-Kryeministri Mustafa priti pjesëmarrësit e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës/
Prishtinë, 27 korrik 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.Me këtë rast, kryeministri ka theksuar se rezultati i arritur në këtë garë, Medalja e Bronztë e fituar nga nxënësi Shend Zhjeqi, është pranim i angazhimit dhe ngritjes së cilësisë në shkollat e Kosovës.“Për ne kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve dhe nxënësve të shkollës së Kosovës dhe ngritjes së cilësisë, është një tregues i sakrificës, i punës, i angazhimit, i durimit por edhe i zotimit për rezultate, sidomos për këta të rinj”, tha kryeministri.Kryeministri Mustafa ka potencuar rëndësinë e stimulimit të nxënësve për t’u marrë me shkenca, por edhe të profesorëve që punojnë me këta nxënës.“Për ne kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi tek të rinjtë, e kemi në rezultatet në shkenca fundamentale, të cilat duhet të kenë përparësi, dhe për të cilat ne duhet të bëjmë ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen, të përkrahen shumë më tepër nxënës që merren me matematikë, fizikë, kimi, biologji, me fusha që ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet tjera, jo vetëm në regjion, në Bashkimin Evropian, por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu, duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes, të stimulimit por edhe të përkrahjes së nxënësve dhe njerëzve që punojnë me nxënës, sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha, dhe po ashtu njerëzit të marrin meritat e tyre për punën që e bëjnë”, tha kryeministri Mustafa.Shend Zhjeqi nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë, ka thënë se pjesëmarrja në garë i ka inkurajuar këta të rinj që të merren edhe më tutje me shkencë.“Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet, na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të vazhdojmë të studiojmë matematikë, jo vetëm në fakultet, por edhe në shtëpitë tona, dhe nuk është e domosdoshme që të studiojmë vetëm matematikë, por edhe shkenca tjera”, tha Zhjeqi.Profesori Ramadan Limani, koordinator i ekipit të Kosovës ka përgëzuar nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm.“Ky sukses është në radhë të parë i matematikës në Kosovë por edhe i vetë arsimit. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë, prej kur ka filluar të marrë pjesë ekipi jonë në këtë garë të rëndësishme”, tha Limani.
Kuvendi i Kosovës regjistron 120 deputetët
-Një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë nisi regjistrimi i deputetëve para seancës konstituive të Kuvendit që do mbahet në 3 gusht/

-Në ditën e parë janë regjistruar 46 deputetë nga gjithësej 120 të subjekteve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Regjistrimi vazhdon edhe në dy ditët e ardhshme/
-Në cilat vende do ulen deputetët e subjekteve-partive politike në sallën e sancës së Kuvendit të Kosovës. Ka ndryshime…/
-Me sa vota më së shumti e më së paku u zgjodhën deputetët në Kuvendin e Kosovës me vende të garantuara për pakicat/
PRISHTINË, 26 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kuvendin e Kosovës, para mbledhjes konstituive të 3 gushtit, nisi sot regjistrimi treditor i deputetëve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara para një muaj e gjysmë, në 11 qershor.
Në ditën e parë janë regjistruar 46 deputetë nga gjithësej 120 të subjekteve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Regjistrimi vazhdon edhe në dy ditët e ardhshme.
Regjistrimi po bëhet në hollin e Kuvendit, duke nesër në orën 10:00, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të legjislacionit të kaluar në mbledhjen e pasditës së djeshme me përfaqësuesit e partive parlamentare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, ku u përcaktua edhe ndarja e ulëseve të deputetëve në sallën e mbledhjeve plenare.
PDK nuk ndërron vend, deputetët e saj bashkë me të AAK e Nisma si grupi më i madh parlamentar i koalicionit parazgjedhor do të ulen në qendër të sallës plenare. Por, në këtë grup vend ndërrojnë deputetët e AAK-së që në legjislaturën e kaluar uleshin pas VV-së, derisa ata të Nismës uleshin pas PDK-së.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ulet në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës së Kuvendit, ku në legjislaturën e kaluar ulej Lidhja Demokratike e Kosovës. Në anën e majtë, atje ku më parë uleshin deputetët e VV-së, tash do të ulen deputetët e grupit parlamentar të koalicionit parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa.
Janë 120 deputetë, prej tyre 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë, që do të kenë ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve me 33,74% të votave, kishte 13 parti, por vetëm tre prej tyre ndajnë 39 mandatet e fituara – PDK 23, AAK 10 dhe Nisma 6 deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje, që garoi e vetme, me 27,49% të votave ka 32 deputetë, numër dyfish më i madh se në zgjedhjet e kaluara parlamentare të 8 qershorit 2014, që e bën partinë më të madhe në Kosovë.
Në koalicionin me 25,53% të votave e me gjithësej 29 mandate të fituara LDK ka 23 deputetë, AKR 4 dhe Alternativa 2.
Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe me 6,12% të votave dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale me 0,49% të votave, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Kushtetuta e Kosovës me “diskriminimin pozitiv” për pakicat përcakton që në Kuvend “20 prej 120 vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë”, 10 për serbët e 10 për komunitetet tjera edhe në rast se numri i vendeve të fituara me votë është më i vogël.
Si rezultat i kësaj të drejte kushtetuese që e kanë pakicat e jo shumica, në Kuvendin e Kosovës të zgjedhjeve të 11 qershorit Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do përfaqësohet me deputetin e saj me vetëm 534 vota, më së paku nga të gjithë 120 anëtarët e parlamentit. Edhe deputetë të tjerë të komuniteteve pakicë joserbe shkojnë në 10 vendet e tyre të garantuara në Kuvend me numër të vogël votash, nga 1,211 deri në 2,980. Komuniteti pakicë serb ka poashtu 10 vendet e garanduara të deputetëve që kanë nga 2,574 deri në 13,665 vota.
Për krahasim, 100 deputetët e shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës kanë fituar vendet e tyre me më së shumti 143,621 vota dhe më së paku 5,677 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 qershor shpalli rezultatet përfundimtare, ndërsa i çertifikoi në 8 korrik.
Dje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për në datën 3 gusht 2017, në orën 10:00, pasi ka mbajtur një takim konsultativ me përfaqësues të partive parlamentare për caktimin e dates.
Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni parazgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në takim.
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, ndërkohë që Kosovën e presin edhe zgjedhjet e rregullta lokale këtë vit, në 22 tetor, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj, Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 ishin të gjashtat në liri, të tretat në pavarësi, ndërsa u zhvilluan tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Legjislatura e tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpallen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008.
Kosovë-KFOR mban Konferencën e NATO-s
-KFOR mban Konferencën e NATO-s për Marrëdhënie me Publikun mbi Ballkanin Perëndimor/
PRISHTINË, 25 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Nën patronazhin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Zyra për Marrëdhënie me Publikun organizoi dhe mbajti konferencën e NATO-s për Marrëdhënie me Publikun mbi Ballkanin Perëndimor në kampin Film City, në Prishtinë, bën të ditur sot KFOR në njoftimin e dërguar.Ngjarja u ndoq nga zinxhiri i komandës së NATO-s, organizatat ndërkombëtare dhe udhëheqësit e mediave vendore. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, e hapi konferencën duke përshëndetur mysafirët.Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për ambientin mediatik në Kosovë dhe aftësinë për komunikim efektiv në mënyrë që të ndikojnë në reputacionin e organizatës së tyre, sipas pritshmërisë së opinionit publik për informim dhe transparencë nga të gjitha institucionet.Ky rast, si dhe ngjarjet si Dita e Perspektivës Gjinore dhe Koncerti i Bamirësisë, tregojnë angazhimin e KFOR-it për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet vendore, bashkësinë ndërkombëtare dhe mediat, thekson njoftimi i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
KFOR held the NATO Western Balkans Public Affairs Conference
PRISTINA, 25 July 2017- KFOR Public Affairs Office, under the patronage of NATO Joint Force Command (JFC NAPLES), organized and hosted the NATO Western Balkans Public Affair Conference in Camp Film City, Pristina. The event was attended by NATO Chain of Command, the International Organizations and the Directors of local media. COMKFOR, Major General Giovanni FUNGO, opened the conference, welcoming the eminent guests.The attendees had the possibility to discuss about media environment in Kosovo and the ability to effectively communicate in order to impact their organization’s reputation, upon the public’s expectation for information and transparency from all institutions.This occasion, as well as events like Gender Perspective Day and Charity Concert, shows KFOR’s commitment to continue working together with the local institutions, the international community, and the media.
KOSOVË-KUVENDI PARA KONSTITUIMIT, NESËR NIS REGJISTRIMI I DEPUTETËVE
-Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro/
PRISHTINË, 25 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në mbledhjen e mbajtur sot, së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare, ka diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, të përcaktuar për datën 3 gusht 2017, në orën 10:00.
Në mbledhje u vendos që regjistrimi i deputetëve të bëhet në 26, 27 dhe 28 korrik 2017. Regjistrimi bëhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nesër në orën 10:00.
Kryesia e Kuvendit njëzëri u përcaktua për ndarjen e ulëseve në sallën e mbledhjeve plenare. Grupi i më i madh parlamentar, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën), me 39 deputetë, do të ulet në qendër. Në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës, do të ulet grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në anën e majtë të tij, do të ulen deputetët e grupit parlamentar LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa). Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës. Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia, në seancën konstituive të 3 gushtit fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar. Më pas, procedohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, tre prej të cilëve propozohen nga tre grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët – një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë.
Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjedhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro./b.j/
KOSOVA, VONESA PAS ZGJEDHJEVE

- « Previous Page
- 1
- …
- 219
- 220
- 221
- 222
- 223
- …
- 600
- Next Page »