• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

USHTRIA E KOSOVËS, E TË GJITHA KOMUNITETEVE

November 1, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Forcat e Armatosura do të bëhen me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve/

1 Thaci Siguria-Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi/

-Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në/

PRISHTINË, 1 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në debatin e hapur me shoqërinë civile për temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Presidenti Thaçi ka thënë se transformimi FSK-së, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të saj, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n, është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve dhe në interes të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi për askënd, ashtu siç nuk paraqet asnjë kërcenim as FSK-ja.

“Qëllimi i vetëm i FSK-së sot dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës nesër, do të mbetet i njëjtë. Është fuqizimi i paqes, stabilitetit në rajon dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces i filluar vite më parë, gradualisht është duke shkuar drejt fazës përfundimtare.

Kreu i shtetit ka folur edhe për debatin publik për transformimin e FSK-së, i cili, sipas tij, shpeshherë është përcjellë edhe me keqkuptime të reduktuara rreth pyetjes nëse duhet të përmbyllet ky proces përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore.

“Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi. Pavarësisht mënyrës sesi do të përfundojë procesi, ky është një proces kushtetues dhe ligjor. Po e theksoj këtë fakt për të hequr disa keqkuptime që mund të ekzistojnë tek disa shtete anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Ndryshimet kushtetuese, sipas të parit të vendit, janë të domosdoshme vetëm në kuptimin simbolik, pra të ndërrimit të emrit të FSK-së në FAK, si dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, Kosova siguron një përfshirje më të gjerë të të gjitha komuniteteve, gjë që do ta bënte më të lehtë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

“Ne duam që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha komuniteteve të Kosovë. Është kjo mënyra më e mirë e mundshme për të arritur të gjithë së bashku te një vlerë tjetër shumë e rëndësishme përbashkuese e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka thënë se në këto vlera i bashkojnë të gjithë edhe Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, demokracia dhe votimet për pushtetin lokal dhe qendror të vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, gjykatat, rendi dhe ligji i Kosovës.

“Vetëm pak vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, që shqiptarët dhe serbët do të votojnë së bashku, në të gjitha anët e këtij vendi, për përfaqësuesit e tyre në qeveritë komunale dhe vendore, që do të punojnë së bashku në Kuvend dhe në Qeveri, në polici, në dogana, në administratë tatimore dhe së fundmi edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Vetëm pak muaj më parë, sipas presidentit Thaçi, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me të në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur.

“Edhe sot, ne të gjithë jemi krenarë se në përbërje të FSK-së janë edhe 103 përfaqësues të komunitetit serb që punojnë krah për krah me pjesëtarët e tjerë për ta fuqizuar atë dhe për ta bërë të gatshëm transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës. Oficerët shqiptarë dhe serbë sot gjinden në akademitë më prestigjioze ushtarake botërore, prej Ëest Pointit e tutje, në përgatitje të detyrave të reja që i presin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

I vetëdijshëm për shqetësimet mbizotëruese tek politikanët dhe qytetarët serbë për procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi është shprehur i gatshëm që të bisedojë nëse duhet për çdo ditë me politikanët dhe qytetarët serbë të Kosovës, për të shpjeguar pse ne duhet t’i bëjmë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ne e dimë, të gjithë së bashku, që KFOR-i nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë. Për më shumë, është interes i KFOR-it dhe i Paktit NATO që sa më parë që është e mundur, Kosova të qëndrojë në këmbët e saj edhe në këtë segment të veçantë të sigurisë. Tek e fundit, Forcat e Armatosura do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në”, ka thënë ai.

Presidenti i vendit ka thënë se tashmë ka ndërmarrë disa nisma për të krijuar një konsensus të plotë me të gjitha komunitetet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, GJITHA KOMUNITETEVE, Ushtria e Kosoves

Jep dorëheqjen kreu i shërbimeve sekrete të Shqipërisë

October 30, 2017 by dgreca

  • Meta-Rama: takim 30 minutësh, ku u paraqit propozimi për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo/

Në Shqipëri, drejtori i Shërbimeve sekrete Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Njoftimi u bë nga zyra e kryeministrit Rama, ndërsa nuk jepen detaje për arsyet e largimit por shpjegohet kreu I qeverisë e “mirëpriti dorëheqjen duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”.

1 Visho Ajazi

Zoti Rama ishte sot për këtë çështje në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku sipas një komunikate zyrtare “zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zëvendës drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo”.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dorëheqja mund të jetë bërë si pasojë e trysnisë politike nga qeveria, pas raportimeve që shërbimet sekrete sipas tij, kishin më shumë se dy vjet që jepnin për lidhjet e policisë me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Zoti Ajazi e mori detyrën në gushtin e vitit 2012, pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani. Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të idhjeve që sipas saj, zoti Ajazi kishte me partinë në pushtet. Në fillim të viteve ’90 ai kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.(Sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: aha doreheqjen, Visho Ajazi

Biseda e Papës me ekuipazhin ISS në hapësirë

October 26, 2017 by dgreca

1 papa Francesku

Papa Françesku, ka folur për dashurinë dhe “vendin e njeriut në univers’, gjatë një bisede telefonike me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ( ISS).

Astronauti dhe inxhinieri italian, Paolo Nespoli, ka folur në italisht me Papën dhe ka përkthyer edhe për anëtarët e ekuipazhit, të përbërë nga rusi, Aleskandr Misurkin, Sergei Ryazansky dhe tre amerikanët, Joe Acaba, Mark Vande Hei dhe Randy Bresnik.

Kapiteni i ekuipazhit, Bresnik, i ka thënë Papës se toka mund të shihet nga hapësira, pa kufij dhe konflikte. Ryazansky, ndër të tjera kishte thënë se stafi në hapësirë përbëhet nga “ shtete dhe njerëz të ndryshëm, njerëz të planetit tonë’.

Biseda 20 minutëshe me stafin e ISS, ishte thirrja e dytë e Papës në hapësirë. Edhe Papa Benedikti XVI, kishte bërë një thirrje të tillë në vitin 2011.

Filed Under: Kronike Tagged With: me ekuipazhin ISS, në hapësirë, Papës flet

Manifestim në 80-vjetorin e themelimit të Eparkisë së Horës së Arbëreshëve

October 26, 2017 by dgreca

Nga Zef Chiaramonte/*

1-zef-chiaramonte

Me Liturgjine Hyjnore pontifikale të koncelebruar nga tërësia e klerit arbëreshte prej Sicilie, me pjesemarrjen e perfaqesuesit të Manastirit të Grottaferratës, u mbyllën manifestimet dyditshe lidhur me 80-vjetorin e themelimit te Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.
Pontifikalin e sotëm dhe Mbrëmësoren e djeshme i kryesoi Imz. Gjergj Dhimitër Gallaro ne kishën
katedrale, ku ishte i pranishëm edhe Kryeipeshkvi Mitropoliti latin i Palermos.
Dje paradite Mons. Gjusepe Maria Kroçe, Drejtor i Arkivave Sekrete Vatikanas, mbajti nje ligjiratë
tejet interesante ku, me anë të dokumentacjonit arkivor nga Selia e Shenjtë, përshkroi etapat
paraprake lidhur me krijimin e Eparkisë dhe me emërimin e Dhespotit të pare të saj.
Duke i zgjeruar këndvështrimet e fjalës së tij, ligjiruesi i lartt, dha nje pasqyrë sa më të përsosur mbi
interesimin e papëve, duke filluar nga Luani XIII, rreth kishave lindore katolike në pëgjithësi, dhe
rreth Kishës Arbëreshe në veçanti.
Në diskutimet që pasuan ndërhyri, ndër të tjerë, koresspondenti yne, Zef Kjaramonte, i cili veri ne
spikamë marrëdhëniet e arbëreshit Françesko Krispi, kryeministër i Mbretërisë së Italisë, me
Papatin, lidhur me problemin e traditës lindore të Kishës Arbëreshe.
Palermo, 26 Tetor 2017

*Radio Vatikanit ne gjuhe shqipe/(E dergio per Diellin, z. Zef Chiaramonte)

Filed Under: Kronike Tagged With: 80 vjetori, Eparkisë së Horës së Arbëreshëve., Zef Chiaramonte

Kosova e Maqedonia, mbledhje të përbashkët të qeverive

October 25, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Pacolli: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë vitin e ardhshëm, u pajtuam që ta mbështesim njëri tjetrin në nisma rajonale, evropiane dhe organizata ndërkombëtare/2 qeverite Kos MaqSHKUP, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë,  Nikolla Dimitrov.Në kuadër të këtij takimi të parë zyrtarë, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe ai maqedonas, Dimitrov, janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mbajnë mbledhjen në mes dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.Takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale  me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.

1 Pacolli zaevKishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale.Veç kësaj, propozimet e reja nga Ministri i Jashtëm Pacolli, për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi I një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infrastrukturën, janë mirëpritur nga pala maqedonase, duke shprehur gatishmëri për diskutime të mëtutjeshme dhe koordinimet e nevojshme me ministritë e linjës.Në margjina të takimit Ministri i Jashtëm Pacolli ka përshëndetur bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i dhënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike, që bashkëjetojnë në shtetin e Maqedonisë.Sipas MPJ kosovare, në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë dhe të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove-Maqedoni, takes i dy qeverive

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 198
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR VITIN E RI 2026
  • Për bij e bija të denja të kombit shqiptar!
  • Kastrioti, me firmë e me vulë
  • Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues
  • Kartolinat festive si dëshira të shkruara
  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb
  • Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
  • Gezim Muhaj: “Tv Iliria, 13 vite transmetim dhe ruajtje e kulturës shqiptare në Çikago”
  • Rudyard Kipling, ky endacak tragjik dhe ëndërrtar i jetës, ai që predikoi “Në mundsh… të ruash arsyen kur bota humb fillin…”
  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT