46 mafiozët janë arrestuar në New York, Newark(NJ), Boston, Miami e New Haven./
Me anë të një superoperacioni, policia amerikane ka goditur orët e fundit rrjetin e mafias siçiliane Cosa Nostra në New York.Agjensia Federale Amerikane FBI informon se ka arrestuar 46 persona të lidhur me familjet mafioze Genovese, Gambino, Lucchese e Bonanno.
Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz i Filadefias Josef Merlino.
Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.
Sipas komunikatës së shtypit të FBI ky operacioni është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të SHBA.46 mafiozët janë arrestuar në New York, Newark, Boston, Miami e New Haven.Mediat amerikane informojnë se mes të arrestuarve ka dhe eksponentë të familjes së njohur mafioze Columbo.
Dyzet e gjashtë figura të dyshuara mafioze me pseudonime te tilla si “Muskujt”, “Nicky parukja”, “rimorkiatori” dhe “Mustache Pat” u akuzuan të enjten në gjykatën federale në Manhattan per veprimtari kriminale.
Ne nje material prej 30 faqesh Aktakuza thotë se te akuzuarit janë pjesë e një ndërmarrje shumështetësh ne bregun lindor te Cosa Nostres, të angazhuar dhe të koordinuar ne veprime kriminale që variojnë nga gjobëveniet, zjarrvënie dhe sulme të frikshme për mashtrim kartë krediti, shitjet pataksuara cigareve dhe trafikimit të armëve të zjarrit.
Aksioni I prangosjeve erdhi pas regjistrimeve mijëra orëshe si dhe nga depertimi i nje informatori,nje agjenti te fshehte te FBI-se.
Prokurori Preet Bharara ka treguar rrezikshmerine e ketij rrjeti kriminal, ndersa Diego Rodriguez, kreu i zyrës së FBI-së në New York , tregoi per modernizimin e mjeteve te sotme te Mafias.Në aktakuzë shkruhet se:Nga Nju Jork dhe Masaçusets ,në Pensilvani dhe Florida, gangsterë të angazhuar në rrjete kriminale , kanë koordinuar vazhdimisht dhe kanë “funksionuar si një njësi të perhershme.”
Le te kalben brenda te gjithe ata qe ndotin planetin me veprimtari kriminale .Cosa Nostra eshte nje organizate qe vazhdimisht ka prodhuar problematike ne bote .Ja ku u erdhi dhe fundi .Une do te thoshja se edhe ne burg -qe nga vrima e miut ata mbajne lidhje te fshehta me mbeturinat e tyre duke kompromentuar edhe agjent me dollare ,prandaj duhen vene nen siguri teper te larte ,madje do te thoshja se atyre ju takon sejcilit nje plumb kokes per ti mbyllur hesapet perkohesisht .Ata rrezikojne sa jane gjalle .Tre metra nen dhe ,do te jene me te sigurt .
Gezohem qe ket radhe nuke pati SHQIPETAR . Po i bashkangjitem mendimit te Z.Jakov .