-Edhe Diten e Sotme, e Shtune 5 nentor, shqiptaret jane kthyer mbrapshte, pavaresisht se e kishin garancine apo shumen e parave/
Diten e djeshme marrdheniet greko-shqiptaret shfryne ne Kakavije, teksa u kthyen mbrapshte qytetaret shqiptare.Të paktën 60 shtetas shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.Të kthyerve u janë kërkuar shuma të konsiderueshme parash ose garanci, ndërsa janë lejuar të kalojnë vetëm ata që kanë dokumente të rregullta (pra ata që kanë nënshtetësi greke).Shumë prej të kthyerve thonë se u kanë vendosur kryq në pasaporta.
Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministria e Brendshme informon për një takim të zhvilluar te premten në Tiranë mes zotit Tahiri dhe drejtorit të Policisë greke, Konstantinos Tsouvalas.
Ministria informon: “Ministri i Punëve të Brendshme i bëri me dije z. Tsouvalas se ka vërejtur me shqetësim rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të kthyer në kufirin me Greqinë. Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë”.
Një burim nga policia kufitare e Kakavijës i konfirmoi Ora News se kthimet kanë disa ditë që kanë nisur, madje në ditët e kaluara ka pasur më shumë kthime në numër.
Forcimi i masave dhe kthimet përkojnë me rritjen e tensioneve mes Shqipërisë e Greqisë pas prishjes së disa godinave në Himarë të cilat ngjallën dhe reagimin e Athinës zyrtare. Mes dy shteteve ka pasur shkëmbim replikash. E fundit ajo e ministrit të Jashtëm grek Kotzias, i cili deklaroi se faktet historike mbeten të tilla dhe se palët duhet të jenë seriozë.
***
Edhe sot, 5 nentor,Policia greke vazhdon të ndalojë shqiptarët të kalojnë në pikën doganore të Kakavijës.Gazetarja e Ora News Entiola Bundo udhëtoi sot paradite drejt Kakavijës dhe ka marrë dëshmitë e qytetarëve të cilët thonë se janë kthyer edhe pse dispononin garanci apo lekë mjaftueshëm.“I kanë kthyer pa i dhënë asnjë shpjegim duke vendosur dhe kryq në pasaportë” raporton gazetarja.Brenda 24 orëve janë kthyer 60 shtetas shqiptarë mes tyre dhe gra, fëmijë e të moshuar.
SHKODRA, Nov 5 – 38 Martyrs of Catholic Church executed by the communist regime in Albania during 1945-1974 due to their religious faith were beatified on Saturday by the Vatican in a Mass organized at St. Stefan Church in Shkodra, a city steeped tradition and culture situated in northeast Albania.
The decree for beatification of 38 Martyrs of Albanian Catholic Church was signed in April by Pope Francis, an act that ranks them alongside the most renowned figures of world Catholicism.


