• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mediat franceze: Një çift shqiptar i ndaluar për sulmin në Nicë

July 17, 2016 by dgreca

Mediat franceze kanë raportuar së fundmi se autoritetet vendase kanë vënë në pranga një burrë dhe një grua me prejardhje shqiptare të cilët dyshohet se kanë lidhje me agresorin që sulmoi në Nice.

Gjithmonë sipas burimeve jo-zyrtare, raportohet se çifti i ka shitur armë 31-vjeçarit të identifikuar si Mohamed Lahouajej Bouhlel. Në kamionin që u mori jetën më shumë se 80 personave u gjetën armë automatike, dy kallashnikovë si dhe granata dore. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Hetuesit lajmëruan për dy të arrestuar, një burrë dhë një grua, por nuk dhanë detaje për të respektuar investigimin. Për të mësuar më shumë rreth vërtetësisë së këtij lajmi do të duhet të pritet për një tjetër komunikatë zyrtare.

Numri total i të arrestuarve ka arritur në 6 pasi ish-bashkëshortja e agresorit Mohamed Lahouajej Bouhlel, e cila u mor në pyetje për më shumë të dhëna rreth tij është liruar së fundmi. Ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së 31-vjeçarit në ndonjë organizatë terroriste ndonëse deri më tani nuk janë gjetur prova të drejtpërdrejta që ta provojnë diçka të tillë. Bouhlel ishte shtetas francez me origjinë tuniziane. Ai nuk ka qënë i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më herët për krime të ndryshme si vjedhja, ushtrimi i dhunës, përdorimi i lëndëve narkotike, etj.

Shteti Islamik ka komunikuar se Bouhlel i është përgjigjur thirrjeve të tyre për të sulmuar në vende që janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, për shkak të plagëve të marra gjatë sulmit, 85 persona janë ende duke u trajtuar në spitalin e Nices, ku 18 prej tyre vijojnë të mbeten në rrezik për jetën./Kortezi: Xhoi MalësiaOranews.tv/

Filed Under: Kronike Tagged With: i ndaluar, në Nice, Një çift shqiptar, për sulmin

Ministri i Bujqësise Edmond Panariti në SHBA

July 16, 2016 by dgreca

Panariti në SHBA, takim me të rinjtë shqiptarë që punojnë në BB dhe institucione të tjera/

IMG-20160714-WA0006TIRANE, 16 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, takoi të shtunën në Washington, të rinj shqiptarë, të cilët punojnë në Bankën Botërore dhe institucione të tjera të rëndësishme financiare në SHBA.

Ministri Panariti i ftoi ata, të bashkëpunojnë me ministrinë e Bujqësisë,  duke dhënë ekspertizën e tyre për projektet e Bankës Botërore të cilat implementohen në Shqipëri.
Ata mirëpritën propozimin e ministrit Panariti dhe vendosën që, video- konferencën e parë për të shkëmbyer ide dhe praktika në dobi të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, ta zhvillojnë në javët në vijim.IMG-20160714-WA0007

Kreu i Bujqësisë shqiptare Prof.Edmond Panariti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës ka zhvilluar takime të frytshme, me personalitete dhe zyrtare të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, BB, dhe sipërmarrës amerikan të fushës së bujqësisë, për të nxitur bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe për të sjellë asistencën amerikane në sektorë specifik të bujqësisë shqiptare.

Filed Under: Kronike Tagged With: ministri Panariti, ne SHBA, takim me te rinjet shqiptare

TURQIA PAS GRUSHTIT TE SHTETIT:265 të vrarë, 1140 të plagosur, rreth 3000 të arrestuar

July 16, 2016 by dgreca

Pëfundimisht ka zgjatur vetem 4 ore. Perpjekja për puç ushtarak në Turqi nga disa qarqe të ushtrisë natën e së shtunës (16.07) ka dështuar. Qeveria turke e ka marrë plotësisht situatën nën kontroll. ” Komandantët tanë kanë kontrollin”, ka thënë kryeministri truk, Binali Yildirim të shtunën në Ankara, raporton DW. Por Turqia e ka paguar këtë me numër të lartë viktimash. Sipas kryeministrit turk, Yildirim, numri i të vrarëve është rritur në 265 vetë. 161 të vdekur ka pasur nga forcat e sigurisë, besnike të qeverisë. 104 puçistë janë vrarë. 1140 vetë janë plagosur dhe rreth 3000 ushtarë e oficerë të lartë janë arrestuar.

Kryeministri turk, Yildirim e ka cilësuar puçin si “njollë turpi” për demokracinë turke. Kombi u ka dhënë përgjigjen e duhur terroristëve, ka thënë ai. Presidenti turk Erdogan, i cili bëri thirrje njerëzve të dilnin në rrugë, ka akuzuar kreun e lëvizjes, Gylen, predikuesin, Fetullah Gylen për puçin, por ky i fundit e ka mohuar atë. Erdogan akuzoi puçistët “për tradhti të lartë ndaj atdheut” dhe ka paralajmëruar goditje të fortë. Në një sms dërguar turqve, ai shkruan që ata të qëndrojnë për demokraci dhe paqe. Sipas mesazhit, njerëzit duhet të qëndrojnë në rrugë për t’i dalë kundër një “kaste të vogël”. Kryeministri turk, Binali Yildirim thirri të shtunën, parlamentin turk në një seancë të jashtëzakonshme.

Ndryshim i ushtrisë

“Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk. Ushtria do të ndryshojë radikalisht, ka paralajmëruar ai. Yildirim ka bërë fjalë për “struktura paralele” tek forcat ushtarake, të cilat kanë bërë përpjekje për marrjen e pushtetit. Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

Ushtria turke me 640.000 ushtarët e saj konsiderohet një nga ushtritë më të mëdha në botë. Brenda vendit ushtarakët e shohin veten si mbrojtës të kushtetutës. Nga viti 1960 ushtria ka ndërmarrë tre puçe ushtarake, kur sipas saj ka qenë e rrezikuar ndarja e fesë nga shteti.

Njerëzit bllokuan tanket

Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë natën e së shtunës tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur vetë në tanke për t’i penguar ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll në afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë të shtunën se si dorëzoheshin në Urën e Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare, po ashtu në afërsi të pallatit presidencial avionë luftarakë hodhën bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.

Erdogan nuk e ka vlerësuar si duhet ushtrinë

E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën (16.07) kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë.”

Filed Under: Kronike Tagged With: pas grushtit te shteit, Turqia

Turqi, grushti ushtarak ka dështuar

July 15, 2016 by dgreca

Sic tregojnë pamjet e drejtëpërdrejta televizive nga Stambolli dhe Ankaraja, tentative për grushtshteti pas më shumë se katër orësh ka dështuar. Këtë e ka njoftuar edhe Agjencia shtetërore e Inteligjencës në Turqi, e cila ka lajmëruar publikisht se tentativa për grusht shtet në Turqi ka dështuar.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Turqisë ka thënë se deri tani, çdo helikopter i ushtrisë që do të shihet duke fluturuar do të goditet.

Presidenti Erdohan u bëri thirrje qytetarëve që tadlin në rrugë dhe të mbrojnë shttein dhe demokracinë. Ai paralajmëroi daljen së shpejti në shesh.

Filed Under: Kronike Tagged With: Grushti i shtetit, ka dështuar, Turqi

Në Durrës përurohet busti i personalitetit të shquar kombëtar, Fan Noli

July 15, 2016 by dgreca

Busti i Fan Nolit është vendosur në hyrje të rrugës që mban emrin e tij dhe pranë Kishës Ortodokse të Durrësi, dhe është një vepër e çmuar e skulptorit të njohur Idriz Balani./

TIRANË, 15 Korrik/ – Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar sot, e Premte 15 Korrik, bustin e personalitetit të madh kombëtar, Fan Noli, i cili është vendosur në hyrje të rrugës që mban emrin e tij dhe pranë Kishës Ortodokse të Durrësit.

Busti i Fan Nolit është një vepër e çmuar e skulptorit të njohur Idriz Balani.

Në fjalën e tij, Dako deklaroi se nëpërmjet vendosjes së këtij busti, por edhe dhënies së titullit qytetar nderi, Bashkia dhe i gjithë qyteti i Durrësit nderon Fan Nolin, një personalitet kombëtar dhe një prej figurave emblematike të historisë dhe kulturës shqiptare, si dhe frymëzuesin e themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Durrësit.

Pas ceremonisë pranë Kishës Ortodokse është zhvilluar edhe një simpozium i organizuar nga klubi i shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit, ku merrnin pjesë historianë, shkrimtarë dhe studiues dhe ku personalitete të letrave si, Nasho Jorgaqi apo shkrimtarë dhe historianë të tjerë, kanë folur gjerësisht rreth figurës dhe personalitetit të shquar kombëtar Fan Noli.

Në këtë simpozium është dorëzuar edhe titulli “Qytetar Nderi i Durrësit” për këtë figurë të shquar me motivacionin: “Personalitet i shquar kombëtar, mitropolit i Durrësit dhe një ndër kontribuesit më kryesorë në drejtim të ringjalljes dhe ringritjes kishtare në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë, meshtar, predikues dhe lider shpirtëror që zgjodhi qytetin tonë për mbajtur meshën e parë në gjuhën amtare.”

Fan Noli një nga personalitetet më të shquar të kombit shqiptar ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur në Durrës ku ai mbajti edhe meshën e parë në gjuhën shqipe. Noli mbante titullin kryepeshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Gorës dhe Shpatit, primat dhe ekzark i Ilirisë dhe gjithë Shqipërisë. Mitropolia e ngritur pranë vendit ku ndodhet sot kisha ortodokse u bë selia zyrtare dhe shtëpia e tij në vitet 1921-1924 ku ai jo vetëm do të banonte, por edhe do të zhvillonte veprimtarinë  e tij kishtare dhe social politike.(Kortezi- Ilir Vata-ATSH)

Filed Under: Kronike Tagged With: fan noli, Kombetar, Në Durrës përurohet busti i, personalitetit të shquar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • 264
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT