ZONJA VERA MJEKU SHPALLET “GRUAJA E VITIT 2015”, SONILA BARDHI”MËSUESJA E VITIT 2015”/
Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” me Presidente Dr. Anna Kohen, ka zgjedhur të shtunën e 7 Marsit për të festuar Ditën e Mësuesit dhe Festën e Nënës.
Festën e kanë moderuar Geris Duma dhe Etrita Ibroci. Dr. Anna Kohen, Presidente e Shoqatës AAWO, u ka uruar mirëseardhjen të pranishmeve.
Nën tingujt e Këngës së Nënës është krijuar një atmosferë emocionuese.
Një koncert të bukur me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, me fragmente muzikore nga filmat artistikë shqiptar, ka dhënë ansambli i fëmijëve “Kënga dhe Vallja Shqiptare” nën drejtimin e artistes Pranvera Cobo.
Këngëtari Kino Gara ka shpalosur repertorin e pasur dhe ka fituar duartrokitjet e të pranishmëve. Muzika e përzgjedhur nga DJ Bendis ka qenë e mrekullueshme.
Zv/ presidentja e AAWO, zonja Beti Beno dhe councilëoman Lisa Milicaj kanë prezantuar gruan e suksesshme të vitit, zonjën Vera Mjeku, drejtore ekzekutive e Albanian American Success Stories, ndërsa anëtarja e bordit të AAWO Agathia Luka dhe Kristi Kutali, kanë prezantuar Mësuesen e Vitit 2015 zonjën Sonila Bardhi.
Pjesmarrësit i ka përshëndetur me një fjalim të duartrokitur ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj dhe konsullja e Kosovës Vlora Citaku.
Në festën e Motrave Qiriazi ka pasë edhe personalitete si: Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork Vlora Citaku, Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, biznesmeni dhe veprimtari i njohur z. Harry Bajraktari. Nga Tirana ishin pjesë e festës Floriana Paskali dhe Leonardo Voci.
Shumë vatranë kanë qenë pjesë e kësaj feste: zv/kryetari Asllan Bushati me zonjen, Marjan Cubi me zonjen, Zef Përndocaj me zonjën, sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhe Veiz Belliu, Editori i Diellit me zonjën, z, Zef Balaj, Tonin Mirakaj e të tjerë.(Më hollsisht do të lexoni në gazetën Dielli të printuar.)
NDAHET NGA JETA NE NEW YORK AKADEMIK MENTOR PËRMETI
Sherbimet funerale do te kryehen te Dielen me 8 Mars, nga ora 11-14.00 ne Shtepine Mortore qe ndodhet ne adresen:
Morton Funeral Home
663 Grandview
Ridgewood , NY 11 385.
Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
Në datën 5 Mars 2015, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare, Profesor Mentor Përmeti, ish antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtues i lartë në disa institucione të sistemit të bujqësisë.
Mentor Përmeti, lindi në Tiranë, më 20 dhjetor 1920. Ka mbaruar Gjimnazin e Tiranës, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Sofjes, Bullgari në degën e Agronomisë. Fillimisht ka punuar si seleksioner për bimët foragjere dhe më vonë ka punuar me seleksionimin e bimës së grurit. Në vitin 1991, në strukturën e mbjelljeve të grurit, kultivarët e krijuar nga prof. Përmeti, zinin gati 60 për qind të sipërfaqes së mbjelljeve në shkallë vëndi.
Profesor Mentor Përmeti, e nisi punën si bashkëpuntor shkencor në Stacionin e Kërkimeve Bujqësore, Laprakë në vitin 1951. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë, deri edhe me detyrën e zëvëndësministrit . Në fundvitet ’50, drejtoi disa vite Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë, më vonë kreu detyrën e rektorit dhe pedagogut në ish Institutin e Lartë Shtetror të Bujësisë (sot Universiteti Bujqësor). Ka punuar disa vite në Ndërmarjen Bujqësore të Sukthit, në NB ”29 Nëntori ‘’ në Lushnjë. Nga viti 1978 deri në vitin 1981, punon për të dytën herë si drejtor i IKB Lushnjë. Më vonë punoi në Komitetin e Shkencës dhe Teknikës, në Institutin e Kërkimeve Biologjike, në Akademinë e Shkencave, etj. Kudo ku ka punuar, është dalluar për përkushtim, për njohuri të thella shkencore e praktike, i papërtuar dhe krijues, duke udhëhequr me shëmbullin personal. Kurdoherë ka qënë novator, dhe i papajtueshëm me mendimet konservatore.Të gjithë ata që kanë punuar me prof. Mentor Përmetin, ruajnë kujtimet më të mira për të si drejtues, si koleg dhe shok e mik besnik.
Profesor Mentor Përmeti, ishte ndër tre ‘’Kandidatët e Shkencave të Bujqësisë”, të parë në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu ka qënë kryeredaktori i parë i ‘’Buletinit të Shkencave Bujqësore’’, me fillesë vitin 1962. Është bashkëautor në ‘’Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (Akademia e Shkencave, 1985). Në fushën e botimeve, është nga të parët për numrin e tyre, autor i mbi 40 tituj librash, broshurash, tekste mësimore, pa llogaritur artikujt shkencorë e problemorë në shtypin e kohës. Ka hartuar me dhjetra kumtesa e referate, të mbajtura brenda e jashtë vëndit. Duhet theksuar se ai ka drejtuar me kompetencë Konferencën Kombëtare të Shkencave të Bujqësisë në vitin 1975 dhe ka punuar për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botimi i vitit 2007. Ka udhhequr me dhjetra studentë në mbrojtje diplomash si dhe shumë specialitë të instutucioneve shkencore apo të prodhimit, për marjen e titujve shkencorë.
Profesor Mentor Përmeti, ka qënë antar i Akademisë së Shkencave, ishte ndër tre specialistët më të përgatitur e me meritokraci, krahas, profesorëve, Hysen Laçej e Teki Tartari. Ai ka dhënë ndihmesë e ka bashkpunuar edhe me Akademinë e Shkencave të Kosovës, dhe Akademitë e tjera në trevat shqiptare. shqiptar.
Kudo në Atdheun tonë gjen gjurëm të punës së tij shkencore, siç i gjen ato në çdo ferëm dhe në arsimin bujqësor shqiptar. Trashigimia e tij arsimore – shkencore do të mbetet në themel të zhvillimit të ardhshëm bujqësor- mjedisor të vëndit e rajonit.
Për punë të mirë, është dekoruar disa herë me medalje e Urdhra Pune si dhe me Urdhërin ‘’Mjeshtër i Madh’’ si dhe ‘’Qytetar Nderi i Përmetit’’.
Vitet e fundi të jetës së tij, i ka kaluar në emigracion, në Amerikë, bashkë me vajzën, Mirën, dhëndrin Gëzim Gjyrezi dhe me mbesën e nipin, etj, e ku asnjëherë nuk i kanë munguar dashuria dhe shërbimi, pas gjëndjes së rënduar me shëndetin.
Kujtimi i Profesor Mëntor Përmetit, do të mbetet i paharruar, në kujtesën e brezit me të cilin punoi, të kolegëve e tij, të bashkëpuntorëve shkencorë si dhe studentëve që e patën pranë. Po ashtu ai do të kujtohet edhe nga punonjësit e prodhimit bujqësor, nga fermerët, me të cilët ka ndarë kudo e kurdoherë gëzimet e shqetësimet. Profesor Mentor Përmeti, do të mbetet një mësues i madh. Nga jeta e puna e tij do të kenë çfarë të mësojnë edhe brezi i ri, sidomos ata që do të kenë fatin të vazhdojnë rrugën në fushën e bujqësisë. Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë ! U prehtë në paqe e qetësi!
Sherbimet funerale do te kryehen te Dielen me 8 Mars, nga ora 11-14.00 ne Funeral Home qe ndodhet ne adresen:
Morton Funeral Home
663 Grandview
Ridgewood , NY 11 385.
Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
Telefoni i familjes: Tel 17187302407.
Epopeja e lavdishme e UÇK-së – u shënua me homazh në Nju Jork
Beqir SINA New York/
Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës
YONKERS NEW YORK : Ndërkohë, që Kosovë, me një koncert në Skenderaj dhe me ndezjen e zjarrit në Prekaz është përmbyllur manifestimi triditësh “Epopeja e UÇK-së që kishte filluar më 5 mars, sot më 7 Mars në Yonkers – Nju Jork, janë bër Homazhe tek varrezat e tre dëshmorëve të UÇK-së nga Batalioni Atlantiku vllëzërve Bytyqi me rastin e kremtimit të Epopesë së UÇK-së në Kosovë.
Manifestimi Epopeja e UÇK-së ka filluar të mbahet çdo vit duke përkujtuar me këtë rast rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 50 familjarëve të tij më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Në atë kohë gjatë kësaj beteje është vrarë Adem Jashari, vëllai i tij Hamza, babai Shabani dhe anëtarët e tjerë të familjes në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë. –
Në këtë veprimtari, morën pjesë anëtarët e Shoqatës së veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së – ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 17 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës – përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Ambasadoria Vlora Çitaku – Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në SHBA, dhe Korab Mushkolaj konsull , dhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit, Fluturim Rizvani, Haxhi dhe Xheladin Zeneli, Arben Krasniqi, Esat Ahmeti, Anton Raja, Gjergj Dedvukaj, Mustaf Qosja, e të tjerë.
Ceremonia u mbajtë tek varrezat në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemtry Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York , aty ku prehen edhe tre dëshmorët shqiptar nga Amerika që dhanë jetën në Kosovë, për lirinë e saj : vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku.
Me këtë rast, Ambasadoria Çitaku, kryetari i shoqatës Atlantiku, bashkëluftëtarët e tre të rënëve dhe familja Bytyqi, babai i tre vëllezërve dëshmor Ahmet Bytyçi, vendosën kurora me lule të freskta pranë varreve të tyre.
Në këtë pelegrinazh të përvitshëm, në emër të ushtarëve shqiptarë, që shkuan për të luftuar për çlirimin e Kosovës, përshëndeti, ish komandanti i UÇK-së, kryetari i shoqatës Atlantiku Gani Shehu kurse, në emër të qeverisë së Kosovës, përshëndeti Ambasadoria Çitaku, dhe në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi – i cili falenderoi në emër të familjes.
Folësit thanë se :”Duke kujtuar këtë Epope të lavdishme ish ushtarët e Batalonit Atlantiku përulen me nder përpara kësaj vepre te madhe që u bë për, çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës”
Ceremonia u zhvillua në Yonkers, pranë hotelit Regency, aty ku për herë të parë u nisë për të luftuar në Kosovë, Batalioni Atlantiku nga SHBA. Kjo veprimtari e cila tashmë është bër e përvitshme i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e Lavdishme e UÇK-së”.
NË FESTËN E MËSUESIT U HAP E PARA SHKOLLË SHQIPE NË ASTORIA, NY
7 Mars 2015, Astoria, New York/
Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.
Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe.
Së bashku me Adem Belliun, pronarin e TV Kultura Shqiptare, dhe Veiz Belliun, shkuam nga Bronxi në Astoria, që në mëngjes për t’u bërë pjesë e gëzimit të fëmijëve, mësuesëve, prindërve , por dhe ish mësuesëve, që festojnë së bashku këtë festë, atë të Mësuesit dhe hapjen e shkollës shqipe.
Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikan; në një kënd janë portretet fotografike të Nene Terezes, smail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve.
Në këtë festë organizatorët kanë ftuar edhe ish mësues të shkollës shqipe, që tashmë jetojnë në këtë zonë.
Festën e ka hapur inisiatori kësaj lëvizjeje arsimore, Kristaq Papa. 7 Marsi, tha ai,është një festë Kombëtare. Kjo ditë, ka hyrë në Historinë tonë Kombëtare, për shkak të Mësonjëtores së parë në Gjuhën Shqipe të Korçës, që është shkolla e parë në gjuhën shqipe. Ashtu si patrioti Diamanti Terpo, ofroi shtëpinë e tij në Korcë për shkollën shqipe me 7 Mars 1887, sot me 7 Mars 2015, familja e Kristaq Fotos, po na dhuron këtë mjedis për të hapur shkollën shqipe, me qëllim që fëmijët e lindur në Amerikë, të mësojnë gjuhën e bukur të prindërve të tyre, gjuhës së bukur shqipe.
Larg pompoziteteve, ceremonia është e thjeshtë, por është e ngarkuar me emocione. Kristaq Papa ka marrë pranë për ta drejtuar së bashku festën Keti Foto, e bija e Entela e Kristaq Fotos, mbesa e gjyshërve Milika dhe Illo, e cila e ka mësuar gjuhën shqipe falë kontributit familjar, ku flitet ship. Mësuesit që janë në sallë emocionohen kur fëmijët e vegjël, që do të jenë nxënës të kësaj shkolle, u dhurojnë nga një trëndafil. Mësuesit Milika Foto, Leonidha Xuhani, Bujar Bejkollari, Natasha Muzaka, Kujtime Bejkollari, Vita Bano, apo dhe ish mësuesit Kristaq Papa, Veiz Belliu, Adem Belliu si dhe autori i këtyre radhëve ndjehen të respektuar tek marrin lulet dhe përqafimet e fëmijëve. Milika Foto, thotë para kamerave, se pas shumë vitesh në emigracion, për të parën herë po provon emocione sikur të ishet para nxënësve të saj. Bujar Bejkollari, mësues nga Përmeti ndjehet i gëzuar në këtë mjedis festiv dhe i sjell ndërmend vitet e mësuesisë. Ai falenderoj Kristaq Papën për nismën dhe Familjen Foto për dhurimine mjedisit për shkollën shqipe. Mirë do të ishte, propozon ai, që gjithë ky grup veprimatrësh të cështjes Kombëtare, të krijonin një nëndegë të Vatrës, e cila ka dhënë kontributin e vet modest me mbështetjen që i ka dhënë kësaj nisme, qoftë me librat shkollore, por edhe me bibliotekën modeste të dhuruar kësaj qendre shqiptare.
Mark Qehaja nga Tropoja, ka sjellë dy fëmijët e vet, Lizën dhe Denisin. Ai flet i emocionuar në ceremoninë e celjes së shkollës, dhe ofron të gjithë ndihmën e tij që kjo shkollë të ketë të ardhme. Besian Krasniqi, një ndër mbështetësit e kësaj nisme, nuk u ofrohet kamerave, por ndjehet mirë për gjithcka ndodh në këtë mjedis komëbtar. Kristaq Foto, pronar i kafenesë “Kuq e zi”, tregohet modest në dhurimin e këtij mjedisi për shkollën shqipe, por ai uron që kjo klasë- shkollë , nesër të ketë një mjedis më komod dhe të kthehet në një akademi shqipatrësh në një zonë që kurrë nuk ka patur, jo shkollë shqipe, por asnjë institucion fetar a kulturor, ndërkohë që komunitetet e tjerë, vecanërisht komuniteti grek, kanë me dhjetëra shkolla e kisha, ku ruhet gjuha dhe traditat kombëtare.
Fëmijët ndjehen të gëzuar, edhe pse disa nga ata, që nuk kuptojnë shqip, duken paksa të hutuar në ditën e parë, por gjithësesi i gëzohen festës. Nxënësja Liza Qehaja flet mirë shqip dhe mbanë veshur bluzë e shall me simbole kombëtare. Denisi, i vëllai, edhe pse është i pasigurtë në shqipen e tij, gëzohet hapjes së shkollës shqipe; Reon Krasniqi, është i gëzuar, edhe për faktin se babai i tij, Besian Krasniqi, ishte një ndër mbështetsit aktiv të hapjes së shkollës. Ernei Tollja, Naile Tollja, Christian Bombaj, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Donald Rapaj, Donil Beqo, Eda, Elsa dhe Joana Kulla sot nisin së bashku rrugën e bukur të mësimit të gjuhës shqipe dhe do ta ruajnë në kujtesë si një ndër ditët më të gëzuara. Inxhinier Ilmi Mance, ka ardhur nga Bronxi, po ashtu Jorgji Muzaka, eshte bere pjesë e festës, studiuesi Illo Foto, ndjehet i gëzuar që i biri, Krstaqi, ka dhuruar këtë mjedis për shkollë, Entela, është një ndër organizatoret e festës. Familja pronare e kësaj kafeneje ka dhuruar ëmbëlsira për fëmijët.
Televizioni Kultura Shqiptare e ka filmuar ceremonine festive.
Le t’u urojmë mësuesve dhe nxënësve të shkollës së parë shqipe në Astoria:Gëzuar Ditën e parë të Shkollës Shqipe!
Mësuesëve kudo që janë Gëzuar Festën e Mësuesit!
Shkollave shqipe në të gjithë Amerikën:Gëzuar Festën!
(Korersp. i DIELLIT)
PROTESTAT ANTIKOMUNISTE TE SHQIPTAREVE NE SHBA
Veterani dhe patrioti Musli Mulosmani poston fotografite e protestave antikomuniste ne Amerike/
Kjo eshte nje proteste kundra Ramiz Alise ne OKB dhe shifni si shfaqet patriotizmi nepermjet parrullave te fotografive :”Shqipnia e Shqiptarve – Vdekje Tradhetarve ” Thuhet ne nje parrull – ndersa nje tjeter “Rrofte Shqiperia e Lire, Demokratike e Bashkuar e Demokratike – Poshte Stalinizimi “,
Keto jane foto qe flasin me shume se 1000 fjale, se kush ishin ata qe luftuan per demokracine dhe lirine e shqiptareve – ne Shqiperi, dhe kush ishin ata qe “moren” flamurin e demokracise dhe lirise , dalin e rrahin gjoksin se jane heronjet e lirise e demokracise se shqiptarve.
Mendoje se pa ia humbur kerkujt meritat dhe dhene hakun cdonjerit, qe ka bere ne menyren e tij per lirine dhe demokracine e shqiptarve, ne te gjithe duhet te perulemi me respekt edhe perpara ketyre burrave te nderuar te kombit.
Mbasi ne komunitet ka shume debile dhe profane, qe duke i thene vetes edhe “gazetare” i thencin te cilet shqyhen duke gerthitur – jane nga ata( ish oficera te sigurimit) e ato ( vet dhe familje spiunesh te sigurimit ) qe ne ate kohe po ti permendje SHBA dhe keta burra – jo vetem qe te fusnin thonjet ne fyt por te rrasnin ne burg qe te kalbeshe gjithe jeten atje.
Kan ardhur ne Amerike, tani dhe ste lene rradhe me fole, se gjoja jane ata te paret qe hapin shkolla femijesh per te treguar patriotizmin e tyre ( e nisen me me shkollat ketu ne Nju Jork, te cilat i gjeten gati se i kan hapur keta patriot me kohe) shiten gjithe diten si demokrat dhe flene gjithe naten si spiune te Sigurimit me endrren qe tu vije edhe nje here Baba.
Thone se jemi integruar por hajde besoju kur mblidhen si neper celula dhe “qajne’ ditet qe lane pas…. bejne be per koken e Edi Rames dhe Illir Metes.(Beqir Sina)
- « Previous Page
- 1
- …
- 310
- 311
- 312
- 313
- 314
- …
- 390
- Next Page »