• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI GAZETARIT GJEKË GJONLEKAJ PËR HUMBJEN E DJALIT

May 20, 2023 by s p

E nderuar familja Gjonlekaj/

I respektuar Gjekë

Me keqardhje mësuam lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta të djalit tuaj Robertit. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjelli ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e pakthyeshme dhe dhimbjen shkatërruese.

Të gjithë bashkë si vatranë e komunitet shqiptar jemi pranë jush e familjes Gjonlekaj, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, lamtumire, zie e humbjeje të pa kthyeshme.

Lusim Zotin për shpirtin e Robertit.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

See Insights and Ads

Boost post

All reactions:

113113

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjek Gjonlekaj

DITA E TRADITËS SHQIPTARE NË NEW YORK

May 19, 2023 by s p

DITA E TRADITËS SHQIPTARE NË NEW YORK.

Filed Under: Komunitet

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

May 18, 2023 by s p

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT.

Filed Under: Komunitet

Rrjetet profesionale dhe kërkesa e promovimit të tyre

May 16, 2023 by s p

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “ Skenderbej” Inc. u mblodh më daten 13 Maj, 2023 në Ramerino Italian Prime restaurant, me pronar z. Zamir Vejuka në Manhattan, New York,(roof top 22 floor). Tema e aktiivitetit të rradhës ishte: Rrjeti Profesional dhe Nevoja e Fuqizimit të tij në Komunitet. Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji organizuar nga kryesia e shoqatës. Rrjetëzimi professional ka një rëndesi shumë të madhe në ditët e sotme. Ai u hap rrugë të reja marrëdhenieve mes profesionistëve të fushave të ndryshme si edhe të ngjashme. Ai nxit shkëmbimin e experiencave, ndihmon në identifikimin e burimeve të reja informative, si edhe promovon individin në rrugën e tij /saj profesionale.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Shoqates Shqiptaro-Amerikane “ Skenderej” Z. Imer Lacaj, Zv. Kryetari i Shoqatës z. Lek Preci, sekretarja e shoqates znj. Alketa Ktona-Veshi, anëtarja e kryesisë Znj. Arta Xhaferri, nismëtarët e këtij aktiviteti si edhe anëtarët e kryesiesë z. Adrian Tahiri dhe z. Ervin Toro. Pjesëmarrja e të ftuarve apo të interesuarve që morën pjesë në këtë takim i dha larmi atmosferës së bukur të kësaj mbrëmjeje.

Sipas një sondazhi të bërë në global Linkedln, pothuajse 80 përqind e profesionistëve të sotëm e konsiderojnë këtë rrjet tepër të rëndësishëm . Po ashtu , sipas HubSpot, 85 përqind e vendeve të punës plotësohen përmes këtyre rrjeteve dhe 70 përqind e punëve nuk publikohen në market. Anëtaret e shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skendërbej” Inc. duke qenë një forcë aktive pune brenda qytetit të New York-ut e vlereson rrjetin profesional , punon për krijimin e lidhjeve të reja përmes tij duke krijuar hapësira dhe mundësi të reja punësimi për anëtarët e saj .

Mbremja kaloi në një atmosfere tepër të këndshme. Anëtarët, të ftuarit dhe gjithë të pranishmit ndanë dhe shkëmbyen informacion me njëri- tjetrin , dhanë mendime për projekte të reja të së ardhmes, treguan pozitivitet në marrëdhniet e tyre dhe rritën edhe më shumë sensin e bashkëpunimit dhe kërkesës për të ndihmuar më shumë njëri- tjetrin.

New York, 15 Maj, 2023

Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc.

Filed Under: Komunitet

Faleminderit Amerikë!

May 15, 2023 by s p

Prof. Nusret Pllana/

Pas promovimit të 23 marsit 2023, në Treviso të Italisë, të organizuar me përkushtim e përgjegjësi të lartë kombëtare nga Shoqata “Shën Nëna Terezë”, me Kryetar Bajram Deskun dhe ndihmën e pakursyer të shokëve të tij, Elmi Vrenezi e Lirim Kolgeci, në prill të këtij viti, duke iu falënderuar Lobit shqiptaro – amerikan, e në veçanti Mr.sc.Agim Aliçkajt, në Amerikën mike u arritën edhe një sërë suksesesh të promovimeve të veprave publicistike e dokumentare: “Mos Harro Kurrë – Never Forget”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, të autorit: Nusret Pllana, “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Nato Intervention In Kosova”, të autorit: Nusret Pllana dhe të filmit dokumentar: “ Who Kills Children – Kush i vret Fëmijët”?!, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, në: Huoston, Dallas, Washington, New York, Detroit e Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 23 deri më 30 prill 2023, falënderoj përzemërsisht dhe në veçanti, bashkëatdhetarin, bashkëveprimtarin dhe bashkëautorin e librit tonë “Never Forget”, shqiptaro – amerikanin dhe mikun e ngushtë të të madhit Josef DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi, z.Agim Aliçkaj, i cili, jo vetëm që më ndihmoi moralisht e financiarisht, në promovimin e këtyre veprave me rëndësi të veçantë historike për kombin tonë, e të cilat e dëshmojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët për gati dy shekuj me radhë, por, Mr.sc.Agim Aliçkaj mori pjesë aktive edhe vet, duke dhënë kështu një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pashembullt ndonjëherë, duke udhëtuar me mua për çdo ditë me aeroplan, me shpenzime të veta, nga një qytet në tjetrin, me bagazhin jo të vogël të librave tona nëpër duar, duke i lënë të gjitha punët e veta mënjanë, por edhe obligimet familjare për një javë rresht, për të qenë pjesë e këtyre promovimeve të rëndësishme, në Huoston, Dallas, Washington e New York.
Me një fjalë, atë që nuk e kanë kryer Akademitë tona të shkencave dhe Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, qe 24 vite rresht, po vazhdojnë ta kryejnë me përgjegjësi e vendosmëri të pashoq, N.Pllana e A.Aliçkaj, vetëm e vetëm që të luftohet harresa e kujtesës historike, një nga defektet më të mëdha “gjenetike” të shqiptarëve në përgjithësi, e të atyre të Kosovës në veçanti, të cilët përkundër krimeve e masakrave gjenocidiale, vuajtjeve e dhimbjeve të përmasave antologjike, nga barbaritë dhe mizoritë e Sebisë fashiste, për fat të keq, edhe më tutje vazhdojnë ta ushqejnë armikun barabar serb, pa i vrarë aspak ndërgjegja dhe frika që ky gjak i derdhur lum, i mijëra dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë në përgjithësi, e i vrasjes dhe masakrimit me gjakftohtësi të 1432 fëmijëve shqiptarë në veçanti, do të na mallkoj një ditë.
Për sukseset e promovimeve të veprave tona publicistike e dokumentare në qytetet – Shtete të Amerikës mike, gjithsesi, Unë dhe Agimi, ndjejmë obligim moral e atdhetar, t’i falënderojmë nga zemra bashkëpunëtorët dhe bashkëatdhetarët tanë shumë të vyeshëm, në: Huoston, z.Arber Neziri, z.Florian Zanaj, e z.Ramiz Tafilaj, Dallas, z.Visar Visoka, z.Bekim Ademi, z.Nick Nazar Mehmeti, z.Shaban Krasniqi dhe z.Hysen Zeqaj, Washington, z.Ilir Dugolli – Ambasador, z.Drilon Gashi e z.Sab Gashi, New York, z. Elmi Berisha – Kryetar i Federatës Panshqiptare“VATRA” dhe z.Sokol Paja – Kryeredaktor i gazetës “DIELLI”, gazetarin e mirënjohur të RTV21 me seli në New York, z.Halil Mula, z.Florin Krasniqi, z.Behlul Gashi e z.Tomë Mrijaj, Detroit, Imamin e Qendrës islame shqiptare, z. Shuajb Gerguri dhe, në Çikago, z. Dr.Avni Thaçi e z.Jon Graboca – me TV Çikago në gjuhën shqipe.
Një falënderim të veçantë ia dedikojmë Ambasadorit legjendar amerikan, z.William Walker, i cili në Washington, më 26 prill 2023, mori pjesë aktive në promovimin e librit: “, “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, duke e vlerësuar lartë peshën dhe rëndësinë shkencore e historike të kësaj vepre monumentale, për çka tha se, jam shumë i impresionuar.
Promovimet e këtyre veprave në Ambasadën e Republikës së Kosovës i përcolli edhe VOA(Zëri I Amerikës), me prezencën e z.Elez Biberaj e z.Arben Xhixho, ndërkaq arkivimin dhe futjen zyrtare të librit “Albanian Children In Kosova – Victims Of The State Genocide Of Serbia 1981 – 1999”, në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, e përcolli gazetari i shkëlqyeshëm i VOA(Zërit të Amerikës), z.Burim Goxhuli, të cilit i falëndërohemi përzemërsisht për kontributin e dhënë, siç, edhe zyrtares së kësaj Biblioteke për Ballkanin Perëndimor, Dr.Nevila Pahumi.
Një kontribut të veçantë dhanë me prezencën e tyre në Detroit, edhe referuesit e këtij promovimi, akademik Zef Pergegaj, Prof.Lulash Palushaj dhe Alfons Grishaj, si dhe dy ekipet televizive shqiptare, ALB TV USA, me gazetarin e mrekullueshëm, z.Rafael Floqi dhe AlbDreams Televizion, në krye me veprimtarin dhe gazetarin e palodhur, z.Luigj Gjokaj.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT