• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BIJTE E SHQIPES KUJTUAN MEKULIN DHE NDERUAN AGOLLIN

October 20, 2016 by dgreca

“BIJTE E SHQIPES- VEPRIMTARI PER DRITERO AGOLLIN DHE ESAD MEKULIN NE FILADELFIA.MORI PJESE EDHE AMBASADORJA E SHQIPERISE NE SHBA,
ZNJ. FLORETA FABER/
01
 02
 03
04
07
 09
05
06
 10
 Nga: TAJAR  DOMI/
Muaj Tetor, i njohur si muaj i letërsisë, çdo vit përcillet me aktivitete letrare për tu njohur apo për të përkujtuar jetën dhe veprën e shumë prej figurave të mëdha të letrave shqipe, në përvjetorët e tyre të lindjes, apo edhe të vdekjes. Në komunitetin shqiptar në Filadelfia, Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka organizuar ndër vite të tilla veprimtari kushtuar njerëzve të mëdhenj të luftës e të penës, që nga Skenderbeu, Ismail Qemali, të mëdhenjtë e Rilindjes, J.D. Rada, Naim, Sami e Abdyl Frashëri, të mëvonshmit Migjeni, Petro Marko,  Ismail Kadare , Ali Asllani, Aristidh Kola, Betim Muco e shumë të tjerë.  Këtë vit, ishte planifikuar dhe u zhvillua më datën 15 tetor 2016 , në Qendrën Social –Kulturore të komunitetit,  takimi që iu kushtua 85 vjetorit  të lindjes të njeriut dhe poetit të madh Dritëro Agolli, që me veprën e tij bëri epokë të letrave shqipe, si dhe 100 vjetorit të lindjes të Esad Mekulit , një emër gjithashtu i madh në Kosovë , në periudhën para dhe pas luftës së dytë botërore.
 
Pjesëmarrja mjaftë e gjerë e bashkatdhetarëve tanë në këtë veprimtari, i rriti vlerat e saj dhe shprehu dashurinë e këtyre njerëzve për trashëgiminë kulturore dhe figurat tona kombëtare të kësaj fushe. Ndërsa prania e Ambasadores tonë në SHBA, znj. Floreta Faber, bëri që pjesëmarrësit si dhe organizatorët, të ndjeheshin të vlerësuar edhe më shumë në punën e tyre duke stimuluar vazhdimësinë e veprimtarive atdhetare edhe në të ardhmen.  Znj. Floreta ishte e njohur me komunitetin shqiptar në Filadelfia. Ajo ka qenë e pranishme me safin e Ambasadës në veprimtaritë masive të festës së Flamurit 2015, ndërsa me datën 17 janar 2016 zhvilloi një vizitë në një ditë mësimi në shkollën shqipe “Gjuha Jonë ”, këtu në Filadelfia. Ishte e para përfaqësuese e shtetit shqiptar në 12 vite që shkolla shqipe qëndron e hapur, që interesohej për ecurinë e kësaj shkolle si dhe për problemet që kishte, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre, sidomos paisjen me libra, një shqetësim i vazhdueshëm i yni. Në përsh ëndetjen e saj në këtë takim të sotëm, znj. Ambasadore, vlerësoi organizimin e këtij takimi për këto dy figura të mëdha kombëtare, ndërsa nuk kurseu fjalët më të mira  “ për atë çfarë  është arritur këtu në Filadelfia, lidhur me trashëgiminë e kulturës, historisë  e gjuhës shqipe nëpërmjet shkollës “Gjuha Jonë ”, e cila nga viti në vit  është rritur cilësisht dhe në numër të nxënësve.”  Ajo nuk harroi të përkujtojë me pak fjalë edhe poetin e madh shqiptar, Migjenin , meqenëse ai kishte këtë vit 105 vjetorin e lindjes. “ I yti nuk të harron”, – i thamë me shaka znj. Floreta, pasi edhe ajo është vajzë me origjinë nga Shkodra. Figurën e Migjenit, ne e kishim përkujtuar me një veprimtari të tillë letrare, pesë vite më parë, në 100 vjetorin e lindjes .    Më tej ajo, i njohu pjesëmarrësit me shërbimin e lehtësuar që njerëzit e diasporës mund të marrin me shërbimin e ri të “E – Konsullata” , si dhe me organizimin e Samitit të Diasporës në Shqipëri më datën 18-20 Nëntor 2016, ku secili mund të aplikojë për tu bërë pjesë e tij.
 
Në materialin e përgatitur nga z. Sotir Goxhaj, mbi veprën letrare të Dritëro Agollit, ishin çekur disa nga veprat më brilante të  autorit, duke synuar tu jap edhe vlerësimet për to, sigurisht jo si kritik letrar, por si dashamirës , lexues i këtyre veprave. Poezia e Dritëroit , përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, nga shenjtërimi i natyrës shqiptare, të arës e i bagëtisë duke krijuar kështu imazhin e një Shqipërie ideale. Agolli  është poeti i dhimbjes njerëzore e i filozofisë mjekësore.  Z. Goxhaj përmend shumë nga veprat e tij si : “Devoll-Devoll” . “Hapat e mia në asfalt” , “Baballar ët”, “N ënë Shqipëri”, “Fjala e gdhendur në gurë”, ”Udhëtojë i menduar”, “Lypësi  i koh ës” , “Peligrini i vonuar” etj, ku çfaqen dukshem cilësitë e mësipërme. Ndërsa disa nga romanet e tij që janë bërë edhe skenare filmash, si “Komisari Memo”,  “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e shumë të tjerë, janë tashmë të njohur për vlerat e tyre jo vetëm letrare, por edhe kritike apo lartësuese të atyre që duheshin lartësuar.
 
Zv. Kryetari i shoqats “Bijtë e Shqipes”, z. Dritan Matraku,  që e mori fjalën në vazhdim , midis të tjerash tha: “…unë nuk jam poet e as gazetar, por për Driteroin mund të flas gjithë natën,…kur lexoj poezit ë e tij , humbas në to dhe më përpin çdo varg. Ne poezitë e tij gjen vend çdo moshë, që nga fëmija deri tek i moshuari. Ai i këndon dashurisë, bukurisë, familjes, atdheut. Tek “Nënë Shqipëri”, midis të tjerave lexojmë: “Më thonë se shëmbëllej me ty këmbë e kokë, / Doemos, / Të kam nënë.”
 
Janë bërë të njohura vargjet e “Devoll-Devoll” : “Paskam marrë baltën tënde arave/ Në një trastë leshi nën gunë,/ Për ta sjellë në lidhjen e shkrimtarëve.”
 
Personazhet e Agollit janë sa të çuditshëm aq edhe të zakonshëm, sa tragjik aq edhe komik , sa të thjeshtë aq edhe madhështor. Frazeologjia e pasur dhe gjuha popullore e përdorur, e bëjnë përgjithësish tërë veprën letrare të Agollit, ndër më të lexuarën sot.
 
Z. Llazar Vero, kishte zgjedhur për të recituar para publikut dy vjersha. Njëra e Dritëroit, ndërsa tjetra shkruar për Dritëroin . Vargjet e së parës janë me sa duket  për politikën e politikanët tanë : “ Më gjurmon dikush patjetër,/ Dhe vërtetë s’di nga t’ia mbaj,/ Majtas vrap më dalin dreqër,/ Djathtas vijnë e presin djaj./  Nga dollapi nxjerr një pjepër,/ Thela-thela nis ta çaj,/ Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,/ Gjysma tjetër plot me djaj./…..
 
Në poezinë e Bedri Islamit për Dritëroin, ai midis të tjerash lexon: “ Në botë secili zgjedh zotin e tij,/ Të mirë , të urtë, të sertë domosdo,/ Unë falem dhe në gjunjë i bie,/ Perëndisë time, Dritëro./
 
Kështu pra, Dritëro Agolli, ky kolos i letrave shqipe, të cilin një poet i huaj e ka cilësuar si Homeri i Ballkanit, ngrihet me veprën e tij edhe si Perendi , për ata që e lexojnë si duhet atë.
 
Dritëroi, në jetën e tij, nuk ka qenë vetëm një poet e një shkrimtar që bëri epokë, por ai  është në të njëjtën kohë një njeri me shpirt të dashur dhe pjesëmarrës në politikën shqiptare të dy periudhave, kontribues me qëndrimet e tij parimore në momente kthesash të mëdha të historisë së vendit. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve deri në vitin 1992, deputet i Kuvendit Popullor deri në vitin 2005. Eshtë vlerësuar “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës, Gjirokastrës etj, dekoruar me dekoratën më të lartë, “ Nderi i Kombit”, nga Presidenti  i Republikës, ndërsa kohët e fundit nga Presidenti i Kosovës u vlerësua me “ Urdhëri i Pavarësisë së Kosovës”.
 
Veprimtaria vazhdoi me materialin e përgatitur nga z. Sadik Elshani, të cilin e kishte titulluar : “Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit të vet”, në të cilin ishte përfshirë një informacion i gjërë mbi jetën dhe veprimtarinë letrare e atdhetare të tij. Esad Mekuli, me të drejtë konsiderohet babai i poezisë shqiptare të Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare në ish Jugosllavi. Ai ishte poet, shkencëtar, intelektual dhe burrë i guximshëm i Kosovës. Së bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin , Anton Çetën, Skender Rizajn, Ali Hadrin etj, përbëjnë brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptar të Kosovës, të cilët u bënë bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. “Ai ishte njeri që s’dinte të frikësohej”-  është shprehur shkrimtari dhe atdhetari i madh Adem Demaçi. Revoltat e Mekulit në shkrimet e vjershat e tij, krahasohen me ato të Migjenit. Kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Vasa Cubrilloviqit ( më 7 Mars 1937), që bënte thirrje për d bimin e mijëra shqiptarëve nga Kosova për në Turqi, Esad Mekuli shkroi poezinë “A asht fajtor shqiptari”, prej së cilës  po citojmë disa vargje: “ A asht fajtor shqiptari pse sytë flakë i vetojnë,/ Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon,/ A  asht fajtor pse asht  dhe kurrë të mos jetë dëshirojnë,/ Pse për vatër derdh gjak dhe i gjallë nuk e l’shon.
 Poezia e Esad Mekulit  është e fuqishme, që përshkohet nga ndjenja të thella atdhedashurie. Poezitë e tij si : “I varuri i këndon lirisë”, “Mos më thirr me emën të huej”, “ Unë ”, janë thirrje këmbëngulëse që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e vet. Studiuesi dhe kritiku letrar i Kosovës, Rexhep Qosja,  është shprehur se fama e Mekulit mund të matet me atë të Majakovskit, Lorkes, Apolimerit apo Jeseninit në vendet e tyre. Krijimtaria e tij ishte për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. Esad Mekuli ishte edhe një përkthyes shumë i mirë, duke përkthyer në serbokroatisht edhe shumë poezi të Migjenit, romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” , etj. Në këtë 100 vjetor të lindjes të Esad Mekulit, ne e ndjemë detyrim ta përkujtonim veprën e tij letrare dhe gjithë jetën e tij prej patrioti dhe atdhetari.
 
Në mbyllje të këtij aktiviteti, z. Vlashi Fili, sekretar i shoqates “Bijtë e Shqipes” dhe zv. Kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, lexoi letrën e urimit që Komuniteti Shqiptar i Filadelfias i dërgon të madhit Dritëro Agolli, me rastin e 85 vjetorit të lindjes, ku midis të tjerave thuhet : “…Jemi mbledhur këtu në Filadelfia të SHBA–së, për të festuar 85 vjetorin tuaj të lindjes, një përvjetor  i gëzuar për të gjithë të dashurit tuaj dhe bashkatdhetarët kudo që janë. Ndodh kjo sepse jeta juaj  është e lidhur me të gjithë brezat që jetojnë sot, me luftën për çlirim, me ndërtimin e Shqipërisë dhe me demokracinë. Poezitë, romanet, novelat, skenarët e filmave, janë pjesë e pandarë e jetës së vendit, e secilit prej nesh si dhe e shkollës shqipe “Gjuha Jon ë” që prej 12 vitesh këtu në Filadelfia, u mëson fëmijve tanë, gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare. … Ndaj sot përulemi me respekt ndaj personalitetit tuaj të madh, artit tuaj bashkohor dhe guximit qytetar. Gëzofshi edhe shumë e shumë vite të tjera.  Pjesë e këtij urimi, është edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Luli-Faber, e cila mori pjesë në këtë veprimtari”.
 
Duke ftuar pjesëmarrësit për koktejlin e zakonshëm që tashmë  është në traditën e komunitetit, veprimtaria mbylli me sukses qëllimin e saj, ndërsa ata shijojnë gjatë nj ë kohe jo të shkurtër gatimet tradicionale që amvisat shqiptare afruan për këtë darkë, shoqëruar me pije, biseda te lira e humor mjaft të këndshëm me njëri tjetrin.
 
                                
 
Filadelfia, 15 Tetor 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, DRITERO AGOLLIN, KUJTUAN ESAD MEKULIN DHE NDERUAN

NJOFTIM I SHOQATES SE SHKRIMTAREVE

October 20, 2016 by dgreca

Njoftim nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/
1-adnan-1
Organizohet takim festiv për 15 vjetorin e Shoqatës/
 Me datë 12 nëntor 2016, ditën e shtunë, ora 12 pm në ambientet e Monroe College,2501 Jerome Avenue, Bronx, NY 10468, do të mbahet: Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të   Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Janë të lutur të marrin pjesë shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
 Ky përvjetor do të jetë unik, sepse do të bëhet anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.
 Jeni të lutur të bëheni pjesë e këtij përvjetori të 15-ë.
 Nga   Kryesia e Shoqatës                 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Shoqatës së Shkrimtarëve, Organizohet, takim festiv për 15 vjetorin

Në vend të një kronike

October 19, 2016 by dgreca

1-me-murgeshat-ok20161019_0852191-me-dom-lushin1-moza-koncerti1-me-beqirin20161019_091306

Nga Mimoza Dajçi/

Vatikan, Itali 2016. Rastësia më takoi me shumë bashkatdhetarë e të huaj, besimtarë e mirënjohës të Shenjtores shqiptare Gonxhe Bojaxhi – Mother Teresa. Me disa prej tyre zhvillova intervistë për televizionin shqiptar TV – Kultura Shqiptare në New York. Mes tyre u takova me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Genc Leka dhe bashkëshorten e tij Znj. Lena Leka. Z. Leka është autor i një libri për Nënë Terezën. Vizitova Misionin Shqiptar në Vatikan, qe drejtohet nga ish i burgosuri politik, shkrimtari Visar Zhiti. U takova me Presidentin e Shqipërisë Z. Bujar Nishani, ish Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha me Znj. Liri Berisha, humanisten dhe poeten e njohur Znj. Rita Saliu. Gazetarin dhe publicistin e palodhur shqiptar Z. Beqir Sina, gazetarin dhe producentin e TV – Kultuara Shqiptare në New York Adem Belliu, producentin e televizionit të Miçiganit Gani Vila, Klerikun e Katedrales “Nënë Tereza” në Kosovë Don Lush Gjergjin – një prej organizatorëve kryesore të Ceremonisë së Shenjterimit të Nënë Terezës në Vatikan, Don Ndue Gjergji nga Miçigani, Don Kastrioti nga Kosova. Artistët që morën pjesë në koncertin Human për Shenjtërimin e Nënë Terezës – violonistin virtuoz Shkëlzen Doli, këngëtaren Inva Mula, etj.

Për kënaqësinë tuaj të dashur lexues po ju paraqes prononcimin e Shefit të Misionit Shqiptar në Vatikan Z. Visar Zhiti, një poezi shkruar për Nënë Terezën nga humanistja, poetja dhe fituesja e Çmimit të Madh “Nënë Tereza” dekoruar nga ish Presidenti Bamir Topi – Znj. Rita Saliu, nje mesazh nga shkrimtarja dhe Kryetarja e Shoqates “Marigona” ne New Jersy Znj. Sabije Veseli, si dhe disa foto ku paraqiten momente nga këto vizita në Vatikan.

Masat e mara nga rendi publik garantuan siguri të lartë për të gjithë besimtarët në këtë event unik, ku prefektja e Romës Paola Basilone ditë më parë kishte bërë publik planin e ri të sigurisë që do të vihej në zbatim për ato ditë, ku u vunë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist. Skuadra të shumta vullnetare të shërbimit mjeko-sanitar kishin ngritur “çadra” shpëtimi në pika e zona të ndryshme në Sheshin Shën Pjetri.

Vatikani ky vend i Shenjtë dhe Roma në tërësi kanë shumë Kisha e Ikona Shenjtorësh, ku çdo turist apo besimtar ka mundësi të njohë nga afër vendet ku ka kaluar dhe ecur vetë Jezu Krishti, siç janë “Shkallët e Shenjta”, të cilat Jezu Krishti i ka përshkruar me gjunjë, apo “Kisha e Kryqit të Shenjtë” ku ndodhen pjesë nga Kryqi dhe varri i Tij, sjellë në Romë nga Shën Helena.   Më datën 3 shtator në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran adhuruesit e Nënë Terezës patën rast të vizitonin eshtrat e Nënë Terezës, si dhe në datat 6-8 shtator në Kuvendin e Shën Gregorit në Romë. Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan do të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij shekulli, ku çdo shqiptar i madh e i vogël ndihet krenar për Nënë Terezën, bijën e shqipes, motrën dhe Shenjtoren Shqiptare që ju bashkangjit tashmë Shenjtorëve nga e mbarë bota.Humanistja dhe fituesja e Çmimit “Nënë Tereza” Znj. Rita Saliu, dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë Z. Bamir Topi, përshëndet lexuesin shqiptar me këtë rast me një poezi të saj titulluar: “Nënë Tereza”, të cilën po e ribotojmë më poshtë.

Nënë Tereza

Ngrohtësia e syve tu më thërret

dhe të shoh në ëndërr

me këngën e bekimit tënd

qeshet qielli me dashurin hyjnore

Bekimi i gjithë njerëzimit

Paqja e ngujuar thellë

bëre jetën plot dashuri

diell, qiell, tokë, hënë,

Shërove vetminë e çdo zemre

është kohë e celebrimit

Dashuria që sjell engjëjt

mbi hapësirën qiellore

të tokës arbërore

i jep frymë e shpresë

Të gjitha janë perëndi

që munde të bëjnë

ne jemi gra

ngjallim besimin

për rolin e misionit

frytin puhizën idealin

Kam nevojë për energjinë

e individualitetin

energji e brumuar

për nuanca vërtetësie.

Shënim: Kjo poezi është vlerësuar me disa Çmime nëpër botë.

Shefi i Misionit Shqiptar në Vatikan-Itali, Visar Zhiti ndermjet të tjerave në prononcimin e tij tha: “Sot është një ditë e madhe për të gjithë, është një ngjarje me jehonë botërore. Në shek 21-të mbahet Shenjtërimi i një gruaje që bëri profesion dashurinë dhe vuri jetën në shërbimin e më të varfërve. Eshtë një festë shpirtërore që gëzon çdo njeri, ku ndoshta më shumë të drejtë të gëzojmë kemi ne shqiptarët, pasi Nënë Tereza është bijë e popullit tonë. Shenjtërimi saj është me të vërtetë festë, është një porosi e fortë që vjen nga qielli, ku jeta njerëzore në tokë ka nevojë për më shumë dashuri, më shumë dritë, më shumë punë në shërbim të së mirës dhe Nënë Tereza është emblema e kësaj porosie. Ajo është investitorja më e madhe e buzëqeshjeve, për të cilat ka aq shumë nevojë njeriu. Nëse do të shfletojmë shpejt e shpejt biografinë saj do të shikojmë se i takon një populli ku lindi ishte me shumicë muslimane, lindi në një qytet që do të ishte ortodoks dhe shkoi të punojë si misionare e krishtere në një vend me  besim hindu. Të gjitha këto vende e duan, të gjitha këto vende ajo i bashkoi. Nënë Tereza bashkon sot qiellin me tokën, ajo bashkon sot kohra, vende, i bashkon me atë që Zoti i ka dhëne si të përbashkët gjithë njerëzimit dashurinë. Kjo është finalja dhe kurora që jep Nënë Tereza, të duam më shumë jetën, tek tjetri të shohim veten të shohim Zotin të shohim Krishtin”.

Gjatë ktihimit tim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë jetoj prej shumë vitesh, u ndodha në të njëjtin avion me familjen Haxhari, të cilët jetojnë në New York, e janë të afërm të superiores – misioneres bamirëse (Motrat e Nënë Terezës) në Maqedoni – Motrës Marjetë, shqiptares që foli në gjuhën shqipe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – Itali, me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës më datën 4 Shtator 2016.

Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së gruas “Marigona” në New Jersi nëpërmjet disa vargjeve të Nënë Terezës përcolli tek ne mesazhin e paqes për Shenjtërimin e Nënë Terezës, gjithashtu ajo së bashku me nënkryetaren e Shoqatës “Marigona” Znj. Gonxhe Meta na kanë dërguar një foto pranë bustit të Nënë Terezës vendosur nga Assamblyman Mark Gjonaj ne New York.

