• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA PO E NDËRTON ARKITEKTURËN E SIGURISË

October 22, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK): Kryeministri Haradinaj: Kosova po e ndërton arkitekturën e saj të sigurisë. Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)/

1 Haradinaj ok FSK

PRISHTINË, 22 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/“Tranzicioni i FSK-së po tregon rrugën e qartë dhe angazhimin e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë, konsolidimit të arkitekturës së Sigurisë Kombëtare, si dhe kontributin rajonal për stabilitet dhe siguri”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ligjëratës së tij, para studentëve në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).

Në fjalën e tij hyrëse para studentëve të pranishëm, ku ishin edhe Presidentja e këtij Universiteti, Sharon Hart, stafi, dhe kadetët e FSK-së, Kryeministri Haradinaj shpjegoi fazat e transformimit të FSK-së në ushtri, duke thënë se vendimi sovran së bashku me konsultimet gjithëpërfshirëse çuan në suksesin e procedimit të tri ligjeve mbi tranzicionin e FSK-së.
“Ishte një proces, jo një vendim i izoluar. Ky proces transparent e përgatitë Kosovën për rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe i hapë rrugë që të kontribuojë më tej drejt paqes dhe stabilitetit nëpërmjet Operacioneve të Mbajtjes së Paqes”, tha Kryeministri Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se Kosova do të bashkohet me NATO-n në vitet e ardhshme dhe prania e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë është e mirëpritur përgjithmonë, duke besuar se anëtarësimi në NATO për të gjitha vendet e rajonit është alternativa më e mirë drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit.“Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga tranzicioni i FSK-së, pasi zhvillimi i një ushtrie të vogël multietnike dhe profesionale do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ajo shmang mundësinë e ndonjë vakuumi të sigurisë në Kosovë dhe kontribuon në përafrimin e vendit tonë me vlerat euroatlantike, lehtëson kalimin e Republikës sonë nga një konsumator i sigurisë tek një ofrues i saj, duke i përfaqësuar dhe mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës, lejon angazhim më të madh dhe bashkëpunim me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe forcon ekonominë tonë. Kjo iniciativë do të krijojë 2500 vende të reja pune”, deklaroi Kryeministri Haradinaj.

Para të pranishmëve të shumtë të interesuar për ligjëratën e sotme, Kryeministri Haradinaj, shtoi se FSK pasqyron të vërtetën mbi Kosovën, është shtëpia e të gjitha komuniteteve, forcë profesionale, multietnike dhe e gatshme, e ndërtuar dhe trajnuar nën mbikëqyrjen e NATO-s që nga themelimi i saj. Për kontributin e madh në këtë çështje, Kryeministri Haradinaj falënderoi SHBA-në për trajnimin, arsimin dhe zhvillimin profesional të FSK-së, duke shtuar se FSK-ja perceptohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Në përfundim të ligjëratës së tij, Kryeministri Haradinaj, foli edhe për orientimin aktual dhe të ardhshëm të FSK-së, e që siç tha ai, FSK-ja është një forcë e besueshme, përfaqësuese dhe e gatshme dhe se për të ruajtur këtë nivel të profesionalizmit, ajo duhet të vazhdojë dhe të rrisë bashkëpunimin e saj me SHBA dhe NATO.“Ndërtimi i FSK-së dhe tranzicioni i saj, është jetësor për të vazhduar zhvillimin e bazuar në standardet e SHBA-së dhe NATO-s në Doktrinën, Udhëheqjen, Sistemin e Armëve dhe Pajisjet”, vlerësoi Kryeministri Haradinaj, duke thënë se ndërtimi i kapaciteteve të plota do të zgjasë rreth 10 vjet dhe do të ndahet në tri faza.Duke folur rreth mandatit dhe tri projektligjeve për FSK-në, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligji për Shërbimin e FSK-së, Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të respektojë plotësisht mandatin e misionit të KFOR-it, ndërsa FSK-ja do të vazhdojë të mbetet një institucion partner në KFOR./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: arkitektura e Sigurise, Behlul Jashari, FSK, Kryeministri Haradinaj

Patricia Nugee – Dekorohet koleksionistja e veprave për Skënderbeun

October 18, 2018 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi Patricia Nugee – koleksioniste e veprave të rralla për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun/

17.10.2018_PresidentiThaci_Dekorim.2

-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje, e Merkure 17 tetor 2018, e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lart të shtetit të Kosovës.Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: - Dekorohet koleksionistja e veprave për Skënderbeun, Patricia Nugee

Kosovës i avancohet statusi në Frankofoni, bëhet anëtare e asociuar

October 11, 2018 by dgreca

1 Thaci Armeni.JPG

Në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që po i zhvillon punimet në Jerevan të Armenisë, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë kanë votuar unanimisht që Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i saj në këtë organizatë, nga vëzhguese në anëtare të asociuar.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky është lajmi i mirë i radhës për Kosovën.  “Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi. Në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: anetare e asocionuar, Frankofoni, kosova

Gjykata e Apelit i konfirmon dy vjet burgim Nikolla Gruevskit

October 5, 2018 by dgreca

1 GruevskiNga Isuf Kadriu/

Gjykata e Apelit në Shkup ka fuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burgim.

Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Tanku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për afër 600 mijë euro.

Për të njëjtën vepër me 4 vjet e gjysmë burgim është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovsi ndërsa një proces i veçantë po zhvillohet edhe ndaj ish -ministres, Gordana Jankullovska.

Në vitin 2011, MPB-ja kishte vendosur të blejë një makinë të blinduar deri më 243 mijë euro. Por, me insistim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ministrja Jankullovska kishte nënshkruar vendimin për blerjen e një makine tjetër, të pajisur sipas shijeve të Gruevskit, vlera e të cilës kishte arritur në mbi gjysmë milioni euro.

Shpërdorimet janë zbuluar nga afera e përgjimeve telefonike të publikuar nga LSDM-ja e cila atë kohë ishte në opozitë.

Procesin gjyqësor e ka udhëhequr Prokuroria Speciale, e formuar për hetimin e shpërdorimit të detyrës së qeverisë së kaluar.

Nikolla Gruevski, ka drejtuar Qeverinë e Maqedonisë për 10 vjet, sikur edhe partinë opozitare VMRO-DPMNE.

Grueveski në anën tjetër e ka cilësuar procesin të “montuar”.(RFL)

Filed Under: Kronike Tagged With: Gruevski, mbetet ne burg

Çmimi Nobel për Fizikë këtë vit i është ndarë një gruaje

October 2, 2018 by dgreca

Për herë të parë në 55 vjetët e fundit, Çmimi Nobel për Fizikë këtë vit i është ndarë një gruaje-Donna Strickland nga Kanadaja./1 Nobel Fizike

Donna Strickland nga Kanadaja është vetëm gruaja e tretë e shpërblyer me këtë çmim në histori, së bashku me Marie Curie, që ka fituar këtë çmim më 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, më 1963.

Strickland ndërkaq ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga Shtetet e Bashkuara dhe Gerard Mourou nga Franca.

Ata janë shpërblyer për punën e tyre në fushën e fizikës laserike.

Ashkin ka zhvilluar teknikën laserike, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike, derisa Mourou dhe Strickland kanë punuar po ashtu në këtë drejtim, duke zgjeruar mundësinë e përdorimit të laserit, duke përfshirë operacionet e syrit.

Pasi ka fituar çmimin, Strickland, e cila punon në Universitetin Waterloo në Kanada ka thënë se “fillimisht mendon se kjo çmenduri, ky ishte mendimi im i parë. Duhet të mendosh nëse ka ndodhur vërtet”, është shprehur ajo.

Filed Under: Kronike Tagged With: Donna Strickland nga Kanadaja, Nobel per Fizike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT