Kosovë-Shpërthim në veri të Mitrovicës/
-Policia e Kosovës: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/
PRISHTINË, 11 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit ka njoftuar sot për një shpërthim mbrëmë në veri të Mitrovicës, të cilin e klasifikon si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.Bëhet e ditur se pas orës 20:00, një serb ka raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të hotelit, pronë e tij, ku janë shkaktuar dëme materiale.Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë atë për mjetet shpërthyese-EOD, të Policisë së Kosovës.Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar./b.j/





Natën e shkuar, ka ndërruar Jetë në moshën 76 vjecare, në Nju Jork, vatrani Ali Celaj. I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë. Sot familja pret ngushëllime. Shërbimet Funerale kryehen në Shtëpinë Mortore F. Ruggero & SONS, që ndodhet në adresën: 732 Yonkers Ave, Yonker, NY 10704.