• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË NJU XHERSI NACIONALISTI QEMAL LEPENICA

February 5, 2018 by dgreca

1 Qemal Lepenica

Ka ndërrua Jetë në Nju Xhersi nacionalisti Qemal Lepenica, i njohur si atdhetar i përkushtuar dhe qytetar shembullor në SHBA.Qemal Lepenica e la Shqipërinë në rininë e tij pasi iu kërcënua jeta nga sistemi komunist.Ishte mësues në profesion,por që në moshë të re ishte rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar, c’ka e vuri atë në shenjestër të regjimit të Enver Hoxhës.Qemali ishte ndër të fundit luftëtar të Lirisë, që u stërvit në Mynih të Gjermanisë në kompaninë 4000, ku qëndroi 4 vjet. Ardhja në SHBA i dha mundësi të tregoi zotësinë e tij në fushën e biznesit, ndërkohë që rriti dhe edukoi fëmijë shembullorë.

Qemali ishte pjesë e Ballit Kombëtar dhe sekreatr për degën Nju Jork- NJ.

Gazeta Dielli e intervistoi Qemalin në shtëpinë e tij, ndërkohë që ishte i paralizuar.Numrin e ardhshëm intervista botohet e plotë.

Familja fton Komunitetin, miqtë dhe të afërmit se pret ngushëllime të Hënën, 5 Shkurt 2018 nga Ora 6.00 deri në Orën 9.00 të mbrëmjes tek Xhamia Shqiptare në Garfield, Nju Xhersi, që ndodhet në adresën:

43 Monroe St; Garfield, New Jersey 07026.

Ditën e Martë, 6 shkurt, nga Ora 9-11 nis ceremonia e varrimit po në Xhami.Nisja për tek Varrezat bëhet  tek Xhamia e Garfield në Orën 11.00.

Qemali la pas dy djem, njëri oficer policie dhe tjetri mësues, vajzën ekonomiste. Të tre të martuar dhe me fëmijë.

Federata Vatra dhe gazeta Dielli ngushëllojnë familjen dhe miqtë.

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, NJU XHERSI NACIONALISTI, Qemal Lepenica

SHBA-Kosovë, miqësi të përjetshme

February 3, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj priti në takim kongresistin amerikan Steven Palazzo/

1 haradinaj KongresmeniPRISHTINË, 2 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikë së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilit i është falënderuar për ndihmën e pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë ekonomikisht.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të ardhmen euroatlantike dhe për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresisti amerikan, Palazzo ka falënderuar kryeministrin për pritjen, duke shprehur urimet e përzemërta për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë dhe mbështetjen e vendit të tij, për rrugën demokratike të Kosovës./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj, prat kongresmenin, Steven Palazzo

SHBA ndihma per FA shqiptare

January 30, 2018 by dgreca

Remarks by Ambassador Lu at the Ceremony Marking the Donation of Flood Prevention and Control Equipmen/

1 Ndihma amerikane

Minister Xhaçka, Director Premçi, brave men and women of the Albanian Armed Forces,

Good afternoon.  I come with a simple message from your American allies — We believe in the heroism of Albanian soldiers, sailors and airmen.

We have seen this heroism in Afghanistan, in Iraq, in Bosnia, in Mali and in Latvia.

We have also seen this heroism at home in Albania in rescuing families from floods, fires and snow storms.  We have seen you build bridges, save children using helicopters, and care for the sick and wounded.

After last year’s terrible flooding, the U.S. military responded to your request to NATO for disaster relief equipment.

Today we are donating the first shipment of disaster response supplies, which have a total value of over $600,000, to the General Directorate of Civil Emergencies.  It includes rescue equipment such as four inflatable boats, 126 rescue diver wet suits, and 10 large military generators.  It also contains humanitarian supplies to support victims of disaster, including 1600 blankets, 600 sleeping bags, 100 heaters, and 15 tents.

1 Lu e ushtaraket

We believe in the heroism of the Albanian Armed Forces and we are proud to support them in their mission to save lives at home and overseas. 1 Lu flet

Fjala e Ambasadorit Lu në Ceremoninë e Dhurimit të Pajisjeve për Kontrollin dhe Parandalimin e Përmbytjeve

Ministre Xhaçka, Drejtor Premçi, burra dhe gra të guximshme të Forcave të Armatosura Shqiptare,

Ju uroj një pasdite të mbarë! Vij me një mesazh të thjeshtë nga aleatët tuaj amerikanë – ne besojmë në heroizmin e ushtarëve, marinarëve dhe pilotëve shqiptarë.

E kemi parë këtë heroizëm në Afganistan, në Irak, në Bosnjë, në Mali dhe në Letoni.

Gjithashtu, e kemi parë këtë heroizëm këtu në shtëpi, në Shqipëri, në shpëtimin e familjeve nga përmbytjet, zjarret dhe stuhitë e borës. Ju kemi parë të ndërtoni ura,  të shpëtoni fëmijë duke përdorur helikopterë dhe të kujdeseni për të sëmurët e të plagosurit.

Pas përmbytjeve të tmerrshme të vitit të kaluar, ushtria e SHBA-së iu përgjigj kërkesës suaj në NATO për pajisje ndihme në raste katastrofash.

Sot po i dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dërgesën e parë të pajisjeve që përdoren në përgjigje ndaj katastrofave, të cilat kanë një vlerë totale mbi 600,000 dollarë. Kjo përfshin pajisje shpëtimi, të tilla si: katër barka gome, 126 kostume zhytësish dhe 10 gjeneratorë të mëdhenj ushtarakë. Dërgesa përmban gjithashtu furnizime humanitare në mbështetje të viktimave nga fatkeqësitë, përfshirë 1600 batanije, 600 dyshekë alpin, 100 ngrohësa dhe 15 tenda.Ne besojmë në heroizmin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe jemi krenarë që i mbështesim në misionin e tyre për të shpëtuar jetë, brenda dhe jashtë vendit.(Shefqet Kercelli)

Filed Under: Kronike Tagged With: per FA shqiptare, SHBA ndihma, Shefqet Kercelli

Kosova në takim të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste

January 30, 2018 by dgreca

-Njohja reciproke e diplomave dhe zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, disa nga çështjet e ngritura/

1 Kosova diplomaciPRISHTINË, 30 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Është zhvilluar sot në Trieste, Itali, takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6,  Gazmend Abrashi.
Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e  diskutuara në këtë takim.
Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës,bën të ditur njoftimi dërguar nga Trieste.
Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, në Trieste, takim të 6 vendeve, të Ballkanit Perëndimor

Kosova, forcim i marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë

January 25, 2018 by dgreca

-Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, takohet në Vatikan me Sekretarin e Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher. Kërkon shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon/

Vatikan1

-Kardinali Gallagher: Ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Francesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës. Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato/

PRISHTINË, 25 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan  u takua me Sekretarin e Shtetit, Paul Richard Gallagher. Tema kryesore e bisedës ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, thekson njoftimi i dërguar nga Vatikani.

Në fillim të bisedës, Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me një bilanc të përparimit të brendshëm dhe të afirmimit të shtetësisë së Kosovës, që sot njihet në botë nga 115 shtete. “Kosova sot në dhjetëvjetorin e vet ka një kuadër kushtetues model për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat kanë njohur përmirësim të jashtëzakonshëm. Bashkëjetesa fetare, gjithashtu është shembull për rajonin”, i tha ministri i Jashtëm i Kosovës bashkëbiseduesit të tij, Kardinalit Gallagher. Ministri Pacolli kërkoi shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon.Nga ana e tij, Kardinali Gallagher, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon dhe në Kosovë, tha se ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Francesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës.

“Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato. E dimë se komuniteti katolik i vendit tuaj dëshiron të rrisë nivelin e organizimit në dioqezë dhe ne do të bëjmë hapa të matur. Ne nuk kushtëzohemi nga askush, por thjesht duam që të mirëkuptohemi nga të gjithë aktorët në rajon, për çdo hap që bëjmë”, tha Sekretari i shtetit Gallagher. “Ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin me Kosovën”, citohet ai.

Duke falënderuar për dhuratën që riprodhonte me filigran figurën e Nënë Terezës, Kardinali Gallagher tha se ne “duam që figura e Nënë Terezës të shërbejë si simbol i bashkimit për rajonin tuaj”.Më pas, duke e njohur ministrin Pacolli me fokusin, që Ati i Shenjtë Papa Francesku i  ka dhënë rinisë për 2018-ën, Kardinali Gallagher kërkoi informacion prej bashkëbiseduesit të tij për gjendjen e të rinjve në Kosovë, në pikëpamje të punësimit, të aktivizmit shoqëror, etj.

Gjatë takimit, ministri Pacolli foli për zhvillimin ekonomik e social në vend, dhe përpjekjet për të përfshirë në punësim, në një arsim cilësor rininë e Kosovës, një rini që e do përparimin, lëvizjen e lirë, një rini me mendje të hapur.Ministri Pacolli e ftoi Kardinalin Gallagher për një vizitë në Kosovë në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Biseda kaloi në një frymë mirëkuptimi të ngrohtë dhe miqësor.

Filed Under: Kronike Tagged With: forcim i marrëdhënieve, kosova, me Selinë e Shenjtë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • 191
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT