• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

20 vjetori i shoqatës “Ana e Malit” dhe kuvendi vjetor i saj, NY

March 7, 2017 by dgreca

1 ok anna e MaNë restorantin Vanderbilt u mblodhën Ana Malasit për Kuvendin e tyre vjetor si dhe me këtë rast për të përkujtuar/1 qemali

Nga Keze Kozeta Zylo/3 ana MPlaga e ikjes nga trojet e lashta shqiptare vazhdon të rrjedhë gjak, vazhdon të jetë e hapur e pashërueshme dhe mjerisht s’është gjendur asnjë kurë per ta shëruar.  Me sa duket e vetmja kurë për të shëruar plagët e ikjes për emigrantët është organizimi i tyre nëpër shoqata dhe klube të ndryshme shqiptarësh.  Ka mjaft shoqata atdhetare dhe patriotike që ndihmojnë me plot dashuri dhe përkushtim bashktatdhetarët dhe vendin e tyre nga kanë ardhur.  Nje prej tyre që punon me plot devotshmëri është shoqata “Ana e Malit”. 2 ana e M

Tubimin e hapi kryetarja e shoqates “Ana e Malit” znj. Emmie Selaj e cila përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe iu uroi atyre punë të mbarë.  Zonja Selaj foli për të gjitha organizimet dhe aktivitetet e rëndësishme të shoqatës përgjatë vitit 2016-2017të. 4 anna e MAktivitetet si festa internacionale e gruas, pikniku vjetor, shenjterimi I Nene Terezes, pjesëmarrja e 42 të rinjve në Festivalin e përvitshëm të organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodres, të cilët u përgatitën nga zonja Angjelina Nika, Festimi i përbashkët në104 vjetorin e Pavarësisë, në9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës etj, flasin qartë për një punë serioze të kryesisë së shoqatës.  Ndërkohë ajo ftoi prindërit që fëmijët e tyre të bëhen pjesë e një programi intensiv për të mësuar Gjuhën Shqipe në bashkëpunim me Shkollën Shqipe“Alba Life”.  Zonja Sela vlerësoi punën e kryesisë dhe bashkëpunimin me anëtarët e saj. Pas fjalës së kryetares Selaj ka folur në emër të kryesise z.Gezim Ibroci i cili i bëri një historik të shkurtër shoqatës që nga themelimi i saj 1997 dhe deri ne 2017 të. 5 anna e M

“ANA E MALIT” NË NEW YORK (1997-2017)6 Ismeti

Z.Ibroci tha se: “  Si të gjitha trevat shqiptare edhe Ana e Malit nuk iu shmang dot mërgimit, sëmundje kjo që filloi nga shekulli i kaluar duke i shpërndarë anamalësit anë e kënd botës .

Plaga e mërgimit si një vullkan aktiv vazhdon edhe sot e kësaj dite të përvëloj atë trevë por sot do flasim për të kaluarën e deri në ditët e sotme të organizimit të mërgimtarëve në SHBA, saktësisht në New York.

Me aq sa ka informacion Anamalësit në NY format e para organizuese i filluan pas viteve 80 ku si pishtar formohet grupi i folklorit Mërgimtari i cili për herë të parë doli në skenë me rastin e Festës së 28 Nëntorit aktivitet ky i organizuar nga komuniteti i atëhershëm shqiptar.

Anamalësit nuk i tuboi vetëm arti dhe kultura por edhe cështjet kombëtare ku ishin anëtarë në Klubin Kombëtar ” Jusuf Gërvalla” në Bronx, dhe anëtar të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në New York.

Gjatë kësaj kohe , me iniciativën e Gjylaver Avdiut, dhe mësuesit Mehdi Alaj, Klubi Kombëtar “Jusuf Gërvalla”, hapi shkollën shqipe në Ridgewood, ku mësonin kryesisht fëmijët e mërgimtarëve nga Ana e Malit, Kraja e Ulqini.

Trazirat, luftrat dhe situatat e vështira në ish Jugosllavi shkaktuan valë të madhe mërgimtarve pas viteve 90 dhe organizimi i komunitetit u bë më se i nevojshëm, për vet diasporën por edhe për ndihmën e organizuar të trevave nga vinin.

Ndër aksionet e para humanitare që u organizu nga anamalasit në New York, ishte Aksioni për ndihmën financiare të nxënësve dhe studentëve si dhe familjeve më të varfëra ne vitin 1993.

Me iniciativë nga Sefer Avdiu dhe Mustafë Hidra u mbajt mbledhja inicuese në Ridgewood ku muarën pjesë 18 pjesëtarë të komunitetit ( në mes të cilëve Sabri Gjoni, Sefer Avdiu, Mustafë e Imer Hidra, Gjylaver Avdiu, Dul Gjeloshi, Vehbi Spahiu, Tomë Shkreli, Xhemal Luka etj.)takim ky ku u zgjodh Këshilli i Përkohshëm Humanitar dhe u muar vendim që Sabri Gjoni ti prijë këshillit deri në mbledhjen e radhës e cila u mbajt në vitin 1994 ku këshillit për organizimin e Aksioneve humanitare iu shtuan edhe Xheladin Zeneli, Dul Gjeloshi, Imer Hidra, Tomë Shkreli, Naser Çobi dhe Richard Lukaj.

Organizimi i anamalësve dha frytet e para, plot 20 mijë e 400 dollarë nga bujaria diasporës destinacion kishin vendlindjen , kryesisht studentët dhe familjet me vështirësi financiare

Organizim tjetër që i parapriu themelimit të Shoqatës ” Ana e Malit ” ishte formimi i Klubit Futbollistik me të njëjtin emër, në Korrik të 1995 sukses tjetër i anamalësve që denjësisht i prezantoi në Ligën Shqiptaro-Amerikane të Futbollit aso kohe.

Përpjekjet por njëheri edhe nevoja për formimin e një shoqate të mirëfilltë nuk mungonte dhe pas cdo takimi të anamalësve, tashmë mërgimtarë në NY bëhej më e afërt.

E plotë me statut, program dhe kryesi shoqata Ana e Malit u themelua më 26 janar të vitit 1997.

28 pjesëtar të komunitetit në Kuvendin Themelues zgjodhën kryesinë me këtë përbërje: Xheladin Zeneli, kryetar, Skender Xhurreta, nënkryetar, Vehbi Spahiu,sekretar , Qemal Dushku, arkatar ku më vonë kryesisë iu bashkangjten edhe aktivistë të tjerë si, Nikë Boga, Sefer Avdiu, Osman Kallaba, Tomë Shkreli, Zaim Halili Ismet e Gani Nika e të tjerë dashamirë për të kontribuar.

Shoqata fillimisht kishte status të pavarur, por pas disa muajëve të veprimtarisë së vet iu bashkangjitet Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan ,i cili drejtohej nga Cafo Boga,në kuadër të cilit veproj deri në vitin 2002, derisa që nga atëherë e deri më sot, Shoqata vepron përsëri si organizatë e pavarur.

Dy aktivitetet e para që Shoqata i organizoj për komunitetin e vet e të cilat që atëherë janë bërë tradicionale janë, kremtimi i Festës së Flamurit 28 Nëntorit dhe Pikniku i komunitetit.

Lufta në Kosovë mobilizoj gjithë komunitetin shqiptar me ç’rast Shoqata ” Ana e Malit” , falë solidaritetit të pjesëtarëve të komunitetit të vet, për një kohë të shkurtër mblodhi 55 mijë dollarë për Qeverinë e aso kohe të Kosovës.

Gjatë viteve 98 /99 anamalësit shpeshmi grumbullonin ndihma financiare për UÇK-në ku gjatë kësaj periudhe gjithësejt u mblodhën rreth 170.000 dollarë për Kosovën duke deshmuar kështu edhe atdhedashurinë.

Nuk do lëja pa përmendur me këtë rast dy detaje të rëndësishme të viteve të fundit të shoqatës Ana e Malit sic është bashkimi me shoqatat simotra nëntorin e 2014 si dhe zgjedhjen e parë për kryetare një pjesëtare të komunitetit dhe intelektuale të gjinisë femrore.

Gjatë dy dekadave Shoqata ” Ana e Malit” ka përkrahur aktivitete të ndryshme në atdhe duke ndihmuar financiarisht projekte të ndryshme të bashkëvendasve tanë në trevat e tyre autoktone derisa në SHBA është angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditave kombëtare dhe përcjelljen e tyre te gjeneratat e reja.

S’ka dyshim se këtë mision do të vazhdojë t’a kryej edhe në të ardhmen.

Anëtarë të dalluar u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje

Në këtë tubim u ndanë dhe certifikata mirënjohjeje për shumë aktivistë të dalluar që kanë punuar me zell dhe devotshmëri për bashkatdhetarët në Diasporë dhe për vendin e origjinës.

Ata janë:  Sabri Gjoni, Tomë Shkreli, Dul Gjeloshi, Richard Lukaj, Naser Cobaj, Imer Hidra, Sefer Avdiu, Mustafe Hidra, Skënder Cuca, Ibrahim Luka, Xhemal Luka, Ismet Kurti, Ismet Nika, Xheladin Zeneli, Skender Xhurreta, Vehbi Spahiu, Qemal Dushku, Cafo Boga, Zaim Halili, Miradin Gjoni, Xhafer Osmani, Ruzhdi Bërkani, Osman Kallaba dhe Nikë Boga.

Pas vlerësimeve për anëtarët e dalluar të shoqatës fjalën e ka marrë zonja Melinda Gjeloshi, ndërkohë anëtare e kryesisë.  Ajo paraqiti raportin për bilancin e shpenzimeve financiare.

Kuvendi vjetor u mbyll me një prezantim të shkurtër në ekran të aktiviteteve të ndryshme që kanë zhvilluar anëtarët si dhe kryesia e shoqatës gjatë vitit 2016-2017të.

Këto pamje ne ekran u mirëpritën me duartrokitje dhe u premtua se do të punojnë më shumë në të ardhmen sidomos me gjeneratën e re për t’i sjellë së bashku dhe për të marrë pjesëaktivisht dhe gjallërisht në të gjitha . aktivitetet që do te zhvillojë shoqata “Ana e Malit”

Tubimi i shoqatës “Ana e Malit” u filmua nga TV “Alba Life” me producent dhe themelues z.Qemal Zylo.

5 mars, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 20 vjetori, Ana e malit, Keze Zylo

Mësuesi shqiptar veteran që jeton me zemrën amerikane

March 5, 2017 by dgreca

  • Mesuesi Qatip Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme./

2 Mesuesi

Nga Keze Kozeta Zylo/Në këtë të premte muzgu të blujtë me thëllim erdhi midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë që është hapur para një muaji, mësusesi shqiptar veteran z.Qatip Mara i  shoqëruar nga e bija e tij fisnike Anita.  Me një emocion të dukshëm në të folur dhe një ngazëllim të papërshkruar ai u ndodh përballë klasave të mësuese Blertës dhe Arditës, I thjeshtë dhe plot mirësi midis nxënësve shqiptaro amerikanë që mësojnë shqip në shkollën publike amerikane PS: 68 në Queens, New York.

Mësuesin veteran shqiptar e prezantoi para klasave midis pushimeve të shkurtëra z.Qemal Zylo, themeluesi dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë që operon në disa lagje të Nju Jorkut.  Z.Mara e përmblodhi shkurt përshëndetjen e tij, për mos t’ju ngrënë kohën e shenjtë të mësimit i cili tha:  “Kam ardhur këtu në prag të 7 Marsit , Ditës së shenjtë të mësuesit dhe t’ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj si një veteran i arsimit për 45 vjet në Shqipërinë tonë të dashur.  Këtu midis jush u takova me Atdheun, sespe ju keni krijuar një Shqipëri të vogël në zemer të Nju Jorkut.  Këtu edhe muret e shkollës publike amerikane duken sikur po flasin shqip…, si nëper legjenda.  Mos e harroni kurrë Gjuhën Shqipe, sepse ajo është shtylla e identetit tonë.  Është njëlloj sikur trupi i njeriut të jetë pa shyllë kurrizore, gjë që është e pamundur dhe nuk mund të jetojë… Unë erdha këtu për të marrë rrahjet e zemrës së Atdheut tim nga ju.  Unë e kam jetë të dytë nga Amerika gjeneroze dhe e madhe.  Amerika më dhuroi zemrën nga një shtetas në Florida, sepse zemra ime e falur nga nëna pushoi së rrahuri.

Mësoni të beheni bij të denjë të Amerikes dhe të Shqipërisë.  Gëzuar 7 Marsin”!

Fjala e tij me plot emocion dhe dashuri u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit e dashur shqiptarë të shkolles shqipe “Alba Life” në New York.  Z.Mara në fund i dhuroi drejtuesve të shkollës shqipe “Alba Life” librat e tij me mbishkrimet përkatëse.

Puna dhe përkushtimi I tij si një mësonjes i devotshëm të kujton thënien e Beniamin Franklinit i cili ka thënë: “Tell me and I forget.  Teach me and I remember.  Involve me and I learn”, që do të thotë: “Më trego mua dhe do të harroj.  Më mëso dhe unë do të kujtoj.  Më perfshi dhe do të mesoj”.

Në intervistën për TV “Alba Life” ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për punën e përkushtuar të mësuesve, prindërve dhe nxënësve dhe tha se hapja e shkollave shqipe është një frymëzim për të gjithë bashkatdhetarët kudo ku janë.  Njerëzit duhet të harxhojnë kohën me shumë libra, punë atdhetare se sa te rrinë kafeneve me orë të tëra dhe të humbasin kohën e çmuar të jetës.  Une kam dhënë mësim në disa vende të Vlorës dhe në vitet e fundit të mësimdhënies derisa dola në pension kam qenë në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.

Është vërtetë emocionuese të vijë këtu midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe të takohem me Ju.  Në fakt në se nuk do të ishte Amerika une nuk do të jetoja.  Amerika më rilindi. Une po jetoj me një zemër amerikane, por AND-n e kam shqiptare.

Themeluesi i TV “Alba Life” Qemal Zylo ndërsa e filmonte duke e dëjuar me humor i tha: “Mirë se erdhe në shoqatën tonë të zemrës, pasi dhe unë kam pasur probleme me zemrën.”

-Ruaje zemren tënde të nënës e këshilloi mësuesi veteran, se si ajo nuk ka në botë…

Amerika është Dielli i Lirisë, vazhdoi z.Mara ku mundësitë janë të pafundme për t’u ngrohur nën rrezet e saj shndritëse.

Z.Qatip Mara pasi po e përcillnim në të dalë të shkollës u takua dhe me z.Eduard Dilo i cili i është bashkuar stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe e falënderoi ate përzemësisht që po ecën në gjurmët e ndritura të gjyshit të tij Ilia Dilo Sheperi.

Z.Qatip Mara ka një përvojë të jashtëzakonshme në fushën pedagogjike, ai është nje model i mësimdhënies në lëndën e historisë, portreti i bukur i një mësuesi fisnik.  Z.Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme.

Ka në botim librin “Bruna, jeta ime e dytë”, në përkushtim të vajzes së tij që punon në fushën e mjekësisë si anesteziste ku së bashku me bashkëshortin e saj kirurg i shërbyen me përkushtim profesional për ta rikthyer në jetë atin e tyre të shtrenjtë.

Ishte një mbasdite e bukur Shqip, një takim i paharrueshëm midis mësuesit veteran z.Mara dhe nxënëve të shkollës shqipe “Alba Life”, një takim që do të ngelet gjatë në kujtesë me mësuesin e rilindur shqiptar në Amerikë që jeton me zemrën amerikane…

3 mars, 2017

Ridgewood, Queens, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, me zemrën amerikane, Mësuesi shqiptar, veteran që jeton

Promovim vlerash në Nju Jork, promovimi i librit “Tim Biri” i Dr.Adem Harxhi

March 1, 2017 by dgreca

Një libër për të gjithë/

16836542_10212146271751225_485646360162905635_o

Nga Violeta Mirakaj/

16938806_10212146287071608_2815488295887170083_nAkademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe Arteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikane në New York, në një nga ditët e fundit të shkurtit, 2017, në një nga sallat e “ Monroe College” organizoi promovimin e librit “ Tim Biri” të Doktor Adem Harxhit, me organizatorët Ilirjana Sulkuqi dhe Astrit Tota.

16997743_10212153096761846_3593504905040085437_n

Nën tingujt e Hymneve të Flamujve të të dy vendeve, Amerikë dhe Shqipëri si dhe në atmosferën e gëzueshme artistike të këngëve të kënduara nga artistja Merita Halili te shoqëruara nga R. Hyseni; si dhe znj. Balaj e shoqeruar në piano nga Prnavera Çobo dhe Lorivert Çobo u shpalosën vlerat e librit “Tim Biri” me autor Doktor Adem Harxhi.

16939208_10212146665001056_1748273551383605650_nNga folësit e shumtë, si dhe nga vetë autori u theksuan vlerat ideo- emocionale, përmbajtja e pasur me ngjarje dhe mendime nga njera faqe te tjetra. U sollën para auditorit vlerësimet që i janë bërë nga Prof. Dr. Agron Fico; Dr. Fatmir Terziu.“ Tim Biri” është një mozaik tregimesh mjekësore- letrare për dhjetëra e dhjetëra ngjarje në klinikat tona mjekësore të cilat kanë formën e eseve. Realiteti i ri dhe i shumanshëm që ka sjellë autori në fushën e shëndetit ka ardh si rrjedhojë e një përvoje të gjatë klinike si dhe në fushën kërkimore e studimore të vazhdueshme.Libri fillon me shkrimin “Pse shkruan doktori”. Dialogu që zhvillon me mbesën e tij të vogël, është një formë efikase dhe i krijon mundësine doktorit të shpalosë rolin e vet si misionar. Mjeku duhet të ketë ndërgjegje të pastër, dëshirë për të mësuar dhe për të fituar përvojë, zemër të butë dhe shpirt të gëzueshëm, mënyrë jetese të moralshme dhe seriozitet në gjithçka, konsideratë më të madhe për nderin e tij se për paratë, më shumë interes për të qenë i dobishëm për të sëmurët sesa për veten…..Pra duket si kur shkrimet janë përpjekje përpjekje për të gjetur sekretet e procesit mjekues; e protagonistë janë i sëmuri dhe doktori ku ka shumë dhimbje , ka vdekje, ka shërim po dhe ka shumë dashuri. Doktori e inkurajon të sëmurin duke i thënë se është afër shërimit edhe nëse nuk është i sigurt, sepse temperamenti i trupit varet nga cilësitë e shpirtit.

16903545_10212146274751300_4046149262926451752_oLibri është plot figura mjekësh që në situata tepër të vështira dhe delikate të jetës së pacientit shpalosin tipare, cilësi të larta njerëzore,të tilla si ndjeshmëria, dhembshuria, përkushtimi e mbi të gjitha dashuria. Mjeku i vërtetë jeton dramën e pacientit në formën e përkushtimit për t’ia lehtësuar dhimbjen dhe për t’ia shpëtuar jetën duke flijuar pjesën nga jeta e tij shpirtërore dhe fizike. Dhimbjen e pacientit e ndjen në mendjen e tij dhe kërkon udhë e metoda sa më efikase që ta lehtësojë atë. Në libër ka hollësi të bukura të këtyre marrëdhënieve.

16864986_403561833337582_2454651498147646275_nJeta ime (shprehet autori), puna ime, ashtu si e të gjithë kolegëve të mi është e gjitha e lidhur me të sëmurët. Ata me sëmundjet e tyre, më çuan në mendime, që ndryshe, nuk do t’i kisha. Pacientët e mi kanë qenë mësuesit e mi më të mirë. Në artin e të mjekuarit ata më mësuan shumë gjëra që nuk i kam gjetur në asnjë libër apo leksion.

16999061_403583090002123_1134891492359358991_nDr. Adem Harxhi me formën e veçantë të rrëfimimit, e trajton subjektin jo thjesht si një këshillë, udhërrëfim, fjalëdhënie prindërore, as edhe ato që zanafillen tek jeta dhe profesioni, as ndonjë lidhje didaktike psikologjike apo moraliste.Libri “ Tim Biri” është filozofik dhe mbi të gjitha një “ligjësor”, jetik që i duhet familjes dhe vetë jetës, shprehet F.Terziu në pasthënie.Nuk është thjesht grumbuj esesh të shkruara nga jeta po është një libër i mirëfilltë, letrar, situator, profesional. Përveç atyre shtatë gjërave të njohura psikologjike që duhet t’ia themi fëmijëve, pyetja e Dr. Harxhit (fq. 158) “si kemi bashkëbiseduar ne me fëmijët tanë” është një arsye që plotëson logjikën e duhur e të domosdoshme të kësaj ftese për të riprodhuar tradita dhe risqe të ardhura nga koha e djeshme kur ‘media’ me gjithëse e kufizuar në Shqipëri, gjente mënyra të depërtonte në jetën e tyre” (fëmijëve). Fëmijët ndjehen të sigurt duke ditur se ju (prindër) i doni ata….Se pa marrë parasysh se çfarë vendime ata bëjnë, ju kurrë nuk do të ndaleni pa i dashur ata….. Fëmijët janë një burim i pashtershëm i lumturisë dhe dashurisë. Ajo është aq e rëndësishme që ata ta dinë këtë ! Libri i trajtuar filozofikisht me një gjuhë të thjeshtë, të bukur dhe tërheqëse, “Tim Biri” na shpie të mirëkuptojmë se jeta ka mjaft gjëra që vijnë shkallë- shkallë, e pastaj midis pyetjeve të shumta, që siglohen plot kulturësi nga ana fetare, apo edhe më tej, mes arsyeve dhe lidhjeve për problemet e seksit dhe seksualitetit.Ndihmesa Dr. Harxhit i vjen nga Bibla, “ Kënga e Solomonit me vargun – Le të më puthë ai me puthjet e gojës së tij….” Autori shprehet se, kjo është kënga e këngëve- është një duet mahnitës dashurie, pikërisht aty ku ne dhe vetë lidhja prind – fëmijë mirëkupton se ne jemi “ shumë të veçantë”.Me Mitin e Hipolitës, atë mit ku Hipolita u prek në krenari dhe në nder, shkrimtari shpjegon se ‘gruaja amazonë e sotme, nuk është as e qetë as e hapur’. Por ajo që shkon përtej miteve të vjetër e të rinj është lidhja prindërore që bashkon dëshirën “unë të dua ty edhe kur….” Nëpërmes rreshtave kupton, se gjithkush gëzon duke ditur se çfarë bëjnë ata që i bën njerëzit e tjerë të lumtur, sidomos fëmijët tuaj. Këshilla është e qartë në alternativën e leximit kohor ( shprehet në shkrimin e vet F. Terziu): – “ Merrni kohë për të nxjerrë në pah ndonjë aspekt pozitiv në lidhje me sjelljen, karakterin, mirësinë, talentet, idetë e tyre ose punës së shkollës.Mes faqeve të librit Dr. Harxhi na mëson se “plaga duhet mjekuar, jo mbuluar”, (fq. 288) kjo shihet te lidhja me arsyetimin e prindit tek fëmija – “ Unë jam mirënjohës për ju çdo ditë”. Nëse kjo bëhet për ju praktikë dhe është bazë në ndonjë besim, ose në qoftë se ju luteni në mënyrë të rregullt, të luteni me fëmijët tuaj dhe ata arsyetojnë e lejojnë të dëgjojnë ju falenderoni Perëndinë, për të pasur ato mirësi në jetën tuaj, dhe kështu ju bëni atë që duhet, pra lutuni për mirëqenien e tyre. Gjithashtu lutuni për shpirtrat e tyre, veçanërisht kur ata ata janë duke kaluar kohë të vështira, pra shëroni plagët e tyre. Më tej këshilla të veçanta mes arsyes dhe filozofisë kërkon të themi përpara fëmijës se “ Unë besoj në ty/ unë ju besoj ju” për të kuptuar Lui Paster, mikrologun francez, i cili ka shkruar se “ Mikrobet nuk janë gjë, terreni është gjithçka”. Pra vetëm duke kuptuar kështu fëmijët tanë do të rriten tek ndjenja e sigurt nëse ata e dinë se ne i besojmë në to. Dhe kur ne u tregojmë atyre se besojmë në arsyet e tyre dhe respektojmë vendimet e tyre natyrisht gjejmë mirëkuptim dhe tek teoritë e Dr. Griffin.

Autori mendimet e veta i shpalos me argumentime të mjaftueshme dhe ato tingëllojnë të vërteta; pra mos harroni, fëmijët janë një bekim, një mrekulli, dhe një dritë që mund të ndriçojë jetën tuaj çdo ditë. T’i bëjmë ata të mendojnë se dhe ne e dimë atë mirë. Çdo ditë…..edhe duke ju referuar mjekut, shkrimtarit A.Çehov theksojmë se “ Edukimi është më i fuqishëm se trashëgimi.”“U përpoqa të jem njeri”. Përpiqu edhe Ti, biri im… Vendosa t’u dërgoj letrën që Çarli Çaplin i dërgoi vajzës së tij, Geraldinës, shkruan Dr. Harxhi. Ai e shkroi këtë letër kur ishte 76- vjeç, të cilën autori e ka përshtatur në shqip….….Në atë kohë Geraldina ishte kërcimtare e shquar në skenat e Parisit- në vitin 1965. Letra edhe pse është emocionale dhe thellësisht personale i përshtatet gjithkujt. Ajo është shembulli më i lartë i kujdesit dhe dashurisë i shqetësimeve dhe kënaqësive, krenarisë dhe përjetimeve të një babai. Ajo është shembulli i mençurisë së grumbulluar dhe të ruajtur prej tij, që nga fëmijëria.Në këtë letër të shkruar nga artisti që në personalitetin e tij mbart shumë tragjizëm, do të gjeni gjithçka që ne prindërit u përpoqëm t’u mësonim juve dhe gjithçka, që ju do të dëshironit t’ua mësonit fëmijëve tuaj. – “ Unë e di , që midis etërve dhe fëmijëve, gjithnjë zhvillohet një duel…. Nuk i dua fëmijët të nënshtruar…dua që ti të mos e harrosh babain tënd, Çarli. Unë nuk kam qenë engjëll,por gjithnjë u përpoqa të jem njeri. Përpiqu edhe ti.Respekti dhe nderimi për punën e shquar të qindra vajzave dhe grave që punuan në zona të vështira të Rrethit Gjirokastrës është shkrimi “ Luljeta” ku jep përkushtimin, kontributin e tyre për arritjen dhe për ruajtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës.Tabloja e botës reale shikohet nga pikëpamja e vlerave reale dhe jo nga pikëpamja e objektivitetit dhe se jeta është një edukim i vazhdueshëm ; këmbëngulja është talent, puna krijim, krijimi vepër.

Filed Under: Komunitet Tagged With: i Adem Harxhit, promovimi i librit “Tim Biri”, Violeta Mirakaj

SHQIPTARET E ARIZONES SHENUAN 9 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVËS

February 20, 2017 by dgreca

unnamed

KOMUNITET-ARIZONA/

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Aktivitete per shenimin e Dites se Pavaresise se Kosovës ne qytetin e Feniksit ne shtetin e Arizones ,kane filluar me Piknikun tradicional kushtuar Pervjetorit te Pavaresise se Kosovës te mbajtur ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park 39 th Ave ne qytetin e Phoenix-it.Me kete rast u organizua edhe Turniri tradicional i futbollit dhe i lojrave te tjera sportive.Ne kete eveniment
merrnin pjese shqiptare nga te gjitha trevat tona etnike dhe qe jetojne ne shtetin
e larget te Arizones.Nderkaq ne perkujtim te kesaj feste te rendesishme per Kosoven ne mbremje u mbajten edhe dy koncerte festive kushtuar kesaj date te
rendesishme nga historia e popullit tone.Keshtu me organizimin e Albos Party’s
Arizona dhe perfaqesuesit te saj,Safet Pasjaqa ne sallen e njohur American Roayl Palace ne 19 Ave ne Thunderbird u mbajt nje koncert festiv ne te cilin merrnin pjese shqiptare,Joe vetem nga shteti i Arizones por edhe nga shtetet per rreth
Sic Ishin nga: Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado madje edhe nga qyteti metropolitan i Nju Jorkut.Salla ne te cilen eshte mbajtur ky manifestim ishte stolisur me nje dekorim festiv,ku dominonin flamujt e Kosovës dhe te Shqiperise.
Kete manifestim e shpalli te hapur moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi,i cili pasi
i ka pershendetur te gjithe pjesemarresit e kesaj mbremje ka folur me pietet per
pervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves..Ai theksoi se nente vjet me pare,
me 17 shkurt,2008 ne Prishtine,Parlamenti i Kosovës mbajti nje seance solemne,
me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit ne menyre demokratike shpallen shtetin sovran dhe te pavarur te Kosovës.Ai theksoi se ne kete dite,ne kujtojme edhe flijimet e panumerta te deshmoreve tane pergjate
shekujve e dekadave,per te realizuar idealin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.
NE kete dite,ne falenderojme me respektin me te madh SHBA,qe u rreshtuan per
te mbrojtur popullin tone nga forcat barbare Serbe.Ai gjithashtu falenderoi edhe
te gjitha ata veprimtare te Komunitetit shqiptaro -amerikan qe kane kontribuar
per ceshtjen shqiptare.Me pas ai ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Mehdin Pergjeqaj- Meda.Fillimisht ai i pershendeti
bashkeatdhetaret tane dhe i’u uroi diten e Pavaresise se Shtetit te ri te Kosovës.
Meda me zerin e tij te embel,melodic dhe karakteristik fitoi duartrokitje te zjarrta nga te pranishmit.,ku me se shumti dominuan kenget epike kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.Me pas Meda ftoi ne skene kengetaren e mirenjohur
Valbona Peraj e cila me nje ze te mrekullueshem beri per vete publikun shqiptaro -amerikan.Me kete rast dominuan kenget me titull “Gezuar Kosove Pavaresine,pastaj kenge kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.
Me pas performoi ne skene kengetarja e mirenjohur-Valbon Peraj ku dominuan kenget si : Shote Galica,fol shqip se je shqiptar,per ty Kosove etj.Te te gjitha kenget ishin te percjellur me mjafte mjeshtri nga orkestra muzikore ” Dukagjini”
Gjithashtu keto aktivitete i ka fiksuar ne aparatin e tij fotografik,fotografi I mirenjohur i Komunitetit tone,Eno Kola.Nderkaq sipas nje njoftimi ne rrejtin social-fejsbuk,edhe Shoqata kulturore shqiptaro – amerikane ” Shqipe e Arizones”
ka mbajtur nje koncert festiv kushtuar 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves me kengetaret, Silva Gunbardhi,Genta Ismaili dhe Lirije Dedvukaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Arizona, Lulzim Mulliqi, shqiptaret fetsojne

Ministri i Diasporës së Kosovës vizitoi Shkollën Shqipe “Alba Life”

February 20, 2017 by dgreca

Komunitet/

unnamed (2)

-Ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York/

unnamed (3)

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Atdheun e kam të parë,/

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Kuq e zi më njeh bota mbarë!/

unnamed (4)

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të bukur shkurti me diell qe te lëbyrte sytë dhe me qiell blu, bash një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati erdhi midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, New York.  Ishulli i bukur Staten Island kontaktin e parë me europianët e ka në vitin 1520 nga exploruesi italian Giovanni De Verrazzano, i cili në emër të Mbretërisë së Francës Francis I, lundroi nëpër Narrows në anijen La Dauphinesë.  Per nder të tij ura e famshme Verrazano Bridge ka marrë emrin, një urë e vetme në botë që qëndron në baze të forcës se tërheqjes dhe që lidh Brooklyn me Staten Island.

Kur themeluesit, mësuesit, prindërit dhe nxënësit dëgjuan se do të vinte midis tyre Ministri I Diasporës së Kosovës, u gëzuan dhe u munduan që ta prisnin sa më mirë në klasë këtë mik prej Kosove dhe të gjithë shqiptarëve në Diasporë, për më tepër që vinte një ditë pas shpalljes se Pavaresise së Kosoves në datën 18 shkurt, 2017 ku gjithë populli shqiptar feston dhe uron njeri tjetrin per Pavarësinë e Kosovës dhe shpreson bashkimin e Kombit në një ditë jo të largët.

Ardhja e Minsitrit të Diasporës z.Murati u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit dhe mëuesit që zhvillojnë mësimin shqip në mjediset e shkollës publike amerikane Ps:9 ku më duhet t’i falënderoj publikisht për bashkëpunimin e ngushtë plot kulturë dhe profesionalizëm që kemi me drejtorinë dhe punonjësit e shërbimit pranë kësaj shkolle.

Mjediset e klasës shkëlqenin nga flamujtë që ishin varur në mur përballë nxënësve, si Flamuri kombëtar kuq e zi, Flamuri i Kosovës dhe Flamuri Amerikan.

Të gjithë nxënësit mirëseardhjen për mikun prej Kosove e mirëpritën duke thënë një zëri këtë fragment përshëndetje përgatitur nga mësuesja e dashur Entela.  Nxënësit njëzëri thanë:

Gëzuar Festën e Pavarësisë Kosovë, nga nxënësit e Shkollë Shqipe Alba Life, Staten Island, New York.

Mirë se erdhe Ministri I Diasporës së Kosovës, z.Valon Murati midis nesh!

Nxënësi i talentuar Arsi Muda vazhdoi:

Jam shqiptar, jam Kosovar/ Atdheun e kam të pare/ Jam shqiptar, jam Kosovar/ Kuq e zi më njeh bota mbarë!

Ndërkohë udhëhoqi nxënësit për të vazhduar bashkë me të recitimin shqip.

Përshëndetja e tyre u mirëprit plot emocion nga Ministri i Diasporës i shoqëruar nga shefi i kabinetit z.Kushtrim Sheremeti, dhe këshilltari i kabinetit z.Agim Kuleta dhe ekipi që e shoqëronte në këtë ditë festive dhe  Shqip në shkollën publike amerikane në ishullin e bukur të Staten Island, New York.  Z.Qemal Zylo, themeluesi i shkollës Shqipe “Alba life” shkollë që operon në katër lagje të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn, Manhattan dhe së fundi në Queens i uroi mirëseardhjen plot respekt dhe dashuri z.Valon Murati në emër të nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë stafit që punon pranë kësaj shkolle.  Ardhja juaj na nderon dhe na frymëzon për të punuar pa u ndalur në misionin patrotik për t’ju mësuar femijeve gjuhën shqipe.  Shpreh mirënjohjen e pakufishme që gjithmonë shteti i Kosovës ka qenë pranë qysh në hapat e para të hapjes së shkollave shqipe.  Ky është një bashkëpunim i frytshëm dhe shpresoj që shteti amë Shqipëria ka se ç’të mësojë prej përvojës suaj edhe pse jeni shteti më i ri në botë.  Pas përshëndetjes së mirëseardhjes nga z.Qemal Zylo fjalën e ka marrë Ministri i Diasporës z.Valon Murati i cili përshëndeti me dashuri dhe plot urime nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” të cilët e dëgjonin me kërshëri dhe plot respekt.  Z.Murati tha se unë ju përshëndes në emrin e qeverisë së Kosovës dhe të ministrisë së Diasporës për punën e bukur, patriotike që bëni ju mësues dhe nxënës për të mos harruar Gjuhën tonë të ëmbël Shqipe.  Ne nuk duhet t’i harrojmë rrënjët tona, rrënjët e të parëve nga vimë dhe ju këtë po e kryeni më së miri.  Ministria e Diasporës ka hapur programe speciale gjate verës për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe seminare kualifikimi me mësuesit në Diasporë.  Ne duhet të jemi të bashkuar sepse së bashku na bashkon Gjuha Shqipe pashaporta e identitetit tonë.  Z.Murati në emër të Ministrisë së Diasporës i dhuroi në shenjë simbolike Abetaren e unifikuar z.Qemal Zylo i cili më vonë do të tërheq disa libra pranë konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Manhattan.  Fjala e ministrit të Diasporës u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit. Më vonë z.Murati iu drejtua nxënësve se kush do të vijë të na recitojë vjersha shqip?

Nxënësit ngritën duartë për të recituar shqip dhe ata ishin:

Nxënësja Dea Kerliu recitoi vjershën Skënderbeu, Rilind Bardhi nga Naim Frashëri, Lisa Pilku, Gjuha Shqipe, Nxenesja Eliza Karpuzi recitoi për Atdheun, Lisa Pilku Gjuha jonë, Elira Xhemali nga thëniet e Nënës Terezë, Arsi Muda, Jam shqiptar, jam dibran, Dea Watkins Abetarja dhe Zogu etj.

Z.Valon Murati u përcoll nga nxënësit me dashuri dhe me mbresa ë pashlyeshme!

Pas largimit nga klasa Ministri i Diasporës dha një intervistë për TV “Alba Life” në studion e krijuar enkas në një klasë tjetër nga themeluesi dhe producenti i Televizionit Qemal Zylo.  Z.Murati tha se hapja e shkollave shqipe është në vëmendjen dhe mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Diasporës.  Ndërkohë kanë vite që kanë krijuar Database për regjistrimin e Diasporës që do të jetë një proces i gjatë, por do të kryhet.  Gjatë bisedës me z.Murati ajo qe më ngeli në mendje më shumë ishte kur e pyeta si:  Një vajzë me emrin Dea Watkins më pyeti se kur të vijë xhaxhi ministri pyete se kush ja ka vënë emrin Valon?  Ministri duke qeshur tha se emrin Valon ma kanë vendosur prindërit me kuptim të plotë si: Valon Flamuri i Fitores, pasi dhe vëllai tjetër dhe motra i kanë emrat Flamur dhe Fitore.  Ministri i Diasporës z.Murati qysh në rininë e hershme ka qenë në demonstratat për Kosovën dhe ka luftuar deri në fund për Pavarësinë e saj.

Ai është politikan dhe që nga dhjetori 2014 Ministër i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  Që nga viti 1993 ka qenë aktiv në jetën politike në Kosovë, në krahun e lëvizjes ilegale duke qenë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Duke qenë pjesë e LKÇK-së u angazhua në propagandimin e luftës së armatosur si e vetmja rrugë për Lirinë e Kosovës si dhe në krijimin e strukturave që do ta organizonin këtë luftë.

Ka botuar shkrime me karakter akademik brenda dhe jashtë Kosovës në lëmin e të drejtave të njeriut, konflikteve etnike, çështjeve të identitetit, globalizmit etj. Ka marrë pjesë në shumë projekte, konferenca dhe seminare të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj.

Dita e shtunë për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ishte një ditë mbresëlënëse dhe e bukur pasi takimet me vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare janë frymëzuese dhe të paharrueshme veçanërisht në kujtesën e fëmijëve që janë e ardhmja e Diasporës dhe e Kombit.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman z.Todd Watkins dhe fotograf z.Shpëtim Bardhi.

unnamed (6)

Staten Island, New York

18 shkurt, 2017

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Ministri Valon Murati, viziton Shkollen. Alba Life

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 171
  • 172
  • 173
  • 174
  • 175
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT