• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tiranë, pranga gjykatësit të Apelit

November 10, 2017 by dgreca

1 Gjykatesi MiriNë Shqipëri, një gjykatës i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, ish anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u ndalua nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka lehtësuar dënimin për një të dënuar, në këmbim të shpërblimit financiar. Në banesën e tij gjatë kontrollit u gjend një sasi e madhe parashë (174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë).

Hetimet ndaj gjyqtarit Miri, kishin nisur pas vendimit të dhënë në favor të Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje në vitin 1997 dhe I dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me 20 vite burg. Doda ishte arratisur jashtë vendit dhe në 2012 ai u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara. Pas ekstradimit ai rinisi një odise të re ligjore me procese gjyqësore që kaluan disa shkallë, derisa në qershor të viti të kaluar, Apeli i Tiranës ja ndryshoi akuzën nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje të rëndë”, vendim i cili çoi më pas në lirimin e tij nga burgu. Vendimi u mor nga një treshe gjyqtarësh, e kryesuar pikërisht nga Miri, në përbërjes të së cilësh ishin Agim Bendo dhe Flutura Skënderi, njëri prej të cilëve ka qenë kundër ndryshimit të akuzës.

Sipas policisë e cila së bashku me Prokurorinë për Krimet e rënda, kreu operacionin për ndalimin e gjyqtarit “në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash”.

Për arrestimin e Mirit pritet tani autorizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që sipas policisë “hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar”.(Sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: 175 mije Euro, pranga, Shkëlqim Miri

ZV/KRYETARI I VATRËS, NË TAKIMIN E NCAFP

November 9, 2017 by dgreca

ZV/KRYETARI I VATRËS, NË TAKIMIN KOMITETIT KOMBËTAR AMERIKAN PËR POLITIKËN E JASHTME-(NCAFP)/

3 takimi1 agim Gjenerali2 Moderatorja

Me 8 Nëntor 2017, Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme, (NCAFP) (The National Committee on American Foreign Policy), organizoi veprimtarinë e radhës kushtuar vlerësimit të Politikës së Jashtme të presidentit Trump, veçanërisht marrdhënieve mes SHBA dhe Kinën. I ftuari dhe ligjërusi i kësaj veprimtarie ishte Gjenerali David Petraeus.Takimi u organizua në Uninon Club, në 101 East 69 Street, New York City.Moderatore e takimit ishte profesoresha e njohur dhe ekspertja Carla Robbins.

Gjenerali David Petraeus,gjatë ligjëratës së tij, ka analizuar politikën Jashtme të  Presidentit Trump dhe administratës së tij, duke u ndalur në marrdhëniet dhe problematikën me Rusinë. Ai ofroi optikën e tij në vlerësimin e tij për gati një vit të politikave të Administratës Trump. Gjenerali  analizoi veprimet luftarake të ndërmarra nga Koreja e Veriut dhe kriza e vazhdueshme në Siri,marrdhëniet me Kinën dhe të ardhmen e politikave të Presidentit Kinez në rajon dhe me SHBA, pas rizgjedhjes së tij në kongresin  e 19-të të Partisë Komuniste Kineze.

Pjesmarrësit e shumtë ndoqën bisedën që u fokusua në marrëdhëniet SHBA-Kinë, të cilat mbeten marrëdhëniet më të rëndësishme në botë; dy supershtetet përballen me  sfidat e së ardhmes, që duket se do të jenë të vështira. Partia Komuniste Kineze mbajti Kongresin e 19-të të saj në tetor dhe Presidenti Trump do të bëjë vizitën e tij të parë në Kinë. Cilat do të jenë prioritetet e politikës së presidentit Xi për mandatin e tij të dytë? Cilat do të jenë rezultatet e vizitës së Presidentit Trump në rajon? Dhe si do të ndikojnë këto rezultate në marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme? Këto dhe të tjera pyetje morën përgjigje gjatë bisedës.

Nënkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, e takoi Gjeneralin David Petraeus, u fotografua me të, dhe pati rastin që të bisedonte shkurtazi me të për mirënjohjen e shqiptarëve ndaj SHBA, veçanërisht për kontributin ndaj Kosovës. Po ashtu ai i prezantoi shkurtazi Gjeneralit Petraeus se përfaqësonte organizëtn më të vjetër të Shqiptarëve të Amerikës, VATRA, e cila vepron prej 105 vitesh në SHBA e Kanada.

Sqarojmë lexuesin se Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) është një organizatë jofitimprurëse amerikane, jo partiake, e cila është e përkushtuar në zgjidhjen e konflikteve që kërcënojnë interesat e Shteteve të Bashkuara. E themeluar në vitin 1974 nga Hans Morgenthau, organizata punon për të identifikuar, artikuluar dhe avancuar interesat e politikës së jashtme të SHBA-së në kuadër të realizmit politik.

Filed Under: Kronike Tagged With: agim Rexhaj, NË TAKIMIN E NCAFP, ZV/Kryetari i Vatrës

Kosovë-Dita Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

November 9, 2017 by dgreca

1 ok rrethore

-Kryeministri Haradinaj: Jemi rreshtuar në taborin e civilizimeve të botës për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie mes popujve/

1 haradinaj ekspo

-Shqiptarët e Kosovës aso kohe dhanë provimin e tyre, por në traditën, kulturën dhe unin tonë si popull, është një vlerë e pashkruar, që mikut mos t’ia përmendim të mirën që ia dhamë në një moment të caktuar kur ai ka nevojë/

PRISHTINË, 9 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit.
Në këtë ngjarje, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues nga Izraeli, dhe nga institucionet fetare e kulturore në vend, u hapë ekspozita e fotografive dhe dokumenteve, të cilat pasqyrojnë dëshmi e ngjarje, që flasin për kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës dhe Maqedonisë, për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore. Gjithashtu, u promovua edhe libri “Rrugëtimi – Journey”, i autorëve Skender Asani dhe Albert Rama.

1 Haradinaj flet

Në vazhdim, po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Haradinaj:

 Të nderuar përfaqësues fetarë,

Të nderuar të pranishëm,

Më vjen mirë qe jemi sot këtu. Dëshiroj të falënderoj për organizimin e këtij takimi të tillë, të kësaj dite, në përkujtim të “Natës së Kristaltë”. Sot kujtojmë dhe reflektojmë një natë, e cila njihet si Natë e Kristaltë e që është 9 nëntori i vitit 1938. Në Gjermani, kjo natë gdhiu me thyerjen e xhamave të dyqaneve hebreje, djegien e qindra sinagogave, shkatërrimin e varrezave dhe vrasjen e qindra hebrenjve të pafajshëm.

Kjo ishte një hyrje në tragjedinë e madhe njerëzore e njohur si holokaust, si fashizëm, e udhëhequr nga Hitleri.

Edhe pse populli shqiptarë në atë kohë ishte në gjendje të rëndë për vete dhe kishte kohë të gjatë në okupim dhe vuajtje, por i njohur me virtytet e larta të bujarisë, mikpritjes, solidaritetit dhe humanizmit, e tregoi veten dhe në ato momente tejet dramatike, nëpër të cilat kaloi populli hebre gjatë Luftës së II Botërore, shqiptarët, si në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ishin, morën rreziqe të mëdha mbi supe për të shpëtuar qindra familje hebreje, të cilat u depërtuan nga vende të ndryshme.

Është pranuar botërisht fakti, se derisa në shumë vende harta e ngulimeve hebreje tkurrej, vetëm në tokat shqiptare prezenca zgjerohej. Pra, ishin shqiptarët, ata që hapën dyert e tyre, hapën zemrat e tyre dhe strehuan shumë hebrenj, të cilëve edhe ua dhanë besën dhe as me çmimin e jetës nuk i dorëzuan.Shqiptarët e Kosovës aso kohe dhanë provimin e tyre, por në traditën, kulturën dhe unin tonë si popull, është një vlerë e pashkruar, që mikut mos t’ia përmendim të mirën që ia dhamë në një moment të caktuar kur ai ka nevojë.

Prandaj, shqiptarët edhe pse ishin më meritorët për shpëtimin e shumë hebrenjve nga Ballkani, pas mbarimit të luftës nuk ngarendën pas dekoratave apo pas çfarëdo kërkese tjetër me aktin e tyre të drejtë që kishin bërë.Mirëpo, e vërteta dhe faktet mbesin, janë prezentë dhe, këto të vërteta dhe fakte i ruajnë edhe në kujtime njerëzit tanë, por edhe ata që u pritën, pranuan dhe u mbrojtën nga shqiptarët.Sot, kam kënaqësinë, që me rastin e shënimit të “Natës së Kristaltë” së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Shoqatës “Acta Non Verba” nga Shkupi, të hapim ekspozitën dhe të promovojmë librin dokumentar “Rrugëtimi” nga autorët Skender Asani dhe Albert Rama.Besojmë që përmes punës së tyre hulumtuese dhe shkencore do të dalin në shesh të vërteta të reja lidhur me kontributin e shqiptarëve në këtë kauzë të drejtë.Besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar vullnetin tonë përkrah popujve të qytetëruar të botës për kujtimin e luftës ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit.Jemi rreshtuar në taborin e civilizimeve të botës për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie mes popujve, pavarësisht racës, gjuhës, fesë apo kombit.I kujtojmë bashkë ato ngjarje të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten më kurrë.

Faleminderit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Antisemitizem, Dita nderkombetare, fashizem, Haradinaj, kosova

Kosovarët e gjetën në Kukës ngrohtësinë e vatrës shqiptare

November 9, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë falënderimi për bujarinë kuksiane, ka ndarë Medaljen Urdhri i Lirisë për qytetarët e Kukësit. Kosovarët e gjetën në Kukës ngrohtësinë e vatrës shqiptare/

3 Thaci lule2 Thaci Gashi1 Thaci Kukesi1 Thaci ecen

KUKËS, 9 Nëntor 2017 –Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Pallatin e Kulturës në Kukës ka dekoruar qytetarët e Kukësit me Medaljen Urdhri i Lirisë.Presidenti Thaçi ka thënë se është në Kukës për të shprehur falënderimin e madh për të gjithë qytetarët e Kukësit, të cilët me zemërgjerësi dhe bujari të pakrahasueshme strehuan rreth 500 mijë vëllezër dhe motra të tyre nga Kosova, të shpërngulur dhunshëm në vitet e luftës.“Në periudhën më kritike të shqiptarëve të Kosovës, Kukësi i ri, Kukësi i vogël në dukje u bë Kukësi i madh, i hapur, i dashur dhe thellësisht bujar e fisnik”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi ka thënë se lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sukseset e NATO-s e bënë edhe më të egër politikën antishqiptare të Beogradit, i cili filloi spastrimin etnik përmes vrasjeve, ndjekjeve, dëbimeve dhe gjenocidit.“Popullatën e paarmatosur, gra, burra, pleq dhe fëmijë i larguan me forcë nga vatrat e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në Kukës zunë vend rreth gjysmë milioni të dëbuar. Falë solidaritetit, dashurisë dhe ndjenjës së pastër atdhetare, kosovarët e dëbuar në Kukësin tuaj gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare dhe me durim pritën përfundimin e luftës”, shtoi presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se pas një historie të gjatë të përpjekjeve për liri, Kosova më në fund kishte krijuar organizatën më të rëndësishme politike dhe ushtarake, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, guerilen më të suksesshme të shekullit që shkoi, për të jetësuar idealin dhe ëndrrën e lirisë.

“Për herë të parë Kosova arriti që të jetë aktore në arenën ndërkombëtare në Konferencën e Rambujesë. Për herë të parë Kosova kishte në anën e saj miq të fortë ndërkombëtarë, botën e vlerave demokratike. Ishte pikërisht ky avancim politik i Kosovës që arriti të prodhojë dokumentin ndërkombëtar me të cilin bota demokratike angazhoi aleancën më të fuqishme të globit, NATO-n, për të intervenuar ushtarakisht mbi caqet ushtarake dhe policore serbe”, ka thënë presidenti Thaçi.

Banorët e Kukësit dhe lumjanët në përgjithësi, presidenti Thaçi ka thënë se janë pjesë e përbashkët e historisë së Kosovës.

Ai ka thënë se edhe ata i përjetuan ato që përjetonin vëllezërit dhe motrat e tyre nga Kosova.“Gjatë viteve ‎1998-1999, Kukësi u bë bazë e UÇK-së. Qyteti i Kukësit përjetoi granatimet e ushtrisë serbe. Shumë kuksianë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu si hasjanët dhe tropojanët”, u shpreh presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se Kukësi dhe Prizreni patën fatin politik, historik dhe gjeografik të ndarjes me kufi shtetëror të padrejtë për një shekull të tërë. Porse, në këtë ndarje dhe izolim, sipas presidentit Thaçi, përmes Radio Kukësit ishte gjetur një formë e komunikimit midis Kosovës dhe Shqipërisë.“Në Radio Kukës u transmetua historia e ndaluar e Kosovës”, theksoi ai.Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka thënë se kjo është një ditë e shënuar për banorët e Kukësit për shkak të vlerave të larta dhe ndjeshmërisë që kanë treguar në vitet e luftës në Kosovë.“Thaçi ishte në Kukës si lider lufte, si luftëtar i lirisë, por sot ka ardhur si President i Kosovës për të na treguar se Kosova dhe kosovarët nuk na harrojnë”, ka thënë Shehu.Duke kërkuar mbështetjen e dy qeverive shqiptare, Shehu ka propozuar që të krijohet “Muzeu i Kujtesës”, për t’i përkujtuar ditët e vështira që kosovarët dhe kuksianët kanë kaluar së bashku.Në shenjë falënderimi për bujarinë kuksiane, presidenti Thaçi ka ndarë Medaljen Urdhri i Lirisë për qytetarët e Kukësit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosovaret e Luftes, Presidenti Thaçi, qe priti, viziton Kukesin

Haradinaj vendos lule tek varrezat e hebrejve, takim me afaristët izraelitë

November 9, 2017 by dgreca

 2 takimi afaristet

Prishtinë, 9 tetor 2017- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët e përgëzuan për detyrën e re, duke shprehur simpatinë e popullit hebre për shqiptarët.Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj, u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

1 Haradinaj lule Hebrejte

Kryeministri Haradinaj vendosi kurora me lule tek varret e hebrejeve.

Filed Under: Kronike Tagged With: afaristet izraelite, Haradinaj, varrezat e hebrejeve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 195
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR VITIN E RI 2026
  • Për bij e bija të denja të kombit shqiptar!
  • Kastrioti, me firmë e me vulë
  • Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues
  • Kartolinat festive si dëshira të shkruara
  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb
  • Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
  • Gezim Muhaj: “Tv Iliria, 13 vite transmetim dhe ruajtje e kulturës shqiptare në Çikago”
  • Rudyard Kipling, ky endacak tragjik dhe ëndërrtar i jetës, ai që predikoi “Në mundsh… të ruash arsyen kur bota humb fillin…”
  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT