• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në takim të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste

January 30, 2018 by dgreca

-Njohja reciproke e diplomave dhe zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, disa nga çështjet e ngritura/

1 Kosova diplomaciPRISHTINË, 30 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Është zhvilluar sot në Trieste, Itali, takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6,  Gazmend Abrashi.
Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e  diskutuara në këtë takim.
Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës,bën të ditur njoftimi dërguar nga Trieste.
Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, në Trieste, takim të 6 vendeve, të Ballkanit Perëndimor

Kosova, forcim i marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë

January 25, 2018 by dgreca

-Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, takohet në Vatikan me Sekretarin e Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher. Kërkon shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon/

Vatikan1

-Kardinali Gallagher: Ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Francesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës. Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato/

PRISHTINË, 25 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan  u takua me Sekretarin e Shtetit, Paul Richard Gallagher. Tema kryesore e bisedës ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, thekson njoftimi i dërguar nga Vatikani.

Në fillim të bisedës, Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me një bilanc të përparimit të brendshëm dhe të afirmimit të shtetësisë së Kosovës, që sot njihet në botë nga 115 shtete. “Kosova sot në dhjetëvjetorin e vet ka një kuadër kushtetues model për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat kanë njohur përmirësim të jashtëzakonshëm. Bashkëjetesa fetare, gjithashtu është shembull për rajonin”, i tha ministri i Jashtëm i Kosovës bashkëbiseduesit të tij, Kardinalit Gallagher. Ministri Pacolli kërkoi shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon.Nga ana e tij, Kardinali Gallagher, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon dhe në Kosovë, tha se ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Francesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës.

“Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato. E dimë se komuniteti katolik i vendit tuaj dëshiron të rrisë nivelin e organizimit në dioqezë dhe ne do të bëjmë hapa të matur. Ne nuk kushtëzohemi nga askush, por thjesht duam që të mirëkuptohemi nga të gjithë aktorët në rajon, për çdo hap që bëjmë”, tha Sekretari i shtetit Gallagher. “Ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin me Kosovën”, citohet ai.

Duke falënderuar për dhuratën që riprodhonte me filigran figurën e Nënë Terezës, Kardinali Gallagher tha se ne “duam që figura e Nënë Terezës të shërbejë si simbol i bashkimit për rajonin tuaj”.Më pas, duke e njohur ministrin Pacolli me fokusin, që Ati i Shenjtë Papa Francesku i  ka dhënë rinisë për 2018-ën, Kardinali Gallagher kërkoi informacion prej bashkëbiseduesit të tij për gjendjen e të rinjve në Kosovë, në pikëpamje të punësimit, të aktivizmit shoqëror, etj.

Gjatë takimit, ministri Pacolli foli për zhvillimin ekonomik e social në vend, dhe përpjekjet për të përfshirë në punësim, në një arsim cilësor rininë e Kosovës, një rini që e do përparimin, lëvizjen e lirë, një rini me mendje të hapur.Ministri Pacolli e ftoi Kardinalin Gallagher për një vizitë në Kosovë në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Biseda kaloi në një frymë mirëkuptimi të ngrohtë dhe miqësor.

Filed Under: Kronike Tagged With: forcim i marrëdhënieve, kosova, me Selinë e Shenjtë

Kontigjenti i ri i trupave amerikane në Kosovë

January 24, 2018 by dgreca

“SanDiegoUnionTribune”, kontigjenti i ri i trupave amerikane në Kosovë/

ushtare USA

Rreth 70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë, janë nisur këtë të martë nga San Diego për në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës në këtë vend. Ky kontigjent do të bëjë zvëndësimin e trupave amerikane në Kosovë, pjesë e Brigadës së Këmbësorisë, në kuadër të NATO-s, e cila është në mbrojtje të Kosovës që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shkruan  gazeta lokale e San Diegos. Misioni i këtyre trupave do të zgjasë një muaj dhe është i pari i trupave amerikane në këto nëntë muajt e fundit në Ballkan. {Sh.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Kosove, SanDiego Tribune, Trupa amerikane

Trump i fajëson demokratët për mbylljen e qeverisë

January 20, 2018 by dgreca

Në orët e para të ditës së sotme filloi mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, pasi u bllokua në Senat projektligji për financimin e buxhetit. Autorizimi për shpenzime qeveritare skadoi në mesnatë, duke filluar kështu automatikisht ndalimin e të gjithave funksioneve jothelbësore qeveritare, njoftoi Zeri i Amerikes. Kjo shkaktoi debate të nxehta ndërmjet senatorëve, të cilët megjithatë mblidhen sërish sot për të diskutuar për mundësinë e një financimi të përkohshëm të buxhetit të qeverisë deri më 8 shkurt.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas dështimit të financimit të qeverisë, duke fajësuar senatorët demokratë për fillimin e mbylljes së qeverisë federale.“Dua të rikthej në vëmendje të kolegëve të mi, deklaratën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet qartë se ‘nuk do të negociojmë për statusin e personave të paligjshëm në SHBA, ndërsa demokratët mbajnë peng shtetasit tanë të ligjshëm, me kërkesa të pamatura’. Kjo përfaqëson këndvështrimin e Shtëpisë së Bardhë për situatën. Dhe, ne sapo përjetuam këtu në Senat vendimin cinik të demokratëve për të lënë mënjanë miliona amerikanë, për hir të lojërave të tyre të papërgjegjshme politike”, deklaroi Senatori Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës në Senat.

Udhëheqësi i pakicës, Senatori demokrat Chuck Schumer, akuzoi Presidentin Donald Trump për hedhjen poshtë të një marrëveshjeje që ishte arritur për emigracionin dhe shpenzimet qeveritare.

“Sot në mëngjes, Presidenti Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për këto çështje dhe unë pranova. Patëm një diskutim të gjatë dhe të konsiderueshëm. Në shkëmbim të pranimit të ruajtjes së programit DACA, unë ofrova të konsideronim edhe çështjen e murit kufitar. Por, as kjo nuk mjaftoi për ta bërë Presidentin që të arrijë një marrëveshje. Shumë demokratë nuk dëshirojnë të flitet për murin. Madje edhe shumë republikanë. Por, ishim të gatshëm të arrinim një kompromis me Presidentin”, tha Senatori demokrat Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës në Senat.

Demokratët kërkojnë një votim të menjëhershëm në Kongres për një paketë reformimi të emigracionit, e cila do të mbronte nga deportimi qindra mijëra emigrantë pa dokumenta, të sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

Republikanët theksojnë se sidoqoftë, ata nuk do të përballen me rrezikun e deportimit deri në muajin mars, kur skadon programi DACA.

epa06450919 US President Donald J. Trump makes a statement prior to going into the Pentagon for meetings, in Washington, DC, USA, 18 January 2018. EPA-EFE/Ron Sachs / POOL
epa06450919 US President Donald J. Trump makes a statement prior to going into the Pentagon for meetings, in Washington, DC, USA, 18 January 2018. EPA-EFE/Ron Sachs / POOL

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufrin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter.

“Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump.

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Filed Under: Kronike Tagged With: Demokratët, mbyllja e qeverise, Presidenti Trump

Kosova e Shqipëria, të parat në mbështetjen e Presidentit të SHBA

January 20, 2018 by dgreca

Sondazhi i Gallup: Kosova e Shqipëria, të parat në Botë në mbështetjen e Presidentit të SHBA/

1-trumpEdhe sondazhi më i ri i Gallup tregon se Kosova e Shqipëria kanë përqindjen më të lartë në botë të mbështetësve të udhëheqjes së Amerikës, Presidentit Donald Trump.Anketa e publikuar të enjten tregoi se 75 përqind e njerëzve në Kosovë mbështesin punën e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Shqipëria vjen e dyta, me 72 për qind mbështetje, tha raporti, citojnë mediat në Kosovë, bën të ditur korrespondenti i Gazetës DIELLI nga Prishtina. Gallup thotë që vlerësimi për  Udhëheqësit Botërorë 2018  ofron një pamje të asaj se si bota e sheh udhëheqjen e SHB-së. Anketa u krye në 134 vende dhe fusha.

Në Maqedoni 45 përqind mbështetën udhëheqjen e tanishme të SHBA.Raporti thekson miratimin prej 25 përqind në Mal të Zi.

Ndërsa, Serbia është në fund të nivelit të mbështetjes në Evropë, me vetëm 16 përqind përkrahës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gallup, kosova, Presidenti Trump, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • 188
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SKERDILAIDI – SUNDIMTAR DHE GJENERAL I ILIRËVE
  • Leksiku filatelik në formimin e shprehjeve popullore shkodrane
  • Evropa mes forcimit të aftësive mbrojtëse dhe ruajtjes së ekuilibrit ndërmjet sigurisë dhe racionalitetit strategjik
  • Austria mbështetëse e shqiptarëve shekujve   
  • ATHANAS GEGAJ 1904-1988, me rastin 122 vjetorit tё lindjes
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR VITIN E RI 2026
  • Për bij e bija të denja të kombit shqiptar!
  • Kastrioti, me firmë e me vulë
  • Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues
  • Kartolinat festive si dëshira të shkruara
  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT