• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ushtria, grusht shteti në Turqi-Merret Peng Shefi i Shtabit të Ushtrisë

July 15, 2016 by dgreca

*Turqia në gjendje kaosi, ushtria ka marrë peng gjeneralin e Forcave të Armatosura

*Kryeministri turk: Disa ushtarakë janë ngritur kundër shtetit/

 Ushtria turke ka nisur një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e vendit, sipas kryeministrit Binali Jyldirim.
Ushtria turke tha të premten se kishte marrë pushtetin mbi Turqinë, në atë që kryeministri e ka quajtur veprim i paligjshëm.
“Fuqia në vend ka qenë e konfiskuar në tërësinë e saj”, tha një deklaratë ushtarake të lexuar në televizionin NTV, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan AFP-ja.
Ura e Bosforit dhe Ura “Fatih Sultan Mehmet” të dyja u mbyllën, në fillim pa dhënë një arsye.

CNN tregoi pamjet e dy makinave ushtarake dhe një grupi ushtarësh të  vendosur në hyrje të një prej urave në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Dëshmitarë të tjerë thanë se ushtria kishte vendosur kontrollin në pikat strategjike në të gjithë vendin.

Një zyrtar turk që kërkoi të mbetet anonim tha se ushtarët ishin vendosur edhe në qytetete të tjera të Turqisë, por nuk i specifikoi se ku.

Agjencia e lajmeve “Dogan” raportoi se drejtoria kombëtare e policisë thirri të gjithë policinë në detyrë në Ankara.

Gjithashtu janë parë disa avionë ushtarakë turkë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi Ankara. Është raportuar edhe për disa të shtëna.

Televizioni shtetëror ka ndërprerë transmetimet publike, ndërsa mësohet se ushtria ka marrë peng gjeneralin e Forcave të Armatosura i emëruar nga Presidenti.

Ndërkohë, shefi i Shtabit të Ushtrisë ka deklaruar se ka marrë shumicën e kontrollit të pushtetit. Pas ngjarjes janë anuluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare në Turqi.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se rrjetet sociale në Turqi janë bllokuar.

Kryeministri Yildrim e denoncoi aktin duke e quajtur një “përpjekje të paligjshme” nga disa elementë të ushtrisë.

“Ne po punojmë të zgjidhim situatën, por nuk kemi të bëjmë me një puç shteti. Qeveria vazhdon të qëndrojë në krye të vendit,” tha ai në një intervistë telefonike për televizionin turk NTV.

“Ata që kanë bërë këtë akt të paligjshme do të paguajnë çmimin më të lartë,” shtoi ai. Yildrim nuk dha detaje të tjera, por tha se Turqia kurrë nuk do të lejojë asnjë iniciativë që do ndërpresë demokracinë.

3652774500000578-3692693-image-a-90_1468615344507 3652773300000578-3692693-Soldiers_blocked_Istanbul_s_Bosphorus_Bridge_which_was_lit_in_th-a-94_1468615344648

365267AE00000578-3692693-image-m-84_1468614984017 3652661C00000578-3692693-image-a-81_1468614578571

365261BB00000578-3692693-image-m-78_1468614193735 36525C8300000578-3692693-image-a-69_1468614060255 36525A8C00000578-3692693-image-a-67_1468614044689 365265FA00000578-3692693-image-m-80_1468614317463

Kyeministri turk: Disa ushtarakë janë ngritur kundër shtetit /

Kryeministri turk Binali Yildirim deklaron se një pjesë e ushtrisë është duke u përpjekur të mposhtë shtetin.

“Disa njerëz kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme një veprim jashtë zinxhirit komandues”, tha Yildirim.

“Kjo është një përpjekje për kryengritje. Ne nuk do të lejojmë këtë fitore të tyre. Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në drejtim. Kjo qeveri rrëzohet nga populli”, tha ai.

Ai shtoi se ata që janë përgjegjës, do të paguajë çmimin më të lartë.”

Turqia në gjendje kaosi, ushtria ka marrë peng gjeneralin e Forcave të Armatosura – Agjencia Telegrafike Shqiptare Turqia në gjendje kaosi, ushtria ka marrë peng gjeneralin e Forcave të Armatosura – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Turqia në gjendje kaosi, ushtria ka marrë peng gjeneralin e Forcave të Armatosura

ANKARA (AA) – Turqia është në gjendje kaosi pas grushtit të shtetit. Burime të besueshme bënë të ditur se Kryegjenerali Hulusi Askar është marrë peng nga një grup ushtarak.

Agjencitë e lajmeve citojnë një komunikatë të ushtrisë, sipas së cilës “forcat e armatosura kanë marrë kontrollin në tërë vendin”.

Në komunikatën që është transmetuar nga një pjesë e medieve turke, thuhet se forcat ushtarake “morën pushtetin për të mbrojtur vendin dhe rendin demokratik si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.

Urat kryesore në Stamboll janë mbyllur nga forcat e sigurisë dhe trafiku është mbyllur përgjatë ngushticës së Bosforit.

Mediat njoftojnë për të shtëna armësh dhe një avion ushtarak po fluturon mbi Ankara.

Ura e Bosforit dhe Ura “Fatih Sultan Mehmet” të dyja u mbyllën, në fillim pa dhënë një arsye.3652661C00000578-3692693-image-a-81_1468614578571

CNN tregoi pamjet e dy makinave ushtarake dhe një grupi ushtarësh të  vendosur në hyrje të një prej urave në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Dëshmitarë të tjerë thanë se ushtria kishte vendosur kontrollin në pikat strategjike në të gjithë vendin.

Një zyrtar turk që kërkoi të mbetet anonim tha se ushtarët ishin vendosur edhe në qytetete të tjera të Turqisë, por nuk i specifikoi se ku.

Agjencia e lajmeve “Dogan” raportoi se drejtoria kombëtare e policisë thirri të gjithë policinë në detyrë në Ankara.

Gjithashtu janë parë disa avionë ushtarakë turkë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi Ankara. Është raportuar edhe për disa të shtëna.

Televizioni shtetëror ka ndërprerë transmetimet publike sikurse edhe agjencitë zyrtare dhe informacionet janë të kufizuara pasi nuk ka internet.

Filed Under: Kronike Tagged With: grusht shteti në Turqi, Ushtria

Kerry takim me krerët muslimanë në Washington, i pranishëm edhe Skënder Bruça

July 14, 2016 by dgreca

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka mirëpritur në Washington D.C. përfaqësues të Komuniteteve Muslimane nga vende të ndryshme të botës me rastin e Fitër Bajramit.

I ftuar në këtë organizim ishte edhe kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, siç bën të ditur në rrjetin social facebook

Në takimin me përfaqësuesit e Komuniteteve Muslimane, sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, ka përcjellë urimet e përzemërta për Fitër Bajramin.

“Ndihem shumë i lumtur t’ju kem këtu për të festuar këtë ditë. Vendi ynë është themeluar mbi konceptin bazë të drejtësisë dhe respektit për dinjitetin e tjetrit, për të drejtat dhe dinjitetin e njëri-tjetrit dhe ne do të mund të rritemi të bashkuar dhe të fuqishëm vetëm nëse i qëndrojmë besnikë atij koncepti”, tha Kerry.13709891_874786625960346_2898954938370251129_n

Kjo është arsyeja, vijoi ai, pse çdokush duhet të bëjë gjithë çfarë mundet për të përqafuar diversitetin tonë, për të mbrojtur vlerat që ne të gjithë ndajmë, duke përfshirë ato që muslimanët vënë para të tjerave dhe në qendër të gjithçkaje gjatë Ramazanit: bamirësia, dhembshuria, dashuria e familjes, ndjekja e drejtësisë, dhe përkushtim ndaj paqes.

“Kjo është ajo që është festuar gjatë muajit të fundit dhe ajo çfarë ne festojmë tani në këtë moment të lavdishëm të Bajramit”, tha ndër të tjera Kerry.

13631481_874786645960344_3597072527173297025_nGjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryetari Bruçaj do të ketë edhe disa takime me shoqëritë civile islame në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka organizuar edhe më parë pritje dhe organizime për festa të ndryshme ku ka marrë pjesë edhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Sekretari Kerry, Skënder Bruçaj, takim ne Washington

Masakra Francës/ 84 të vdekur dhe 50 në gjendje kritike në Nice

July 14, 2016 by dgreca

*Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë/

Një kamion i përmasave të mëdha me ngjyrë të bardhë ka hyrë më shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të Nice për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Prokuroria franceze sipas të dhënave më të fundit ka raportuar mbi 84 të vdekur dhe për mbi 50 të plagosur ne gjendje kritike.

Një zëdhënës i policisë franceze tha se njeriu që ishte në drejtim të kamionit është neutralizuar nga policia. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk është konfirmuar. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën.

Ngjarja pasoi nga momente të tëra paniku ku turma vërshoi nëpër rrugë dhe nuk ndalej. Njerëz të terrorizuar kanë marrë telefonat për të raportuar se një tjetër “akt terrorist” po ndodhte. Megjithatë policia nuk e ka konsideruar ende rastin si një “akt terrorist”, por mbetet “një sulm i organizuar”.

Ajo që mediat e huaja po raportojnë nga vendi i ngjarjes janë trupa njerëzish që ende ndodhen të shtrirë në rrugët e qytetit.

Presidenti François Hollande, ka lënë Avignone, rezidencën e tij për të shkuar me urgjencë në Paris pas lajmeve të Nicës. Ai ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme. ai ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve.

 Dëshmia e vajzës shqiptare që u gjend në vendin e atentatit në Nicë

 Një vajzë shqiptare së bashku me familjen e saj ka qenë në shëtitoren e Promenad des Anglais në Nicë për të shijuar koncertet dhe spektaklin e fishekzjarreve që ishin organizuar pikërisht me rastin e ditës së 14 korrikut, Festa Kombëtare e Francës:“Po shikonim spektaklin e fishekzjarreve ndërsa po zhvilloheshin dy koncerte live. Në një moment kamioni hyri në mes të turmës dhe po shtypte njerëzit.

Në atë moment filluan të qëllonin mbi njerëzit me kallashnikov. Ne vrapuam sa mundëm dhe hymë në një hotel aty të mbroheshim. Kur dola jashtë dëgjova prapë të shtëna. Di vetem që vrapuam dhe të gjithë njerëzit ulërinin. Ishte një tmerr që nuk do ta harroj kurrë”

Fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë mirë përvec traumës dhe frikës që kanë përjetuar në ato moment tmerri

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 te plagosur, Masakra Francës/ Mbi 70 të vdekur dhe, në Nice

Kuvendi i Kosoves-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë

July 14, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, miratohen ndryshime e plotësime në Buxhetin e Shtetit 2016/

-Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ende nuk është në axehendë/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2016, i miratuar në parim në 7 korrik në Kuvendin e Kosovës, sot në seancën plenare të nisur në mesditë u shqyrtua herën e dytë dhe u miratua me procedurë të përshpejtuar,me shumicë votash -70 pro 2 kundër dhe dy abstenime. Seanca filloi punimet me 77 deputetë në sallë dhe me vonesë afër dy orëshe të nisjes dhe të ardhjes së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri, Kuvendi me shumicë votash, 80 pro e 2 abstenime, futi në rend dite me procedurë të përshpejtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane KfË Frankfurt Am Main për programin “Masat e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në Nivel Komunal në Kosovë”. Ky projektligj u rendit si pikë e parë e axhendës së seancës plenare dhe u miratua me 87 vota pro, 1 abstenim e 1 kundër. Drafti i buxhetit është diskutuar dhe është i dakorduar plotësish me Fondin Monetar Ndërkombëtar e më pas u miratua në fillim të këtij muaji, në 1 korrik, nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e 99-të, të 31-tën në vitin 2016.

Buxheti i Shtetit për vitin 2016, i miratuar në Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor, si u theksua me atë rast, është në linjë të plotë me objektivat e qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike e stabilitet buxhetor.

Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2016 ishin planifikuar të jenë 1 miliard e 598 milionë euro, që është një rritje prej 4.1% krahasuar me vitin 2015 dhe 19% më shumë se në vitin 2014. Për vitin 2016, shpenzimet bazë parashihej të jenë 1 miliard e 678 milionë euro.

Në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës sot ishin edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili u miratua, dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015, për votimin e të cilit nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

Në Kuvendin e Kosovës ende nuk është në axehendë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, për ratifikimin e të cilit duhen së paku 80 vota nga 120 deputetët sa janë gjithësej. Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen që pritej të mbahej dje, ku do të vendosej për ta proceduar për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes u mor pasi partia më e madhe kosovare, e koalicionit qeverisës, PDK, ka kërkuar që qeveria të mos ngutet.

Sipas shtypit të sotëm në Prishtinë, PDK e sheh të nevojshme arritjen e një konsensusi nacional për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, derisa partia e dytë kosovare dhe e koalicionit qeverisës, LDK, insiston se demarkacioni shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Opozita ka një alternativë që kjo çështje të zgjidhet deri në shtator.

Ndërkohë, kanë nisur iniciativa për t’i ulur përreth një tryeze liderët e partive kryesore të Kosovës në pushtet dhe opozitë, në përpjekjen që të mbërrihen konsensusi dhe qasja e përbashkët rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Filed Under: Kronike Tagged With: B Jashari, Jo Demarkacioni, Kuvendi i kosoves, Ligji per Buxhetin

Kosovë-Fuqizimi i drejtësisë, prioritet qendror i qeverisë

July 14, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha/

-Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re/

PRISHTINË, 14 Korrik 2016-B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi dhe ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha, duke theksuar përkushtimin e plotë të qeverisë në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në përgjithësi.Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e deritashëm të zëvendëskryeministrit Kuçi, si ministër i Drejtësisë.“Fuqizimi i sektorit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në përgjithësi janë prioritete kryesore të punës së Qeverisë së Kosovës. Kemi arritur rezultate konkrete inkurajuese në këto drejtime kohët e fundit, por qeveria e Kosovës në bashkëpunim të afërt me institucionet e tjera kushtetuese që merren me rendin dhe ligjin, është e fokusuar që të arrihet progres edhe më i madh në këtë drejtim”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shprehen përkushtimin e tyre maksimal për realizimin e prioriteteve të qeverisë së Kosovës dhe rritjen e mëtejme të rezultateve në fushën e drejtësisë.

Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili e uroi pёr detyrёn e re.Ambasadori O’Connell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori O’Connell gjithashtu ka theksuar se është interes i Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të ketë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja Hoxha sot ka takuar drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë me tё cilët bisedoj rreth sfidave dhe tё arriturave tё secilit departament.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori anglez, B Jashari, Dhurata Hoxha, Mustafa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 261
  • 262
  • 263
  • 264
  • 265
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT