-Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora – fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicëra dhe Greqia/
“Duart e Hapura”, Organizata që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë
Bisedë me Z. Alexander Nilaj, president i shoqatës Duart e Hapura”(AAOHA)./
Qershori i këtij viti pati disa veprimtari në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, por ajo që tërhoqi vëmendje për nga qëllimi i organizimit ishte një mbrëmje humanitare, që pati si ideatore dhe udhëheqëse Organizatën Humanitare Shqiptaro-Amerikane”Duart e Hapura”(AAOHA). Tërhoqi vëmendjen kjo veprimtari sepse sillte një këndvështrim të ri në trajtimin e problemeve të vendlindjes. Veprimtaria i kushtohej familjes të një ish luftëari të UCK-së nga Klina,Veli Morina,i cili edhe pse kishte sakrifikuar gjithcka për lirinë e trojeve Kombëtare, ishte shpërblyer në mënyrën më të keqe nga pushtetarët; familja kishte mbetur keq, pa strehë e pa burime jetese, pa ushqime, dhe Veliu shiste kanoce.
Mbrëmja humanitare pati mbështetjen e një grupi artistësh dhe disa prej organizatave të komunitetit, ndër to dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”Vatra”. E organizuar në Eastwood Manor Caterers me 3 qershor 2016, kjo mbrëmje u moderuar nga Dritan Haxhia, pronar i “TANI EUROPHOTOGRAPHY,në NY.
Vatra u përfaqësua në veprimtari nga zv/kryetari Asllan Bushati, i cili edhe përshëndeti organizatorët, si dhe nga Zef Balaj, një nga donatorët e mbrëmejs, editori i “Diellit” Dalip Greca, dhe Lush Binaku. I pranishëm në këtë mbrëmje humanitare ishte edhe ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj, i cili po ashtu u përcolli të pranishmëve një mesazh të vecantë. Një grup amerikanësh, ku spikaste avokati Steve Kaufman dhe të tjerë. Përshëndetën edhe Carl E. Heastie-New York Assembley Speaker, Jeffry Panish Member. Kryetari i Shoqatës “Duart e Hapura, Alexander Nilaj, ka falenderuar të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së organizatës për t’i ardhë në ndihmë një familjeje në nevojë, falenderoi artistët dhe mysafirët VIP etj.
Gjatë mbrëmjes u lexua dhe një letër prekse e shkruar përmes lotëve nga e bija e Veli Morinës dhe u shfaq dokumentari rreth jetës së vështirë të familjes Morina.
Pas aktivitetit Gazeta “Dielli” zhvilloi një bisedë me kryetarin e Shoqatës AAOHA, z. Alexander Nilaj.
Dielli: – Z. Nilaj, si lindi ideja për ta ndihmuar familjen Morina në Klinë? Si u lidhet me familjen?
Alexandër Nilaj: Ideja për të ndihmuar familjen Morina në Kosovë më lindi pasi dëgjova një emision radiofonik përmes Radios Vicianes ne Gjermani. Bashkatdhetarja Vjollca Martini, me banim në Gjermani, lëshoi përmes valëve të radios një thirrje për ta ndihmuar familjen Morina në Klinë.Më ligështoi shumë fati i kësaj familjeje. Isha në punë teksa e dëgjoja emisionin e radios. Që në atë moment mora vendimin për ta ndihmuar familjen Morina.
Nuk është e drejtë që një ish komisar lufte të katandiset në një shitës kanoçesh-, thashë me vete.Kam marrë në telefon dhe ofrova ndihmën e parë me ushqime për këtë familje. Të hollat i dërguam tek Vjollca Martini, e cila mori përsipër që t’i blente ushqimet në Kosovë dhe t’ia dërgonte familjes. Me ndihmën e Vjollcës e kontaktova vetë familjen Morina.Mora falenderimi të pafundme, por dhe lot e vajë.
Nga kontaktet dhe bisedat me familjen mësova se jetonte në një strehë të huaj dhe duhej të largohej brenda vitit. Atëherë vendosëm si organizatë që të organizonim mbrëmjen humanitare me komunitetin dhe të ardhurat e fituara, t’ia dërgonim familjes pesë anëtarësh, tre fëmijë, e zonja e sëmurë e shtëpisë si dhe kryefamilajri, që “zbuste” varfërinë duke shitë kanoçe..
Dielli: – Si ishte bashkëpunimi me organizatat dhe individët për konkretizimin e kësaj mbrëmje humanitare?
- Nilaj: Do të vlerësoja fillimisht këngëtarët e komunitetit: Hajro Ceka, Sammy Ceka, Agim Gerbeshi Alberie Hadergjonaj, Dj.Sammy dhe Dj.Ranti Zeneli, Lisa Bujaj, të cilët u treguan të gatshëm të bëheshin pjesë e mbrëmjes. U përpoqëm përmes telefonatave, emaileve, rrjeteve sociale, të kërkonim ndihmën e organizatave të tjera të komunitetit, një pjesë prej tyre u treguan të gatshëm.Do të përmendja; Vatrën dhe Gazetën Dielli me Kryetar z.Gjon Buçaj , Asllan Bushati, Zef Balaj , Dalip Greca , TVALB me z. Bajram Dreshaj dhe zonjën Drenusha, TV 21 me z. Halil Mula, Gazetën Malesia me Botues Vasel Gilaj, Euro Fresh Produce me z.Tonny Musaj me Familje, Bajraktari Realty me z. Harry Bajraktari , Exit Realty me z. Sonny Vataj, Alba Vip Realty me z. Pajtim Vuktilaj ,Assemblyman Mark Gjonaj , International Retail Wholesale Food Market, Rose petal Floral Designs Elsa Gjonaj ,Albanian American Society Foundation Esad A. Rizai , Classmates Forever Ardiana Maloku, Photojornalist te Gazeta Dielli Dritan Haxhia, Dukagjini Burek me z.Marjan Kolnrekaj, Conties Bekery, Pelham Parkëay Neighborhood Association Edith Blitzer Andrea Sigal Jeffrey Panish , Plave Guci me z. Aleks Selimaj, Sons of Illyria me z Simon Gjonaj, Photonice Studio, Cakorri me z. Pjeter Boga , Euro Cot.Primal General Construction Ahmed Dilader, Pelham Parkway Vision Center, General Construction me z.Gezim Nilaj etj.
Dielli: Çfarë rezultati pati mbrëmja? Si e priti familja ndihmën tuaj
- Nilaj:- Në këtë mbrëmje Humanitare edhe pse pjesëmarrja nuk ishte e madhe ne e konsiderojmë një sukses , meqë të gjithë ata që morën pjesë në mbrëmbje apo dhanë kontributin e tyre kishin në zemër të tyre Humanizmin e pastër. Familja Morina, veçanërisht fëmijët, e pritën me gëzim e shpresë të madhe ndihmën. Ata thanë se komuniteti Shqiptar ua ngjallen shpresën e humbur dhe dashurinë për jetën.
Dielli- Ky nuk ishte i pari aktivitet i shoqatës tuaj, a mund të sillni për lexuesit e Diellit disa nga aktivitet e shoqatës tuaj?
A.Nilaj: – Shoqata jonë “Albanian American Open Hand Association” e ka filluar aktivitetin që prej vitit 2014. Kemi organizuar disa aktivitet në fushën e humanizmit. Kemi dërguar ndihma me rroba në Bosnjë, kur ndodhën përmbytjet e mëdha, e pati shkatërrime. Ndihma jonë nuk u përqëndrua vetëm për shqiptarët që jetonin në ato zona, por për të gjithë komunitetin, si bashkësi.Së bashku me organizatën HOPE and PEACE me Presidente Mimoza Dajçi si dhe Pelham Parkway Neighborhood Association me President Zj. Edith Blitzer, kemi derguar në Shqipëri, disa herë ndihma, veçanërisht në Jugun e vendit, ku pati përmbytje të mëdha dhe shkatërrime të shtëpive dhe ekonimeve. Po ashtu kemi grumbulluar ujë të pishëm me arka për të ndihmuar popullsiën pas Cunamit që ndodhi në Nepal vitin e kaluar.Ndihma në rroba kemi dërguar edhe në Republikën Domenikane. Organizata jonë ka ndihmuar edhe disa familje në Bronx, të cilat kanë pësuar dëmtime nga zjarret në banesa.Do të veçoja edhe një ndihmë të veçantë që i kemi dhënë familjes së Violeta Hysenajt në Kosovës, së cilës i kemi paguar qeranë e banesës për 7 muaj.Me aktivistët tanë ne kemi shpërndarë edhe ushqime nëpër familjet në nevojë këtu në Nju Jork. Nuk kemi bërë dallime, i kemi ndihmuar sipas mundësive të gjithë; kemi shpërndarë ushqime në festa shtetërore apo fetare, si Vitin e Ri, Pashkët , Passover , festën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkura të Amerikës, festave kombëtare shqiptare, por edhe atyre fetare si gjatë muajit të Shejtë të Ramazanit si dhe për Bajram etj. Përkujedsemi edhe për familje që marrin ushqime pothuaj për çdo muaj .
Dielli:- Diçka për planet e ardhshme të shoqatës?
- Nilaj: Mbetemi të fokusuar për të përfunduar shëtpinë e Veli Morinës në Klinë, kemi një plan dhe po punojmë për të dërguar ndihma në rroba për fëmijët e Shqipërisë, pasi kemi marrë një thirrje për ndihmë nga Motrat nga Shqipëria, do të vazhdojmë të shpërndajmë ushqime për familjet në nevojë. Shoqata jonë “Albanian American Open Hand Association”është organizatë e Çertifikuar me 501c3 dhe me licensë të Shtetit të Nju Jorkut. Për të gjithë ata që mund dhe dëshirojnë të japin kontributin e tyre për njerëzit apo familjet në nevojë duhet të lidhen me ne dhe t’i dërgojnë ndihmat tek ALBANIAN AMERICAN OPEN HAND ASSOCIATION Inc .
Adresa: Albanian American Open Hand Association
2141 Holland Avenue
Bronx, New York 10462(Korresp i Diellit)
Komunitet-Falenderim publik
Në emër të organizatës së gruas The Women’s Organizatin “Hope & Peace” falenderojmë Rev. Que English, kandidate për Senatin Amerikan në New York, e cila pak ditë më parë, ishte e pranishme në një nga Gjykatat e New York-ut, për të mbështetur në një proçes gjyqësor një anëtare të organizatës tonë, për problemet që ka ajo në familje. Rev. Que English, shpenzoi disa orë të çmuara të saj derisa ti vinte koha për të dëshmuar pro anëtares tonë. Sigurisht foli pozitivisht për atë, në bazë të prezantimit dhe rekomandimeve tona, që i kishim parashtruar si organizatë, duke i thënë se ajo është një nënë e mirë, e kujdesshme, e shkolluar, e edukuar dhe ka një familje të mirë që e suporton në hallet e saj, Ndër të tjera Rev. English, kishte dëshmuar se zonja që po mbështet është anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace” dhe ka kontribuar për të drejtat e grave dhe fëmijëve pranë kësaj organizate.
New York
Korrik 2016
MESAZH PËR KOMUNITETIN NË QUEENS E RRETHINA: SIILINI FËMIJËT TUAJ NË SHKOLLËN SHQIPE ”KUQ E ZI”
* Për këtë vit do të hapim edhe një klasë të re për shkollën kuq e zi në Astoria-Queens, NY/
* Kërkojmë ndihmën e komunitetit!/
Nga Kristaq Papa/
Të nderuar miq, bashkombas,banorë të Queensit, e veçanrisht të Astorias e rrethinave të saj! Ju njoftoj se fëmijët e Mësonjtores “Kuq e Zi” i mbyllën me sukses mësimet e këtij viti shkollor dhe një pjesë e tyre tani janë me pushime në Shqipëri me gjithë prindërit e tyre. I përgëzoj të gjithë ata që kontribuan. Për vitin e ardhshëm shkollor ne i kemi të gjitha mundësitë për të hapur një klasë të re me fëmijë të moshës 6 deri ne 10 vjeç. Duke falenderuar gjithë prindërit e nxënësve e në veçanti Kryetarin e Bordit të Prindërve Z Altin Bundo,miqtë e shkollës: gazetarin Dalip Greca,Editor Gazetës”Dielli”, gazetë e Federatës Panshqiptare të Amerikësi “Vatra”,Dr Skënder Myrtezani ,Kryetar i degës së Vatrës në Queens, zonjën Nazo Veliu-sekretaren e Vatrës, TV Kultura Shqiptare me pronar Z. Adem Belliu për ndihmën në vazhdimësi që kanë dhënë në konkretizimin me sukses të kësaj nisme atdhetare. Në mënyrë të veçantë falenderojmë, edhe ne emër të prindërve ,z. Kristaq Foto, biznesmen atdhetar, në mjediset e biznesit të të cilit funksionon shkolla. Me anë të këtij mesazhi kërkojmë që të informojmë prindërit për këtë mundësi të re që u krijohet për fëmijët e tyre, që ata të mësojnë të flasin e të shkruajnë, të lexojnë gjuhën e bukur shqipe. Pikërisht informimi është vështirësia më e madhe që ne po ndeshim realisht në punën tonë gjatë dy viteve që funksionon shkolla Shqipe. Pradaj u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që banojnë në Queens ,gjithë biznesmenëve e intelektualëve, që kanë mundësi të komunikojnë me bashkëkombasit që të na ndihmojnë duke e kumtuar me gjithë mjetet e mundësitë këtë njoftim. Afrojini fëmijët tuaj dhe të miqëve tuaj pranë shkollës shqipe!Ne duam që të çelim edhe një klasë tjetërër këtë vit shkollor që vjen me fëmijë shqiptarë që duan të mësojnë gjuhën e vendi të tyre.Ju lutem na ndihmoni!
Rregjistrimi do të vazhdoje deri në datën 25 Gusht 2016 ! Për më shumë informacion ,kontaktoni në tel nr 1-917 832 2376 . Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj !
***
Po shkepusim nga arkivi i Diellit shkrimin ne celjen e shkolles shqipe ne Astoria, me 7 Mars 2015
NË FESTËN E MËSUESIT U HAP E PARA SHKOLLË SHQIPE NË ASTORIA, NY
7 Mars 2015, Astoria, New York/
Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.
Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe.
Së bashku me Adem Belliun, pronarin e TV Kultura Shqiptare, dhe Veiz Belliun, shkuam nga Bronxi në Astoria, që në mëngjes për t’u bërë pjesë e gëzimit të fëmijëve, mësuesëve, prindërve , por dhe ish mësuesëve, që festojnë së bashku këtë festë, atë të Mësuesit dhe hapjen e shkollës shqipe.
Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikan; në një kënd janë portretet fotografike të Nene Terezes, smail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve.
Në këtë festë organizatorët kanë ftuar edhe ish mësues të shkollës shqipe, që tashmë jetojnë në këtë zonë.
Festën e ka hapur inisiatori kësaj lëvizjeje arsimore, Kristaq Papa. 7 Marsi, tha ai,është një festë Kombëtare. Kjo ditë, ka hyrë në Historinë tonë Kombëtare, për shkak të Mësonjëtores së parë në Gjuhën Shqipe të Korçës, që është shkolla e parë në gjuhën shqipe. Ashtu si patrioti Diamanti Terpo, ofroi shtëpinë e tij në Korcë për shkollën shqipe me 7 Mars 1887, sot me 7 Mars 2015, familja e Kristaq Fotos, po na dhuron këtë mjedis për të hapur shkollën shqipe, me qëllim që fëmijët e lindur në Amerikë, të mësojnë gjuhën e bukur të prindërve të tyre, gjuhës së bukur shqipe.
Larg pompoziteteve, ceremonia është e thjeshtë, por është e ngarkuar me emocione. Kristaq Papa ka marrë pranë për ta drejtuar së bashku festën Keti Foto, e bija e Entela e Kristaq Fotos, mbesa e gjyshërve Milika dhe Illo, e cila e ka mësuar gjuhën shqipe falë kontributit familjar, ku flitet ship. Mësuesit që janë në sallë emocionohen kur fëmijët e vegjël, që do të jenë nxënës të kësaj shkolle, u dhurojnë nga një trëndafil. Mësuesit Milika Foto, Leonidha Xuhani, Bujar Bejkollari, Natasha Muzaka, Kujtime Bejkollari, Vita Bano, apo dhe ish mësuesit Kristaq Papa, Veiz Belliu, Adem Belliu si dhe autori i këtyre radhëve ndjehen të respektuar tek marrin lulet dhe përqafimet e fëmijëve. Milika Foto, thotë para kamerave, se pas shumë vitesh në emigracion, për të parën herë po provon emocione sikur të ishet para nxënësve të saj. Bujar Bejkollari, mësues nga Përmeti ndjehet i gëzuar në këtë mjedis festiv dhe i sjell ndërmend vitet e mësuesisë. Ai falenderoj Kristaq Papën për nismën dhe Familjen Foto për dhurimine mjedisit për shkollën shqipe. Mirë do të ishte, propozon ai, që gjithë ky grup veprimatrësh të cështjes Kombëtare, të krijonin një nëndegë të Vatrës, e cila ka dhënë kontributin e vet modest me mbështetjen që i ka dhënë kësaj nisme, qoftë me librat shkollore, por edhe me bibliotekën modeste të dhuruar kësaj qendre shqiptare.
Mark Qehaja nga Tropoja, ka sjellë dy fëmijët e vet, Lizën dhe Denisin. Ai flet i emocionuar në ceremoninë e celjes së shkollës, dhe ofron të gjithë ndihmën e tij që kjo shkollë të ketë të ardhme. Besian Krasniqi, një ndër mbështetësit e kësaj nisme, nuk u ofrohet kamerave, por ndjehet mirë për gjithcka ndodh në këtë mjedis komëbtar. Kristaq Foto, pronar i kafenesë “Kuq e zi”, tregohet modest në dhurimin e këtij mjedisi për shkollën shqipe, por ai uron që kjo klasë- shkollë , nesër të ketë një mjedis më komod dhe të kthehet në një akademi shqipatrësh në një zonë që kurrë nuk ka patur, jo shkollë shqipe, por asnjë institucion fetar a kulturor, ndërkohë që komunitetet e tjerë, vecanërisht komuniteti grek, kanë me dhjetëra shkolla e kisha, ku ruhet gjuha dhe traditat kombëtare.
Fëmijët ndjehen të gëzuar, edhe pse disa nga ata, që nuk kuptojnë shqip, duken paksa të hutuar në ditën e parë, por gjithësesi i gëzohen festës. Nxënësja Liza Qehaja flet mirë shqip dhe mbanë veshur bluzë e shall me simbole kombëtare. Denisi, i vëllai, edhe pse është i pasigurtë në shqipen e tij, gëzohet hapjes së shkollës shqipe; Reon Krasniqi, është i gëzuar, edhe për faktin se babai i tij, Besian Krasniqi, ishte një ndër mbështetsit aktiv të hapjes së shkollës. Ernei Tollja, Naile Tollja, Christian Bombaj, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Donald Rapaj, Donil Beqo, Eda, Elsa dhe Joana Kulla sot nisin së bashku rrugën e bukur të mësimit të gjuhës shqipe dhe do ta ruajnë në kujtesë si një ndër ditët më të gëzuara. Inxhinier Ilmi Mance, ka ardhur nga Bronxi, po ashtu Jorgji Muzaka, eshte bere pjesë e festës, studiuesi Illo Foto, ndjehet i gëzuar që i biri, Krstaqi, ka dhuruar këtë mjedis për shkollë, Entela, është një ndër organizatoret e festës. Familja pronare e kësaj kafeneje ka dhuruar ëmbëlsira për fëmijët.
Televizioni Kultura Shqiptare e ka filmuar ceremonine festive.
Le t’u urojmë mësuesve dhe nxënësve të shkollës së parë shqipe në Astoria:Gëzuar Ditën e parë të Shkollës Shqipe!
Mësuesëve kudo që janë Gëzuar Festën e Mësuesit!
LULZIM BASHA NE KONVENTEN E DEMOKRATEVE TE AMERIKES
Partia Demokratike e Shqiperise ka njoftuar se Kreu i demokrateve shqiptare Lulzim Basha eshte ne Konventen e Demokrateve Amerikane qe nis punimet sot ne Filadelfia.Njëheresh, në ditët e Konventës të Demokratëve, do të ketë takime me personalitete të larta amerikane, me senatorë e kongresmenë amerikanë, me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit , etj. Kjo Konventë do të shpallin zyrtarisht Hillary Clinton – kandidate e demokratëve për Presidente e Amerikës. E, kjo, do të jetë hera e parë në historinë amerikane që një femër garon për Presidente e SHBA. Ne faqen e facebook-ut qe mban emrin Lulzim Basha, fansat demokarte i kane uruar atij rrugetim te mbare-Tu priftë e mbara Lulzim Basha!, ndersa dje ne nje nga web-sitet me te lexuara, Syri.net, u botoi kete koment :
Pikëpyetjet e udhëtimit të Bashës në Uashington/
- « Previous Page
- 1
- …
- 193
- 194
- 195
- 196
- 197
- …
- 384
- Next Page »