• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK- Albanian Children’s Festival “Youth Voices 2015”

May 27, 2015 by dgreca

ALBANIAN AMERICAN “YOUTH VOICES” /
Sunday, May 31, 2015 from 7:00 PM to 10:00 PM (EDT)/
New York, NY /
This is the 3rd Annual Albanian Children’s Festival “Youth Voices 2015”. This is an event where albanian children from across the United States come and share their talent with the albanian community in NYC .
This is primarily a vocal contest festival. Different composers from Albania & USA have written songs to be performed at this unique festival. At this event we are going to have some honored guests from Albania such as Ervin Bushati, a nationally known singer. Miss Massachusetts Polikseni Manxhari, Magician Show Dash ect…….
The performances will be judged by a professional jury in fields of composition, musicology, singing
The festival will take place at:
Lila Acheron Wallace Auditorium at Japan Society
333 East 47th Street New York NY 10017 Time :7:00pm

Filed Under: Komunitet Tagged With: "Youth Voices 2015", Albanian Children's Festival, Pranvera Cobo

ALBANIAN COMMUNITY CENTER – SPONSORIZUESE E FESTIVALIT TË PARË SHQIPTAR NË HARTFORD, CT

May 25, 2015 by dgreca

Një grup Shqiptaro-Amerikanësh u mblodhën më 14 Dhjetor 2014 dhe vendosën të punojnë për të mundësuar një qëndër Shqiptare për komunitetin Shqiptar në Hartford, kryeqytetin e shtetit Konektikut. Albanian Community Center është tashmë e çertifikuar në shtetin e Konektikut dhe pritet aprovimi për statusin e organizatës jofitimprurëse nga IRS.
Për projektet që do të punojë kjo qëndër Shqiptare anëtarët e bordit në një takim të hapur edhe me përfaqësues të zgjedhur në State House dhe në bashkinë e Hartford ranë dakord për një organizim më të mirë të Shqiptarëve duke bashkëpunuar edhe me komunitetet e tjera në Hartford për të gjallëruar më shumë edhe jetën e qytetit ku jetojnë.
Në bashkëpunim me përfaqësuesin e State House Angel Arce dhe senatorin Tim Larson kjo qëndër bashkoi Shqiptarët e Konektikut për celebrimin e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2015 në ndërtesën qeveritare State Capitol ku u vendos në çatinë e saj edhe flamuri i shtetit të Kosovës.
Bordi i kësaj qëndre dhe në veçanti. Artan Martinaj, Vedat Selimi, Prend Qetta njërit nga nismëtarët e krijimit të qëndrës janë të vendosur për të bashkuar sa më shumë Shqiptarë në projektet e qëndrës për mësimin e Gjuhës Shqipe, veprimtaritë atdhetare, letrare dhe sportive.
Qëndra është duke punuar së fundi për të mbajtur të parin festival të trashëgimisë kulturore dhe të traditës Shqiptare më 29 dhe 30 Maj, 2015 të premten në orën 5 pasdite dhe të shtunën që fillon prej orës 11 të mëngjesit e deri në mbrëmje, në lokalin e Hartford Pica, në adresën 161 Franklin Ave, Hartford, CT.
Qëndra Shqiptare është sponsorizuesja kryesore e këtij festivali me mundësitë financiare të vetë anëtarëve të qëndrës dhe të bizneseve që janë afruar me qëndrën. Ndërkohë evidentohet edhe bashkëpunimi me degën e Vatra dhe kontaktet me komunitetin e Waterbury nëpërmjet edhe anëtarësisë së qëndrës Shqiptare, prej së cilës disa veprimtarë janë edhe anëtarë të degës Vatra. Edhe grupet e studentëve Shqiptarë në kolegjet e Konektikut janë vënë në dijeni për programin e festivalit dhe e mirëpritën ftesën për të marrë pjesë e për ta gjallëruar më shumë atmosferën festive.
Programi i festivalit do të ketë muzikë live me këngëtarët Entela Ilirjani, Argjend Lloga dhe Grupi Rinia. Do të ketë një menu ushqimi të traditës Shqiptare ku do të ketë gatime të sjella edhe nga anëtarësia e qëndrës. Ndërkohë, do të serviren edhe pije të markës Shqiptare të marra në marketet Shqiptare të zonës.
Fitore Kaçi, sekretare dhe Vedat Selimi Financieri te qëndrës Shqiptare i kan të renditura detajet për programin e festivalit dhe detyrat e secilit nga anëtarët e qëndrës për të mbajtur në Hartford një festival si një pritje e traditës zakonore në një familje Shqiptare që gëzon edhe kaq larg nga Trojet Shqiptare.
Bordi i Albanian Community Center të Hartford mirëpret pjesëmarrjen e organizatave Shqiptare të New York dhe New England, të të gjithë Shqiptarëve që do tu jepet mundësia të vizitojnë festivalin ne Hartford.
Ne do t’ju shërbejmë me kënaqësi dhe do t’ju jemi mirënjohës për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që i jepni veprimtarisë së qëndrës Shqiptare.
Një veprimtari tjetër në të cilën Albanian Community Center do të përfaqësojë Shqiptarët e Hartford do të jetë Dita e Komunitetit më 20 Qershor 2015, e organizuar nga miku i Shqiptarëve, përfaqësuesi i State House Angel Arce. Do të jetë një ditë familjare ku qëndra Shqiptare do të organizojë përsëri të njëjtën atmosferë festive si edhe me festivalin e këtij fund Maji.
Për të mësuar më shumë për projektet edukative, atdhetare dhe humanitare të qëndrës sonë mund të kontaktoni nëpërmjet faqes sonë në Facebook Albanian Community Center.

Artan Martinaj, President
Bjorn Londo, Nenkryetar
Fitore Kaçi, Sekretare
Vedat Selimi, Financier

BORDI
Valbona Abedini
Prend Qetta
Alfred Rrumbullaku
Albi Sako
Nijazi Jashari
Xhelal Abedini
Milaim Tahiri
Nesim Muchollari

Vatra
Nesim Muchollari Kryetar I Vatres
Arben Zeqiraj Nenkryetar
Ilir Kola Sekretar

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albanian Community Center, festival, hartford

Kadare nderohet me një ceremoni në Kongresin amerikan

May 21, 2015 by dgreca

NGA LAURA KONDA/
Në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington, u valëvit flamuri amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij. Ky është një ritual që zakonisht u rezervohet amerikanëve të shquar dhe në disa raste, edhe personaliteteve të huaja.
Ky gjest simbolik u bë i mundur në saje të ligjvënësit amerikan Eliot Engel, i cili është prej një çerekshekulli një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres. Zoti Engel vlerësoi veprën e Kadaresë, për universalitetin dhe mesazhin e rëndësishëm që jep, përmes miteve dhe figurave letrare:
“Kam një kënaqësi të veçantë që jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën e Ismail Kadaresë. …Me të drejtë, Ismail njihet gjerësisht si shkrimtari më i madh shqiptar i epokës sonë. Shkrimet e tij lidhen me historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, po ato sjellin elemente të reja për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Juria e Jeruzalemit, që e nderoi me çmim kohët e fundit Kadarenë e vlerësoi atë si një shkrimtar që përpiqet të ekspozojë përmes miteve dhe metaforave, krimet e kryera; edhe pse protagonistët janë lokalë, domethënia dhe rëndësia e tyre është universale. Unë personalisht jam i lumtur që Kadare është fituesi i çmimit të Izraelit, sepse ky çmim është simbolik.”, – tha ligjvënësi.
Autor i rreth 40 veprave letrare, të shkruara në një periudhë rreth 60 vjeçare, Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, veprat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.
Në ceremoninë e zhvilluar në një nga sallat e Kongresit amerikan, zoti Engel ja dorëzoi flamurin e valëvitur për nder të Kadaresë, me një dedikim të posaçëm për të, Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në Nju Jork, i cili ishte edhe nismëtari i idesë për të nderuar shkrimtarin:
“Jam shumë i gëzuar që organizohet ky takim në Kapitol Hill për shkrimtarin tonë të madh, një nga shkrimtarët më të mëdhenj botërorë, zotin Ismail Kadare. Pikërisht në këtë ndërtesë zoti Kadare ka dhënë një dëshmi në vitet e para të demokracisë në Shqipëri për nevojën që ajo të rreshtohet në rrugën e demokracisë dhe tani, më tepër se 20 vjet më vonë, pikërisht në ndërtesën e Kapitolit Hillit po organizohet një takim për të nderuar veprën e tij, pasi ai mori çmimin në Jerusalem. Kjo ceremoni u realizua me mbështetjen e kongresmenit Eliot Engel. …Kombet e vogla, si kombi shqiptar, kanë nevojë për figura të mëdha, siç është Ismail Kadare, me të cilin shqiptarët identifikohen në botë dhe mund të them se kjo figurë kaq e madhe, ky shkrimtar kaq i madh është letërnjoftimi më i mirë i shqiptarëve të botë,” – tha zoti Bajrami.
Për veprën letrare të Ismail Kadaresë foli përkthyesi i veprës se tij në anglisht, David Bellos, profesor në Universitetin prestigjioz të Prinstonit. Zoti Bellos, duke u shprehur në mënyre figurative, tha se Kadare është një shkrimtar që hapi një dritare transparente për Shqipërisë në kushtet e periudhës se komunizmit, kur Shqipëria ishte në fakt një dritare opake.
Zoti Bellos tha se vepra e tij nuk është opozitare në mënyrë të drejtpërdrejtë, por përmes saj Kadare tregon pasojat gërryese të pushtetit dhe na lejon të kuptojmë thelbin e një shoqërie totalitare. Ai tha se valëvitja e flamurit amerikan mbi Kapitol për nder të Kadaresë është një nder i jashtëzakonshëm për një shkrimtar:
“Mendoj se është një nder i jashtëzakonshëm dhe tepër domethënës; shkrimtarët e huaj nuk janë shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara, dhe është e rëndësishme që Kadare po nderohet këtu, edhe pse është një shkrimtar jo amerikan… Të gjitha romanet e tij janë në një fare mënyre për Shqipërinë, por një Shqipëri e veçantë, Shqipëria e Kadaresë; vepra e tij është e lexuar kudo, në Amerikës, apo vende të tjera. Unë mendoj se Ismail Kadare është mes shkrimtarëve më të shquar të kohëve tona, si dhe i të gjitha kohërave.”
Zoti Bellos tha se është një rast i rrallë, kur përmes aktit të ngritjes së flamurit, Shtetet e Bashkuara nderojnë në fakt jo vetëm Kadarenë, jo vetëm Shqipërinë, por letërsinë në përgjithësi.
Rituali i ngritjes së flamurit amerikan mbi ndërtesën e Kapitolit është një traditë e filluar nga Kongresi amerikan 78 vjet më parë, për të nderuar ngjarje historike dhe individë të shquar, së fundi, mes tyre, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.Për Ditarin, Laura Konda, Uashington.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kadare nderohet me një ceremoni, Laura Konda, ne Kongresin amerikan

KONCERT, NË DITËN KOMBËTARE TË JETIMËVE SHQIPTARË

May 21, 2015 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/
Mbrëmë, me rastin e 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi koncertin-homazh, “Një mesazh për ty”, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit të kryeqytetit. Të pranishëm ishin fëmijë, edukatorë e mësues, punonjës të arsimit e kulturës, personalitete të jetës politike e shoqërore, përfaqësues të bashkësive fetare, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.
Ishte i pranishëm në këtë shfaqje dr. Halim Kosova, i cili krijoi për fëmijët e braktisur, në Maternitetin e Tiranës, “Djepin e engjëjve”. Gjithashtu, ishin të ftuar nderi disa autorë dhe aktorë të filmave për fëmijë. Nga ata, ndodhej Petraq Qafëzezi, skenarist i filmit “Lulëkuqet mbi mure”, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Italia, ku jeton familjarisht
Idea dhe realizmi i shfaqjes ishin nga Ilir Çumani, me regjisor Bujar Kokonozin dhe drejtor artistik Zhani Cikon.
Pasi në ekran u shfaqën fjalët e Nënë Terezës: “Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për bukë, por nga uria për dashuri”, u dhanë montazhe nga jeta e jetimëve tanë, në institucione të ndryshme të Shqipërisë. Më tej, moderatorët Silvana Braçe e Herion Mustafaraj (aktor-fëmijë, në filmin “Beni ecën vetë”) nisën ta paraqesin programin e përgatitur, para të pranishmëve.
E para përshëndeti artistja e njohur Roza Anagnosti-Xhuxha. Në vazhdim, kënduan me radhë: Sidrit Bejleri, Juliana Pasha e Bashkim Alibali.
Pasi u dha në ekran një intervistë e vitit 2002, artistit të paharruar, Kadri Roshi, dolën para të pranishmëve në këtë shfaqje, këngëtarët: Myfarete Laze, Gëzim Nika e Manjola Nallbani. U duartrokit për paraqitjen e tij edhe grupi polifonik “Çipini”.
Gjithashtu, u pëlqyen recitimi i artistes Margarita Xhepa dhe interpretimet e Kozma Dushit e Luan Zhegut, i cili këndoi bashkë me fëmijët. U duatrokitën nxehtësisht vallja e shkathët e një grupi fëmijësh dhe artistë të tjerë, që morën pjesë në këtë koncert-homazh. Ai ishte në vazhdën e veprimtarive të përvitshme, që organizon Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i cili drejtohet me përkushtim, nga Ilir Çumani. Prandaj të pranishmit u larguan të kënaqur dhe morën me vete emocione e mbresa të bukura.
Përmbledhurazi, mesazhi i tërë kësaj shfaqjeje ishte, për institucionet shtetërore përgjegjëse dhe mbarë shoqërinë shqiptare: “Duajini, ndihmojini dhe mbrojini fëmijët tanë jetimë!”
Me këtë rast, duhen përshëndetur e përgëzuar edhe të gjithë sponsorët, të cilët u treguan të pakursyer e bashkëpunuan, si për organizimin dhe zhvillimin e tërë kësaj veprimtarie artistike.
(Foto nga:M.Gecaj)
Tiranë, 21 maj 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: koncert, Murat Gecaj, NË DITËN KOMBËTARE, TË JETIMËVE SHQIPTARË

KA NDËRRUAR JETË NË NEW YORK GJEKË SINISHTAJ

May 21, 2015 by dgreca

KA NDËRRUAR JETË VETERANI I GJEODEZISË SË KOSOVËS GJEKË SINISHTAJ NË NEW YORK, Më 18 Maj, 2015/
Sot Shqiptarët janë më të varfër për një expert të shquar të Gjeodezisë, pa nje koleg të çmuar, pa nje prind, shok dhe mik, pa Gjeke Sinishtën, i cili papritmas ndërroi jetë në New York. Gjeka rrjedh nga një familje bujare e Këshevës së Malësis sëTuzit. Ky është i vetmi Shqiptar që muar titullin e inxhinierit të diplomuar te Gjeodezisë në Universitetin e Beogradit. Ishte drejtori i parë Shqiptar i cili drejtoi më sukses ish Drejtorinë Komunale te Gjeodezisë dhe Kadastrin të Prishtinës për dy mandate, deri në vittin1984, kur u emërua zavendës drejtor në ish Drejtorin Gjeodete të Kosovës ne te cilën punoi gjerë ne okupomin serb, ne Vitin 1990. Kontributi i Gjekës në leminë e Gjeodezisë është I njohur duke filluar, me aplikimin e gjuhës shqipe në planet, regjistrat, dhe dokumentacionin zyrtar, përmirsimin e struktures kadrovike te drejtorise më ekspertet shqiptar, që në at kohë ishin deficit, me perkushtim në edukimin e brezave te rinjë, dhe ngitje profesionale te gjeodetëve. Më dinjitet rezistoi presionin e përditëshem te politikës hegjemoniste serbomadhe, në tentimin e dhunimit te kulturës dhe te historisë Shqiptare. Nuk lejoi qe Serbija plani perfidë I Serbisë të realizohej ne ndryshimin e toponimet shqipe, në plane, harta dhe evidenca tjera kadastrale.
Gjeka ne Kosovë gëzonte respekt, kishte autoritet, ishte i dashur, gëzohej kur e e quanin Malsor, ishte i dashur per Kosovar, mburrej me trimërin dhe veprat e trimit Ded Gjon Luli, Herojin e Kombit, nga Malësia e Madhe. Ne New York jetoi në dy dekadat e fundit, dhe ishte mjaft aktiv në jetësimin e kauzës Shqiptare. Për shumë shqiptar të cilët patën rast ta takojn Gjekën, ngadhënjyan mbi shumë veshtirësi që kishin, besim e mbi të gjitha.
Gjeka sa jetoj ishte model për një shqiptar, se te jete shok e veqanërisht prind i rall, që shkolloj te tre fëmijet, deri ne titujt me te lart ate “phd”.
Ne do ta kujtojn personalitetin dhe shembëlltyrën e Gjekës si një model të rrallë.
Në amëshim!
Hasan Berisha, Californi

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjeke Sinishta, nderroi jete, ne Nju Jork

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 294
  • 295
  • 296
  • 297
  • 298
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT