• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mëngjes maji në Muzeun Historik Kombëtar

May 12, 2018 by dgreca

Nga Marjana BULKU/ Tirane/

1 Muzeu.JPG1 Muzeu Vera.JPG1 Muzeu

Vera kishte udhëtuar nga Nju Jorku i largët për të asistuar me kamerat e Albanian Culture TV në atdheun e prindërve të saj, timin , tonin. Nuk mund ti thuash jo një ekzplari të rrallë të rrallë si ajo për mënyrën se si gjuha shqipe mbahet gjallë , flitet saktë dhe bukur duke u bërë shembull për të tjerët. Kishte mjaftuar vetëm një komunikim i shpejtë me mikun tim , drejtor i Muzeut Kombëtar zotit Dorian Koci për ti çelur shtegun atij vullneti të bukur 23 vjeçar që kulturën e saj amerikane nuk e ndan kurrë nga ajo shqiptare. Dhe Muzeumi ynë historik kombëtar ishte vendi më ideal për të udhëtuar nëpër historinë tonë përmes kamerave televizive por edhe rrëfimeve të shtruara e të mençura të Dorian Koçit që përveçse drejtues i këtij institucioni është edhe iniçues mjaft nismave dhe risive që e kanë afruar muzeun me qytetarët .Duket se ikjet nga atdheu e kanë shndërruar atë në një destinacion që mbart të shkuarën tonë që mister e bën edhe distanca që na ndan.Ne duam të dijmë se sa vend ze e kaluara por edhe e tashmja aty, nëse janë prezente arritjet dhe përpjekjet e shqiptarëve të vjetër dhe të rinj që jetuan larg truallit amë por nuk reshtën kurrë së shkruari për të. Doriani na siguron që historitë vatrane do të jenë objekt me vlerë universale dhe pjesë e pasurive tona kombëtare. Ne flasim për Diellin, ekzemplarët e tij, mundësitë e katalogimit apo dixhitalizimit, departamentin e krimeve të komunizmit dhe arkifaktet që e bëjnë historinē jetëgjatë , të pranueshme , të besueshme. Ne nuk harrojmë të përmendim suksesin e shqiptarëve të Kanadasë të cilët tashmë kanë një ligj për trashegimninë tonë kulturore.Nuk harrojmë t’i kujtojmë vetes dhe të tjerëve rolin jetik që luajnë televizionet shqiptare në SHBA por kudo ku jetojnë shqiptarë në ruajtjen e historisë, ngjarjeve, individualiteteve duke u shndërruar kështu në vepra të sotmes dhe të të ardhmes. Jetojmë kohë të vrullshme ku jo çdo histori josh, frymëzon, prevalon por është detyrë që nga historitë të marrim më të mirën dhe brezave tjua lemë të çelura këto porta dijeje ku hyjnë e dalin protagonistë të ndryshëm. Në tokën amerikane mësimi i historisë është detyrim , hallkë , parakusht, etj ku të gjithë e tejkalojnë me dhjetra mënyra e ku natyrshëm

muzetë janë nga më argëtuesët mjet. Në Shqipërinë tonë , datat dhe historitë , protagonistët dhe etapat historike na ndajnë. Ky mëngjes dialogues muzeal në majin e Tiranës na rrëfeu me gjuhën e ngjyrave të pranverës histori të lashta e moderne që marrin jetë prej nesh.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Marjana Bulku, Mengjes Maji, Muzeu Tirane

Kosova, një realitet i ri për BE-në

May 10, 2018 by dgreca

-Realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik/

1 Ramush BE.JPG

PRISHTINË, 10 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Kosova është një realitet i ri për Bashkimin Evropian, realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik, tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit sot me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey.

“Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe të integrimeve euroatlantike. Qytetarët tanë meritojnë të jenë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe ne po presim që sa më shpejtë të marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, me përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për axhendën evropiane, për të arriturat në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për fqinjësi të mirë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë.

“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj. Më tej Kryeministri Haradinaj, theksoi edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, duke i forcuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend.“Kosova është partneri ideal i Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi resurset e nevojshme, të përshtatshme për investitorët gjerman dhe tani është koha që të shohim projekte konkrete në këtë drejtim”, shtoi Kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj përmendi në takim edhe rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe tani Kosova është një realitet tjetër, nga i cili nuk mund të kenë probleme vendet e BE-së.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland falënderoi Kryeministrit për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për projekte specifike nga fusha e edukimit në programet e BE-së dhe Qeverisë Gjermane, duke shprehur mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me axhendën evropiane./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, një realitet i ri, për BE-në

Prokurori amerikan Xhek Smith (Jack Smith) emërohet Prokuror i Specializuar

May 7, 2018 by dgreca

Jack Smith Headshot

7 May 2018- Xhek Smith, prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare, u emërua Prokuror i Specializuar pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian.Ai do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm amerikan.“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh z. Smith.Aktualisht, z. Smith është nënkryetar dhe kreu i seksionit të padive i Korporatës Spitalore të SHBA-së, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara, një post të cilin e ka pasur që në shtator 2017.Nga shkurt 2015 deri në gusht 2017, z. Smith ishte ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenësi (Tennessee).Gjatë periudhës 2010-2015, z. Smith ishte kreu i seksionit për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku ishte i ngarkuar me mbikëqyrjen e procedimit të çështjeve të ndërlikuara për korrupsion publik anembanë Shteteve të Bashkuara.Nga 2008 deri më 2010, z. Smith ishte koordinator për hetime në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Në atë post, ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.Para detyrë në GJPN, z. Smith ishte në Zyrën e Prokurorit Federal për Rajonin Lindor të Nju Jorkut (New York), ku gjatë nëntë vjetëve pati poste të ndryshme, ndër të cilat kreu i zyrës për paditë penale dhe zëvendësshef i Seksionit Penal. Si kreu i zyrës për paditë penale,  z. Smith kishte në vartësi afërsisht 100 prokurorë penalë në një sërë fushash, si korrupsioni publik, terrorizmi, bandat dhe krimi i dhunshëm, si dhe mashtrimet financiare dhe krime të natyrës ekonomike.Para detyrës si ndihmësprokuror federal, z. Smith punoi për pesë vjet si ndihmësprokuror rajoni në Zyrën e Prokurorit të kontesë së Nju Jorkut, ku ai ishte në seksionin për vepra penale seksuale dhe dhunë shtëpiake.Gjatë karrierës së tij, z. Smith ka marrë një sërë çmimesh. Këtu përfshihen Çmimi për Drejtor nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së; Çmimi i Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbime të Shquara; Çmimi për Juristët e rinj nga Shoqata Federale e Juristëve; Çmimi Charles Rose nga Shoqata e Rajonit Lindor; Medalja Henry L. Stimson nga Shoqata e Juristëve të kontesë së Nju Jorkut dhe bursa pasuniversitare Wasserstein e Fakultetit Juridik të Harvardit. Ai është diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Oneonta.

***

US Prosecutor Jack Smith Appointed Specialist Prosecutor

Jack Smith, a US prosecutor with experience in both high-level political investigations and international criminal investigations, has been appointed Specialist Prosecutor after a selection process organised by the European Union.

He will be succeeding David Schwendiman, the first Specialist Prosecutor and formerly Lead Prosecutor of the Special Investigative Task Force, who stepped down at the end of March when his term as a US Foreign Service Officer expired.

“I am honoured and delighted to have been given this challenge and am looking forward to taking the investigation forward,” Mr Smith said.

Mr Smith is currently Vice President and Head of Litigation for the Hospital Corporation of America, the largest non-governmental health-care provider in the United States, a position he has been in since September 2017.

Between February 2015 and August 2017, Mr Smith served as First Assistant United States Attorney and Acting United States Attorney for the Middle District of Tennessee.

Between 2010 and 2015, Mr Smith served as Chief of the Public Integrity Section of the US Department of Justice, supervising the litigation of complex public corruption cases across the United States.

From 2008 to 2010, Mr Smith served as Investigation Coordinator in the Office of the Prosecutor at the International Criminal Court (ICC). In that capacity, he supervised sensitive investigations of foreign government officials and militia for war crimes, crimes against humanity, and genocide.

Mr Smith joined the ICC from the US Attorney’s Office for the Eastern District of New York, where he served for nine years in a number of positions, including Chief of Criminal Litigation and Deputy Chief of the Criminal Division.  As Chief of Criminal Litigation, Mr Smith supervised approximately 100 criminal prosecutors across a range of programme areas, including public corruption, terrorism, violent crime and gangs, as well as white collar and complex financial fraud.

Before becoming an Assistant US Attorney, Mr Smith served for five years as an Assistant District Attorney in the New York County District Attorney’s Office where he was a member of the Office’s Sex Crimes and Domestic Violence Units.

Mr Smith has received a number of awards during the course of his career. These include the US Department of Justice Director’s Award; the US Attorney General’s Award for Distinguished Service; the Federal Bar Association’s Younger Federal Attorney Award; the Eastern District Association’s Charles Rose Award; the Henry L. Stimson Medal of the New York County Bar Association; and a Harvard Law School Wasserstein Fellowship. 

He is a graduate of both Harvard Law School and the State University of New York at Oneonta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Prokuror i Specializuar, Xhek Smith (Jack Smith) emërohet

Italia do mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës në BE

May 2, 2018 by dgreca

1 Pacolli Min Ital-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, zhvillon vizitën e dytë zyrtare në Itali, me ftesë të homologut të tij Alfano. Nxitje e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunim për integrimin ndërkombëtar të Kosovës (Bashkim Europian, Interpol, njohje), liberalizimi i vizave, zhvillimet rajonale, ishin temat kryesore të bisedës mes dy ministrave. Italia do mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave, premton shefi i diplomacisë italiane/

1 alfono delgROMË, 2 Maj 2018 -Gazeta DIELLI/ “E vlerësoj shumë pasionin me të cilin ju po punoni për të realizuar ambiciet e vendit tuaj,”, ju drejtua ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Farnesina, Romë, ku ministri Pacolli gjendet me ftesë të homologut italian. Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore u diskutua për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe-Italia është partneri i pestë ekonomik i Kosovës; liberalizimin e vizave dhe samitet e ardhshme Bashkim Europian-Ballkan Perëndimor, ashtu dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës (shtimi i njohjeve, anëtarësimi në Interpol, etj).“Italia do t’ju mbështesë për liberalizimin e vizave, sepse ky është një hap më para i Kosovës drejt Europës”,  tha ministri Alfano.Ai, u angazhua për mbështetjen italiane në gjirin e organizatave ndërkombëtare, për shtimin e njohjeve në pellgjet gjeografike ku Italia ka ndikim, ashtu dhe për rritjen e investimeve italiane në Kosovë.Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet e fundit në Kosovë në planin rajonal, për bisedimet me Serbinë dhe disa prej prioriteteve në të cilat Kosova ka nevojë për mbështetjen italiane.“Kur vij në Romë marr një energji të madhe që vjen prej një vendi me ndikim të madh ekonomik, kulturor në botën e sotme”, tha ministri Pacolli.Ai, e informoi nikoqirin me angazhimin e Kosovës për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në bisedimet e Brukselit me Serbinë, bisedime të cilat duhet të përfundojnë vitin tjetër, me një marrëveshje detyruese mes palëve, tha shefi i diplomacisë kosovare“Ne kemi interes për të ecur së bashku me Italinë, duam të jemi nxënës të mirë për këshillat e një vendi si juaji,  prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar”, tha ai.Ministri Alfano tha se Italia do të mbështesë integrimin e shpejtë të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, sipas strategjisë së zgjerimit, “duke u mbështetur tek instrumentet financiare të para-aderimit dhe binjakëzimin administrativ”. Ai, vlerësoi angazhimin e Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë, “proces në të cilin do të kalojnë shumë çështje politike”, tha shefi i diplomacisë italiane.“Ne presim, që 2018, të bëhet vit i integrimit të pakthyeshëm të Ballkanit në Europë”, vijoi ai.Ministri Alfano u interesua të dinte për bashkëpunimin rajonal të Kosovës, në veçanti atë me Shqipërinë. Ministri Pacolli e njohu atë me angazhimin e tij personal për krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, heqjen  e barrierave ekonomike, doganore, etj, për ndërtimin e një infrastrukture moderne mes dy vendeve.“Ne jemi të interesuar për ndërtimin e një hekurudhe me Shqipërinë, e cila do t’i shërbente dhe ndërmarrjeve italiane të interesuara për hapësirën tonë”, potencoi ai.Vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë në Itali, është e dyta brenda pak muajsh. Ajo kryhet me ftesë të homologut italian, si dëshmi e rolit italian në progresin e gjithanshëm të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me synim nxitjen e bashkëpunimit në shumë fusha. Italia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, me një vëllim shkëmbimi prej 107 milionë eurosh, me tendencë rritje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Afaro, Behlul Jashari, Italia-Kosova, Pacolli

Kosovë-Koordinatore re e OKB për Zhvillim dhe Përfaqësuese UNDP

April 30, 2018 by dgreca

-Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së mbërrin në Kosovë/

Ulrika_Richardson_photo

PRISHTINË, -Gazeta DIELLI/ Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) njoftuan me 28 prill 2018 ardhjen e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson e cila mori detyrën e saj në 26 prill 2018.

Njoftimi i dërguar thekson se, para ardhjes në Kosovë,  Richardson ishte Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si Përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me këshillin suedez të emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit, përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Gvinea Bisao.
Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e Ekonomisë së Zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe Psikologjisë Sociale në Universitetin e Lundit në Suedi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT