• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasada e SHBA ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së

July 3, 2018 by dgreca

-Ambasada Amerikane ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së që ofroi ndihmën e parë mjekësore të lënduarve në aksident komunikacioni/

1 FSK

PRISHTINË, 3 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Me një ceremoni modeste në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer,  në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.

Ndërsa, gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i Drejtorisë për Operacione, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama, duke iu drejtuar të dekoruarve, e vlerësoi lartë iniciativën e kolonelit Fischer, në emër të ambasadorit, për ta vlerësuar punën  dhe angazhimin e pjesëtarëve tanë. Ky akt, tha gjeneral Hazrolli është edhe një dëshmi tjetër se mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve tanë jemi duke e vënë në jetë konkretisht. “Për me qenë hero nuk duhet që patjetër me ndodhë një emergjencë me përmasa të mëdha, nuk duhet që edhe me patjetër të ndodhë luftë, heronjtë janë edhe të paqes, dhe shpëtimi i një jete është gjithmonë një akt që duhet vlerësuar”, tha gjeneral major Gëzim Hazrolli.

 Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, major Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.Gjithashtu, major Vishi e vlerësoi lart edhe angazhimin e Ambasadës Amerikane në kujdesin dhe mbështetjen me trajnime të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos me trajnimet mjekësore, të cilat u vunë në jetë në rastin konkret.Certifikata e mirënjohjes për katër pjesëtarët e FSK-së, të Njësisë për Reagim në Kriza, e dhuruar sot nga koloneli Fischer në emër të SHBA-ve, ka këtë motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për reagimin tuaj me vetiniciativë, në përgjigje të situatës nga aksidenti rrugor, Ju demonstruat përkushtim dhe profesionalizëm si pjesëtarë të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave.  Reagimi juaj reflekton sukses për ju, FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi”./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, çmime per FSK, Prishtine

Sulm ne Zemer, Vdiq Fadil Vokrri

June 9, 2018 by dgreca

Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri,ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër/

epa05583697 Football Federation of Kosovo (FFK) President Fadil Vokrri gestures during an interview with EFE in Prististina, Kosovo, 20 September 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ka vdekur kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
2Haradinaj
Ademi tha se Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
“Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë. Ka qenë sulm në zemër”, tha ai shkurt për REL.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar për vdekjen e Vokrrit dhe ka thënë se ai ishte frymëzim për shumë breza të sportistëve.
I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.
Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!
Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.
Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve. Ngushëllime Kosovë!
Dritë të pastë shpirti, Fadil!
RH
Vokrri 2

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.
Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi mori lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Kapiten. HTH

(Kortezi- RFL)

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Fadil Vokrri, nderroi jete

Kosove- Bordi i Grave Deputete Takon Delegacionin Amerikan

May 31, 2018 by dgreca

Kosove- Bordi i Grave deputete,delegacionin nga Kongresi Amerikan/

1 delegacioni amerikan

Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim delegacionin nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam. Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku Topalli, duke falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe legjislativit të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha segmentet, i njoftoi ata me mënyrën e organizmin, punën dhe aktivitetet e grupit që ajo drejton.

Mjaku-Topalli theksoi se fushëveprimi i GGD-së përfshin adresimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e grave, si forcimi i rolit të tyre në çdo segment të jetës, barazia gjinore dhe qeverisja e mirë.Edhe anëtaret e tjera të këtij grupi: Lirie Kajtazi, Arbërie Nagavci, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu, Duda Balje dhe Jasmina Zhivkoviq, potencuan çështje të ndryshme nga veprimtaria e përditshme e GGD-së, ndërsa bashkëpunimin me agjencitë e SHBA-ve në Kosovë i konsideruan të një rëndësie të veçantë.Drejtuesi i delegacionit, Omri Rahmil, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, i njoftuan përfaqësueset e GGD-së me përfaqësimin gjinor në Kongresin Amerikan, ndërsa bënë të ditur se në garën e fundit aktuale vërehet një rritje e numrit të grave.Ata u interesuan për shumë çështje që lidhen me veprimtarinë e GGD-së dhe të Kuvendit në përgjithësi.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së në Uashington dhe në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bordi i Grave deputete, delgacioni amerikan, Kosove

Kosovë-Maqedoni, takim i liderëve shqiptarë

May 29, 2018 by dgreca

1 Ali AshimPërmirësohet edhe pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni/

1 Ali, Hard-Ali Ahmeti takson: Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Veseli/

2 Ali VeselI-Presidenti Thaçi priti liderin e BDI-së, Ali Ahmetin/

Prishtinë, 29 Maj 2018-Gazeta DIELLI/

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin.Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona.

“Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara si rajon, sepse vetëm kështu e forcojmë paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova i përkrah përpjekjet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

“Zgjidhja e kontestit të emrit e rrjedhimisht edhe hyrja e Maqedonisë në NATO është në interes të paqes në tërë rajonin tonë”, pohoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se bashkëpunimi i afërt i lidershipit shqiptar ka bërë që të përmirësohet edhe pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë folur edhe për rëndësinë e autoudhës Prishtinë-Shkup, e cila do t’i afrojë edhe më shumë qytetarët tanë me njëri-tjetrin.

***

-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pret në takim liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetin/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar për temat më të rëndësishme për Kosovën dhe Maqedoninë. Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin konstruktiv të kryetarit Ahmeti dhe të shqiptarëve në Maqedoni, për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia por edhe rajoni.Kryeministri e njoftoi për progresin që ka arritur Kosova dhe hapat që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e perspektives për të rinjtë.“U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar raportet e mira ndërfqinjësore të cilat janë në funksion të paqes dhe zhvillimeve demokratike në rajon.Edhe kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja vendeve dhe mundësinë e thellimit të raporteve bilaterale, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët për popujt e të dyja vendeve.

Kryeparlamentari Veseli takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e Maqedoni, si dhe për mënyrat e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart raportet ndërfqinjësore dhe theksuan nevojën e kultivimit të mëtejmë të tyre e të bashkëpunimit me interes reciprok, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe të arsimit e të kulturës.Veseli e Ahmeti konsideruan se Kosova dhe Maqedonia, si dy faktorë të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon, tashmë kanë hyrë në rrugën e pandalshme të integrimit euro-atlantik, si perspektivë e vetme për të ardhmen e të dyja vendeve.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, ashtu edhe në orientimin euro-atlantik të Maqedonisë.Nga ana e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi lart hapat që ka bërë Kosova në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe rritjen e përfaqësimit e të njohjes ndërkombëtare të saj.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ali Ahmeti, Behlul Jashari, Haradinaj, takim, Thaci, Veseli

Kosovë-Në veri sulme me koktej mollotovi

May 28, 2018 by dgreca

-Komunikatë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës:  Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb në Veri akte kriminale dhe  të dënueshme/

North Mitrovica, Kosovo 18 February 2011 Bridge over the Ibar, which divides the city in two. The New Bridge has become an iconic symbol of Kosovo division, as it separates around 80,000 Kosovo Albanians in the south from about half as many Serbs living in the north. It is used as a military checkpoint and provides a de facto border between Serb and Albanian Kosovar population. Since the end of the Kosovo War of 1999 Mitrovica has been divided between an ethnic-Albanian-majority south and an ethnic-Serb-majority north. Its northern part is the de facto capital of the Serb enclave of North Kosovo. Photo: Ezequiel ScagnettiPRISHTINË, 28 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Javën e kaluar, të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotovi në  pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës  (FSK).

Ministria Forcës së Sigurisë së Kosovës  në një komunikatë sot deklaroi se, këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe  në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe papajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në  mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët, përkundër  kërcënimeve dhe dëmtimeve reale  të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë  të FSK-së.

Prandaj Ministria e FSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë  të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë  në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore.

Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, me koktej mollotovi, Në veri sulme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 173
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT