- Mesuesi Qatip Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme./
Nga Keze Kozeta Zylo/Në këtë të premte muzgu të blujtë me thëllim erdhi midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë që është hapur para një muaji, mësusesi shqiptar veteran z.Qatip Mara i shoqëruar nga e bija e tij fisnike Anita. Me një emocion të dukshëm në të folur dhe një ngazëllim të papërshkruar ai u ndodh përballë klasave të mësuese Blertës dhe Arditës, I thjeshtë dhe plot mirësi midis nxënësve shqiptaro amerikanë që mësojnë shqip në shkollën publike amerikane PS: 68 në Queens, New York.
Mësuesin veteran shqiptar e prezantoi para klasave midis pushimeve të shkurtëra z.Qemal Zylo, themeluesi dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë që operon në disa lagje të Nju Jorkut. Z.Mara e përmblodhi shkurt përshëndetjen e tij, për mos t’ju ngrënë kohën e shenjtë të mësimit i cili tha: “Kam ardhur këtu në prag të 7 Marsit , Ditës së shenjtë të mësuesit dhe t’ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj si një veteran i arsimit për 45 vjet në Shqipërinë tonë të dashur. Këtu midis jush u takova me Atdheun, sespe ju keni krijuar një Shqipëri të vogël në zemer të Nju Jorkut. Këtu edhe muret e shkollës publike amerikane duken sikur po flasin shqip…, si nëper legjenda. Mos e harroni kurrë Gjuhën Shqipe, sepse ajo është shtylla e identetit tonë. Është njëlloj sikur trupi i njeriut të jetë pa shyllë kurrizore, gjë që është e pamundur dhe nuk mund të jetojë… Unë erdha këtu për të marrë rrahjet e zemrës së Atdheut tim nga ju. Unë e kam jetë të dytë nga Amerika gjeneroze dhe e madhe. Amerika më dhuroi zemrën nga një shtetas në Florida, sepse zemra ime e falur nga nëna pushoi së rrahuri.
Mësoni të beheni bij të denjë të Amerikes dhe të Shqipërisë. Gëzuar 7 Marsin”!
Fjala e tij me plot emocion dhe dashuri u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit e dashur shqiptarë të shkolles shqipe “Alba Life” në New York. Z.Mara në fund i dhuroi drejtuesve të shkollës shqipe “Alba Life” librat e tij me mbishkrimet përkatëse.
Puna dhe përkushtimi I tij si një mësonjes i devotshëm të kujton thënien e Beniamin Franklinit i cili ka thënë: “Tell me and I forget. Teach me and I remember. Involve me and I learn”, që do të thotë: “Më trego mua dhe do të harroj. Më mëso dhe unë do të kujtoj. Më perfshi dhe do të mesoj”.
Në intervistën për TV “Alba Life” ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për punën e përkushtuar të mësuesve, prindërve dhe nxënësve dhe tha se hapja e shkollave shqipe është një frymëzim për të gjithë bashkatdhetarët kudo ku janë. Njerëzit duhet të harxhojnë kohën me shumë libra, punë atdhetare se sa te rrinë kafeneve me orë të tëra dhe të humbasin kohën e çmuar të jetës. Une kam dhënë mësim në disa vende të Vlorës dhe në vitet e fundit të mësimdhënies derisa dola në pension kam qenë në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.
Është vërtetë emocionuese të vijë këtu midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe të takohem me Ju. Në fakt në se nuk do të ishte Amerika une nuk do të jetoja. Amerika më rilindi. Une po jetoj me një zemër amerikane, por AND-n e kam shqiptare.
Themeluesi i TV “Alba Life” Qemal Zylo ndërsa e filmonte duke e dëjuar me humor i tha: “Mirë se erdhe në shoqatën tonë të zemrës, pasi dhe unë kam pasur probleme me zemrën.”
-Ruaje zemren tënde të nënës e këshilloi mësuesi veteran, se si ajo nuk ka në botë…
Amerika është Dielli i Lirisë, vazhdoi z.Mara ku mundësitë janë të pafundme për t’u ngrohur nën rrezet e saj shndritëse.
Z.Qatip Mara pasi po e përcillnim në të dalë të shkollës u takua dhe me z.Eduard Dilo i cili i është bashkuar stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe e falënderoi ate përzemësisht që po ecën në gjurmët e ndritura të gjyshit të tij Ilia Dilo Sheperi.
Z.Qatip Mara ka një përvojë të jashtëzakonshme në fushën pedagogjike, ai është nje model i mësimdhënies në lëndën e historisë, portreti i bukur i një mësuesi fisnik. Z.Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme.
Ka në botim librin “Bruna, jeta ime e dytë”, në përkushtim të vajzes së tij që punon në fushën e mjekësisë si anesteziste ku së bashku me bashkëshortin e saj kirurg i shërbyen me përkushtim profesional për ta rikthyer në jetë atin e tyre të shtrenjtë.
Ishte një mbasdite e bukur Shqip, një takim i paharrueshëm midis mësuesit veteran z.Mara dhe nxënëve të shkollës shqipe “Alba Life”, një takim që do të ngelet gjatë në kujtesë me mësuesin e rilindur shqiptar në Amerikë që jeton me zemrën amerikane…
3 mars, 2017
Ridgewood, Queens, New York


Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe Arteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikane në New York, në një nga ditët e fundit të shkurtit, 2017, në një nga sallat e “ Monroe College” organizoi promovimin e librit “ Tim Biri” të Doktor Adem Harxhit, me organizatorët Ilirjana Sulkuqi dhe Astrit Tota.
Nga folësit e shumtë, si dhe nga vetë autori u theksuan vlerat ideo- emocionale, përmbajtja e pasur me ngjarje dhe mendime nga njera faqe te tjetra. U sollën para auditorit vlerësimet që i janë bërë nga Prof. Dr. Agron Fico; Dr. Fatmir Terziu.“ Tim Biri” është një mozaik tregimesh mjekësore- letrare për dhjetëra e dhjetëra ngjarje në klinikat tona mjekësore të cilat kanë formën e eseve. Realiteti i ri dhe i shumanshëm që ka sjellë autori në fushën e shëndetit ka ardh si rrjedhojë e një përvoje të gjatë klinike si dhe në fushën kërkimore e studimore të vazhdueshme.Libri fillon me shkrimin “Pse shkruan doktori”. Dialogu që zhvillon me mbesën e tij të vogël, është një formë efikase dhe i krijon mundësine doktorit të shpalosë rolin e vet si misionar. Mjeku duhet të ketë ndërgjegje të pastër, dëshirë për të mësuar dhe për të fituar përvojë, zemër të butë dhe shpirt të gëzueshëm, mënyrë jetese të moralshme dhe seriozitet në gjithçka, konsideratë më të madhe për nderin e tij se për paratë, më shumë interes për të qenë i dobishëm për të sëmurët sesa për veten…..Pra duket si kur shkrimet janë përpjekje përpjekje për të gjetur sekretet e procesit mjekues; e protagonistë janë i sëmuri dhe doktori ku ka shumë dhimbje , ka vdekje, ka shërim po dhe ka shumë dashuri. Doktori e inkurajon të sëmurin duke i thënë se është afër shërimit edhe nëse nuk është i sigurt, sepse temperamenti i trupit varet nga cilësitë e shpirtit.
Libri është plot figura mjekësh që në situata tepër të vështira dhe delikate të jetës së pacientit shpalosin tipare, cilësi të larta njerëzore,të tilla si ndjeshmëria, dhembshuria, përkushtimi e mbi të gjitha dashuria. Mjeku i vërtetë jeton dramën e pacientit në formën e përkushtimit për t’ia lehtësuar dhimbjen dhe për t’ia shpëtuar jetën duke flijuar pjesën nga jeta e tij shpirtërore dhe fizike. Dhimbjen e pacientit e ndjen në mendjen e tij dhe kërkon udhë e metoda sa më efikase që ta lehtësojë atë. Në libër ka hollësi të bukura të këtyre marrëdhënieve.
Jeta ime (shprehet autori), puna ime, ashtu si e të gjithë kolegëve të mi është e gjitha e lidhur me të sëmurët. Ata me sëmundjet e tyre, më çuan në mendime, që ndryshe, nuk do t’i kisha. Pacientët e mi kanë qenë mësuesit e mi më të mirë. Në artin e të mjekuarit ata më mësuan shumë gjëra që nuk i kam gjetur në asnjë libër apo leksion.
Dr. Adem Harxhi me formën e veçantë të rrëfimimit, e trajton subjektin jo thjesht si një këshillë, udhërrëfim, fjalëdhënie prindërore, as edhe ato që zanafillen tek jeta dhe profesioni, as ndonjë lidhje didaktike psikologjike apo moraliste.Libri “ Tim Biri” është filozofik dhe mbi të gjitha një “ligjësor”, jetik që i duhet familjes dhe vetë jetës, shprehet F.Terziu në pasthënie.Nuk është thjesht grumbuj esesh të shkruara nga jeta po është një libër i mirëfilltë, letrar, situator, profesional. Përveç atyre shtatë gjërave të njohura psikologjike që duhet t’ia themi fëmijëve, pyetja e Dr. Harxhit (fq. 158) “si kemi bashkëbiseduar ne me fëmijët tanë” është një arsye që plotëson logjikën e duhur e të domosdoshme të kësaj ftese për të riprodhuar tradita dhe risqe të ardhura nga koha e djeshme kur ‘media’ me gjithëse e kufizuar në Shqipëri, gjente mënyra të depërtonte në jetën e tyre” (fëmijëve). Fëmijët ndjehen të sigurt duke ditur se ju (prindër) i doni ata….Se pa marrë parasysh se çfarë vendime ata bëjnë, ju kurrë nuk do të ndaleni pa i dashur ata….. Fëmijët janë një burim i pashtershëm i lumturisë dhe dashurisë. Ajo është aq e rëndësishme që ata ta dinë këtë ! Libri i trajtuar filozofikisht me një gjuhë të thjeshtë, të bukur dhe tërheqëse, “Tim Biri” na shpie të mirëkuptojmë se jeta ka mjaft gjëra që vijnë shkallë- shkallë, e pastaj midis pyetjeve të shumta, që siglohen plot kulturësi nga ana fetare, apo edhe më tej, mes arsyeve dhe lidhjeve për problemet e seksit dhe seksualitetit.Ndihmesa Dr. Harxhit i vjen nga Bibla, “ Kënga e Solomonit me vargun – Le të më puthë ai me puthjet e gojës së tij….” Autori shprehet se, kjo është kënga e këngëve- është një duet mahnitës dashurie, pikërisht aty ku ne dhe vetë lidhja prind – fëmijë mirëkupton se ne jemi “ shumë të veçantë”.Me Mitin e Hipolitës, atë mit ku Hipolita u prek në krenari dhe në nder, shkrimtari shpjegon se ‘gruaja amazonë e sotme, nuk është as e qetë as e hapur’. Por ajo që shkon përtej miteve të vjetër e të rinj është lidhja prindërore që bashkon dëshirën “unë të dua ty edhe kur….” Nëpërmes rreshtave kupton, se gjithkush gëzon duke ditur se çfarë bëjnë ata që i bën njerëzit e tjerë të lumtur, sidomos fëmijët tuaj. Këshilla është e qartë në alternativën e leximit kohor ( shprehet në shkrimin e vet F. Terziu): – “ Merrni kohë për të nxjerrë në pah ndonjë aspekt pozitiv në lidhje me sjelljen, karakterin, mirësinë, talentet, idetë e tyre ose punës së shkollës.Mes faqeve të librit Dr. Harxhi na mëson se “plaga duhet mjekuar, jo mbuluar”, (fq. 288) kjo shihet te lidhja me arsyetimin e prindit tek fëmija – “ Unë jam mirënjohës për ju çdo ditë”. Nëse kjo bëhet për ju praktikë dhe është bazë në ndonjë besim, ose në qoftë se ju luteni në mënyrë të rregullt, të luteni me fëmijët tuaj dhe ata arsyetojnë e lejojnë të dëgjojnë ju falenderoni Perëndinë, për të pasur ato mirësi në jetën tuaj, dhe kështu ju bëni atë që duhet, pra lutuni për mirëqenien e tyre. Gjithashtu lutuni për shpirtrat e tyre, veçanërisht kur ata ata janë duke kaluar kohë të vështira, pra shëroni plagët e tyre. Më tej këshilla të veçanta mes arsyes dhe filozofisë kërkon të themi përpara fëmijës se “ Unë besoj në ty/ unë ju besoj ju” për të kuptuar Lui Paster, mikrologun francez, i cili ka shkruar se “ Mikrobet nuk janë gjë, terreni është gjithçka”. Pra vetëm duke kuptuar kështu fëmijët tanë do të rriten tek ndjenja e sigurt nëse ata e dinë se ne i besojmë në to. Dhe kur ne u tregojmë atyre se besojmë në arsyet e tyre dhe respektojmë vendimet e tyre natyrisht gjejmë mirëkuptim dhe tek teoritë e Dr. Griffin.