Poezi nga Nene Tereza

Gjej kohë të lexoj

Gjej kohë të jesh mik

Gjej kohë të punosh

Eshtë burim mençurie

Eshtë rruga e lumturisë

Eshtë çmimi i suksesit

Shpirti i saj hyjnor, zemra e saj e madhe e mbushur plot me dashuri dhe respekt për njerëzimin, dora e ngrohtë e saj shpresa e njerëzimit dhe mbi të gjitha humanizmi nuk njeh kufi, ngjyrë, dhe besimin e bëri të veçantë dhe jemi krenare që Vatikani bëri Shenjtërimin e Gonxhe Bojaxhiut Nënë Terezës shqiptare. Nënë Tereza është emblema, krenaria dhe frymëzimi i popullit shqiptar. E Shenjta jonë që i përket popullit hyjnor pellazgo – iliro – shqiptare (mesazhi i Znj. Sabije Veseli)

1-nishanin20161019_08490220161019_08480720161019_09281720161019_0951421-rita-saliu

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e vonuar, Mimoza Dajci, Nje kronike

Jeta e Katerinës

October 14, 2016 by dgreca

 ….Katja rrjedh nga një familje patriotësh të persekutuar politikë nga rregjimi komunist. Në vitin 1945 i pushkatojnë pa gjyq të atin, Gjergj Cima Maçin, vet i dytë. Ishte koha kur ish partizanët dhe komunistët e zonës Pulti në Xhan të Dukagjinit, i bënin thirrje popullit të dorëzojë armët. Mbas Meshe në Kishë, ata që kishin armë i dorëzuan, mes tyre edhe i ati i Kates dorëzoi një revolver të prishur./
1-katerina1-prinderit13-vellai-koleci-e-rozana-ok4-nikolla-ok
Ne Foto: Katerina                                        Prinderit e Katerines                         I vellai i Katerines; Koleci me te bijen Rozana    I vellai, Nikolla
 Nga Mimoza Dajçi/

Mimoza-Dajci       Jeta e Katerinës është e trishtë dhe shumë e dhimbshme. Me Katen, siç e njohim shkurt, jemi veprimtare të organizatës së gruas “Hope & Peace” në New York, por së bashku kemi miqësi të vjetër qysh në Shqipëri, pranë Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike. Katja rrjedh nga një familje patriotësh të persekutuar politikë nga rregjimi komunist. Në vitin 1945 i pushkatojnë pa gjyq të atin, Gjergj Cima Maçin, vet i dytë. Ishte koha kur ish partizanët dhe komunistët e zonës Pulti në Xhan të Dukagjinit, i bënin thirrje popullit të dorëzojë armët. Mbas Meshe në Kishë, ata që kishin armë i dorëzuan, mes tyre edhe i ati i Kates dorëzoi një revolver të prishur.

– Me kë tallesh ti – i thotë i plotëfuqishmi i zonës – nuk e shikon që kjo pistoletë nuk punon? – dhe e ofendoi rëndë.

Aq u desh dhe malësori krenar nuk e duroi dot fyerjen, e godet me grusht në fytyrë. Gjergj Cimën e arrestojnë, e mbajnë një javë të izoluar nën tortura të tmershme në një shtëpi të improvizuar si burg, e pas gjashtë ditësh në të gdhirë e pushkatojnë së bashku me një kundërshtar tjetër të rregjimit. I ati Kates, Gjergji ishte rritur jetim dyerve të botës, kur ai ishte vetëm 4 vjeç i kishin vdekur të dy prindërit nga malarja.

Për familjen Cima filloi kalavari i vuajtjeve të mëdha. Roza, nëna e Kates e cila mbeti e ve me 6 fëmijë të vegjël, 4 djem e 2 vajza nuk kishte të ardhura të mjaftueshme të ushqente fëmijët me bukë, detyrohet dy prej vocërrakeve ti lerë në shtëpinë e fëmijës. Katja 7 vjeç dhe vëllai i saj Koleci 5 vjeçar, u rritën mes lotësh e dhimbjesh me jetimorët e gjorë.

Vitet kaluan, ngjarje të reja rodhën edhe për Katen, të cilën nëna dhe vëllezërit e martojnë me Dedë Lulin, djalë patriot e punëtor ngjitur me fshatin e saj. Familja e re vendoset në Laç të Krujës, ku shtohet me një djalë, Kastriotin. Deda siç ju tregova ishte shumë punëtor, njeri i përkushtuar për familjen dhe mekanik i zoti për rregullimin e makinave. Sigurimi shtetit ja vuri syrin për ta bërë bashkëpunëtorë të tij. Një herë dy, tentuan, por aha, asnjë përgjigje pozitive nuk morën prej tij.

Një ditë prej ditesh Deda arratiset. Të shoqes së tij nuk i tregon planin që kishte në kokë së bashku me dy miqtë e tij. I thotë se, do të shkojë për disa ditë në fshat tek daja i sëmurë. Katja ishte në gjumë, djali i vogël po ashtu, kur organet e sigurimit gati sa nuk i shqyen derën e shtëpisë dhe hyn brenda për kontroll. Katen e bombarduan me pyetje e fyerje të rënda, ndërkohë që ajo ishte shumë e re në moshë e nuk kishte dijeni fare se çfarë kishte ngjarë. I shoqi i kishte thënë në besim të plotë se sigurimi do që, ta rekrutojë, por nuk mundem ta bëj një gjë të tillë i kishte thënë ai së shoqes. Nuk mund të bëhem spiun i njerëzve të mi, komshive miqve e farefisit, më mirë pranoj plumbin, se sa të bëhem spiun. Po të refuzonte hapur Deda rrezikonte 20 vite burgim. Pranon arratisjen dhe nuk bëhet spiun, por pasojat do ti hiqte familja, gruaja dhe djali i vogël.

Bëjnë ç’bëjnë një prej vëllezërve të Kates ish i burgosur politik në Spaç, Koleci i thotë një mikut të tij të mirë Nikollës, që kur të dilte nga burgu ti propozonte për martesë motrës së tij. Bashkë burgu i kishte lidhur e kishin parë tek njeri tjetri një miqësi të mirë e të sinqertë. Nikolla dilte pas një jave nga burgu, pas një dënimi 10 vjeçar si “spiun i jugosllavëve” dhe “armik i popullit”. Vëllai Kates pa tek ky i ri cilësitë e një malësori trim e të dhimbsur për njerëzit. Kur Nikollën e arrestuan, ai ishte fare i ri vetëm 18 vjeç. Nikolla ishte arratisur nga Mali Zi me disa shokë të tij, por përfunduan në duart e egra të sigurimit shqiptar dhe dënohet me 13 vjet heqje lirie. Në Shqipëri nuk kishte asnjë nga familja. Kur të dilte nga burgu nuk kishte derë ku të trokiste. Koleci, vëllai i Kates, meqë kishte vite që kishte ndarë çapën e bukës me atë dhe e njihte mirë, i afroi këtë propozim për motrën e tij, tashmë të divorcuar nga i shoqi, dhe që jetonte me djalin akoma në Laç të Krujës.

Dera e Kates troket, mysafiri i paftuar i tregon se kush ishte dhe i zgjat letrën e të vëllait. Katja pasi e dëgjon e dërgon menjëherë tek vëllai i madh Nikolla dhe nëna e saj. Pas bisedash të gjata familja e Kates mendojne dhe vendosin se do të jetë më mirë nëse ajo martohej me këtë njeri të mirë e të vuajtur sikurse dhe familja e tyre, aq më tepër që e kishte rekomanduar vëllai i tyre, Koleci.

Katja si përfundim në pranverën e 74′ lidh kurorë me Nikollën, i biri që në atë kohë ishte vetëm 3 vjeç, e quante Nikollën babë dhe ai bir. Në vitin 1991 Katja së bashku me të shoqin marin një vizë tre mujore për në Mal të zi, për tek familja e Nikollës, i cili kishte 35 vite pa parë njerëzit e tij. Djalin e vetëm që kishin (17 vjeçar) e lenë tek vëllezërit e Kates.

Nikolla mëson në vendlindje se i kishte vdekur e ëma, pikëllohet e qan nën zë. Jeta luftë, por nuk kishte çfarë të bënte. Aty i paraqitet një rast për të marë vizë amerikane. Shfrytëzon momentin, hyn së bashku me Katen në Ambasadën Amerikane ku u njihet statusi i azilantëve politikë, e pas gati një viti arritën në New York, ku Katja jeton edhe sot. Jetuan për disa vite së bashku, u vjen edhe i biri Kastrioiti, por në vitin 1997 pas një ataku në zemër Nikolla ndëron jetë.

Kastrioti njihet me një vajzë italiane, jetojnë së bashku në Belgjikë. Jeta rrodhi e tillë dhe Katerina Cima jeton vetëm në New York, rrethuar me shumë dashuri nga mikeshat e kushërirat e saj. Eshtë një grua fisnike dhe shumë mikëpritëse. Të gjithë e duan dhe e respektojnë. Dera e saj është kurdoherë hapur për njerëz të mirë.

*    *   *

Dedë Luli, pas arratisjes nga Shqipëria më 22 prill 1972, nëpërmjet Greqisë mbërin në Australi, ku një mik i tij e sistemon me punë e shtëpi. Me ardhjen e parë të tij në Shqipëri kërkon të takojë të birin, me të cilin kalon disa ditë nëpër atdhe, e më pas e mer me vete disa muaj në Austriali. Kur e takon të birin pas 16 vitesh e pyet:”I kujt je ti more djalë”. Kastrioti i vendosur i përgjigjet: “I Dedë Lulit”.

Sipas Kates faji i vetëm i Dedës ishte se ai, nuk i tregoi asaj që kishte planifikuar arratisjen. Djali, Kastrioti pregatitet të shkojë me bashkëshorten në Austraili, aty ku i jati i ka afruar shtëpi, e një jetë më të mirë e më të rehatshme, falë punës së tij e duarve të tij të arta si mekanik makinash.

Ndërsa Koleci vëllai Kates, pasi vuajti dënimin si “armik i popullit” në burgjet Burrel e Spaç, me krijimtarinë e tij letrare hodhi dritë mbi vuajtjet e shtresës ish të persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, veprat e tij më të spikatura janë: “Përbindshja”, “Jashtë Parajsës”, etj. Ndërsa vajza e Kolecit, Rozana ish kompione e shahut për vitin 1978, sot është avokate e zonja dhe nderuar në Shqipëri.

New York, nentor 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jeta e Katerinës, Mimoza Dajci

Roli i shoqërisë civile dhe sfidat e saj

October 12, 2016 by dgreca

1-moza-ne-okbNga Zana Kola/Tetor 2016. Në një nga ambjentet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u mbajt në New York konferenca me Temë: “Demokracia dhe zhvillimi” me inisiator drejtorin ekzekutiv të “Global Found” Z. Marc Jordan, i cili pasi falenderoi të pranishmit, tha se mirëpriste çdo diskutim e sygjerim të tyre.

Pjesëmarësit në këtë aktivitet të mbajtur nën kujdesin e OKB-së, vinin jo vetëm nga New York-u, por nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe botës. Referuesit kryesor të kësaj konference ishin menaxherja e programeve dhe komunikimit për fondet e zhvillimit pranë UN zonja Sara Little, zotërinjtë Ed Elmendorf drejtues i lartë i UN, i cili ka 50 vite që bashkëpunon me NGO internacionale, Jeffery Huffines që përfaqësonte një nga liderët e organizatave jo qeveritare nën ombrellën e UN, etj.
Fokusi kryesor i takimit ishte zhvillimi i shoqërisë civile dhe sfidat e saj në demokraci. Axhenda për vitin 2030 dhe përpjekjet që duhen bërë nga të gjitha NGO për një ngritje të nivelit të ndërgjegjësimit të votimit, mirëmbajtjes së ambjentit e paqes në botë. Ku shoqëria civile u theksua aty  duhet të ndikojë në qëndrueshmërinë e këtyre zhvillimeve.
E ftuar në këto punime ishte edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace”, përfaqësueset e së cilës folën me Z. Jordan edhe rreth situatës së gruas dhe fëmijëve në Kosovë, të cilët janë prekur nga lufta e makinerisë serbe dhe përpjekjet që duhet të bëjë OKB për ti mbështetur ato. Ato i treguan atij fakte e dokumenta origjinale dërguar nga miket e tyre nga Kosova, të cilat meren me kujdesin ku ndodhen motrat shqiptare dhe fëmijët e tyre, që padrejtësisht u vranë e malltrajtuan nga konflikti serb 1998 -199 në Kosovë. Të shpresojmë se çdo zë në këtë drejtim do ti shërbejë kauzës së drejtë.

Konferenca mbylli punimet pas pyetjeve e diskutimeve të shumta, në fund u shtrua edhe një koktej.

Filed Under: Komunitet Tagged With: i shoqerise civile, ROLI, Zana Kola

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT