• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një copë Dibër po e prekim në Staten Island

September 21, 2022 by s p

Staten Island, 20 shtator 2022 – “Java Kulturore Shqiptare në SHBA” nën organizimin e ITShKSh-së, filloi mbrëmë në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në Staten Island të Nju Jorkut, aty ku shqiptaria dhe bujaria bëhen bashkë. 

Drejtori i Institutit, Skender Asani, shpalosi veprimtarinë hulumtuese e botuese, si një tregues që dëshmon se kujdesi ynë institucional është i orientuar në zgjerimin dhe thellimin e njohurive mbi pasurinë kulturore e shpirtërore të mërgatës sonë këtu në Amerikë, ku dibranët luajnë një rol tepër të rëndësishëm. “Ne si Institut shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe Departamentin e Mërgatës, i cili në fokus do të ketë edhe këtë degë të gjallë të gjakut tonë në Amerikë. Prandaj edhe “Java e kulturës shqiptare në SHBA” që po starton këtu në Shoqatën Atdhetare Dibra në Staten Island, është një ogur i mire për gjithë neve, sepse tash e tutje bashkëpunimi ynë do të vendoset në korniza institucionale, ku nuk do të mungojnë ngjarjet, idetë e projektet me interes të përbashkët”, tha Asani. 

Me këtë rast u promovuan edhe një pjesë e veprave të Institutit, në mesin e të cilave edhe libri monografik “Said Najdeni – Hoxhë Voka / Hafiz Sherif Langu”, të autorit nga Dibra Mahmud Hysa, botuar nga ITShKSh. 

Në këtë takim me kryetarin Dashnor Miftari dhe bordin e shoqatës së dibranëve, nuk mungoi edhe interesimi për punën e institutit tonë. Ata u shprehën të gatshëm për të ndihmuar çdo nismë të mbarë kulturore e shkencore që është në interes të komunitetit.

Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migracionit, Izmit Nura, sikurse edhe studiuesit Zeqirija Ibrahimi, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri – kryetar i Këshillit të Institutit.

Ditët në vazhdim, në program janë edhe aktivitete e promovime në qendra tjera të komunitetit shqiptar në SHBA.

Filed Under: Komunitet

SOLEMNITET PËR NDARJEN NGA JETA TË SOKOL QEHAJA DHE LEK LLESHI

September 20, 2022 by s p

Zyra e Shtypit – Shoqata Shqiptaro- Amerikane Skënderbej/

Në mesditën e 18 shtatorit 2022, “Shoqata Shqiptaro- Amerikane Skënderbej” në NY, organizoi një solemnitet kushtuar dy ish ushtarakëve të talentuar shqiptarë që u ndanë nga jeta para pak javësh. Ata ishin Major Lek Lleshi antar i kësaj shoqate dhe Nënkolonel Sokol Qehaja, dashamir e sipatizant i saj. Solemniteti u bë në mjediset e një restauranti modern, (në 39 street Manhattan NY me pronar shqiparin Zamir Vejuka).

Moderatorja e këtij solemnitetit ishte Zonja Alketa Veshi, e cila fillimisht i ftoi të pranishmit për një minut heshtje në nderim të kujtimit dhe veprimtarisë gjatë ushtarake në shërbim të atdheut të të dy ish ushtarakëve të lartpërmendur. Më pas, ajo ju bëri me dije të pranishmëve se në solemnitet merrin pjesë tre ish drejtues të lartë të Minishtrisë Mbrojtjes (MM) : Ish Zëvendës Ministri Bashkim Shehu, ish Zëvëndës Shefi Shtabit Përgjithshëm Gjeneral Major Armand Vincani dhe ish ushtaraku i lartë Asllan Bushati.

Kryetari i Shoqatës Zoti Imer Lacaj, pasi i falenderoi pjesmarrësit për praninë në këtë solemnitet, nëpërmjet një ligjërate të mirqëndisur solli para tyre copëza nga jeta dhe veprimtaria e Sokol Qehajës. Ai theksoi se Sokoli, djali Malsisë Gjakovës, erdhi nga vendlindja me rezultate të shkëlqyera në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, ku edhe aty shkëlqeu në mësime dhe si sportist e më pas shkëlqeu  në artilerinë toksore si student, komandues e si mësimdhënës. Pasi ngjiti shkallët e karierës  me kualifikime e zotësi,ai u dallu për devotëshmëri në punë, integritet e personalitet duke lënë pas një veprimtari të dobishme e të suksesëshme e duke u cilësuar si fryma ushtarake e së ardhmes.

Zoti Zamir Vejuka me lot në sy e me një plagosje të thellë shpirtërore, tregoi se sa e dhimbëshme ka qenë largimi nga kjo jetë i Lek Lleshit, shokut të ngushtë, mikut, dashamirit, njeriut me shpirt të madh, biznesmenit të suksesshëm e mirditorit mendje hapur e patriot.

Gjeneral major Armand Vincani e vlerësoi lart nismën e Shoqatës Shqiptaro- Amerikane Skënderbej, për solemnitetin kushtuar dy ushtarakëve të ndarë nga jeta si një mirësi shpirtërore për ta dhe një respekt për figurën e ushtarakut. Në vazhdim ai solli ndjesi shpirtërore të tijat për Sokol  Qehajën të cilin e njihte në punë në përbashkët në katedrën e Artilerisë Toksore dhe më pas. 

 Ish ushtaraku i lartë Asllan Bushati, ju shprehu ngushullimet familjeve Qehaja e Lleshi dhe antarëve të shoqatës, ku në vijim ai tha: kur largohet një njeri nga kjo jetë, është një dhimbje e madhe shpirtëror sa fjalët ngushulluese tingëllojnë si të “konsumuara”. Kurse kur largohen dy ushtarakë i therë në zemër edhe atdheut sepse ushtaraku ka në jetën e tij ka  tri gjëra themelore e të shenjta: atdheu, detyra dhe familja. Keni bërë gjënë më të mirë që keni ftuar dy ish personalitete të MM, Zotin Bashkim Shehu e Gjeneral major Armand Vincani sepse ata kanë një kontribut të rëndësishëm  në transformimin e Ushtrisë Shqiptare nga sistemi totalitar në atë demokratik së bashku me një staf të përgjegjëshëm, njeri prej të cilëve jamë edhe unë.

Poeti Isa Brecani recitoi para të pranishëmëve nga një poezi  kushtuar Sokol Qehajës dhe Lek Lleshit (të cilat mund të quhen elegji por edhe tekst këngë). Brenda poezive kishte histori, elegancë, brishtësi poetike, respekt e frymëzim.

Lek Celaj nga Lezha, mik buke i familjes Sokolit, theksoi se zani i familjs Qehaja asht ndje në disa breza në veriun e Shqipërisë sa dhe i madhi Gjergj Fishta  e ka përmend në kangën e Oso Kukës përballë Avdi Pashës.

Pal Necaj 86 vjecar, nga krahina e Nikaj Mërturit tregoi se familjen Qehaja e njihte në katër-pesë breza për besë, burrëri, trimëri, mikpritje e dinjitet. Kur themi Sokol Qehaja, na vjen në mendje shprehja :”dardha bie nën dardhë” .

Me shumë butësi, fjali të shkurtëra  e të ndjeshme, me përulësi para veprimtarisë së Sokol Qehajës e Lek Llesahit foli  Adelina Lacaj (bashkshorte e Kryetarit shoqatës Imer Lacaj).

Vera Qehaja (bashkshortja e ish Kryetarit shoqatës Mark Qehaja), me lot në sy, me fjali të shkurtëra e prekse, me një thellësi mendimi e një ndjesi të thellë shpirtërore, tha se:” ma i miri i kësaj gjenerate të Qehajave ishte Sokoli. Largimi i tij nga kjo jetë, ka lënë një boshllëk të madh në vazhdën e breznive të kësaj shtëpije.

Lek Preci, nënkryetar i shoqatës dhe bashkshortja e tij, me fjalë të thjeshta  e me shumë përulje para dy ushtarakëve të kaluar në amshim, shprehën ndjesitë e tyre shpirtërore dhe respektin për punën e tyre në shërbim të atdheut.

Mark Qehaja, ish kryetar i shoqatës “Skënderbej”, në emër të familjes Qehaja dhe vecanërisht të asaj të Sokolit, ju shprehu të pranishmëve falenderimet më të thella për pjesmarrjen në këtë solemnitet. Ai tha se Sokolin nuk e kisha vetëm kushëri, por vëlla e kaluar vëllajit. Ishte i ditur, fisnik ne sjellje, i emancipuar, i përgatitur në profesion, i edukuar, i matur e shumë burrëror.

Në emër të familjes së të ndjerit Lekë, foli i vëllai tij Zef Lleshi. Me një ndjesi përuljeje para të pranishmëve, me fjalë të thjeshta  e kuptimplote ai ju rriti nderen shoqatës e të pranishmëve  dhe tha se me këtë që bëtë e bëtë Lekën ta paharrueshëm.

Mbylljen e këtij solemnitetit e bëri ish kryetari shoqatës “Skënderbej” (tashmë “Kryetar Nderi  i saj” Zoti Bashkim Shehu. Duke shprehur konsideratën më të lartë për Gjeneralët e pranishëm Armand Vincani e Asllan Bushati, duke ju shprehur ngushullime dy familjeve dhe të pranishmëve , tha se kalimi në amshim i Sokol Qehajës e Lek Lleshit ishte shumë i parakohshëm dhe shumë i dhimbëshëm për familjarët dhe të gjithë ne. U prehshin në paqe e përjetësi të dy këta ushtarakë të talentuar dhëe atdhetarë të devotshëm.

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE SKËNDERBEJ.

Filed Under: Komunitet

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi me plot sukses vitin akademik 2022-2023

September 19, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të dielltë që të lëbyrte sytë mësues, prindër, gjyshër, nxënës u mbodhën të gëzuar grup-grupe para shkollës për të filluar orët e mësimit shqip, në mjediset e Qendrës “Illyria” siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”.  

Në hyrje të shkollës para banderolës ishin varur tullumbacet me ngjyrat kuq e zi, simboli i Flamurit Kombëtar, përgatitur nga znj.Arta Xhaferri, koordinatore e shkollës në Bronx.

Shumë prej tyre takoheshin me mall dhe bisedonin për pushimet e verës. Ata njiheshin dhe ishin bërë miq në bangat e shkollës të familjes së madhe “Alba Life”.  Dikush kishte komunikuar me shokun dhe shoqen e tij, disa kishin ardhur për herë të parë, si psh një vajzë e kishte emrin Qershizë, sa emër i bukur, por sidoqoftë ata po lidheshin shumë shpejt sikur njiheshin prej kohësh, sepse bota e fëmijëve është e magjishme.  Ja më tha gjyshe Dhurata Maleshka që vjen shumë e rregullt për të sjellë mbesën me emrin Ema në shkollë, ne mezi po prisnim për të filluar mësimin shqip.  Përvoja juaj e ka shtuar shumë reputacionin dhe seriozitetin e këtij misioni kombëtar.  

Drejtori dhe themeluesi i Shkollave Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun dhe në Online z.Qemal Zylo i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu uroi atyre mirëseardhjen dhe punë të mbarë.  Z.Zylo prezantoi djalin me plot perspektivë, z.Enes Basha i cili iu bashkua stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ai prezantoi Asambleisten e shtetit të Nju Jorkut znj.Natalia Fernandez e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e hapjes.  Asambleistja Fernandez shoqërohej nga z.John Zaccaro i cili shpreson se së shpejti do të ketë një ulëse në Parlamentin e Nju Jorkut.  Zonja Fernandez pasi falënderoi të gjithë mësuesit, nxënësit, themeluesit tha se Nju Jorku ka shumë komunitete dhe fliten mjaft gjuhë të  ndryshme pothuajse nga e gjithë bota.  Në se ne do të kishim një shkolle në spanjisht si shkolla shqipe “Alba Life”, unë do ta dija dhe më mirë spanjishten, pasi prindërit e mi kanë emigruar nga Kuba.  Mbajeni fort gjuhën tuaj, gjuhën e të parëve, kulturën, historinë, traditat pasi Amerika i cmon dhe i vlerëson shumë, ju e bëni atë dhe më të pasur. Mësueset Mirvete Krasniqi Veselaj, Dr.Manjola Duli, asistentet dhe ndihmëset si Davida Hasanaj Drilona Sadikaj, Kendra Duli etj kujdeseshin për nxënësit dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë.  Grupi i valltarëve intepretuan mjeshtërisht Vallen e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Erza Shala dhe Leon Gashi intepretuan poezinë për Mëmëdheun nga Cajupi dhe O Flamur Gjak o Flamur shkabë nga Fan Noli.  

Prindërit dëgjonin me nostalgji Mëmedheun e Cajupit dhe tek sytë e ndonjerës shikoja që nga faqet I rrokulliseshin lotët e mallit, sepse Atdheu është mall që djeg e përvëlon si në këtë poezi: 

Mëmëdhe quhet toka/ ku më ka rënurë koka/ ku kam dashur mëm’e atë/ ku më njeh dhe gur’ i thatë/ ku kam pasurë shtëpinë/ ku kam njohur Perëndinë/ stërgjyshët ku kanë qënë/ dhe varret q’i kanë vënë/ ku jam rritur me thërrime/ ku kam folur gjuhën time/ ku kam fis e ku kam fare/ ku kam qeshur, ku kam qarë/ ku rroj me gas e me shpresë/ ku kam dëshirë të vdes.

Dita e shtunë ishte një ditë tejet mbresëlënëse, e suksesshme dhe si cdo ditë e parë e shkollës në kujtesën e nxënësve do të mbahet mend përgjithmonë.

Urime të dashur nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe kudo në botë ku mësohet shqip!

Paci bekimin e Zotit për këtë mision të përbashkët Kombëtar!

Gjuha Shqipe na bashkon!

17 shtator, 2022

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Një talent shqiptar në “Broadway Dance Center”

September 16, 2022 by s p

“Nga Elba në Nju Jork” titullohet shkrimi i gazetes italiane ELBA NEWS, e cila ia ka dedikuar Giulia Muçës, 14-vjeçares shqiptare, prindërit e së cilës Sonila Bejkollari dhe Fatos Muça emigruan nga Tirana në Itali kur ishin tepër të rinj, për një jetë më të mire.

Giulia është protagoniste e një eksperience unike në Times Square në Broadway Dance Center, një nga shkollat e para të trajnimit të kërcimit në botë, me kurset e saj në xhaz, tap, balet bashkëkohor, hip hop dhe teatër. Giulia Muça, vetëm 14 vjeçe ”fluturoi” drejt NY nga dashuria e saj për kërcimin. Në të vërtetë, për hip hopin, të cilin kercimtarja shumë e re nga Elba e ushtron me sukses prej disa vitesh. Për Giulian, eksperienca në Shtetet e Bashkuara përfundoi pak ditë më parë me Çmimin Ndërkombëtar të Kërcimit Italian, Gala e Madhe që hapi dyert e Teatrit të Vallëzimit Alvin Ailey së bashku me pesë kërcimtarë të tjerë nga e gjithë Italia.

Një eksperiencë unike dhe jashtëzakonisht formuese për të talentuaren Muça, e cila falë një burse studimi pati mundësinë të marrë pjesë në shkollën intensive verore që Antonio Fini Dance ofron në zemër të Manhatan-it dhe që këtë verë prezantoi për herë të parë një modul të dedikuar. në hip hop në kuadër të MC Urban Project, projekti që shkolla po realizon prej dymbëdhjetë vitesh për të festuar kërcimin klasik dhe bashkëkohor. Për dy javë, Giulia kaloi pragun e Qendrës së Vallëzimit Brodadway dhe mori mësime nga mësuesit dhe drejtorët më të mirë të shkollave dhe kompanive të kërcimit në Nju Jork.

Një mundësi e rëndësishme dhe selektive mësimi dhe përmirësimi. Shumë pak e aksesojnë atë në Itali.

Këtë vit ishin vetëm gjashtë, tre djem dhe tre vajza. Giulia më e reja, ndër të gjithë kërcimtarët e pranishëm në BDC në Nju Jork. Kjo nuk e pengoi atë të vazhdonte me kolegët më me përvojë, pavarësisht nga dy deri në tre orë mësim çdo ditë.

“Unë fillova me vendosmërinë për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegon Giulia “duke perfituar përvoja të rëndësishme si shokët e mi të klasës nga New York. Ky aspekt më nxiti të jap më të mirën nga vetja dhe të vlerësoj çdo sekondë të mësimit, me respekt dhe mirënjohje”.

Shumë kohë kushtuar provave të përditshme të koreografive të zhvilluara për gjashtë kërcimtarët italianë nga Carlos Matrone dhe Mario Nocera në pritje të Gala-s në Teatrin Alvin Ailey. Ritmi i shpejtë e emocionoi dhe ndezi Giulian, e cila u kthye në Elba më e pasur dhe më e vendosur se më parë. “Kam sjellë me vete shumë këshilla të dobishme për të tashmen dhe të ardhmen – thotë ajo me sytë që ende shkëlqejnë nga gëzimi.

E para: “Asnjehere mos u dorëzo kurrë, sepse pikërisht atehere kur je i lodhur, duhet ti japesh më shumë forca ”.

E dyta: “Të bësh diçka mirë, nënkupton ta bësh atë mirë nga fillimi në fund”.

E treta: “Të jesh modest është po aq e rëndësishme në rrugën e suksesit tënd”.

Një përvojë e atyre që nuk harrohen dhe shënojnë rrugën, Allyne Veraz, mësuesja e hip hopit që njeh jo vetem talentin e Giulia Muçës, pasi e ka shoqëruar në rrugën e saj të studimit në Elba Danza (shkolla e Maria Paola Gorit ku ajo u trajnua vitet e fundit dhe eksperimentoi me gjuhët e reja te hip hopit), por edhe cilësitë dhe karakterin, që bëjnë diferencën në një projekt të këtyre përmasave. Ishte Veraz ajo që i prezantoi Giulia-s rrugën për në Shtetet e Bashkuara.

E para, në të vërtetë, që pikasi talentin e Gulias ishte Cristina Parrini, në shkollën e Jazzercise të së cilës u trajnua Giulia. Në atë kohë, kërcimtarja jonë hip hop ishte vetëm 3 vjeç, një dëshirë e madhe për të mësuar dhe me te njëjten ëndërr ne sirtar ende edhe sot : kërcimi në skenë me JLO, Jennifer Lopez.

Ndërkohë në fund të tetorit Giulia Muça do të jetë në Belgjikë për finalen e CND Italia. Ajo do të përfaqësojë Italinë qendrore-jugore dhe do të duhet të përballet me kërcimtarë nga Europa. Me “I CAN DO IT” një solo e frymëzuar nga manifesti i famshëm amerikan i J. Howard Miller, ajo do ta provoje edhe një herë veten.

Do ta bëjë si gjithmonë, falë kembenguljes dhe shembullit të jetës së prindërve të saj, të cilët në vitin 1995 u larguan nga Tirana për të mbërritur në Elba. Historia e familjes Muça është historia e dy të rinjve mërgimtarë të detyruar të largohen nga vendlindja dhe njerëzit e tyre të dashur për të ndërtuar një jetë diku tjetër me kurajo dhe dinjitet. Një vend tjetër sot shumë i dashur për ta: në Portoferraio, ata rritën dy fëmijët e tyre (Giulia ka një vëlla më të madh, Marco, i cili studion në Universitetin e Cumberlands në Kentaky USA),

Megjithese kane lindur e arsimuar ne Itali, dashurine per Shqiperine dhe per Tiranen e ruajne thelle ne zemer. Gjuhen shqipe ata e zoterojne mjaft mire dhe nuk ngurrojne asnjehere te deshmojne me krenari origjinen e tyre.

Nje yll tjeter shqiptar do te ndricoje ne skenat nderkombetare.

Përgatiti për Diellin: M. Dako

Filed Under: Komunitet

Lajmërim Mortor nga familja Nrecaj në New York

September 14, 2022 by s p

Paulina (Çekaj) Nrecaj

25 Gusht 1963 – 9 Shtator 2022

Me hidhërim, familja Nrecaj lajmëron komunitetin se me 9 Shtator, papritmas u nda nga jeta Paulina Nrecaj e lindun Çekaj në moshën 59 vjeçare.

E ndjera do të pushojë në shtëpinë mortore ‘Farenga Brothers Funeral Home’, 920 Allerton Avenue, Bronx NY 10469, të Mërkuren me 14 Shtator, nga ora 2pm – 9pm.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Enjten me 15 Shtator, në orën 11am në Kishën “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas Meshës e ndjera do të përcjellet për në varrezat e “Gate of Heaven”, Section 5, 10 West Stevens Ave, Hawthorne,NY.

Famullija “Zoja e Shkodres” dhe mbarë komuniteti shqiptar i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit. Paulina, pastë dritë ne amshim, e të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushoftë në paqë.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 93
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT