip Frashëri, Joe Wilkie, Shaban Gjura, Leo Cherna, Prof. Gjon Sinishta, Prof. Adem Hoda (editor i gazetës “Ndërgjegja”), Barbara Lopez, Dr. A Dema (Uriburu, Argentina 25.5.1984), Dori Male, Tahir Kolgjini, Skënder Zogu, Lt. Col. Eduardo Ressel (Rio de Janeiro, RJ Brasil); Mark Traboini, Mr. C. Barsh (The Hague The Netherlande), Dr. Sami Repishti, Emil Kastrati, Shaban Gjuro, Maria Lombardo, Rifat Kolgjini, Stephan Lipsiue; “Dosja e Trathtisë” (material tepër secret), Prof. Arshi Pipa, Isuf Uka Kelmeni, Prof. Rexhep Krasniqi (letrat e fundit, para se të ndërronte jetë…), 50-vjetori i Radios “Zëri i Amerikës”, Adem Hodo, Xhevat Kallajxhiu, letërkëmbimi i gazetarit Idriz Lamaj, me figurat e shquara të botës shqiptare në diasporë, Osnelda Deva, Mehdi Frashëri (raporti original i autopsisë), Memorandim për Këshillin e Komitetit “Shqipnia e Lirë”, Viktor Darragjati (Madrid, Spanjë), Këshilli i KShL për vitet 1958-1960, Organizatat Politike Shqiptare në Mërgim, etj., etj.
Mirënjohje për asamblistin shqiptaro-amerikanë Mark Gjonaj
Me rregullore të veçantë, Ministria e Diasporës, jep çmim vjetor në fusha të ndryshme të arsimit, shkencës, sportit, bisnesit, post mortum (mbas vdekjes), kontribut të veçantë, për pjesëtarët e diasporës, që kanë dhënë kontributin e tyre për shtetin e Kosovës, qoftë edhe përmes përmisimit të imazhit të Republikës së re.
Shteti i Kosovës, në kuadër të manifestimit tradicional: “Ditët e Diasporës 2014”, për kontribut të veçantë, jep çmimin vjetor. Në një takim vëllazëror, mes miqve shqiptarë këtë çmim, në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Ministrit Ibrahim Sh. Makolli e dorëzoi Hamdi Bërbatovci, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës. Ai me fjalë të përzgjredhura, përshkroi aktivitetin atdhetar të asamblistit Mark Gjonaj dhe kontributin e tij, në ndihmë të çështjes shqiptare, duke i dorëzuar Mirënjohjen e shtetit të Kosovës.
Në ceremoninë e vlerësimit të aktivistit dhe politikanit të ri z. Gjonaj, morën pjesë: Prof. Dr. Muhamet Shatri, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Diasporës për Grumbullimin e Lëndës Arkivore dhe Muzeale dhe Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare “Trojet e Arbërit”, studiuesi dhe publicist bashkëkohorë Tomë Mrijaj Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bisnesmenët: Hilë Përlleshi dhe Sani Vataj etj.