• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haradinaj, nga vizita në Amerikë kthehet në Kosovë

September 27, 2019 by dgreca

PRISHTINË, 26 Shtator 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media, tha se në Nju Jork është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, i ngarkuar për Ballkanin, që nënkupton çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se është takuar edhe me Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen.


“Me z. Palmer ishte pjesa bilaterale Kosovë-Amerikë, rajoni dhe sfidat që na presin në të ardhmen, mundësia e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar se për tema të njëjta ka biseduar edhe me z. Heusgen.

Në SHBA, kryeministri në detyrë Haradinaj ka takuar edhe bashkatdhetarët, të cilët i ka nderuar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të mirën e Kosovës.
“Ata vërtet meritojnë falënderim, sepse e kanë lartësuar të drejtën e shqiptarëve në Amerikë, njëkohësisht i kanë ndihmuar Amerikës që ta kuptojnë këtë të drejtë dhe të na përkrahë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Duke e komentuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se vizita e tij atje ka qenë shumë e rëndësishme për t’i qartësuar pozicionet e Kosovës si kryetar qeverie, por edhe si lider politik i vendit, qëndrime të qarta, tashmë më të njohura dhe më të respektuara kundër lëvizjes me kufij dhe kundër ndarjes.


“Ka qenë me rëndësi edhe tash me qenë atje pasi edhe presidenti Vuçiq, edhe Serbia dhe gjithë të tjerët janë jashtëzakonisht aktiv. Njëkohësisht ka qenë me rëndësi që të flasim edhe për pamundësinë që Kosova të adoptojë ndonjë model sikurse Bosnja në të ardhmen. Pra ka qenë tepër e rëndësishme me qenë atje, sepse është moment kur bëhen shumë komunikime dhe nëse të gjithë ata shkojnë prej këtyre komunikimeve pa ndonjë pikëpamje të duhur, atëherë zhvillimet po marrin një drejtim të gabuar dhe më vonë po është shumë vështirë korrigjimi i tyre, si rasti i mëhershëm i idesë së shkëmbimit të territoreve ose ndërrimit të kufijve që nuk ka qenë lehtë përballja me atë ide”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.


Në përgjigjen e kryeministrit në detyrë Haradinaj dhënë gazetarëve në konferencën për media, rreth fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, tha se është gabim drejtimi që ka marrë presidenti Vuçiq dhe se ideja që ne duhet të marrim njohje duke dhënë diçka, ende është në tavolinë. “Mirëpo ai nuk është duke e penguar Kosovën, por ai po e pengon Serbinë dhe kështu nuk do ta lejojë ecjen përpara të vendit të tij drejt BE-së apo ndonjë zhvillimi tjetër duke e penguar Kosovën dhe se këtë ia kanë bërë me dije në Berlin, por edhe në Nju Jork”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se projektet për ndarje dhe lëvizjen e kufijve kanë dështuar dhe do të dështojë edhe projekti i ndonjë Dodik Republike nëse dikush merr drejtim të gabuar.
Ndërkaq, sa i përket taksës, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se taksa mund të jetë ndërrimi për njohje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj-SHBA-Prishtine

TV MITROVICA MBUSHI 20 VJET

September 20, 2019 by dgreca

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica/

Mitrovicë, 20 shtator 2019– Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka përgëzuar drejtorin e këtij televizioni, Nexhmedin Spahiun, për rolin e tij, duke e quajtur si ithtar të së drejtës, të lajmit dhe debatit të lirë përmes RTV Mitrovica dhe njëkohësisht i ka ndarë atij medaljen e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

“E kam shfrytëzuar të drejtën time si kryeministër në detyrë që të ndaj një dekoratë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për kontributin e tij në median e lirë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ndërkaq, drejtori i RTV Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, tha se sot 20 vite më parë është themeluar Radio televizioni i Mitrovicës nga një grup entuziastësh me vizion të qartë medial, shoqëror, politik e njerëzor. “Sot 20 vite, jemi larg nga ajo që kemi menduar se do të jetë Radio Televizioni i Mitrovicës. Por është e pabesueshme se si kemi kaluar nëpër gjithë ato sfida. Por, nëse mendojmë se çfarë kemi bërë për këto 20 vite dhe për çfarë shquhet televizioni i Mitrovicës, janë tri fusha ku Radio Televizioni i Mitrovicës ka qenë pioniere e që sipas tij, kanë qenë Programi për fëmijë, që është redaktuar nga fëmijët dhe tani janë rreth 38 fëmijë të cilët e bëjnë aktualisht këtë program, pastaj bashkëpunimi ndëretnik dhe fusha e tretë që kishte rol të pazëvendësueshëm ishte Debati.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shefi i OSBE në Kosovë, Jan Braathu, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të mediave të ndryshme, përfaqësuesit e KPM-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj-20 vjet- TV Mitrovica

Kosovë-Ambasadori Amerikan Kosnett vizitoi KQZ-në

August 29, 2019 by dgreca

-Ambasadori Amerikan Philip Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës në 6 Tetor 2019/

PRISHTINË, 29 Gusht 2019-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë Ambsadori Amerikan në Prishtinë, Philip S. Kosnett, i cili u prit në takim nga Kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët e Komisionit.

     Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje Ambasadorit Kosnett për këtë vizitë, të cilën e vlerësoi lartë në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

     Ambasadori Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 Tetor 2019.

     Ambasadori Amerikan Kosnett në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demorkatike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.

     Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan Ambasadorin Amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrhahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.

     Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: - Vizite en KQZ

DITËT PËRKUJTIMORE, LUSHNJE 18 GUSHT

August 17, 2019 by dgreca

…“Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”/

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë dhe Kujto.al, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, me aktivitetet “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”. 

Në orën 10.00 bëhet takimi mes ish-të internuarve dhe pasardhësve të tyre pranë Memorialit kombëtar të internim-dëbimeve.
Në orën 11.00, në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”, Lushnjë organizohet ekspozita fotografike e profileve të të internuarve në fshatrat e Lushnjës dhe ekspozita me materiale arkivore të AIDSSH mbi ta. 
Në vijim, në sallën e teatrit, ish-të internuarit dhe trashëgimtarët e tyre, qytetarë e të ftuar të tjerë, marrin pjesë në prezantimin e projektit të Autoritetit në bashkëpunim me IPP e SHAPP, për kthimin në vendkujtese të qendrave të internimit, bashkëbisedim i hapur ku pritet të shkëmbehen ide e sugjerime me të pranishmit.

(Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ditet perkujtinore-Lushnje-Monumenti-Dinjiteti -Totalitarizmi

USHTRIA E KOSOVËS, EMËRIME E GRADIME

August 13, 2019 by dgreca

-Presidenti Hashim Thaçi dekretoi emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të Ushtrisë së Kosovës/

PRISHTINË, 13 Gusht 2019-Gazeta DIELLI/ Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dërgoi sot këtë komunikatë:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, më datë 1 Gusht 2019, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së, si më poshtë:
Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i  FSK-së;
Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes;
Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes;
Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes;  
Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së;
Gjeneral brigade Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së;
Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së;
Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe
Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi dje,  më 12 Gusht 2019./b.j/-
*Per me Hume foto Shih ne Facebook-Gazeta Dielli


Filed Under: Kronike, LETERSI Tagged With: Bell Jashari- Ushtria e Kosoves-Presidenti Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • 156
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT