• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Prishtinë mbahet Konferenca e 21-të e EPSO-s

June 2, 2016 by dgreca

-Ministri i Shëndetësisë i qeverisë kosovare, Imet Rrahmani,  vlerësoi shumë faktin që EPSO – Partneriteti Evropian për Organizatat Mbikëqyrëse në Shërbimet Shëndetësore dhe Kujdesin Social ka zgjedhur Kosovën për ta mbajtur një konferencë të tillë/

  PRISHTINË, 2 Qershor 2016/ Në Prishtinë sot dhe nesër mbahet Konferenca e 21-të e EPSO-s (European Partnership for Supervisory Organization in Health Services and Social Care), organizuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës-Inspektorati Shëndetësor.

 Konferenca nisi me një ceremoni dhe fjalën e hapjes të ministrit të Shëndetësisë të qeverisë kosovare, Imet Rrahmani,  i cili e vlerësoi shumë faktin që EPSO – Partneriteti Evropian për Organizatat Mbikëqyrëse në Shërbimet Shëndetësore dhe Kujdesin Social ka zgjedhur Kosovën për ta mbajtur një konferencë të tillë.

Mbështetja e organizatave që mbikëqyrin shërbimet shëndetësore, tha ai, ka rëndësi të veçantë kur po e thellojmë reformën shëndetësore, sidomos në Kosovë, ku ka numër të madh të institucioneve shëndetësore të cilat duhet të mbikëqyren.

“Inspektorati Shëndetësor po e bën të pamundurën që të jetë në nivel të detyrës dhe janë shënuar rezultatet inkurajuese përkundër resurseve të kufizuara”, theksoi Ministri Rrahmani, duke shtuar se mbikëqyrja është element që duhet të instalohet në çdo kohë.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë po mundohet që edhe përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit midis Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me organizatat si motra jashtë vendit të rris nivelin e punës dhe kapacitetet e Inspektoratit.  “Inspektorati është dora e djathtë e Ministrisë…”, tha Ministri.

Një prezantim lidhur me karakteristikat e përgjithshme të Kosovës, në veçanti ato të sistemit shëndetësor dhe niveleve të kujdesit të tij e ka prezantuar Kryeinspektorja Ardita Baraku, ndërsa më pastaj  ekspertë të fushës së mbikëqyrjes së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit social nga Shqipëri, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Estonia, Norvegjia, Sllovenia, Suedia, Skocia, Uellsi, Bullgaria dhe shteti mikpritës,  Kosova, kanë vijuar me punime në grupe dhe diskutime interaktive për temat që lidhen me mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve shëndetësore dhe të kujdesit social, e-shëndetësinë, normat dhe standardet e saj, e-shëndetësinë e telemjekësinë dhe tema të tjera të fushave përkatëse.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe ditën e premte./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e EPSO-s, Konferenca e 21-të, Në Prishtinë mbahet

Kosovë-Në Gjakovë nis Java Olimpike

May 31, 2016 by dgreca

-Gara të fëmijëve në disa sporte. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë/  Gjakovë, 31 Maj 2016/ Ka nisur në Gjakovë ‘Java Olimpike’ për fëmijë, një aktiviteti ky i karakterit edukativo – sportiv që bashkë organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë.

Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh.
 “Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.
Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.
Java Olimpike e cila ka nisur dje do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, çiklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping – pongun, gjimnastikën e të tjera.
Gjatë këtyre aktiviteteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.
Axhenda javore:
E martë 31 maj 2016
10:00 Gara në çiklizëm
10:00 Gara në bjeshkatari dhe orientim në natyrë
Lokacioni: Shkugëz
E merkurë 1 qershor
10.00 Kuiz sportiv
Lokacioni: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”
12:00 Garat në vrapim
Lokacioni “Qendra e Qytetit – Rruga “UÇK”
Ora 15:00 Garat në basketboll
Lokacioni i Shkollës Fillore “Zekeria Rexha”
Ora 15:00 Garat në volejboll
Lokacioni: Shkolla Fillore “Zekeri Rexha”
E Enjte 02 qershor
Ora10:00 Garat në futboll
Lokacioni: Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve
Ora 10.00 Garat në Tenis
Lokacioni: Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”
E premte 03 qershor
Ora 10:00 Garat ne not
Lokacioni: Pishina “Nertili”
Ora 10:00 Garat në Ping Pong
Lokacioni: Pallati i Sporteve “Shani Nushi”
Ora 14:00
Garat në Xhudo
Prezentim i Majlinda Kelmendit
Lokacioni: Sheshi “Ali Podrimja”/b.j/

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Kosovë-Në Gjakovë, nis Java Olimpike

DEKLARATA E NATO-s NGA TIRANA: Forcim i Mbrojtjes Kolektive

May 30, 2016 by dgreca

Asambleja e NATO-s mbyll punimet në Tiranë me miratimin unanim të një deklarate/

TIRANË, 30 Maj/ATSH/.- Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s mbylli të hënën punimet në Tiranë me miratimin me unanimitet të një deklarate të përbashkët, e titulluar “Një Axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për NATO-n në Samitin e Varshavës”.

Deklarata, e miratuar dhe me amendamentet e propozuara nga anëtarët e AP-së, kërkon nga krerët e Aleancës të forcojnë mbrojtjen kolektive dhe parandaluese, të zhvillojnë një strategji gjithëpërfshirëse për promovimin e stabilitetit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, të sigurojnë se të gjithë aleatët do të përmbushin objektivat e shpenzimeve ushtarake, si dhe të nxisin bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Deklarata e konsideron shumë të rëndësishëm ‘bashkimin dhe vendosmërinë’ e vendeve anëtare të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe në marrëdhëniet me Rusinë.

Por, nënvizon deklarata, për të përmbushur këto objektiva, krahas hartimit të strategjive, nevojitet dhe rritja e investimit për mbrojtjen. Barra për mbrojtjen dhe ndarja e saj mes vendeve anëtare është një çështje që duhet trajtuar nga Samiti i NATO-s në Varshavë, në muajin korrik, thuhet në deklaratë.

Në mbyllje të sesionit të AP-së në Tiranë, Presidenti i saj, Michael Turner falenderoi autoritetet shqiptare ‘për mikpritjen dhe për udhëtimin e mrekullueshëm’, sidomos personelin e parlamentit të Shqipërisë, vullnetarët e përkushtuar, dhe stafin e sigurisë, që punuan për ta kthyer këtë sesion në një sukses.

Asambleja Parlamentare e NATO-s u mblodh për herë të parë në Shqipëri, 7 vjet pas anëtarësimit të saj. Takimi bëri bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që diskutuan çështje te sigurisë ndërkombëtare aktuale.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Tirane, Perfundon Ansambleja e NATO-s

Ambasadori Amerikan Lu takon ish Kryeministrin Sali Berisha

May 30, 2016 by dgreca

Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë diskutuar për arritjen e kompromisit mes partive që do t’i shërbente pozitivisht vendit tonë. Lu e njohu Berishën me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.Ish- kreu i demokratëve shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës. Ai u ndal më tej në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në tërësi. Sipas Berishës, Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji. Por sipas tij, Rama ka futur në Parlament vrasës, pengmarrës, trafikantë  dhe jo vetëm që  nuk kërkon ndjesë po përpiqet të maskoje aktin e tij kriminal duke i krahasuar ata me deputetë të dënuar për shkelje të rregullave të trafikut rrugor apo të burgosur me ligjin e arratisjes së kohës së diktaturës, ndërkohë mashtron diplomatë të huaj duke iu thënë se ai vertet ka futur kriminelë nga Veriu në Parlament, por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marë nga Berisha. Berisha theksoi më tej se, nga lista e PD nga viti 1991 deri më sot nuk ka absolutisht asnjë deputet apo kandidat për deputet të dënuar për krimet e konventës.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Lu, Takimi Berisha

Kryeministri Mustafa në 40 vjetorin e EPP, takon liderë evropianë

May 30, 2016 by dgreca

Luksemburg, 30 maj 2016/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në shënimin e 40 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Luksemburg, ku janë të pranishëm liderë të shteteve dhe të partive kryesore të qendrës së djathtë, të vendeve të Bashkimit Evropian.

Njoftimi dërguar nga Luksemburgu bën të ditur se, të pranishmëve në ceremoninë zyrtare iu drejtuan Angela Merkel, Kancelare Federale e Gjermanisë, Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, Donald Tusk, President i Këshillit Evropian, Joseph Daul, President i EPP-së dhe disa përfaqësues të tjerë të lartë të EPP-së.

 Kryeministri Isa Mustafa ka pasur rastin të takohet me shumë drejtues të shteteve dhe të qeverive evropiane, përfaqësues të mekanizmave të BE-së, si dhe politikanë të nivelit më të lartë të partive të qendrës së djathtë nga shumë vende të Evropës./b.j/

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Mustafa në 40 vjetorin e EPP, takon liderë evropianë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 274
  • 275
  • 276
  • 277
  • 278
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT