Jane 6 (gjashtë) të drejta studimipër oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/
Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë kërkon të rekrutojë kandidatë për oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 6 (gjashtë) të drejta studimi. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së për kandidatët brenda radhëve të Forcave të Armatosura është deri në 01 shtator 2015.
1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:
Të jenë shtetas shqiptarë.
Të jenë në zotërim të diplomës së arsimit të lartë, (minimumi bechelor) brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.
Në momentin e aplikimit të mos jenë më shumë se 25 vjeç e 6 muaj. Përjashtim bëjnë kandidatët për oficerë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura, të cilët në momentin e aplikimit duhet të mos jenë më shumë se 30 vjeç e 6 muaj.
Të ketë notën mesatare të lëndëve të të gjitha viteve të arsimit të lartë, jo më pak se 7 (shtatë).
Të zotërojë gjuhën angleze të lexuar, të shkruar dhe të folur dhe të sigurojë mbi 75 pikë në testimin ALCPT, të zhvilluar nga QGJH në KDS.
Të jetë vlerësuar i aftë për të shërbyer në FA gjatë ekzaminimit mjekësor.
Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 për femrat.
Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
Të mos jetë larguar nga puna në administratën qendrore ose lokale (nëse ka qenë i punësuar para aplikimit), për shkelje të dispozitave të kodit të punës ose legjislacionit në fuqi. Kjo kërkesë aplikohet për kandidatët që nuk janë pjesë e FA.
Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, skualifikohet.
2. Dokumentet për regjistrim:
Kandidatët për regjistrim duhet të paraqesin pranë Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për ndjekjen e studimeve ushtarake në SHBA, ku të specifikohet institucioni arsimor dhe preferenca e degës për të cilën aplikohet.
Formular me të dhënat personale sipas formatit të përcaktuar, ANEX A.
Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimit të lartë së bashku me listën e notave të lëndëve.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Certifikatë familjare 1 (një) copë.
Fotografi për dokument (4×6), 2 (dy) copë.
Fotokopje të pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.
Dëshmi penaliteti.
Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.
Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.
Vërtetim nga përmbarimi.
Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Komandës Mbështetëse ku shprehet që kandidati është i aftë nga ana shëndetësore për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.
Vendimin e Komisionit Mjekësor mjekësore të SUKM, ku shprehet për aftësinë apo paaftësinë e kandidatit për oficer, shoqëruar me ekzaminimet mjekësore nëse kandidati nuk është bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Tran smetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
Formularët mjekësorë “Form DD 2807-1 dhe Form DD 2808” të cilët do të përdoren nga aplikanti për t’iu nënshtruar vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore në Komisionin Mjeko-Ligjor.
Rekomandimi nga komandat përkatëse, sipas kërkesës së kandidatit, për të aplikuar si kandidat për oficer, për kandidatët që shërbejnë në FA.
3. Datat e testimit:
Testi Fizik: 07.09.2015
Testi Intelektual: 08.09.2015
Testi i Gjuhës së Huaj: 09.09.2015
Testi Psikologjik: 10.09.2015
(E dergoi: SHK)
KUJTESE- 12 VJET PA SHKRIMTARIN SOTIR ANDONI
Në Worcester, në ditëndarjen e fundit me shkrimtarin Sotir Andoni/
nga Dalip Greca/
E marta e 22 korrikut 2003, do të mbahet mend si një ditë e veçantë, ku të dukej se moti kishte ngatërruar kalendarin. Qielli rrodhi gati gjatë të gjithë ditës dhe trafiku dukej tepër i rënduar ndërsa udhëtimi sa vinte e bëhej më i vështirë nga Nju Jorku ne Uster. Së bashku me Niko Kirkën dhe Pëllumb Kullën, në Worcester mbërritëm tamam në orën 10 të mëngjesit, në kohëmbërritjen e arkivolit me trupin e pajetë të shkrimtarit Sotir Andoni. Gjatë rrugëtimit tonë të vështirë, Sotirin e kishim të gjallë; na dukej se ai bashkëbisedonte me ne. Copëza bisedash nga takimet me të, copëza kujtimesh nga jeta e tij, dhe shfletim me mendje i prozës së tij të mrekullueshme, që ai la si një pasuri të vyer në bibliotekat shqiptare.
Niko na tregon copëza njohjeje nga jeta e burgut në kohën e diktaturës komunise:
– U takuam me Sotirin, në burgun e Korçës. Sikur nuk më besohej se ish partizani do të përfundonte në burg,së bashku me ne të “përmbysurit” , ne “armiqtë” e pushtetit, por ai ishte i tëri, Sotiri, që kishte luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve nazi-fashistë. Më vonë, kur u njohëm më mirë, ai më tregoi se zemra i ishte thyer prej kohësh dhe se e kishte patur në mendje arratisjen në botën e lirë, por ata e kapën dhe i rrasën në qeli. Dhe ja tani, ai po vdes këtu, në tokën e largët të demokracisë, që e pat ëndërruar dhe me mallin brengë për atdheun e përbashkët që ende nuk po zë vend. Sotirit i ishte thyer zemra që kur ishte partizan në mal, kur pa eliminimin e shokëve, pas shpine. Ndërkohë që në mendje i kishte mbetur një rast flagrant, gjatë një takimi në fshatin e tij, ku kishte shkuar me komisarin për bisedë. Kishte qenë babai i Sotirit ai që kishte bërë një pyetje të vështirë, nga ato me spec, siç e kishte klasifikuar i deleguari dhe në sy të të gjithëve, komisari, në vend të përgjigjes ia kishte hequr me pëllëmbë fytyrës . Kjo nuk durohej dhe shpirti i Sotirit grumbullonte e grumbullonte vrerin e dhimbjen dhe një ditë mori rrugën që të gjente lirinë dhe zbrazte shpirtin e vrerosur
Dikur, vazhdon të tregojë Nikua, shumë vite pasi u shkëputëm nga Bashkimi Sovjetik, ia vunë prapë syrin për ta futur në qeli. Ç’kishte ndodhur? “I handakosuri”, një ndër krijimet brilante të Sotirit, ishte përkthyer në atdheun e Leninit. U thirr Sotiri:Pse e ke çuar në Rusi tek revizionistët novelën?
– Nuk e kam çuar, i qe përgjigjur ai, nuk kam njeri në atë vend…Po ku besonin ata, kërko e heto, shtërngo e provoko.
Në të vërtetë, më vonë e kishin zbuluar shkakun; kishte qenë një ruse në Universitetin e Tiranës, ajo që kishte marër me vete novelën, pasi qe përzënë nga Shqipëria, si të gjthë rusët, kur u ftoh miqësia me Bashkimin Sovjetik. Asaj i kishte pëlqyer tregimi dhe e kishte përkthyer e botuar…
… Të gjitha këto i kishim biseduar gjatë rrugës me Nikon dhe Pëllumbin dhe na ishte dukur se e kishim patur të gjallë Sotirin, por tani, që e kemi para syve, ashtu të shtrirë në arkivol mbi altar, në meshën që udhëheq At Spiro Page, sikur nuk na besohet se ai është nisur në botën tjetër. Në heshtje ndjekim meshën. Kisha është mbushur plot, kanë ardhur jo vetëm nga Worcesteri, por dhe nga New Yorku e shtete të tjera.
Kam pranë bashkëpunëtorët e gazetës Illyria, bashkshortët Thanas dhe Julia Gjika dhe studiuesin e shkrimtarin aristotel Mici. Pikëllimi iu lexohet në sy.
Më thotë Thanasi: – Paskit bërë shumë mirë që keni ardhur në varrimin e Sotirit. Ai e meritonte vëmendjen e gazetës Illyria. Këtu është ndjerë thellë humbja e të mirit Sotir. Emigrantët shqiptarë të Worcester MA duke humbur shkrimtarin Sotir Andoni, humbën një nga njerëzit më të dashur, një figurë të njohur për kontributet e veta letrare, politike e shoqërore. Jo vetëm banorët e “Illyrian Gardens”, ku ai jetonte prej disa vjetësh me bashkëshorten, Jorjie, po dhe të gjithë shqiptarët e ardhur rishtas si dhe ata të lindur në Worcester MA, e kanë përjetuar dhimbshëm vdekjen e shkrimtarit dhe njeriut të mirë, Sotir Andoni. Gjithkush e ka respektuar këtu, gjithkush dëshironte takimet me Sotirin për faktin se ai ishte fjalëpak, i matur, fjalëmbël dhe i dashur. Të takoje Sotir Andonin ishte njësoj sikur të hapje faqet e një enciklopedie për historinë dhe traditat e Korçës dhe të Devollit.
Thanasi më plotëson informacionin: Më datën 20 nga ora 18:00-21:00 PM, në Funeral Home “O’ Conner’s Brothers” 592 Park Ave, erdhi për të bërë homazhet gati e gjithë kolonia shqiptare e Worcesterit dhe nga qytete e fshatra të tjerë. Midis luleve të shumta ishte shtrirë në arkivol shkrimtari ynë, të cilin kur e shihje në profil të kujtonte Migjenin. Ata që vinin e nderonin ishin të profesioneve të braktisura të vendlindjes, ish-mësues, ish-ekonomistë, ish- profesorë, mjekë, inxhinierë dhe teknikë të ndryshëm, të cilët, ashtu si i ndjeri Sotir, për pamundësi jetese në atdhe janë shpërngulur me gjithë familjet e tyre. Duke i dhënë lamtumirën shokut dhe mikut të tyre, të moshuarit mendojnë fatin e vet.
S’ka gjë më të hidhur se të vdesësh larg atdheut, të lësh eshtrat aty ku pak të njohin, të vijnë pak njerëz në varrim….
Kortezhi i gjatë ecën përmes qytetit të Worcesterit dhe drejtohet tek varrezat “Hope Cemetery” , ku mbas fjalës së At Spiro Page dhe të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, hodhën lule mbi varrin e të ndjerit.
Naum Prifti, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan foli për jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Sotir Andoni.”Sot, tha ai, po ndahemi nga vëllai ynë, shkrimtari i talentuar Sotir Andoni, që u nda nga jeta pas një hemorargjie cerebrale me 18 korrik, në spitalin UMAS, Worcester, MA. Shumë dashamirës të tij që marrin pjesë në këtë ceremoni të përmortshme , kanë lexuar tregimet e tij të shkruara me dashuri e ndjenja lirike e patriotike për njeriun e thjeshtë, për Atdheun dhe për lirinë. Përmbledhjet e tij me tregime, romanet dhe veprat në fushat e tjera, kanë qenë nga më të lexuarat gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Sotir Andoni u bë shkrimtar i dashur sepse diti të pikturonte me lirizëm e ngrohtësi fshatin në periudha të ndryshme, dramën e kurbetit dhe ndryshimet sociale. Duke u fokusuar më shumë në të kaluarën, shkrimtari gjeti një shteg komod për të mënjanuar kornizën skematike të Realizmit Socialist. Krijimtarinë e vet letrare Sotiri e filloi herët me skica, tregime, por ajo që e bëri të njohur qe përmbledhja me tregime “Maleve në Shëndre”, me të cilin fitoi çmimin e parë kombëtar edhe pse në konkursin kombëtar . Novela e tij”I Handakosuri” shquhet për realizëm dhe dramacitet. Ishte vijues i denjë i shkollës së Kutelit.
Më pas z. Naum Prifti foli për jetën e shkrimtarit Sotir Andoni, u ndal në krijimtarinë e tij, në zhgënjimet që pat Sotiri nga sistemi që e trajtoi me dyshime. Nuk do t’ia falnin atij tentativën për arrastisje edhe pse kishte luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve.
Shumë lule mbi varrin e njeriut që u shua.
Komunitet-NISIN NDRYSHIMET STATUTARE NE SHOQATEN “SHQIPE E ARIZONES”
NGA LULZIM MULLIQI/
Tani me eshte bere tradite qe gjate stines se veres,te rritet fluksi i mergimtareve tane per te shkuar ne vendlindje dhe per ti kaluar pushimet e tyre.
Megjithate,Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e Arizones” eshte ne vlugun e puneve per zbatimin e disa projekteve te percaktuara nga mbledhjet e meparshme.Vazhdimesia e tradites shumevjecare te punes ka rendesi te vecante per anetaret e kesaj Shoqate qe edhe gjate stines se veres percelluese qe mbreteron ne Arizona te zhvillojne aktivitetin e tyre kombetar dhe kulturor.Anetaret e kesaj Shoqate vijne nga treva te ndryshme si:Kosova,Shqiperia,Ilirida,Malesia dhe Lugina e Presheves.Ne vazhden e takimeve te zhvilluara,keto dite eshte mbajtur mbledhja e radhes se Bordit Drejtues te Shoqates”Shqipe e Arizones” me seli ne qytetin e Phoenixit.Per dallim nga mbledhjet e meparshme,kesaj radhe mbledhja eshte mbajtur ne nje ambient te hapur.ne mungese te nje lokali te pershtatshem per mbajtjen e mbledhjeve.Kete mbledhje e shpalli te hapur kryetari,Burim Gashi,i cili Propozoi kete rend dite:1)Ndryshimet dhe plotesimet e Statutit te Shoqates ne harmonizim me interesat e Komunitetit tone.Me pas zoti Gashi,perkujtoi se ndryshimet jane te nevojshme,sidomos ato ne plotesimin e vendeve te lira ne Bord, si dhe zgjerimin e numrit te anetareve nga 9 qe ishte me pare,ne 13 tani.Me pas fjalen e mori ushtruesi i detyres se Sekrtarit te Shoqates,Lulzim Mulliqi,i cili kishte hartuar nje version te ri te Statutit te Shoqates me disa ndryshime dhe plotesime te nevojshme me nevojat dhe kerkeat e Shoqates.Ne vijim,Lulzim Mulliqi theksoi se”qellimi,misioni dhe detyrat e Shoqates do te vazhdojne te jene:ruajtja dhe kultivimi i prejardhjes,gjuhes dhe traditave shqiptare permes programeve edukative,shoqerore dhe kulturore,si dhe ruajtja dhe zhvillimi i unitetit dhe vazhdueshmerise se Komunitetit Shqiptaro-Amerikan te Arizones dhe mbrojtjes se ceshtjes tone kombetare.Ne vijim,Lulzim Mulliqi (jurist dhe gazetar) lexoi disa nene dhe paragrafe nga versioni i ri i Statutit te hartuar prej tij,i cili nder te tjerash sqaroi se Statuti I Shoqates mund te rishikohet,ndryshohet,apo plotesohet,vetem me vendim te vecante te Bordit Drejtues,i cili do te duhet te krijohej nga nje grup pune i vecante i formuar per kete qellim.Per aprovimin e ndryshimeve ne Statut ,nevojiten votat e dy te tretave te anetareve te Bordit.Ndryshimi I Statutit i miratuar ne menyre te tille,ne nje periudhe kohore te caktuar,i behet e ditur anetaresise se gjere te Komunitetit.Nderkaq,lidhur me kete pike te rendit te dites,kryetari Burim Gashi, Propozoi qe shqyrtimi i Statutit te ri i hartuar nga ushtruesi i detyres se Sekretarit,Lulzim Mulliqi dhe atij te vjeter, te shqyrtohen me detajisht ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates.Ai ne vijim Propozoi qe ne kete mbledhje te vendoset per plotesimin e vendeve te lira ne Bordin Drejtues te Shoqates,si dhe rritjen e numrin te anetareve te Bordit nga 9 qe ishte me pare,te kalohet ne 13 anetare.Pas votimit te anetareve te pranishem ne mbledhje u vendos qe Bordi Drejtues te jete ne perberje prej 13 anetareve.Me kete rast u vendos qe vendi i zbrazet i anetarit te Bordit,Skender Bajrami te zevendesohet nga Lorik Krasniqi,ndersa 4 anetare te rinj te Bordit erdhen nga kandidatet qe ne zgjedhjet e pergjitheshme Kane marre numrin me te madh te votave ne listen shume-emerore te votimit per ne Bordin Drejtues.Me kete rast anetare te rinj te Bordit u zgjodhen keta kandidate:Urim Zeneli,Ndue Frroku,Dhimiter Rrera,dhe Murat Rama.Kjo mbledhje u karakterizua edhe me disa debate dhe mospajtime te disa anetareve te Bordit ,perkitazi me disa ceshtje procedurale dhe organizative te Shoqates.Ne fund u vendos qe pjese te tjera te rishikimit,ndryshimit dhe plotesimit te Statutit te Shoqates te diskutohen dhe shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates,e cila eshte parapare te mbahet me daten,26 Gusht te Ketij viti.Poashtu duhet te theksohet se njera nga prioritet e punes se kesaj Shoqate ne te ardhmen mbetet gjetja e nje lokali,apo ndertimi i ndonje Qendre kulturore per mbajtjen e mbledhjeve dhe aktiviteteve te kesaj Shoqate.Perpos kesaj eshte e rendesishme te behet edhe nje studim demografik i Komunitetit shqiptar ne Arizona,ku ne baze te Ketij studimi do te posedojme informacione te rendesishme per Komunitetin tone,dhe me lehte do te dime se cilat jane nevojat e Ketij komuniteti ne zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombetare,gjuhes dhe traditave tona shqiptare.
FAMILJA KUPI NJOFTON SE NË SHBA KA NDËRRUAR JETË GANI KUPI
Familja Kupi njofton se me 18 Korrik 2015 ka ndërruar jetë në SHBA Gani Kupi, duke lënë në pikëllim të thellë Familjen, miqtë dhe të njohurit.
Njoftimi i familjes Kupi bën të ditur se shërbimet funerale për të ndjerin do të kryhen ditën e Hënë, 20 korrik 2015 nga ora 4 pasdite deri në 9 të mbrëmjes.
Adresa e Shtëpisë Mortore, ku komuniteti shqiptar, miqtë, të njohurit mund të ngushëllojnë familjen është:
PIZZI FUNERAL HOME
120 Paris Avenue
Northvale, NJ 07647
Telefoni në funeral Home : 201-767-3050
Trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit Ditën e Martë me 21 Korrik 2015 nga ora 9 e 30 deri në 11 e 30. Nisja nga Shtëpia mortore.
Vendvarrimi:Rockland Cemetery
201 Kings Highway
Sparkill, New York 10976
SIMPOZIUM PER 90 VJETORIN E LINDJES TE PROF. SAMI REPISHTI NE NJU JORK
Te shtunen me 18 korrik 2015”Miqte e Prof. Sami Repishtit” organizuan nje Simpozium per ta nderuar ate dhe per te evidentuar vlerat e veprimtarise se tij ne sherbim te ceshtjes Kombetare, mbrojtjes te drejtave te njeriut, vlerave edukative si mesimdhenes, si dhe per te evidentuar vlerat e vepres se tij letrare. Veprimtarine e ka moderuar aktivisti i komunitetit Ramadan Gashi. Me pas Dr. Nikolla Qafoku ka sjelle nje pershendetje vleresuese per Prof. Sami Repishtin si edukator, autor, demokrat parimor, intelektual jo konformist, Dr. Elez Biberaj-drejtor i Divizionit te Euroazise ne Zerin e Amerikes, solli kumtesen”Perpjekje per Liri e Pavaresi te Kosoves”, studiuesi Anton Cefa mbajti kumtesen:”Prof. Dr. Sami Repishti ne 90 vjetorin e Lindjes”, Agron Alibali kishte pergatite kumtesen”Nji trajtim i problemit Cam”, ish drejtori i Divizionit te Euroazise ne VOA, gazetari Frank Shkreli mbajti kumtesen”Veprimtaria per te Drejtat e Njeriut”, ndersa Grid Rroji” Mendimi Politik i Dr. Sami Repishtit”. Nje pershendetje te vecante sollen ne Simpozium, Neka Doko, drejtore e Bibliotekes”Fan S. Noli” prane kryekishes Shen Gjergjit ne Boston, biznesmeni Harry Bajraktari dhe gazetari Sinan Kamberaj.Ndersa kengetari Bashkim Pacuku pershendetjen e tij e beri te vecante, interpretim skenik.
Nderkohe ne Simpozium u percollen edhe kumtesa te derguara nga studiues qe nuk ishin te pranishem ne Simpozium: Kumtesen e Fotaq Andrea”Hyrje: Dialektika e Rendit dhe Rebelimit tek Andre Malraux” e sollen ne shqip Bekim Xhaferri ne anglisht Aida Gashi, studimin “Pika Loti-Tregime burgu-Analize” te Dr. Lumira Rroji e percolli Ava D.Safir, J.D; Kumtesen e Dr. Eleni Karamitri”Nen Hijen e Rozafes-Narrative e jetueme” e sollen ne shqip Bekim Xhaferri dhe ne anglisht i biri i Prof. Repishti Dairen Repishti Ph.D.
Ne perfundim te Simpoziumit Prof. Sami Repishti ka falenderuar organizatoret, autoret e kumtesave, pjesmarresit per nderimin qe iu be jetes dhe vepres se tij.
Vperimtarine e ndoqi edhe media e Komunitetit: Zeri i Amerikes me gazetarin Ilir Ikonomi, Gazeta Dielli, Gazeta Illyria, Gazeta Bota Sot, TV 21, TV Kultura Shqiptare.
Kumtesat mund t’i lexoni ne Dielli online.Fotografite i gjeni ne facebook
- « Previous Page
- 1
- …
- 275
- 276
- 277
- 278
- 279
- …
- 383
- Next Page »