• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tv Kultura Shqiptare, çerekshekull në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë

December 10, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 4 Dhjetor 2022 – Televizioni Kultura Shqiptare festoi çerekshekull transmetime dixhitale në shërbim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një festë madhështore në Bronx, media e drejtuar nga Adem Belliu përfshiu shumë bashkëpunëtorë ndër vite, profesionistë të medias, veprimtarë të komunitetit shqiptar, miq e të ftuar të familjes televizive. Televizioni Kultura Shqiptare u themelua më 28 Nëntor 1997 në Bronx New York. Ishte pjesë e rrjetit të televizionit publik Bronxnet. Ky televizion ka ndjekur çdo veprimtari të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke qenë një memorie televizive, historike, dixhitale e shqiptarëve të Amerikës. TV Kultura Shqiptare ka në plan në bashkëpunim me organizatat shqiptare kryesore në New York që në pranverë të organizojë një festë madhështore për komunitetin shqiptar. TV Kultura Shqiptare është televizioni më i vjetër shqiptar në Amerikë dhe ka një arkivë shumë të pasur të jetës komunitare të shqiptarëve të Amerikës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli i shpreh mirënjohje dhe falenderim të përzemërt për bashkëpunimin, dedikimin, përkushtimin dhe profesionalizmin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adem Belliu

NDERIM I VEÇANTË NGA SHBA-TË

December 9, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Dje, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, pata nderin të pritem nga Ambasadori i SHBA-ve z. Jeffrey Hovenier, në një takim sa të veçantë aq edhe mbresëlënës dhe miqësor. Të nderohesh nga Shtetet e Bashkuara, përtej nderit, është inkurajim për punë e angazhim tutje. Nga Ambasadori Hovenier zyrtarisht pranova Flamurin e Shtetit të Teksasit të valëvitur mbi Kupolën e Kongresit të Shtetit në nder timin, bashkë me Certifikatën e Mirënjohjes së Dhomës së Përfaqësueseve të Teksasit, me këtë dedikim: “për punën time në forcimin e lidhjeve në mes Teksasit dhe Kosovës,” pikërisht në 20 vjetorin e angazhimit tim të parë në Teksas si student. Një nga punët që më së shumti më plotësojnë shpirtin është se në Teksas kisha aranzhuar programin e bursave “Education for Peace” përmes së cilit me dhjetëra student meritorë nga Kosova janë shkolluar aty dhe mandej kanë bërë emër të madh në krejt SHBA-të.

Po ashtu, ky nderim i jashtëzakonshëm, është vlerësim edhe i punës sime për gati dy dekada në lobim e angazhim për kauzën tonë kombëtare me figurat më të larta politike të SHBA-ve, në Capitol Hill. Për mua, ky angazhim vazhdon të jetë udhërrëfyes i punës së mbarë e të mirë për vendin e kombin.

Miqësia jonë me SHBA-të është jo vetëm unike por duhet të jetë edhe permanente. Është shtylla kurrizore e avancimit tonë si shtet e komb.

Filed Under: Komunitet

IKU NJË FAMILJAR I PËRKUSHTUAR DHE NJERIU I PUNËS

December 8, 2022 by s p

Pasditen e së Shtunës, së 3 Dhjetorit 2022, në Clearwater, Florida, pushoi së rrahuri zemra 64- vjeçare e bashkatdhetarit, shqiptaro- amerikanit, Hekuran Ruka.

Hekurani u lind në vitin 1958, në fshatin Pendavinj, Korçë, në një familje të thjeshtë fshatare, ku mori edukatën e parë të sjelljes, të dashurisë familjare dhe të punës. Mësimet fillore dhe të ciklit të lartë shkollor 8- vjeçar i kreu në fshatin e lindjes, kurse ato të mesme, pranë tij, në Pojan.

Pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Ai iu përkushtua familjes dhe punës në bujqësi, ku u shqua si një familjar i dashur e i rregullt dhe si një punëtor i papërtuar.

Sëbashku me bashkëshorten, Burbuqen, nga Devolli, i vunë krahët shtëpisë e punës së vështirë në fshat, dhe lindën e rritën 3 fëmijë: Jeroldin, Irenën dhe Fationën.

Vështirësitë e jetës u shumëfishuan me ndryshimin e sistemeve shoqërore në Shqipëri.

Për këtë dhe për një jetë më të mirë, Ai me familjen, në vitin 2007, emigruan në SHBA, ku, përsëri e në vijim, jeta e tij u karakterizua nga përkushtimi ndaj familjes, tashmë e ndarë më dysh, a më tresh, pasi prindërit e moshuar e babai në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe vajza e madhe e martuar mbetën në Shqipëri.

Iu deshën ecejak- et e shumta Amerikë- Atdheu i parë që t’iu bënte ballë, krahas vështirësive të reja të emigrimit, dhe atyre ekzistuese, që la në Shqipëri.

Prapë u dallua si një punëtor i papërkulur në punët më të rënda të kurbetit, sidomos me fillimet e tij, në Wisconsin.

Të gjitha vështirësive dhe pengesave ua doli, por nuk ia doli dot së keqes së shëndetit, që iu shfaq më 4 Shkurt të këtij viti, e cila e goditi me disa tromboza të njëpasnjëshme, me pasoja- hemoragjinë cerebrale, po aq herë.

Megjithatë, edhe këto i kaloi, falë forcës së organizmit, shpirtit të paepur të vet, mjekësisë së shkëlqyer amerikane, e cila ia arriti t’ia stabilizojë të gjitha këto goditje fatale, si dhe përkujdesjes së lartë të familjarëve, që ndërprenë të gjithë punën, për afër një vit, duke i qëndruar pranë.

Mirëpo, nuk mundej t’i bëhej gjë, të ndalej ajo e keqe e madhe, që e kishte rrënjën te tumori i mushkërive, para së cilës u dorëzua dhe mjekësia e përparuar, për shkak të kundërshtisë mes kancerit dhe hemoragjisë cerebrale, duke mos lejuar kjo kundërshti marrjen e asnjë seance kimioterapie, që do ta çonte në vdekjen e menjëhershme, si dhe, para së cilës gjendje, u dorëzua dhe Ai vetë, me mbylljen e syve këtë ditë Dhjetori.

Hekurani, ose Lania, siç thirrej shkurt nga familjarët, të afërmit dhe miqësia e shoqëria e ngushtë, karakteristikë themelore shoqërore kishte shoqërinë e ngushtë, të madhe e të gjerë, të sinqertë e me përkushtim, me shumë veta, duke shkrirë edhe sakrificat e tij për atë shoqëri.

Me ikjen e tij, la në një pikëllim të thellë familjarët: bashkëshorten, djalin e vetëm, dy vajzat, ku njërës, asaj në Shqipëri, nuk iu mundësua ta shikonte babanë për herë të fundit, si dhe bashkëshortët e tyre, mbesat e nipin. Nuk e la fati i zi që të përkëdhelte në duar më shumë më të vegjëlit e tyre dhe ata që do të vijnë më pas, për herë të parë.

Ai la në pikëllim të papërshkruar 5 motrat e tij. Iku përmes brengave të mëdha.

La në pikëllim të thellë të gjithë të afërmit, kushërinjtë e parë e të rendeve të tjera, krushqitë etj., të njohurit, qoftë dhe të njohurit sadopak.

Por Ai la në një pikëllim po aq të madh të gjithë shoqërinë e tij djaloshare dhe burrërore.

Do të mbahet mend si një njeri i thjeshtë, i ndershëm, i ndërgjegjshëm, i kudogjendur, serioz dhe korrekt me të gjithë.

I përjetshëm do të mbetet në zemrat tona Kujtimi i Tij!

Koço Sterjo,

Florida, U.S.A, më 6 Dhjetor 2022

Filed Under: Komunitet Tagged With: Koco Sterjo

Dy aktivitete me rendesi ku diskutohet komunizmi shqiptar

December 3, 2022 by s p

Merita McCormack/

Datat 29 dhe 30 Nentor 2022 patën dy gjëra me rëndësi që duhen arkivuar e perdorur për referenca studimi.

Më datën 29 Nëntor 2022 Vatrani veteran , i nderuari Z. Lek Mirakaj dhe Vatrani tjetër i nderuar Z. Ervin Dine u intervistuan nga gazetari Adi Krasta në A Show “ në Shqipëri.( SyriTv)

Ju mund të ndiqni këtu intervistën e tyre:

Dëshmitë e tyre, bujaria e tyre përmes disponimit për dialog, tolerancë e mendjehapësi, dashuria për kombin e për të mirën e përbashkët, shkëlqeu në çdo moment të bisedës.

Natyrisht , nuk mund të anashkalohet dhimbja e madhe e shkaktuar nga dëmi i diktaturës komuniste. Nderim dhe respekt për këta zotërinj, familjet e gjithë bashkëvuajtësve nën rregjimin komunist shqiptar.

Ndërsa më 30 Nentor është mbajtur një aktivitet shumë i rëndësishëm , me përmasa historike për nga përmbajtja dhe tejet profesional për nga formati.

Frank Shkreli, Ervin Dine, Matilda Mirakaj dhe Enriketa Pandelejmoni (profesoreshë dhe historiane për memorjen e komunizmit nga Tirana) kanë bashkepiseduar e prezantuar në panelin:

“Shqipëria, Ai vendi “tjetër” komunist”.

Ky panel, i pari i këtij lloji, u ideua nga Vatrani Çezar Ndreu dhe Gazetari Brent Hamacheck në një aktivitet të VOC në pranverën e 2022. Gjate atij takimi ne perurim te Muzeut te Viktimave te Komunizmit ne Washington DC, Cezar Ndreu ishte nje prej te ftuareve te Fondacionit dhe nebisede e siper, kur iu propozua te jepte nje interviste per median amerikane, ai tha , intervista me e mire do t eishte nje aktivitet per rastin e komunizmit ne Shqiperi. Dhe kjo shenoi fillimin e pergatitjve dhe zgjedhjen e panelisteve.

Pastaj procesi dhe puna u bashkërendua me inkurajimin e disa shqiptaro amerikanëve, nga dy organizatat më të njohura e më të fuqishme antikomuniste Amerikane , siç janë Fondacioni për Viktimat e Komunizmit, mandatuar nga Kongresi Amerikan dhe Portali mediatik Amerikan “Human Events”.

Paneli u hap nga drejtoresha e Programeve të Koalicioneve dhe Fellowshipit në VOC dhe u drejtua nga Brent Hamachek.

Panelistet ne fillim treguan dicka per veten e tyre dhe se si u integruan ne kete process.

Pastaj sipas eksperiencave dhe fushave perkatese ata kane folur me elokuence, vertetesi dhe profesionalizem per komunizmin ne Shqiperi.

Matilda Mirakaj, panelistja e pare, e cila u ka mbijetuar kampeve te internimit tok me familjen e saj, tregoi per jeten e perditshme ne kampet e internimit, si jetonin, dhe solli disa deshmi dritheronjese per miq e familjare . Ajo , ne emer te shume te ish internuarve dhe te persekutuarve ne mosha te reja, prindrit e te cileve ishin burgosur dhe atyre ju privua privilegji te riteshin me Eterit prane gjirit familjar pyeti: “Si mund tjua marresh femijeve prindrit ashtu si na I morren ne”?

Matilda tregoi per varferine ekonomike , per persekutimet lidhur me shfaqjet e huaja e per pamundesine e marteses me ate qe doje per shkak te biografise.

Matilda foli per luften e klasave,se si komunistet e keqperdorin dhe abuzojne me “drejtesine sociale” si per shembull barazia dhe e mira e perbashket. Matilda tha se nese ti ke marre lirine e nje personi, atehere ti ke marre lirine e te gjitheve. Ajo tha se e mira e perbashket fillon me individin, me nje person pra. Matilda inkuarojoi degjuesit dhe te rinjte t eedukohen me te verteten e komunizmit.

Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit European tek “Zeri i Amerikes”, beri nje analize te pergjithshme te Historise se Shqiperise qe prej mbarimit te Luftes se Pare Boterore , politika e fuqive te medha ndaj Shqiperise. Ai foli se si Shqiperia gjithmone ka luftuar per mbijetese se sa per jetese normale. Shkreli tha se rregjimi komunist ne Shqiperi ka qene me i keqi nga cka hasur ai . Ai tregoi se si te huajt nuk e gjenin dot Shqiperine ne harte. Foli per veshtiresite gjate izolimit te plote te Shqiperise, per maredheniet me shtete te ndryshme komuniste dhe prishjet e maredhenieve, dhe se si Zeri I Amerikse ishte e vetmja menyre per Shqiptaret te degjonin dicka nga Bota perendimore. Shkreli permendi renien e komunizmit ne Shqiperi dhe se shpresat per sherim jane te vaketa. Ai foli edhe per polarizimin politik qe egziston sot dhe kritikoi kryeministrin e sotem si dhe parlamentin shqiptar qe ka te pakten 30 anetare qe ne nje menyre ose tjeter kane lidhje me aparatin e Sigurimit. Ai gjithashtu tregoi se ne Shqiperi nuk ka nje monument kombetar per viktimat e komunizmit dhe se ende ka persona qe nuk ju dihet varri ne gjithe shqiperine per ata qe u pushkatuan nga regjimi komunist. Frank tha se nese harrojme te kaluaren, fatkeqesisht jemi te destinuar ta perseritim ate.

Ervin Dine, ish Nen Kryetar I Vatres dhe anetar i kryesise se sotme , ish Marins Amerikan, I aresimuar ne Universitetin Columbia, tregoi per eksperiencat e tij si femije ne kampe, foli per familjaret e tij, tregoi histori shume te dhimbshme qe ai I ka perjetuar vete ose I ka degjuar nga anetare te familjeve te mirenjohura si Mrnacaj , Mirakaj e Ndreu. Ai tregoi per moemnte ku femija e morri vesh arrestimin e babait duke pritur tek dera e salles se gjygjit pa avokat mbrojtes. Ai tregoi se si njerezit transferoheshin nga nje kamp ne nje tjeter e liheshin te pangrene , ne mes te rruges. Ai ngriti ceshtje te rendesishme si Liria e Besimit dhe Liria e shprehjes ne Shqiperine komuniste. Ervini tha se nuk ka vullnet politik nga qeverite per ta trajtuar ceshtjen e komunizmit ne Shqiperi. Ervini ashtu si edhe Franku adresuan lirine e shtypit dhe lirine e shprehjes edhe sot e kesaj dite. Ervini foli githashtu edhe per rolin e komunitetit shqiptar ne Amerike ne kuadrin e trendeve amerikane drejt totalitarianizmit dhe se si funskionon komuniteti shqiptar ne drejtim te mbrojtjes se vlerave me t emira amerikane. Ervini foli per procesin e ritjes si njeri, duke gjetur mundesine e deshiren per te luftuar veset ne vetvete dhe per te pranuar mendimin ndryshe. Ervini lavderoi panelin si hap i drejte dhe i pare ne rrugen e shqyrtimit te komunizmit ne Shqiperi.

Enriketa Pandeljemoni, historiane dhe specialiste e kujteses se komunizmit tregoi per punen institucionale ne Shqiperi. Ajo foli per publikimet e studimet qe jane bere qe prej vitit 2010 dhe se keto sudime jane bere ne gjuhen shqipe vetem. Nuk mund te studjosh dicka por nuk e dite gjuhen dhe se internacionalizimi I komunizmit ne Shqiperi eshte e rendesishme.

Ajo foli per kurikulumet, librat shkolllore dhe edukimi ne pergjithsi ka nevoje per reformim e permiresim, sepse per momentin ajo tha komunizmi shqiptar eshte I panjohur. Ajo foli per atrocitetet, gjenocidin politik, shtypjen, mungesen e lirese se fjales, shtypit, besimit, per mijra te burgosur e te internuar dhe se trashegimnia komuniste eshte ende e gjalle dhe se procesi I lustracionit, ekzaminimi i se kaluares dhe sherimi nuk ka ndodhur. Ajo tregoi se rinia shqiptare nuk e njeh historine e komunizmit. Si eksperte e kujteses, ajo foli per metodat e studimit dhe se duhet studjuar me thellesi. kujtAjo iu referua studimeve per kujtesen e nazizmit, fashizmit e komunizmit.

Ata te gjithe dhane mendime se komunizmi nuk mund te mbijetoje dhe se komunizmi nuk ka vend ne shoqerite ku ne jetojme(USA dhe Shqiperia)

Pas diskutimeve , pjesemarresit permes aplikacionit ZOOM , bene pyetje dhe morren pergjigje nfa panelistet.

Ka kaq shumë material në këto prezantime ne ket Panel saqë do duhej shumë kohë për transkriptim. Por ju lutem dëgjoheni, ndajeni me miqtë tuaj dhe le të shërbejë si një hap i parë i sinqertë drejt parjes së të vërtetës në sy e drejt shërimit kombëtar.

Vatra gjithnjë i ka paraprirë kauzave të drejta dhe nuk është aspak rastësi që në këtë panel Vatranët e miqtë e Vatrës dhanë kontribut tejet të

Çmuar.

Ju faleminderit organizatoreve dhe panelisteve!

Ja me poshte linku i videos së panelit:

https://fb.watch/h8tqnY5Lgf/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Merita bajraktari

E nesërmja si rrënjë, studentët shqiptarë-zanafilla e një misioni

December 1, 2022 by s p

Arjeta Ferlushkaj Kotrri
New York, Nëntor 2022/

Ndërkohë që shumë nga shoqatat shqiptare, por jo vetëm, kërkojnë që “programin” e tyre të punës ta kenë sa më gjithëpërfshirës, shoqata “Malësia e Madhe” në New York fokusohet në dy shtylla kryesore: studentët dhe individët/institucionet në nevojë.
Në një bisedë me kryetarin aktual të shoqatës “Malësia e Madhe”, z. Shaqir Gjokaj, ne mund të kuptojmë se me sa devotshmëri, besnikëri dhe qëndrueshmëri në parime funksionon kjo shoqatë që ka mbushur 28 vite tashmë. Sipas z.Gjokaj, nuk vlerësohet vetëm numri i viteve që ke si anëtar i kësaj shoqate por më shumë ka rëndësi respektimi i kodeve etike e morale, besueshmëria dhe përshtatshmëria, si dhe vullneti i mirë për ta çuar para misionin e shoqatës.
Shaqir Gjokaj ka lindur në Milesh, është arsimuar në Tuz ndërsa studimet për Shkenca Politike i ka vazhduar në Slloveni. Ai jeton në Amerikë që nga viti 1984. Sa i takon përbërjes së shoqatës, të gjithë anëtarët kanë lidhje me Malësinë. Ka anëtarë që vijnë nga Malësia por ka edhe anëtarë që nuk kanë lindur në Malësi por që janë krenarë për prejardhjen e tyre. Nuk ka në këtë shoqatë anëtarë që nuk i përkasin Malësisë.
Kur e pyetëm z. Gjokaj se si funksionon kjo shoqatë, ai na tregoi se: “Ne punojmë me objektiva të qarta. Ne funksionojmë përmes dy hallkave kryesore: donatorët dhe shtresat në nevojë. Donatorët kanë besim të plotë në kryesinë e shoqatës dhe ne vetëm zgjedhim mënyrën dhe personat/familjet apo organizatat/institucionet (p.sh. shkollat në Malësi, etj.) që kanë nevojë për atë ndihmë. Çdo kërkesë dhe çdo përgjigje ndaj kësaj kërkese shqyrtohet nga Bordi Drejtues dhe pastaj merren vendime.”
Ndër aktivitetet/angazhimet më të rëndësishme të shoqatës “Malësia e Madhe” në NY përmendim: ndarja e bursave për studentët në Malësi, e cila bëhet një herë në vit; aktiviteti i përvitshëm me rastin e Kryengritjes së Malësisë; fushata për mbledhjen e fondeve të nevojshme për çështje të rëndësishme; takime me zyrtarë e politikanë për çështje kombëtare dhe sociale, me vëmendje të posaçme tek Kosova dhe komuniteti shqiptar në Malësi, etj. Me përgjegjësi dhe seriozitet merret nga shoqata edhe organizimi për celebrimet e festave të ndryshme kombëtare që bëhen në bashkëpunim me shoqatat e tjera që veprojnë në SHBA.
Mirënjohja dhe nderimi i të parëve është një virtyt që shqiptarët në përgjithësi e ruajnë, ndaj edhe z. Gjokaj që sot është në krye të kësaj shoqate, nuk harron të përmendë punën e mrekullueshme që kanë bërë drejtuesit dhe anëtarët e mëparshëm të “Malësisë së Madhe” në NY. “Shumë anëtarë dhe familje nga Malësia, i janë përkushtuar kësaj shoqate me shumë devotshmëri dhe kjo është arsyeja që ne ia kemi mbërritur në 28 vitet e saj dhe vazhdojmë edhe sot.” Zoti Gjokaj vlerëson tubimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë i ashtuquajturi “Grupi i Golfit Malësia e Madhe”, nga ku përmendim z.Vasel Juncaj, Anton Dedvukaj, Vasel Nikprelaj, Anton dhe Robert Lulgjuraj, Kolë dhe Zef Gjelaj, etj. Gjithashtu, emra si Lek Gjola, Gjon Dedvukaj, familja Gjekë Gjolekaj dhe shumë familje të tjera nga Malësia, kanë dhënë e japin kontribut të vazhdueshëm për shoqatën që në themelimin e saj.
Kur e pyesim z.Gjokaj rreth interesimit të të rinjve, ai na përgjigjet: “Janë mjaft të rinj që i kemi të angazhuar në shoqatë, ne i mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e jona. Vemë re një interesim sidomos për të rinj nga familje malësore por që kanë lindur në Amerikë. Ata janë të interesuar të punojnë krah nesh dhe të integrohen më shumë me komunitetin.”
Teksa përpiqemi që t’i marrim një mesazh për shqiptarët në Amerikë, z. Gjokaj na përmend vazhdimisht një postulat “Bashkimi bën fuqinë”. Dhe ai me këtë, ka ndërmend këtë mesazh: “Të kenë kujdes familjen, integrimin e të rinjve në institucionet amerikane, të gjejnë veten në mesin e shoqërisë që jetojnë por edhe në komunitetin shqiptar. Të rrijnë larg përçarjeve dhe të jenë përkrahës të interesave të përbashkëta.”
Pavarësisht angazhimeve që dalin gjatë rrugëtimit të saj, shoqata “Malësia e Madhe” në NY ka mision të saj: të ndihmojë studentët në Malësi të arsimohen e të edukohen në mënyrë që të bëhen pjesë e rëndësishme e strukturave drejtuese në komunitetin ku ata jetojnë; të ndihmojë njerëz në nevojë, institucione që në misionin e tyre kanë rritjen e mirëqënies dhe zhvillimin intelektual të individëve që jetojnë në Malësi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT